Home Blog Page 4488

Shamiat në shkolla, Nagavci: Kushtetuta e definon qartë këtë çështje

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbёrie Nagavci ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Tema për të cila u diskutua në këtë mbledhje kishin të bënin me të drejtat e vajzave që të shkojnë në shkollë me mbulesë si dhe çështja e personave të verbër dhe përfshirja e tyre në shkolla.

Nagavci ka thënë se është ballafaquar me sfida të shumta për shkak të vështirësive që ka shkaktuar në mësimnxënie pandemia.

“Nuk kemi ndonjë rast nga shkollat lidhur me atë që na keni thirr për të biseduar”, është shprehur ajo.

Kryetarja e Komisionit, Dude Balje ka thënë se problemi është shumë i qartë ngase mungon ligji për ndalesën ose lejimin e një vajzë me mbulesë në shkollë, duke shtuar se akoma vendoset siç duan në shkolla, raporton EO.

Balje ka kërkuar që këtyre vajzave t’u mundësohet të ndjekin mësimin dhe kjo sipas saj, duhet të specifikohet me udhëzim administrativ.

“Duhet të bisedojmë se a është shamia pjesë e uniformës shkollore. Ne duam që ta specifikojmë më ligj që asnjë vajzë mos me pas problem”, ka thënë ajo.

Ariana Musliu-Shoshi deputete e PDK-së ka thënë se personalisht ka pranuar ankesa nga disa vajza që nuk janë lejuar të ndjekin mësim.

“Sa raste i keni dhe në cilat nivele ka pyetur ajo, a do ta lejoni lëndën fetare në shkollat publike”, ka pyetur ajo.

Nagavci ka thënë se problemi që po e diskutojnë është mirë e definuar me Kushtetutë dhe nenet e saj.

“Për ne është e rëndësishme që secili fëmijë të vijoj mësimin në rregull. Për ne është e rëndësishme të krijojmë mjedise të sigurta ku të gjithë fëmijët të ndihen të barabartë. Në këtë mënyrë rekomandohet edhe bartja e uniformës”, ka thënë ajo.

“Nuk kemi të dhënë zyrtare që ndonjë fëmija i është mohuar e drejta për mësim”, shtoi ajo.

Konjufca fillon takimin me homologun e tij shqiptar

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Takimi i tij i parë është me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, të dy kryetarët do të kenë një deklaratë të përbashkët për media.

Ndryshe, Konjufca gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për kosovarin që vrau bashkëshorten dhe kunatën në Zvicër

0

Sot në Gjykatën e Qarkut në Brugg të Zvicrës fillon seanca ndaj kosovarit 57-vjeçar që më 8 janar të vitit 2018 kishte vrarë në Hausen AG bashkëshorten e tij (38) dhe kunatën (31), raporton Blick.

57-vjeçari duhet të jap llogari për vrasje të shumëfishtë. Ai rrezikon burgim të përjetshëm.

Siç thuhet nga Prokuroria, bashkëshortja e 57-vjeçarit e kishte raportuar atë në janar të vitit 2017 për dhunë familjare dhe donte të divorcohej.

Po ashtu i akuzuari dyshonte se bashkëshortja e tij kishte lidhje me burra tjerë. Për këtë arsye kontrollonte celularin e saj me “Find My iPhone”.

Ai zbuloi se dy herë bashkëshortja e tij ishte takuar në një vend me një burrë apo me burra tjerë në një klub.

Prokuroria supozon se 57-vjeçari tentoi ta bindte bashkëshorten të hiqte dorë nga plani për divorcim më 7 janar të vitit 2018, por nuk pati sukses. Ai kishte vendosur ta vriste atë në mëngjesin e 8 janarit. Priti derisa fëmijët të shkonin në shkollë. Pas kësaj ai thuhet se vrau bashkëshorten me goditje me thikë në shtrat.

I dyshuari më pas sulmoi kunatën e tij, që ishte në vizitë dhe po flinte në dhomën e fëmijëve. Ai e goditi njëherë duke e lënë pa ndjenja, pastaj e çoi në dhomën e fjetjes dhe i dha tri goditje me thikë në gjoks. Prokuroria thotë se ai nuk donte të linte dëshmitare.

Sipas Prokurorisë pas vrasjeve, 57-vjeçari kishte goditur veten me thikë në afërsi të gjoksit, dhe i vendosi në dorë kunatës së tij një thikë. Për të mashtruar se kunata ka sulmuar e para.

Prokuroria po kërkon burgim të përjetshëm. Vendimi pritet të merret këtë javë.

Vjedhje e rëndë në Hoçë të Qytetit në Prizren, vidhen stoli ari dhe para të gatshme në vlerë 10 mijë euro

0

Një shtëpi në fshatin Hoçë të Qytetit në Prizren ka qenë cak i hajnave mbrëmjen e së shtunës.

Sipas deklaratës së pronarit të shtëpisë dhënë në polici, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli ari, vlera e të cilave arrin në 6 mijë euro, si dhe para të gatshme: 5 mijë euro dhe 4 mijë franga zvicerane.

Para hetuesve policorë, ai po ashtu kanë thënë se ata ia kanë vjedhur edhe një revole, në të cilën kishte 22 fishekë, njofton zyra për informim publik e DRP në Prizren.

Liburn Aliu sot para gjykatës

0

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, dhe të akuzuarit e tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.

Ata ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë akuzë, gjashtë të lartpërmendurit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 30 prill.

Ndaj ministrit Aliu rëndojnë akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim.

Shpresë për kthim të shikuesve në ngjarje sportive

0

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë dhënë shpresë se shpejt mund të marrin vendim për lejimin e shikuesve në ngjarje sportive. Por si në MSH ashtu edhe MKRS nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ketë kthim të shikuesve.

Ka shpresë se kthimi i shikuesve mund të ndodhë pas datës 16 qershor, kur edhe do të ketë një vlerësim të ri për situatën epidemiologjike dhe mundësisë së lehtësimit të masave.

Kështu të paktën ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë në emisionin “Desku” të KTV-së.

Edhe në përgjigjen që KOHA ka pranuar nga MKRS-ja thuhet se “do të ketë hapje, por kjo hapje do të jetë graduale dhe gjithashtu varësisht nga kapacitetet e stadiumeve dhe sallave sportive”.

Për mundësinë e hapjes së stadiumeve dhe palestrave për shikues, në përgjigjen e MKRS-së thuhet se janë në diskutime me MSH-në.

Në fakt Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk i ka hapur objektet sportive për shikues me kapacitet të limituar. Por në MKRS thonë se vendimi duhet të merret varësisht nga numri i të vaksinuarve dhe faktorëve tjerë.

“Organizatorët e garave do të jenë të obliguar që të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit, kjo duke u bazuar në protokollet dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave ndërkombëtare sportive. Këtu përfshihet menaxhimi i tifozëve, para, gjatë dhe pas daljes nga stadiumet. Ne gjithashtu do të mobilizohemi që për ndeshje ndërkombëtare të rëndësisë së madhe për Kosovën të bëjmë përjashtime dhe të ketë numër më të madh të shikuesve”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Kthimin e shikuesve në tribuna e kanë kërkuar si federatat më të mëdha sportive në vend ashtu edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Të gjithë njëzëri kanë vlerësuar se është koha që edhe në Kosovë të ketë numër të kufizuar të shikuesve. Kanë theksuar se kanë mundësi që të organizojnë ndeshje me 30 % të kapacitetit të tribunave si në stadiume ashtu edhe në palestra.

Në të vërtetë, pa shikues në tribuna të stadiumeve dhe palestrave janë zhvilluar garat në Kosovë që prej marsit të vitit të kaluar, kur edhe nisën rastet e para me të infektuar nga koronavirusi.

Së fundi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në futboll e hendboll, por pa përkrahje të shikuesve, që është vlerësuar hendikep. Ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare janë ato të skuadrave në garat evropiane në futboll.

Lul Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë

0

Mikrobiologu Lul Raka tha se një lloj vonimi i tejkalimit të COVID-19 në Kosovë është edhe si shkak i situatës politike.

Raka ka thënë në “Ora Shtatë” në Klan Kosova se rënia e Qeverisë Kurti 1 në kohë pandemie ishte humbje e energjisë dhe në rast se spektri politik do të ishte bashkë, nuk do të kishte nevojë për zgjedhje e fushatë dhe do të kishte më pak raste pozitive e raste të vdekjeve.

“Në rast se spektri politik do të ishte bashkë, do të kishte dhënë shembuj të mirë dhe s’do të kishte nevojë që të kishim fushata e zgjedhje që të rrezikojmë atëherë edhe popullata do të ishte më lehtë që t’i respektojnë masat dhe do të kishte më pak raste dhe më pak vdekje. Por, kjo luftë politike në një kohë të ndjeshme nuk e ka pasur vendin aty, prandaj kur as COVID-i nuk ka arritur që t’i bëjë bashkë këto parti, nuk e di se kush do të mund t’i bëjë bashkë”, ka thënë Raka.

Tutje, ai ka folur edhe për periudhën ku ai thoshte se “këto janë dy javët vendimtare”. Ai thotë se kjo ishte si shkas që ta mbajnë popullin me shpresë sepse sipas tij ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19.

“Dy javëshi ishte që ta mbajmë popullin me shpresë sepse ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19 për familjen dhe për vetën e tyre. Tash, një vit më vonë është situatë tjetër sepse të gjithë i dimë masat dhe është shumë e rëndësishme që të vaksinohen nga të gjithë”, është shprehur Raka, njofton Klankosova.tv.

Raka thotë mes tjerash se mesazhi më i rëndësishëm për momentin është që të vaksinohen të gjithë, por që sipas tij, do të ketë njerëz që do ta refuzojnë vaksinimin dhe do të ketë raste sporadike por që do të jenë të menaxhueshme.

Sipas tij, goditja më e rëndë ishte ngurrimi i personelit shëndetësor që të vaksinohet, ndërsa shtoi se gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar pas një viti përballje me virusin korona.

“Gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar, sepse pas një viti përballje me COVID-19 asnjë njëri nuk është më i njëjti si para një viti. Është dëshmuar nga hulumtimet se tek personeli shëndetësor çdo i katërti ka presion të madh sepse askush nuk e kishte pritur që do të zgjasë shumë”, ka thënë Raka.

Lëndohet rëndë një fëmijë në këndin e lojërave në Vërmicë

0
Foto: Ilustrim

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa ka qenë duke lozur në këndin e lojërave të një restoranti në fshatin Vërmicë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se për shkak të këtyre lëndimeve, fëmija është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Këto burime kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Me ndihmën e qytetarëve, arrestohet një person për dy vepra penale në Prizren

0

Për rastin “Vjedhje ne tentative” dhe “Prezantim i rremë”, i cili kishte ndodhur në Prizren, hetuesit e policisë kishin identifikuar një person të dyshimtë i cili pasi kishte kryer veprën penale ishte shmangur nga ndalimi dhe arrestimi dhe për një kohe nuk dihej lokacioni i qëndrimit të tij.

Me datë 28 prill 2021, policia rajonale në Prizren me autorizim të Prokurorit të Shtetit e shpalli publikisht në kërkim policor të dyshuarin Burhan Mehmet Cej, i lindur në vitin 1973, në Mitrovicë.

Pas shpalljes publike hetuesit policor kanë pranuar shumë informata për lëvizjet dhe qëndrimin e të dyshimtit, qytetarët bashkëpunuan ngushtë më policinë, dhe me datë 06 qershor 2021, i dyshimti i cili ishte në përcjellje të policisë nga Njësia e Inteligjencës për Persona të Arratisur (NJIPA) u ndaluan në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Pas ndalimit dhe arrestimit, u informua Prokurori i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Andaj, duke qenë të përkushtuar në zbatim të ligjit dhe mbrojtjes se jetës dhe pronës së qytetarëve, policia falënderon të gjithë qytetarët që bashkëpunuan ngushtë për ndalimin e të dyshimtit nga momenti i shpalljes publike e deri te ndalimi i tij.

Bekim Haxhiu: Xhelal Sveçla është dezertor, ka ikë prej luftës

0

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur dezertor ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën, lidhur me raportimet se ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ndërsa komentoi reagimet e Sveçlës rreth rastit të arrestimit të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, dha në Sytë 7 të Klan Kosovës, se deklaratat e tilla janë tejet shqetësuese.

”Duket sipas deklaratave edhe të vet Faik Fazliut, që edhe në stacion të policisë ka pasur kërcënime se ”Çka lyp ti në Prizren?””.

”Për mua më shqetësuese bën deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, [Xhelal Sveçla] apo kryepolicit të Kosovës, që invalidin e luftës e parafrazon si të fortë”.

”Për këtë pushtet, për Lëvizjen Vetëvendosje, invalidi i luftës nuk është person i cili ka sakrifikuar gjymtyrët e trupit për lirinë e atdheut. Por, është mendësi apo koncept që invalidi i luftës është i forti”.

”Një reagim edhe më skandaloz ishte, reagimi i burrit të ministrit të Drejtësisë. Besoj shumë që atë reagim nuk e ka bërë burri i ministres, por e ka shkruar dikush në emër të tij, por dikush nga byroja politike e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Klan Kosova: Po raportohet tash se Sveçla ka qenë pjesëtar i UÇK-së? – A ka qenë, a s’ka qenë?

”Po e njoh unë sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së”.

”Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë”.

”Ligji për dezertor e përcakton se s’mund ta ketë statusin e veteranit”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort