Home Blog Page 4485

Familja Ramadani ia fal katër gjaqet familjes Musliu

0

Në varrezat e qytetit në Shtimes janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët u aksidentuar të dielën në trafik.

Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut, njofton Klankosova.tv.

Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.

Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes.

Varrosen katër familjarët që humbën jetën në aksident

0

Janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja të cilët humbën jetën në një aksident trafiku.

Ata janë varrosur në varrezat e qytetit të Shtimes, njofton Klankosova.tv.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në fshatin Koshare, në rrugën që lidh Shtimen me Ferizajn.

Pritet të përmbyllet procesi i njohjes së patent shoferëve nga Gjermania

0

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, është takuar me drejtorin për Rrugët dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit z. Guido Zielke, ku ka marrë zotim se shteti gjerman shumë shpejtë do t’i njeh patent-shoferët e Kosovës.

Cufaj gjithashtu në këtë takim, ka falenderuar shtetin gjerman për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Shkrimi i plotë:

Sot kisha një takim me Drejtorin për Rrugët dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit z. Guido Zielke.

Z. Zielke më informoi për shkëmbimin mes grupeve të Punës të të dy Qeverive dhe u shpreh optimist që janë bërë përparime në tekstin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Gjermanisë për njohjen reciproke të Patent Shoferëve. Me këtë rast, ai shtoi që janë duke u bërë përpjekje maksimale që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që është në interesin e të dy vendeve.

Z. Zielke iu falenderova për bashkëpunimin dhe e sigurova që si Ambasadë jemi në dispozicion çdo kohë që marrëveshja në fjalë të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Njëkohësisht e informova që janë me mijëra shtetas të Kosovës që viteve të fundit jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë pyetje të shumta lidhur me këtë temë me interes për të dy vendet. Duke bashkëpunuar ngushtë me këtë zyrtar gjerman nuk kam si të mos e shprehi një falenderim të mijëra e mijëra bashkëmobasve tanë pasi që pa ndihmën e tij ky proces që zakonisht zgjat pesë e më shumë vite është afruar kaq shumë drejt përmbylljes së suksesshme🇽🇰🇩🇪/bc

Kurti jep sinjale se mund t’i kërkojë Vuçiqit hapjen e arkivave për fatin e të pagjeturve

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë muaj pritet të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Nga partia e Kurti, Lëvizja Vetëvendosje është thënë se mund të kërkohet hapja e arkivave me informacione për fatin e të pagjeturve.

Vetëvendosje thekson se kjo mund të u jepte qetësi familjarëve.

“1639 është numër i madh, shumë më i madh kur bëhet fjalë për njerëz, persona, të dashur, familjarë, që vazhdojnë të jenë të zhdukur, ende të pagjetur. Serbia ka arkiv sepse krimet janë kryer nga shteti serb, andaj edhe do të duhej t’i hapë ato dhe ta ndajë informacionin e nevojshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kjo do t’iu jepte qetësi familjarëve dhe gjithë shoqërisë që tash e më shumë se dy dekada pret të dijë për fatin e tyre. Qeveria jonë do të vazhdojë ta kërkojë hapjen e arkivit dhe do ta shtyjë këtë çështje në secilën qendër të rëndësishme evropiane dhe tej oqeanike”.

Shuarja e një familjeje, flet axha: U nisën për të shkuar tek miqtë, prisnin të hynin në banesë të re

0

Familja Ramadani nga Shtimja u shua dje në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt. Në vendin e ngjarjes vdiq Naim Ramadani 39 vjeç, nëna e tij (60), gruaja (32) dhe djali (10). Në gjendje kome vazhdon të ndodhet motra e tyre, e cila po trajtohet në QKUK në Prishtinë. Për ngjarjen që tronditi gjithë vendin, Gazeta Express ka qëndruar sot në Shtime dhe nga atje sjell rrëfimet e axhës së kryefamiljarit, drejtorit të shkollës ku 10-vjeçari kishte vijuar mësimet deri në klasën e katërt dhe të kryetarit të Komunës Naim Ismajli. Të gjithë apelojnë për kujdes dhe vëmendje të shtuar në komunikacion.

Për shkak të pikëllimit të madh shoqet dhe shokët e klasës së nxënësit të shkëlqyer Yllit, nuk arritën ta mbajnë mësimin, ndërsa në bankën ku ai ulej ishte vendosur një lule dhe fotografia e tij. Mësuesja e tij ka thënë se gjatë katër vjetëve mësim sa ka qenë mësuese e tij, në asnjë situatë, Yllit nuk ka pasur nevojë t’i tërhiqet vërejtja.

“Pra, ka qenë i qetë, i edukuar, i shkëlqyeshëm, i sjellshëm dhe dëshira e tij më e madhe ka qenë të luajë me shokë”, pohon drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Shtime.

Mes dhimbjes e lotëve, axha i të ndjerit, Sali Ramadani, ka rrëfyer momentin kur morën lajmin e kobshëm dhe përgatitjen e familjes që të hynin në banesë të re.

Ai tha se nipi i tij dje kishte marrë rrugë për të shkuar të miqtë, (familjarët e gruas së tij).

“Unë jam Sali Ramadani, axha i Naimit. Këtë rast e kemi përjetu boll rëndë, por s’kemi çka me bë, ndodhin këto sene, komunikacion është. Ne send s’kemi pas të keqe me të (personin që ishte përfshirë në aksident), as s’e njohim as ai s’na njeh, ka ndodh. Te miqtë e vetë ka pas me shku, 20 minuta nga këtu u nda prej neve dhe shkoi për rrugë. Veç kur e dëgjuam ndihmën e shpejtë, shkuam e pam kerrin. Bile policia s’na lanë por ju thash familjar i imi, tha urno hajde. Lajmin e morëm përmes internetit, telefonit. Janë ardhë policia më pas me na lajmëru…”, tha axha i të ndjerit.

Ai tha se motra e viktimës vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në QKUK, për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

“Më duket që djali i vogël dhe gruaja s’kanë pas shenja jete, janë vdek në vend. Ai personalisht askënd s’e ka lënë, dera e shtëpisë është mbyll. Një motër e ka në spital edhe ajo është pikëpyetje a mundet me jetu apo jo….Krejt e ka kry banesën, e ka pas gati, veç ka pas sa më shpejt me hy….Këtu ne kemi nejt me të, i çojshim mobile. Unë s’e kam ditë që po shkon të dajët e gruas, të miqtë e vetë, veç kur nijtëm që ndodhi kjo. Në se kemi ditë që është ky, por Golfin e kemi pa, e njoftëm. Më duket se krejt ishin vdekë në vendin e ngjarjes, veç ajo çika ka mbijetu. Ajo është në gjendje të rëndë, vetëdije s’ka”, u shpreh ai.

“Sa më kadal me vozitë, po shteti duhet me i vendos kamerat që të shkon dënimi, si në shtete të tjera. E këtu s’ka, këtu s’po dënojnë”, përfundoi ai.

Fidan Shaqiri, Drejtori i Shkollës fillore fillore “Emin Duraku”, rrëfeu reagimin e shokëvë dhe shoqeve të klasës së 12-vjeçarit, të cilët nuk arritën të mbajnë mësimin për shkak të pikëllimit.

“Fillimisht me mësuesen e tij, Ibadete Arifi, në mëngjes jam konsultuar dhe kam marrë informacione për karakterin e Yllit. Më ka befasuar mësuesja me fjalë miradie ndaj Yllit, të ndjerit tashmë, sepse thuhet se gjatë 4 viteve mësim sa ka qenë mësuese, në asnjë situatë, Yllit nuk ka pasur nevojë t’i tërhiqet vërejtja. Pra, ka qenë i qetë, i edukuar, i shkëlqyeshëm, i sjellshëm dhe dëshira e tij më e madhe ka qenë të luajë me shokë. Ky ka qenë karakteri i Yllit….Për shkak se kanë qajtë të gjithë fëmijët, ka plas vaji, jemi detyruar që t’i njoftojmë prindërit e asaj klase që të vijnë t’i marrin fëmijët dhe t’i kthejnë në mësim. Pra mësimi nuk është mbajtur në klasën e Yllit për shkak të emocioneve të papërmbajtura të fëmijëve”, tha Shaqiri për Gazetën Express.

Ndërsa, shton se përveç mbajtjes së mësimit shkolla i ka ndërprerë aktivitetet për shkak të tragjedisë së ndodhur një ditë më parë.

“Me vendim të kryetarit të Shtimës, Naim Ismajli, është marrë vendim që të ndërprehen të gjitha aktivitetet brenda komunës. Edhe ne si shkollë, përveç procesit mësimor, i kemi ndërprerë të gjitha aktivitetet. Kurse, në shenjë nderimi për nxënësit kemi vendos një buqetë me lule në bankën në të cilën ka qenë ulur Ylli”, tha ai.

Sot në Komunën e Shtimës është shpallur ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë. Kryetari Naim Ismajli ka folur me dhimbje të madhe për aksidentin tragjik, teksa familjen Ramadani e ka përshkruar si shumë punëtore dhe fisnike.

“Është një familje që po mundohet të gjejë kurajo, është një familje fisnike. Shumë punëtore, që përkundër dhimbjes është e vetëdijshme që në komunikacion vdekjet që ndodhin janë produkt i komunikacionit dhe nuk janë asnjëherë të qëllimshme. Në këtë drejtim është edhe qasja e tyre”, tha Ismajli.

Ai tha se kanë pas komunikim edhe me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, pasi vetura tjetër që u përfshi në aksident është e një qytetari nga kjo komunë.

“Aksidenti tragjik që ka ndodhur në rrugën Shtime-Ferizaj, ku katër pjesëtarë të familjes Ramadani kanë ndërruar jetë, një është në gjendje të rëndë në spital. Ka qenë jo vetëm përjetim dhe dhimbje për familjen, por për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimës dhe duke parë këto rrethana, unë sot kam shpall Ditë Zie. Sepse nuk ka rast më të rëndë që mund ta ketë një komunë, në këtë ditë zie bashkëndjejmë dhimbjen me familjen.

Ne kemi pas komunikim të vazhdueshëm edhe me policinë dhe Emergjencën për të ditur për fatin e të mbijetuarës, sepse informacionet për të vdekurit i kishim nga ora e parë e aksidentit. Kam vizituar familjen, për t’i ngushëlluar.

Kemi pas komunikim edhe me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, i cili në këtë rast ka marrë një komunikim nga familja që ka qenë e përfshime në aksident, dhe përveç që ka shpreh ngushëllimë për familjen, përmes nesh edhe e kanë përcjellë këtë te familja. Familja Ramadani e shpreh atë se në komunikacion nuk kanë pas dëshirë as familja tjetër”, shtoi Ismajli.

Tutje, ai apeloi të gjithë qytetarët që t’i repektojnë në maksimum shenjat e komunikacionit dhe kushtet e komunikacionit.

“Të mundohemi t’i respektojmë maksimalisht shenjat e komunikacionit dhe kushtet e komunikacionit. Besojmë që qytetarët duke bashkëndjerë dhimbjen, ta shtojnë kujdesin të jemi më të vëmendshëm në komunikacion. Sepse përveç që në komunikacion rrezikojmë jetën tonë, me veprimin tonë mund të rrezikojmë edhe jetën e të tjerëve”, përfundoi ai.

Pas aksidentit, Prokuororia Themelore e Ferizajt, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Bëhet fjalë për personin me inicialet E.M., i cili sipas prokurorisë ka tejkaluar në vijë të plotë dhe nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës.

“I pandehuri E.M., duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika” nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor dhe duke mos ia’ përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, i cili ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj, ku në këtë aksident pësojnë lëndime vdekje-prurëse drejtuesi i automjetit “Golf II” N.R., dhe tre pasagjerët e tjerë, tani të ndjerët Xh.R., S.R., dhe djali i tij i mitur, ndërsa, lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtejmë”, ka njoftuar prokuroria.

Gjithashtu, prokuoria ka bërë të ditur brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Kosova merr mbështetje nga Britania për anëtarësim në NATO

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pritur në takim Giles Portman, drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit ai ka vënë në spikamë se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja.

“Kurse Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se, Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se Osmani ka theksuar që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe fuqizimin e atyre ekzistues, gjersa ka vënë theks të veçantë tek fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimeve tregtare, arsimit, si dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e agjendës së gjelbër.

Ajo tutje ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim, teksa Portman ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e plotë e të ardhmes së Republikës së Kosovës në NATO, gjë që do të kontribuojë në stabilitet dhe siguri në rajon dhe përtej.

Ai ka shprehur mbështetjen e Britanisë së Madhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur më dhunë në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut. Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë avancimin e raporteve të ndërsjella”, thuhet në njoftim.

Prishtinë: Konfiskohen 2 kilogramë e gjysmë drogë, një veturë G-Class dhe gjëra të tjera

0

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Policisë së Kosovës, gjatë së dielës ka realizuar një operacion kontrolli në katër lokacione, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram,

Një paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram,

Tre paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram

Një peshore digjitale “SCALE’

Një Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar

Një veturë e tipit AlfaRomeo

Një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës.

Revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm,

Peshore Digjitale CEG Model :

Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U;

Dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit;

Gjashtë fishek) të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve;

Nëntë copë çelësa të dyerve të ndryshëm;

Pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut;

Patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës;

Tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë;

Një fishek i kalibrit 9×19 mm;

Pajisje për gjetjen e përgjuesve;

Një ”Skalperë’’.

Policia gjatë këtij aksioni e ka arrestuar një të dyshuar me incialet E.A, 28 vjeçar, tek i cili janë gjetur një Revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 Euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar.

Kryeministri Kurti e merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

0

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Njoftimin e ka bërë ministria e Shëndetësisë.

Ata kanë njoftuar se në sallën “1 Tetori” dozën e dytë të vaksinën e ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19.”, thuhet në njoftim.

Shkon në 80 mijë e 803 numri i të vaksinuarve në Kosovë

0

Mbi 80 mijë e 800 persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 80 mijë e 803 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 deri tani në Kosovë

Nga MSH kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në vend janë dhënë 667 doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës”.

Dogana për herë të parë grumbullon 500 mln € në 5 muajt e parë të vitit

0

Dogana e Kosovës ka shënuar rekord të hyrash për pesë muajt e parë të një viti. Sipas komunikatës, për herë të parë janë arkëtuar mbi 500 milionë euro, apo 27.6 për qind më shumë se në pesë muajt e parë të vitit të shkuar.

“Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu theksoj se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësojë një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort