Kosova me 5 medalje në Kampionatin e Shteteve të Vogla të Evropës, me të bronztën stoliset edhe atleti nga Prizreni, Erudit Rysha
11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë në Prizren
Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19, është bilanci i 24 orëve të fundit me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,074.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 146 persona duke e quar në total numrin e të shëruarve në 104,054. Ndërkaq, numri i të vdekurve që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 2,245.
Sipas Ministrisë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,198.
Flet gruaja e Faik Fazliut, Alketa: Policia ushtroi dhunë gjatë arrestimit të bashkëshortit
Alketa Gashi-Fazliu, gruaja e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL UÇK-së, që ishte arrestuar mbrëmë nga në një lokal në Prizren ka thënë se policia ka ushtruar dhunë derisa ka kryer punën e vet.
Ajo për klankosova.tv. ka thënë se gjatë arrestimit të burrit të saj ishte e pranishme dhe se ai nuk kishte kanosur policinë siç është thënë nga ata.
“Unë kam qenë me Faikun duke pirë birrë ishim të lumtur, më pas erdhën një numër i madh i policëve, Faiku e mban sigurimin e atij lokali, inspektorati me policinë e përfunduan kontrollin dhe punën që kishin në atë lokal, më pas vendosën ta dënojnë pronarin për shkak të mungesës së distancës të tavolinave në atë lokal dhe në kushte të pandemisë. Faiku ishte i qetë, pa asnjë presion iu afruar policit dhe i tha më fal çka mundem me ju ndihmu, kjo për shkak të sigurimit që e mbanë në atë lokal. Ai nuk ka pas asnjë sjellje jokorrekte, policia e ka shtyrë për toke dhe e kanë lidhë, në mënyrë dramatike e kanë futur në makinën e policisë.
“Jam dëshmitare okulare e ngjarjes, aty ka ndodhur diçka tjetër dhe është duke u raportuar diçka tjetër. Gjatë rrugës nuk e di çfarë ka ndodhur por sa ishte në lokal Faiku ishte shumë i matur, ishte shumë korrekt kishte sjellje njerëzore. Zyrtarët policor gjatë arrestimit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një invalidi të shkallës së lartë, ndaj një veterani të UÇK-së dhe ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së. Unë po e them të vërtetën që ka ndodhur në praninë time kishte një sjellje jonjerëzore të policisë duke tejkaluar kompetencat e tyre”, ka thënë Gashi-Fazliu.
Mbi 41 mijë kosovarë shkuan për dy ditë në Shqipëri
Pavarësisht pandemisë COVID-19, qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e vikendit.
Gjatë së premte dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.
Nga policia kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.
Policia tregon se në tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.
Sipas njoftimit zyrtar ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor. Po ashtu, duke filluar nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 – 06:00.
Faton Klinaku kërkon lirimin e Faik Fazliut i cili u arrestua në Prizren
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar menjëherë lirimin e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL UÇK-së, i cili është arrestuar mbrëmë nga policia në një lokal në Prizren.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Fazliu nuk kishte kanosur zyrtarët policor siç kanë thënë nga Drejtoria Rajonale në Prizren, duke shtuar se ishte ushtruar dhunë ndaj veteranit.
“Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor”.
“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Klinaku.
Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Botërorit
Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi, që garon në kategorinë deri 48 kilogramë, filloi furishëm meçin çerekfinal duke e rrëzuar spanjollen Laura Martinez Abelenda për “Waza-ari” brenda sekondave të parë.
Ndërsa më pas e rrëzoi Martinezin sërish kur kishin mbetur edhe 1:53 minuta luftë për ippon.
Krasniqi është bartëse numër një në kategorinë deri 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale do të përballet me japonezen Natsumi Tsunoda.
Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin
(KosovaPress) – Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin ballkanik. Në ekzekutiv thonë se janë pro bashkëpunimit rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe moszëvendësimit të projektit të BE-së.
Por, mbështetje ndaj minishengenit po kërkon Maqedonia e Veriut, e cila e sheh këtë nismë profitabile për të gjithë rajonit. Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se minishengeni nuk është çështje prioritare për vendin.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke kundërshtuar këtë nismë, thotë për KosovaPress se çështja e minishengenit ballkanik nuk ka qenë asnjëherë temë në ekzekutiv.
“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është riaktualizuar minishengeni, për shkak se nuk ka qenë aktual asnjëherë. Ju e dini qëndrimin e qeverisë sa i përket projektit të mini-shengenit, i cili meqenëse vendlindjen e ka në Novi Sad më saktë është t’i themi ideja e zonës së Novi-Sadit. Ne si qeveri dhe si shtet jemi të hapur për bashkëpunim rajonal, mirëpo vetëm mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit. Po ashtu jemi të hapur për bashkëpunim rajonal në atë mënyrë që ai nuk e zëvendëson projektit e BE-së dhe integrimit tonë në të. Por veçse e fuqizon dhe avancon përpjekjen e shtetit tonë pro Ballkanit për anëtarësim në BE”, thotë ai.
Ai arsyeton edhe miratimin e dy nismave nga Qeveria Kurti, për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo çfarë po bëjmë ne është në kuadër të procesit të Berlinit, i cili si proces ka lindur në Berlin e mbështetët ka zyra e kancelarës Merkel dhe ka për synim dhe qëllim mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrim në BE. Gatishmëria jonë për të qenë të hapur për bashkëpunimin rajonal është e tillë që t’i shërbejë Kosovën në integrim të BE-së dhe jo të zëvendësojë me ide të që kanë lindur në Novi Sad”, shton ai.
Ndërsa, përkrahje nga Kosova për këtë nismë rajonale po kërkon zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi.
“Çdo iniciativë e cila do të rritë mundësitë për qytetarët tonë të Ballkanit Perëndimor mendoj se duhet të përkrahet. Duhet të shohim se cili është benifiti ekonomik dhe mendoj se zanafilla e bashkëpunimit rajonal ngërthen në vete mundësi dhe benefite ekonomike. Prandaj, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor i shoh të njëjtë, të barabartë, sepse vetëm ashtu mund të ecim përpara në sfidat që na presin”, thotë ai për KosovaPress.
Jo prioritare për Qeverinë këtë çështje po e sheh Emir Abrashi nga Demokracia Plus. Megjithatë, ai nuk e sheh të “vdekur” si ide minishengenin ballkanik.
“Sa i përket çështjes së minishengenit unë nuk mendoj që është çështje e vdekur, megjithatë nuk është çështje prioritare, as për qeverinë as për qytetarin e Kosovës. Çështjet e bashkëpunimit rajonal janë jashtëzakonisht të rëndësishme, prandaj unë pres që qeveria t’i shqyrtojë të gjitha nismat për themelimin e bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, sa i përket çështjes konkrete nuk është që pres nga qeveria ndonjë hap tash për tash”, deklaron Abrashi.
Ideja e minishengenit Ballkanik është prezantuar në fund të vitit 2019, derisa në fillim i gjithë spektri politikë në Kosovë është shprehur kundër saj. Ndërsa, në marrëveshjen e Uashingtonit, ish-kryeministri Hoti në njërën ndër pikat ishte zotuar për mbështetje karshi minishengenit.
Zgjedhjet Lokale, kujt ia lejon e kujt ia ndalon Ligji kandidimin për Kryetar Komunash
Pas takimeve të Presidentes me liderë partiakë u tha se muaji kur duhet të mbahen zgjedhjet është tetori, pasi atëherë edhe iu përfundon mandati kryetarëve të zgjedhur më 2017. Në zgjedhjet nacionale është zhvilluar një dramë me kandidatët për deputetë që kishin problem me ligjin – përfshirë këtu edhe Albin Kurti – të cilët nuk mund të garonin. Kujt i lejohet e kujt i ndalohet kandidimi në zgjedhjet lokale?
Më 22 tetor të vitit 2017 janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë. Tani, kur kanë kaluar katër vjet nga mandati i kryetarëve të komunave dhe asamblistëve të zgjedhur atëherë, do të mbahen zgjedhje të reja lokale, shkruan Express.
Partitë politike tashmë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për zgjedhjet komunale, por personat që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit, nuk do të certifikohen për të kandiduar në zgjedhje.
Kështu ka deklaruar për Express Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Miftaraj ka thënë se Ligji për zgjedhjet vlen edhe për kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asamblistë, njëjtë si për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Ligji për Zgjedhjet vlen në mënyrë të barabartë dhe zbatohet përshtatshmërisht njëjtë si për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe për kandidatët për kryetar të komunave dhe për asamblistë. Në kuptim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të Gjykatës Supreme çdo kandidat që është i dënuar në tri vitet e fundit i kufizohet e drejta për të kandiduar në zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Miftaraj.
Kështu thotë edhe Ligji për zgjedhjet e përgjithshme i Republikës së Kosovës, të cilit i referohet Ligji për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.
E në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, thuhet se kandidati që është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar në gjykatë në tri vitet e fundit, nuk do të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo theksohet edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u rrëzua Qeveria e Avdullah Hotit.
Njëjtë pati ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të këtij viti.
Sipas nenit 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, iu ndalua kandidimi në zgjedhje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe disa prej anëtarëve tjerë të partisë së tij.
Përveç në VV, edhe në partitë tjera pati kandidatë të cilët nuk u certifikuan për t’u futur në listat e zgjedhjeve, rrjedhimisht, ata nuk u votuan nga qytetarët në këto zgjedhje.
Cilat janë procedurat deri te shpallja e zgjedhjeve, sipas Ligjit për zgjedhjet lokale
Pas konsultimit me partitë politike, Kryetari i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve lokale.
Zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale mbahen ditën e diele për çdo katër (4) vite. Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit.
Sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Kryetarit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër (4) muaj dhe jo më herët se gjashtë (6) muaj, para datës së zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme qeverisen përmes ligjeve të njëjta dhe rregullat e KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave.
Vendimi për caktimin e zgjedhjeve bëhet publik në ‘Gazetën Zyrtare të Kosovës’.
Si zgjidhet kryetari i Komunës, sipas Ligjit për zgjedhjet lokale
Kandidati për Kryetar të Komunës duhet të kualifikohet sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe për së paku tre (3) vite duhet të ketë qenë banor i komunës në të cilën ai apo ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës.
Kandidati i subjektit të certifikuar politik për pozitë të Kryetarit të Komunës mund të certifikohet si kandidat në zgjedhje tjera siç janë ato për Kuvend të Kosovës apo Kuvend të Komunës, por do të mbajë vetëm një pozitë të zgjedhur. Nëse zgjidhet si Kryetar Komune, kandidati nuk do të këtë të drejtë të mbajë vendin në Kuvendin e Kosovës apo Kuvendin e Komunës.
Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit të cilët janë të regjistruar për të votuar në komunën ku mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës.
Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.
Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë.
Kandidati i cili fiton shumicën e votave të në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës.
Konfiskohen 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës në pikën kufitare të Vërmicës
Policia Kufitare në Vërmicë ka njoftuar se në kontrollimin e automjetit të një shtetasi të Shqipërisë janë gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.
Siç njofton policia, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, si dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
Bali Muharremaj: Këshilli Drejtues vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut
Bali Muharremaj: Këshilli Drejtues vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut
ryetari i Komunës së Suharekës, njëherët edhe pjesë e Kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj tha se është i orientuar në menaxhimin e Komunës së Suharekës.
Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai thotë se Këshilli Drejtues i partisë vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut.
“Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës janë organet e partisë që dhe është Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë”.
“Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj”, tha Muharremaj.
Muharremaj pretendo që ta udhëheq këtë komunë edhe për katër vjet dhe thotë se shumë shpjet do ta paraqes edhe planin e tij qeverisës.
“Këtë herë do të dalin qytetarët fitues. Unë angazhimin e kam bërë punën e kam bërë dhe po vazhdoj dhe besoj që do të jem fitues”.
“Vazhdojmë me punë tona në fshat dhe shumë shpejt do të dal me programin për 4 vjetët e ardhshme. Presim datën e zgjedhjeve sepse kemi një program shumë të mirë”, tha ai për EO.