Home Blog Page 4487

Vdes një 13 vjeçar në Kroaci, konsumoi shumë pije energjike

0

Një fëmijë 13 vjeç nga Zagrebi ka vdekur si pasojë e konsumimit të tepërt të pijeve energjike.

Viktima fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat.

Pas kësaj, ai u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ultrazëri që i ishtë bërë, tregoi për një miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskujve të zemrës, raporton Veçernji List.

Dëshmitarët kanë thënë se 13 vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije enegjike, gjatë një ndeje me shokë. Po ashtu, ai i përdori ato edhe në kino, ku ishte me bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja e hidhur ndodhi ditë më parë.

“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiq, pediatër. “Përmbajtet stimuluese të pijeve energjike rezultojnë me intensitet të shpejtuar të punës së zemrës, e kjo mund të ketë pasoja për krejt organizmin”.

Shaip Kamberi kërkon në Parlament që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës

0

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka deklaruar sot në Parlamentin e Serbisë se ai kundërshton, ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij,.

Ai ka përmendur si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton ”Kosovën dhe Metohija si pjesë e Serbisë”.

Në fjalimin e tij, gjatë debatit në parlament në agjendën e të cilit është Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, Kamberi tha se nuk ka dyshim që Kushtetuta duhet të ndryshohet, dhe se ka shumë argumente për ndryshimin e të gjithë Kushtetutës, dhe një nga ato janë se Thuhet se në nenin ”1, Serbia përcaktohet si një shtet i popullit serb”, i cili, sipas mendimit të tij, është problematik nga aspekti i pakicave.

Tentoi ta korruptojë policin me 5 euro në Morin, arrestohet nga policia

0

Dje rreth orës 11:00, është arrestuar një person, në pikën e kalimit kufitar “Qafa e Morinës”, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor, me qëllim që t’i mundësohet kalim më i shpejtë.

“PKK Qafa e Morinës, 06.06.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor, me qellim që ti mundësohet kalim më i shpejtë. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurti: E rëndësishme që të adresohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës

0

Këtë të hënë ka nisur punën takimi i parë i Grupit Punes për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ekipi në grupin e kaluar ka qenë për të bërë analizën që është kryer ndërsa tani ka filluar një fazë tjetër ku do të bëhet koncept dokumenti që shërben për themelimin e mekanizmit që do të shërbejë për të dokumentuar krimet e kryera, njofton Klankosova.tv.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, që e cilësoi si shumë të rëndësishëm themelimin e këtij Instituti.

“Më 20 maj të vitit të kaluar u patëm takuar në këtë sallë për takimin e parë të punës së ekipit që u pat formuar për krijimin e analizës. Ekipi nuk pati jetë të gjatë por misioni për të cilin u patë mbledhur është kryer me sukses”.

“E kemi përmendur edhe herën e kaluar, por, e konsideroj si shumë të rëndësishme që te theksohet përsëri çështja e emërtimit të Institutit. Emri i institutit të cilit i referohemi në është “Instituti për Krime Lufte” por “Instituti për krime të kryera gjatë luftës”. Kjo për shkak se konsiderojmë që është e rëndësishme që të adresohen edhe krime e tjera që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit e që janë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi – përveç se krimet e luftës”, tha Kurti.

Kryeministri mes tjerash tha se adresimi i krimeve do të jetë shumë i vështirë veçse nuk do të lejojnë që harresa ta merr kujdesën e krimeve të kryera gjatë luftës.

“Adresimi i krimeve është larg përtej asaj që duam dhe na duhet. Do të jetë shumë e vështirë por kjo është situata në të cilën ndodhemi, por, të cilën kemi mundësi ta ndryshojmë dhe nuk do të lodhemi për të punuar në të”.

“Po humbet kujtesa primare e luftës dhe ky është rreziku i madh që po na kanoset dhe kjo nuk duhet të ndodhë pasi duhet të punojmë dhe që mos të lejojmë që kujtesa të na lë”.

“Edhe sot nuk kemi një shifër se cili është dëmi ekonomik që na ka shkaktuar lufta në Kosovë – kemi shifra të ndryshme por që nuk e kemi të dokumentuar dëmtimin e saktë”.

Mes tjerash Kurti thotë se ky institut do të ketë linjën e vet buxhetore dhe se duhet të ketë bashkëpunime edhe me institute tjera në rajon e botë.

“Prej konstatimeve të analizës është që instituti duhet të themelohet me ligj dhe të ketë strategji të punës, duhet të ketë vlerën e vet buxhetore dhe duhet të bashkëpunoj me institucionet tjera në rajon edhe me ato ndërkombëtare”.

“Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore, dhe përkrahjen e të gjithëve nëse duam të kemi sukses, por edhe nuk duam ta hedhim poshtë punën e deritanishme dhe me punën e tyre të vazhdojmë tutje. Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe andaj është thelbësore ta përkrahim njëri-tjetrin”, theksoi tutje Kurti, tha Kurti.

Szunyog në Veri, thotë se rryma duhet të paguhet nga të gjithë

0

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga Mitrovica Veriore ka deklaruar se energjia elektrike duhet të paguhet dhe se po punojnë me palët që të arrihet kjo zgjidhje.

“Sa i përket energjisë elektrike, mendoj që është mirë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më parë të jetë e mundur, e cila në njërën anë do të siguronte furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe në anën tjetër të paguhet për të sepse kjo është diçka krejt normale për njerëzit që t’i përmbushin obligimet tatimore”.

“Ne po punojmë me të gjitha palët që ta arrijmë këtë zgjidhje dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi ai.

Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri

0

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave ka patur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, bëri të ditur sot për ATSH-në se ” sot kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar gjithsej 1398 shtetas shqiptarë me 499 mjete dhe 7563 shtetas të huaj me 2089 mjete”.

“Ndërsa edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, ku kanë hyrë 2260 shtetas shqiptarë me 1002 mjete dhe 18506 shtetas të huaj me 5058 mjete”, – tha Kuçana.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën edhe në ditët e para të shtatorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. /ATSH/

KQZ-ja shpenzoi mbi 11 mijë euro për letër e 7300 euro për dreka

0

Përgatitjet e zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti ka qenë tema kryesore në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ).

Sipas kryeshefit ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj kanë nisur përgatitjet e qarkores së parë të buxhetit 2022-2024.

KQZ ka miratuar raportin financiar tre mujor janar – mars 2021, që ishte rreth 4.5 milionë euro.

Ndërsa, anëtari i Komisionit Sami Kurteshi ngiti çështjen e rritjes së shpenzimeve, për çka ai veçoi për letër, dreka zyrtare dhe për derivate.

“Mbi 11 mijë euro shpenzime për letër. Rritja e shpenzimeve për derivate. 7300 euro janë shpenzuar për dreka zyrtare për vitin 2020. Kërkoi sqarime veçanërisht për rritjen e shpenzimeve për dreka zyrtare, pasi viti i kaluar ka qenë vit pandemik”, tha Kurteshi.

Ndërsa, Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i cili prezantoi raportin e shpenzimeve, tha se trendi i këtyre shpenzimeve ka qenë më i ulët.

Sa i përket drekave zyrtare, ai tha se ato janë shpenzuar në raport me kryetarët e KKZ-ve dhe për anëtarë të KQZ-së dhe sekretariatin për shujta.

Për zgjedhjet të rregullta që do të mbahen sivjet, Kurteshi ka thënë se nuk duhet të ketë mëditje për orare shtesë.

Në këtë mbledhje po ashtu u tha se aktualisht në Kosovë janë të regjistruara 47 parti politike.

Ndërsa, në këtë mbledhje është ngritur nga anëtarët e VV çështja e kërkesave për qasje në dokumente publike brenda KQZ-së, të cilët kërkuan të jetë konform ligjeve në fuqi.

Sami Kurteshi anëtar i KQZ theksoi se çdo anëtarë i KQZ-së ka të drejt të ketë qasje në dokumente publike.

Sipas Kurteshit kolegut të tij Alim Rama i është refuzuar nga Sekretariati kërkesa me shkrim për qasje në një dokument publik.

“Askund nuk ka hierarki për kërkesë në qasje dokumente publike. Ne nuk kemi të drejt me bërë publike të dhënave personale, ndërsa të gjitha dokumentet tjera duhet të jenë publike”, tha ai.

Anëtari tjetër nga VV Alim Rama për këtë çështje ka kërkuar të formohet një Komision Disiplinor.

Zgjedhjet e 14 shkurtit kushtuan rreth 4.5 milionë euro

0

Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar sot mbledhje në të cilën është diskutuar edhe lidhur me koston e zgjedhjeve të parakohshme të cilat u zhvilluan më 14 shkurt të këtij viti.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës i kushtuan buxhetit të vendit 4 milionë e 469 mijë e 764 euro.

Poashtu u theksua se planifikimet për koston e këtyre zgjedhjeve kanë qenë në shumën e 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.

Po ashtu, sipas raporteve të KQZ-së, këto zgjedhje kushtuan më pak se ato të vitit 2019, të cilat kishin kushtuar rreth 5.2 milionë euro.

Konjufca nga Shqipëria: Kufirin Kosovë Shqipëri ta bëjmë inekzistent

0

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca në vizitën e parë jashtë vendit ka takuar homolgun e tij Gramoz Ruçin.

Ai ka publikuar disa fotografi gjatë kësaj vizite ku edhe ka folur për temat me të cilën ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndër të tjera Konjufca ka thënë se përveç bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy vendeve, në një të ardhme të afërt edhe kufiri që ndan Kosovën e Shqipërinë nuk do të ekzistoj

Postimi i plotë:

Vizitën time të parë zyrtare si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjodha ta realizoj pikërisht në Shqipëri. Dhe, në kuadër të kësaj vizite, kisha kënaqësinë e veçantë të takoja fillimisht Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi.

Takimi me z.Ruçi shënon edhe një shtytje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror.

Prandaj, në një atmosferë të përzemërt dhe tejet vëllazërore, me z.Ruçi diskutuam për shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në takim dominoi pajtueshmëria e plotë dhe vullneti i dyanshëm për dinamizimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, harmonizimin e agjendave me interes mbarëkombëtar, bashkërendimin dhe unifikimin e hapave gjatë proceseve integruese rajonale dhe euro-atlantike të dy shteteve tona.

Mbetemi të përkushtuar që kufirin e padrejtë mes nesh ta bëjmë jo vetëm sa më të padukshëm, por edhe inekzistent në një të ardhme.

Jep dorëheqje u.d.i drejtorit të Telekomit

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë këtë të hënë.

Kiqina i kontaktuar nga Koha ka bërë të ditur se ai ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Po është vërtet kam dhënë dorëheqje për arsye personale kam probleme me shëndetin” i ka thënë ai Kohës përmes telefonit Kiqina.

Kiqina ishte emëruar u.d. i drejtorit të Telekomit në gusht të vitit 2020 nga bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort