Home Blog Page 4490

Sot ditë zie në Shtime

0

Kryetari i Shtimes Naim Ismajli ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Në vendimin e kryetarit Ismajli bëhet e ditur se të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë do të pezullohen dhe të gjithë flamujt e vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Ndryshe, në aksidentin në Koshare të Ferizajt janë lënduar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve pas trajtimit në QKMF në Ferizaj janë liruar për në shtëpi, ndërsa një tjetër person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga ngasësit e dy automjeteve që ishin pjesë e aksidentit të trafikut.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shprehur tronditjen e tij lidhur me rastin dhe ka kërkuar zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te ngjarja tragjike.

Konjufca sot viziton Shqipërinë

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, më 7 qershor, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Agjenda e vizitës:

10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Vendi: Kryesia e Kuvendit

(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Vendi: Selia e PD-së

Moti sot në Prizren

0

Do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Vëllai vret motrën në Shkodër

0

Një krim makabër raportohet në këto momente në Shkodër.Një person ka vrarë motrën e tij.

Fabian Vuka ka vrarë me thikë të motrën, shtetasen Diana Vuka rreth 50 vjeç për motive ende të paqarta.Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë vënë në pranga autorin.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës. Pak më herët, një person u raportua i vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën 4 persona

0

Katër persona, njëri prej tyre i moshës 12-vjeç, kanë humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime sipas informacioneve më të reja zyrtare të Policisë së Kosovës mbi aksidentin e sotëm tragjik në Koshare të Ferizajt.

Në aksident, i cili ka ndodhur në orën 15:37, kishin qenë të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf : N.R. 39-vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar.

Personat e lënduar janë I.R., 32-vjeçe, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, dhe e cila ishte pasagjere në automjetin VW Golf, Y.H., 21-vjeç dhe L.H. 21-vjeç, pasagjerë në automjetin Audi, dhe të njëjtit, pasi kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, janë liruar.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor – Ferizaj ka marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit, në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka dalë në vendin e aksidentit.

Me vendim të tij, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari, drejtuesi i automjetit Audi, E.M, ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Kosova me 5 medalje në Kampionatin e Shteteve të Vogla të Evropës, me të bronztën stoliset edhe atleti nga Prizreni, Erudit Rysha

0
Atletët e Kosovës kanë shkëlqyer në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, që u zhvillua në San Marino, përcjell Zeri.info.Kosova ka fituar pesë medalje në këtë kampionat, katër të bronzta dhe një argjendtë.
Musa Hajdari – rrëmbeu medaljen e argjendtë në disiplinën me rezultat 800m 1:51.47.
Erudit Rysha – fitues i medaljes së bronztë në disiplinën kërcim lartësi me rezultat 1.90.
Astrit Kryeziu – fitues i medaljes së bronztë në disiplinën 800m me rezultat 1:52.68.
Muhamet Ramadani – fitues i medaljes së bronztë në hedhjen e gjyles me rezultat 17.69.
Albina Deliu – fituese e medaljes së bronztë në disiplinën 800m me rezultat 2:16.39.
Lirije Peci u rendit e katërta në disiplinën 800m me rezultat 2:20.29.
Gresa Bakraçi u rendit e pesta në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93, e cila vuri rekord të ri të Kosovës.

11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë në Prizren

0

Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19, është bilanci i 24 orëve të fundit me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,074.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 146 persona duke e quar në total numrin e të shëruarve në 104,054. Ndërkaq, numri i të vdekurve që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 2,245.

Sipas Ministrisë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,198.

Flet gruaja e Faik Fazliut, Alketa: Policia ushtroi dhunë gjatë arrestimit të bashkëshortit

0

Alketa Gashi-Fazliu, gruaja e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL UÇK-së, që ishte arrestuar mbrëmë nga në një lokal në Prizren ka thënë se policia ka ushtruar dhunë derisa ka kryer punën e vet.

Ajo për klankosova.tv. ka thënë se gjatë arrestimit të burrit të saj ishte e pranishme dhe se ai nuk kishte kanosur policinë siç është thënë nga ata.

“Unë kam qenë me Faikun duke pirë birrë ishim të lumtur, më pas erdhën një numër i madh i policëve, Faiku e mban sigurimin e atij lokali, inspektorati me policinë e përfunduan kontrollin dhe punën që kishin në atë lokal, më pas vendosën ta dënojnë pronarin për shkak të mungesës së distancës të tavolinave në atë lokal dhe në kushte të pandemisë. Faiku ishte i qetë, pa asnjë presion iu afruar policit dhe i tha më fal çka mundem me ju ndihmu, kjo për shkak të sigurimit që e mbanë në atë lokal. Ai nuk ka pas asnjë sjellje jokorrekte, policia e ka shtyrë për toke dhe e kanë lidhë, në mënyrë dramatike e kanë futur në makinën e policisë.

“Jam dëshmitare okulare e ngjarjes, aty ka ndodhur diçka tjetër dhe është duke u raportuar diçka tjetër. Gjatë rrugës nuk e di çfarë ka ndodhur por sa ishte në lokal Faiku ishte shumë i matur, ishte shumë korrekt kishte sjellje njerëzore. Zyrtarët policor gjatë arrestimit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një invalidi të shkallës së lartë, ndaj një veterani të UÇK-së dhe ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së. Unë po e them të vërtetën që ka ndodhur në praninë time kishte një sjellje jonjerëzore të policisë duke tejkaluar kompetencat e tyre”, ka thënë Gashi-Fazliu.

Mbi 41 mijë kosovarë shkuan për dy ditë në Shqipëri

0

Pavarësisht pandemisë COVID-19, qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e vikendit.

Gjatë së premte dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.

Nga policia kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.

Policia tregon se në tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.

Sipas njoftimit zyrtar ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor. Po ashtu, duke filluar nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 – 06:00.

Faton Klinaku kërkon lirimin e Faik Fazliut i cili u arrestua në Prizren

0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar menjëherë lirimin e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL UÇK-së, i cili është arrestuar mbrëmë nga policia në një lokal në Prizren.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Fazliu nuk kishte kanosur zyrtarët policor siç kanë thënë nga Drejtoria Rajonale në Prizren, duke shtuar se ishte ushtruar dhunë ndaj veteranit.

“Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor”.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Klinaku.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort