Home Blog Page 4486

Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

0

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Veteranët paralajmërojnë protestë më 12 qershor

0

Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur mbledhjen e saj të kryesisë ku temë diskutimi ka qenë situata aktule në vend.

Sipas OVL-UÇK-së Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare teksa thuhet se vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schëarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla, thuhet në kumtesën e tyre.

“Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre”.

Komunikata e plotë e OVL-UÇK-së:

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:

Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;

Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;

Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;

Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni.

10 raste me Covid-19 në Kosovë, 3 raste në Prizren

0

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Lugina e Preshevës kërkon ulëse në bisedimet në Bruksel

0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, po kërkojnë që edhe fizikisht të jenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të prezantuar kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna në jug të Serbisë, që ndryshe njihen edhe si Lugina e Preshevës, thonë se është e pakuptimtë që të bisedohet me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e nevojshme prania e tyre në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë edhe përmes pranisë fizike të të zgjedhurve të Luginës. Është e rrezikshme ideja që të vendoset fati i Luginës pa përfshirjen dhe pa vullnetin e qytetarëve të Luginës”, thotë Sinani.

Sinani i bëri këto komente duke i referuar raportimeve të mëhershme se Kosova dhe Serbia mund të bien dakord për gjetjen e një zgjidhjeje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve, me ç’rast Kosova do t’i jepte Serbisë një pjesë të veriut të banuar me shumicë serbe, dhe do të merrte Luginën e Preshevës që është e banuar me shumicë shqiptare.

Sinani thotë se kërkesë e përhershme e tyre mbetet bashkimi me Kosovën.

“Nëse flitet për ndryshimin, korrigjimin e kufijve, atëherë Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet si e tërë me Republikën e Kosovës. Kjo ka qenë kërkesë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës qysh në referendumin e vitit 1992”, thotë Sinani.

Ajo thotë se që të mos ndodhin zgjidhje të njëanshme që thellojnë krizën dhe konfliktin, duhet të përfshihet Lugina e Preshevës në dialogun në Bruksel.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arrihet përmes Luginës së Preshevës.

Mustafi thotë për Radion Evropa e Lirë se i kanë bërë kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut.

“Kjo për faktin se nuk mund të jetë dialogu i njëanshëm, ku mund të hapen temat për çështjet e rregullimit të brendshëm të Republikës së Kosovës dhe mos të hapen temat e rregullimit të brendshëm të Serbisë. Kjo nënkupton që do të duhej të hapet edhe çështja e statusit juridiko-politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thotë Mustafi.

Qeveria e Kosovës: Kapitull i ri i dialogut

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë thënë nëse përfaqësues të Luginës së Preshevës, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

“Siç e ka theksuar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takimi në Bruksel është dialog për dialogun, është në shërbim të kapitullit të ri të dialogut dhe të dakordimit mbi agjendën e tij”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Por, sa i përket dialogut si kapitull të ri, Bashkimi Evropian ka mendim tjetër nga kryeministri Kurti, pasi insiston që ky është vazhdim i dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në pritje të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, që pritet të mbahet në muajin qershor, zyrtarët e BE-së kanë thënë se “ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe do të vazhdojë me takimin e ri, në nivelin e lartë që do të zhvillohet së shpejti”.

Salihu: BE-ja dhe Serbia mund të jenë kundër pranisë së Luginës në dialog

Përfshirja fizike e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës do të ishte e mirëseardhur, thotë analisti Fitim Salihu.

Edhe nëse kjo nuk është e mundshme në këtë format aktual të dialogut, sipas tij, ata mund të jenë të pranishëm në këtë proces përmes ideve të tyre ose kërkesave të tyre që mund t’i parashtrojnë te Qeveria e Kosovës.

Por, Salihu thotë se kjo mund të mos pritej mirë nga Brukseli ose pastaj mundet edhe Serbia të kërkojë përfshirje të serbëve lokalë në dialog.

“Jam skeptik nëse BE-ja dhe Serbia do të pranonin të ishin përfaqësuesit e Luginës së Preshevës si pjesë e delegacionit të Kosovës. Edhe nëse do të ishte fakti që ata të mos marrin pjesë fizikisht, por kërkesa e tyre të delegohej përmes Qeverisë së Kosovës, prapë do të ishte në rregull edhe nëse nuk janë të pranishëm edhe pse më e mira e mundshme do të ishte që ata vetë të jenë në tavolinë”, thotë Salihu.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë ngritur shqetësime lidhur me pasivizimin e adresave të banorëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011. Përmes këtij procesi synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Aksidentohet vetura e Policisë me një Golf 7, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

0

Aksidentet në trafik janë shtuar ndjeshëm ditëve të fundit. Ndërsa një i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në kilometrin e 4-të.

Aksidenti ka ndodhur mes veturës së Policisë së Kosovës dhe një veture të tipit Golf 7.

Siç shihet në pamje, dyer dhe bagazhi i veturës së Policisë së Kosovës janë të hapura.

Liburn Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë ligjore, kam mbrojtur pronën publike

0

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku ai është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se aktakuza ndaj tij nuk ka bazë ligjore.

Sipas tij, sa ka qenë drejtor i Urbanizimit në komunë e Prishtinës, vetëm e ka mbrojtur pronën publike.

“Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtuar e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinë e re të ketë shkollë siç e parasheh plani. Që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi bazuar në plan”.

“Këto plane janë aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe janë vërtetuar ligjërisht dhe nuk ka mundësi tjetër që drejtoria e urbanizmit të jep leje ndryshe nga këto plane. Aktakuza nuk ka bazë kemi zbatuar ligjin dhe kemi mbrojtur pronën publike”.

Ai tha se është optimist se Gjykata do të marrë vendimin e duhur.

Ndërsa Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica tha se aktakuza është ngrit pas dy vjetësh, derisa tha se ka bazë ligjore për hudhjen e saj, raporton EO.

“Në rastin konkret kallëzimi penal është ngritur nga Dan Imeri, që i bie se aktakuza është ngrit pas dy vite e dy muaj dhe në rastin konkret ka bazë ligjore për hudhje të aktakuzës si të paafatshme”.

Konjufca pas takimit me Bashën: Sa më të unifikuar të jemi, aq më e lehtë do të jetë për ne

0

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nga ana e tij, Konjufca e konsideroi si shumë të frytshëm takimin me Bashën. Ai ka thënë se fokusi kryesor i bisedës ishte dialogu me Serbinë. Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se janë shumë të rëndësishme qëndrimet e unifikuara të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzoi fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë, me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë me e lehtë për ne,” u shpreh Konjufca.

Kryedemokrati Basha ndërkohë nënvizoi mbështetjen e PD-së për të gjitha sfidat e Kosovës.

“E sigurova për mbështetje e plotë të PD në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Mbi të gjitha me qëndrimin krah për krah për përballjen e sfidave të tjera ku prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, dhe përfundimi me sukses i dialogut me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Basha.

Hoxhaj për takimin me Ramën: Ishte takim miqësor mes vëllezërve!

0

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë detaje për takimin e mbajtur në Shqipëri, me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Hoxhaj në një prononcim për klankosova.tv, deklaroi se ishte një takim vëllazëror me shefin e Qeverisë Shqiptare, dhe liderë të partive politike nga Kosova.

”Ka qenë takim miqësor mes vëllezërve! Takimi ka ndodhur në kuadër të promovimit të një investimi nga Kosova, në Durrës në Shqipëri, ku ka marrë pjesë Kryeministri Rama dhe liderë të partive politike, deputetë dhe mysafirë të tjerë nga Kosova në Shqipëri!”.

Pyetur nëse temë e ndonjë diskutimi të ketë qenë qeverisja Kurti, dhe qasja karshi dialogut me Serbinë, Hoxhaj mohoi një gjë të tillë.

Ai tha se ky takim ishte i paqëllimshëm, në një ngjarje promovuese.

”Jo! Absolutisht jo! Nuk ka qenë takim as me paramendim, as me qëllim, por ka qenë takim miqësor në një ngjarje promovuese!”, deklaroi ai.

Bërnabiq – Kamberit: Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston për parlamentin serb

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i tha deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi se është gabim t’i referohet Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Serbisë.

Shefja e ekzekutivit serb këtë deklaratë të saj e arsyetoi me fjalët se “ai është anëtar i parlamentit të një vendi siç tha ajo “që e konsideron ‘Kosovën dhe Metohinë’ territorin e saj dhe duhet ta respektojë atë”,, raporton Tanjug.

Bërnabiq këto deklarata i bëri në seancën e Kuvendit në të cilën po diskutohet iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, dhe në përgjigje të deklaratës së mëparshme të Kamberit, i cili tha se neni 1 i Kushtetutës së Serbisë e përcakton Serbinë si një shtet të popullit serb, gjë që është problematike nga aspekti i pakicave. Si shembuj më të mirë ai ka shkëputur pjesë nga “Kushtetuta e Kosovës, e cila thotë në paragrafin 2, neni 1, se Kosova është shtet i qytetarëve të saj”.

Vdes një 13 vjeçar në Kroaci, konsumoi shumë pije energjike

0

Një fëmijë 13 vjeç nga Zagrebi ka vdekur si pasojë e konsumimit të tepërt të pijeve energjike.

Viktima fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat.

Pas kësaj, ai u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ultrazëri që i ishtë bërë, tregoi për një miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskujve të zemrës, raporton Veçernji List.

Dëshmitarët kanë thënë se 13 vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije enegjike, gjatë një ndeje me shokë. Po ashtu, ai i përdori ato edhe në kino, ku ishte me bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja e hidhur ndodhi ditë më parë.

“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiq, pediatër. “Përmbajtet stimuluese të pijeve energjike rezultojnë me intensitet të shpejtuar të punës së zemrës, e kjo mund të ketë pasoja për krejt organizmin”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort