Home Blog Page 4483

Tatuazhi i Xhakës bëhet temë te Zvicra

0

Dhe kjo është bërë temë te Zvicra dhe te mediumet e këtij vendi. Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë të hënën se Xhaka ka gabuar që ka vizituar studion e tatuazheve.

“Ishte një gabim që e bëri Graniti. Kemi pasur një bisedë interne për këtë, por çështja është zgjidhur tashmë. Ne duam të fokusohemi në sport dhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Uellsit”, ka thënë Tami për “blick”.

Të gjithë në përfaqësuesen e Zvicrës kanë pranuar rezultat negativ në testimin për koronavirus. Blick ka pyetur nëse tatuazhi i Xhakës paraqet rrezik në kohën e koronavirusit. Mjeku i Zvicrës ka thënë se rreziku është i vogël.

1 mijë e 74 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës njofton se numri total i rasteve aktive me coronavirus është 1.074.

MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Moderna kërkon të përdorë vaksinën e saj kundër coronavirusit në adoleshentët e Europës

0

Kompania farmaceutike, Moderna njoftoi të hënën se i ka kërkuar vëzhguesit evropian të miratojë përdorimin e vaksinës së saj COVID-19 për adoleshentët.

Kompania farmaceutike amerikane tha se provat e fazës 2/3 që përfshinë gati 2.500 adoleshentë zbuluan se efikasiteti i vaksinës ishte 100%.

“Ne jemi të inkurajuar që vaksina Moderna COVID-19 ishte shumë e efektshme në parandalimin e infeksionit COVID-19 dhe SARS-CoV-2 tek adoleshentët”, tha Stephane Bancel.

Moderna ka paraqitur një kërkesë të ngjashme tek autoritetet kanadeze dhe do të kërkojë gjithashtu miratimin nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit e Shteteve të Bashkuara si dhe agjencitë rregullatore në të gjithë botën për këtë popullatë të rëndësishme të moshës më të re.

Deri më tani Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar katër vaksina për përdorim te njerëzit e moshës mbi 16-vjeç në të gjithë Bashkimin Evropian, të cilat janë: Pfizer/ BioNtech, AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Injektimi me Pfizer u miratua gjithashtu në 28 maj për përdorim për moshat 12-15 vjeç.

Vaksinimi për adoleshentët mbi moshën 12-vjeç ka filluar tashmë në SHBA.

Ndërkohë, qeveria franceze ka njoftuar se vaksinimi për grupmoshën 12-18-vjeç do të hapet në 15 qershor mbi një bazë vullnetare dhe me miratimin e prindit.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të caktohet data e seancës së re të legjislativit.

Në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Pika tjera të rendit të ditës janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Policia sot mban konferencë në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor

0

Numër i madh i aksidenteve po shkaktohen ditë për ditë në Kosovë.Shumë prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.Andaj Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një konferencë për media e cila do t’i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, raporton Gazeta Express.

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së.
“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që me 08.06.2021, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.Kujtojmë që vetëm gjatë të dielës, 5 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti dhe një vetëaksidenti në trafik.

Parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Instituti Hidrometerologjik njofton se në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Lista Guxo do të bashkëpunojë vetëm më VV-në në zgjedhjet lokale

0

Lista Guxo e cila në zgjedhjet nacioale garoi në një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen do të vazhdoj bashkëpunimin më këtë subjekt edhe në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se modalitetet e këtij bashkëpunimi me VV-në do të bëhen të ditura në një periudhë të mëvonshme kohore.

“ Në keto zgjedhje do të bashkëpunojmë vetëm më VV-në sepse edhe në marrëveshjen për koalicion parazgjedhor që kemi në një nga pikat parashihet edhe bashkëpunimi në zgjedhjet lokale”, ka thënë Avdyli për “Indeksonline”.

I pyetur se a do të ketë ndonjë kandidatë nga kjo listë për kryetarë të komunave, ai ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë për këtë çështje.

E ditë më parë një tjetër deputet i këtij subjekti, Burim Karameta ka thënë se shumë shpejt do të vendoset fati politik i Listës Guxo se si do të ecet përpara duke shtuar se në zgjedhjet lokale duhet shkuar me identitetin e tyre politikë e partiak.

“Disa deputetë dhe disa koordinatorë që na kanë ndihmuar të bëhemi deputetë e ministra bashkë me mua mendojnë se ne asesi nuk duhet të shkojmë në zgjedhje pos me identitetin tonë politikë e partiak, gjithmonë në kohezion të përbashkët me LVV-në”, kishte deklaruar ai.

Shumë shpejtë pritet të dekretohet edhe data e zgjedhjeve lokale.

Dorëzohet në polici kosovari që dyshohet se e vrau kosovarin në Gjermani

0

Të enjten në qytetin e Hannoverit në Gjermani ka ndodhur një ngjarje tragjike ku është vrarë një 30 vjeçar nga Kosova me emrin Armin Neziri.

30-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.

I dyshuar lidhur me rastin është Rinor Z, po ashtu nga Kosova.

Ndaj tij të është shpallur të hënën një “urdhërarrest”.

Ai u dorëzua në polici sot pasdite ku edhe u paraburgos.

Prokuroria po e akuzon Rinor Z për vrasje pa dashje, raportojnë mediat gjermane.

Artisti prizrenas shkëmben pikturën milionëshe me krypto valuta

0

19 vjeçari nga Prizreni, Edis Mamusha, njihet për projektet e tij në fushën e dizajnit grafik.

Së fundi ai ka eksperimentuar edhe në fushën e pikturës, ku ka pikturuar në stilin impresionizem. Ai këtë pikturë e ka vlerësuar në çmim milionësh.

Gjithashtu ai thotë se kjo pikturë mund të shkëmbehet edhe me krypto valuta. Kjo ndoshta mund të jetë ndër pikturat e rralla në Kosovë që shitet me krypto valuta online.

Jetojmë në një kohë kur monedhat virtuale janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Këta monedha virtuale po bëhen gjithmonë e më të popullarizuara edhe tek shqiptarët, sidomos tek shqiptarët e Kosovës ku kanë filluar të përdoren dhe të tregtohen në masë të madhe nga shumë njerëz.

 

Qeveria Gjermane: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim të Serbisë në BE

0

Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Por, qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së.

Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara.

Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klankosova.tv se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organëve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës.

“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të BE-së gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”.

Tutje nga kjo zyre u tha se Qeveria Federale i mbështet fuqishëm negociatat Kosovë-Serbi.

Sipas tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe të mbikqyrura nga Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha për Klankosova.tv se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE.

“Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort