Home Blog Page 4482

Prizrenasi arrestohet nga policia, bashkëjetonte me një të mitur dhe i shkaktonte edhe lëndime trupore

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren për shkak se i njëjti kishte bashkëjetuar për disa muaj me një të mitur.Sipas policisë, i dyshuari asaj i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Prizren 05.06.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar për disa muaj me viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.

Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Arrestohet i dyshuari në Prizren, për vjedhje në tentativë

0

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për vjedhje në tentativë.

I arrestuari dyshohet për një rast të vjedhjes së mbetur në tentativë, të ndodhur më 19 prill të këtij viti në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Ai është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Psikiatri Afrim Emini: Pandemia dëmton rëndë edhe shëndetin mental 

0
Aerzte und Pflegende kuemmern sich um Covid-Patienten auf der Covid-19-Intensivabteilung im Stadtspital Triemli am 10. Dezember 2020 in Zuerich. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Intervistë me mjekun psikiatër Dr. Afrim Emini, i sapo ardhur nga Gjermania në Zvicër, i cili ka hapur një ordinancë në St. Gallen
Pandemia e Covid 19 po ushtron ndikim në tërë botën, si në anën ekonomike, financiare, fizike dhe psikike. Psikiatri me përvojë Afrim Emini në një intervistë për albinfo.ch, ka treguar për pasojat e pandemisë në shëndetin mental. Emini ka përvojë të madhe në Gjermani, kurse së fundi është zhvendosur në St. Gallen. Ai ka folur edhe për rritjen e numrit të psikiatërve shqiptarë, por edhe qasjen e shqiptarëve lidhur me trajtimin psikoterapeutik psikiatrik, apo edhe psikologjik.

Albinfo.ch: Në Zvicër, viteve të fundit kemi një rritje të numrit të psikiatërve shqiptarë, tashmë jo vetëm të punësuar në klinika por edhe me ordinanca private. Çfarë mendoni se e ka mundësuar këtë rritje apo është thjesht, rrjedhojë logjike e rritjes së komunitetit tonë këtu?

Dr. Afrim Emini: Specializimi në lëmin e psikiatrisë në kontekst formal nuk dallon nga fushat e tjera të mjekësisë. Por specializimi në gjuhë të huaj është pakrahasimisht më i vështirë se specializimet tjera. Mendoj që kjo është arsyeja që specialistët psikiatër janë dukshëm më të pakët në numër se sa profilet tjera. Të paktën kështu është në Gjermani. Edhe  integrimi profesional në vend të huaj është më i vështirë në krahasim me profilet kirurgjike, internistike e të ngjashme. Unë nuk jam në dijeni për dikëme këtë profil (Psikiatri apo Psikologji) që do të ketë marrë guximin të vijë në Evropë apo kontinent tjetër pa njohuri të mirëfillta gjuhësore të vendit përkatës. Gjuhën e shpirtit nuk e karakterizon universaliteti, ajo ngërthen në vete një mori specifikash që e karakterizojnë njeriun e një kulture të caktuar. Ky aspekt merr tani një dimension të veçantë përballë faktit që edhe gjenerata e parë Diasporës Shqiptare në përditshmëri është e konfrontuar me kulturën e vendit ku jetojnë. Këtu pastaj fillon lufta jo vetëm për (mbi)jetesë, për integrim por edhe ruajtjen e identitetit kombëtar, religjioz, social etj. Shqetësimet brenda familjes pastaj vijnë e shtohen kur fëmijët fillojnë të rriten (gjenerata e dytë e migrantëve) dhe fillojnë të kërkojnë identitetin e tyre. Këtu shfaqen tani krizat tek prindërit dhe tek fëmijët. Nga përvoja ime mendoj që vajzat janë në pozitë më delikate, ndërsa djemtë, me kalimin e kohës vërejnë manipulimin e bërë, që në të shumtën e rasteve është veprim ndërdijësor (jo me qëllim) nga prindërit. Intervenim psikoterapeutik me kohë mundëson maturim më të shëndoshë të fëmijëve dhe prindërve, ju kursen shumë pakënaqësi dhe brenga. Mbase studimet psikosociologjike do të ndriçojnë këtë aspekt në mënyrë shkencore edhe në dimensionin kuantitativ.

Keystone
Albinfo.ch: Çfarë mund të na thoni për qasjen e shqiptarëve (edhe në Zvicër) lidhur me trajtimin psikiatrik ose edhe psikologjik. A kanë ngurrim ata të drejtohen te psikiatri?

Dr. Afrim Emini: Kjo pyetje imponon një shtjellim të veçantë. Diaspora Shqiptare – cilësohet nga heterogjeniteti, të paktën në kontekst arsimor, religjioz dhe topografik. Që të tri këto kategori e kanë një strumbullar të përbashkët. Ne ishim popull i pushtuar dhe i privuar nga shkollimi i mirëfilltë. Lojaliteti dhe konformizmi ishin kushte për përparim profesional. Shqiptarët kanë qenë të shtrënguar që për të siguruar mbijetesën të largohen për në Evropë e më larg. Se ku ishte trysnia më e madhe e pushtuesit sllav, mund të kuptoni më së miri nëse analizoni kontekstin topografik. Shqiptarët (tanimë të moshuar) nga trevat shqiptare të pushtuara nga sllavo-maqedonasit duhet të jenë më të shumtit në numër. Por, edhe brenda Kosovës ka ndryshime të mëdha topografike. Për shqiptarët nga Lugina e Preshevës edhe sot nuk ka ndryshuar asgjë. Vështruar nga ky kënd, do të gjejmë edhe arsyen e njohurive të pakta që kemi të gjithë ne shqiptaret jashtë londinez për domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit në përgjithësi, e këtu bën pjesë edhe shëndeti mental. “Mens sana in corpore sana” (Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë), ky është proverb i vjetër latin që sot në kohën e pandemisë ka peshë të veçantë.

Edukimi shëndetësor është obligim shtetëror dhe kombëtar, prandaj mosedukimi shëndetësor ka qenë armë efikase e pushtuesve jugosllavë.

Derisa keni një të sëmurë në shtëpi, jo domosdoshmërisht të sëmurë psikik, i gjithë stabiliteti i familjes është i çekuilibruar. Kjo dhe ishte arsyeja që trevat shqiptare nuk ishin të mbuluara me shërbim shëndetësor adekuat. Kulmi i saj ishte në vitin 1990 kur u mbyll Fakulteti i Mjekësisë dhe u paralizua sistemi shëndetësor në Kosovë. Eksperimente të tilla ishin dëshmuar shumë efikase në Maqedoni dhe Mal të Zi shumë vite më herët.

Mendoj që rëndësia e stabilitetit psikik është margjinalizuar jo rastësisht. Stigmatizimi i të sëmurëve psikikë në shoqërinë tonë ka qenë (dhe është mjerisht akoma) shumë i shprehur, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe tërthorazi përmes privimit të mundësive mjekuese.

Ndonëse qytetari ynë akoma ngurron shumë për të kërkuar ndihmë për të stabilizuar shëndetin mental, kam përshtypjen që ecuria është pozitive. E kur ekziston mundësia që për shqetësimet shpirtërore të flisni në gjuhën shqipe, kjo e bën dukshëm më të lehtë kërkesën për ndihmë. Të paktën përvoja ime mbi 20 vjeçare në Gjermani më lejon një konstatim të tillë. Nuk besoj të jetë ndryshe në Zvicër. Përshtypjet e mia tani në St. Gallen në ordinancën time nuk dallojnë nga përvoja ime e mëhershme. Të thuash në gjermanisht: “Më ka prekur në loçkë të zemrës” e pandeh shumë të vështirë. Por, edhe nëse merrni mbesën për të përkthyer, për doktoreshën jo shqipfolëse do të jetë shumë vështirë të kuptohet. Pra, jo vetëm konteksti gjuhësor, por edhe ai kulturor kanë rëndësi të veçantë në trajtimin e shqetësimeve shpirtërore.

Tek çrregullimet e ritmit të zemrës apo këmba e thyer, pengesat gjuhësore janë sekondare.

Keystone
Albinfo.ch: Cilat janë problemet më të shpeshta dhe më tipike për të cilat ju drejtohen pacientët shqiptarë këtu?

Dr. Afrim Emini: Unë kam ardhur në Zvicër para disa muajsh dhe ndoshta lidhur me këtë pyetje do të ju them më shumë pas një viti apo më vonë. Por, mendoj që ka rëndësi edhe informimi i qytetarëve tanë, se për shembull edhe çrregullimi i gjumit si rezultat i problemeve në punë, mospajtueshmëria në partneritet, diskrepanca në mes gjeneratave (prindërit me fëmijët), vështirësitë adaptuese tek të ardhurit në Zvicër (martesat, puna etj.) janë probleme që mund të kalohen më lehtë përmes ndihmës profesionale.

Sa u përket vendësve, pra qytetarëve zviceranë, kam përshtypjen që arsyet pse kërkohet ndihma profesionale janë në të shumtën e rasteve, shqetësimet shpirtërore si rezultat i problemeve në vendin e punës dhe ato në partneritet.

Albinfo.ch: Pandemia e Covid-19 është bërë tashmë mbi një vit temë kryesore që po na ndjek në çdo fushë të jetës. Krahas rrezikut që ajo paraqet për shëndetin fizik, kjo pandemi po dëmton seriozisht edhe shëndetin mental të njerëzve. Cilat janë përvojat tuaja në këtë drejtim?

Dr. Afrim Emini: Mendoj që është tematikë që në mediat në gjuhën shqipe nuk është trajtuar sa e si duhet. Gjenerata e dytë e Diasporës është e informuar më mirë. Pasojat për shëndetin mental janë në shfaqje e sipër, por do të vijnë duke u shtuar. Grupet më të rrezikuara janë moshat e shtyra për shkak të rrezikut për jetë nga Corona, por edhe nga izolimi, respektivisht vetmia e imponuar. Kurse grupi tjetër janë personat më të ndjeshëm me intencë për të reaguar me frikë nga e panjohura që mund të jetë e rrezikshme dhe i tillë është SARS Cov 19. Të dy këto grupe përfitojnë nga trajtimi profesional. Gratë dhe vajzat e reja duket se janë më të arsyeshme dhe paraqiten pa hezitim për ndihmë. Kurse për moshat e shtyra përgjegjësia bie më shumë tek familjarët e integruar. Për këtë grupmoshë mund të organizohen edhe vizita në shtëpi.

Rëndësia e gjuhës dhe kulturës në psikiatri

Të thuash në gjermanisht: “Më ka prekur në loçkë të zemrës” e pandeh shumë të vështirë. Por, edhe nëse merrni mbesën për të përkthyer, për doktoreshën jo shqipfolëse do të jetë shumë vështirë të kuptohet. Pra, jo vetëm konteksti gjuhësor, por edhe ai kulturor kanë rëndësi të veçantë në trajtimin e shqetësimeve shpirtërore.

Këto janë grupet më të rrezikuara nga korona

Pasojat për shëndetin mental janë në shfaqje e sipër, por do të vijnë duke u shtuar. Grupet më të rrezikuara janë moshat e shtyra për shkak të rrezikut për jetë nga Corona, por edhe nga izolimi, respektivisht vetmia e imponuar. Kurse grupi tjetër janë personat më të ndjeshëm me intencë për të reaguar me frikë nga e panjohura që mund të jetë e rrezikshme dhe i tillë është SARS Cov 19

Kush është Afrim Emini

Afrim Emini është i lindur më 1964 në afërsi të Prishtinës (fshati Milloshevë). Gjimnazin e ka përfunduar në Prishtinë dhe studimet në Fakultetin e Mjekësisë, po ashtu në Prishtinë. Në vitin 1993 ka emigruar në Gjermani.

« Me përfundinim e luftës i përkushtohem vetëm profesionit të mjekut. Specializimin për psikiatri dhe psikoterapi e përfundova në Bavari. Gjate 11 viteve të fundit kam punuar kryemjek dhe krahas punës së rregullt edhe psikiatër konsiliar në dy klinika të tjera somatike në afersi. Në nëntor të vitit të kaluar kam ardhur në Zofingen (Kanton Aargau) dhe deri në fund të marsit kam udhehequr njerën nga ordinancat e PDAG-së.

Me preferencën e doktoreshës Leonora Zajmi (Wil), kam filluar të punojë në St.Gallen (Mövenstrasse 12). Aty kam huazuar një pjesë të ordinances për gjysmë jave dhe nga 21 qershori do të jem në ordinancen time në Vadianstrasse 41, po ashtu në St. Gallen“, është shprehur Afrim Emini.

Dr.med.Afrim Emini

FMH / Psychiatrie und Psychotherapie

Mövenstrasse 12

Tel.:071 331 31 33

Natel: 076 723 88 11

E_Mail: [email protected]

Zgjerohen lidhjet hekurudhore Zvicër -Itali

0

Hekurudhat Federale Zvicerane do të shtojnë një tren mes Milanos dhe Gjenevës

Nga 13 qershor, Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) do të shtojnë një tren mes Milanos dhe Gjenevës. Lidhja e drejtpërdrejtë Gjenevë-Venecia do të vihet në shërbim gjithashtu, transmeton albinfo.ch.

Në linjën Lötschberg janë planifikuar dy trena shtesë mes Basel-Milan, së bashku me lidhjen Milan-Basel-Frankfurt.

Gjithashtu tre trena të tjerë janë shtuar në aksin Gotthard, midis Cyrihut / Bazelit dhe Milanos, midis Cyrihut dhe Venecias, si dhe midis Frankfurtit – Lucernit dhe Milanos.

Si kujtesë, lidhjet ndërkombëtare me Parisin rifilluan në mes të majit.

Katër lidhje janë në dispozicion nga Gjeneva, dy nga Lozana dhe tre nga Cyrihu. /Albinfo.ch

Gjykohet “korona-mashtruesi” më i madh në Zvicër: Ka marrë 3.5 milionë nga shteti

0

Mjeku 47-vjeçar nga Austria kishte besuar se punonjësit e bankës, për shkak të mbingarkesës, nuk do të shqyrtonin aplikimet në detaje

Ish-shefi i zinxhirit të ordinancave mjekësore “Mein Arzt” (“Mjeku im”) do të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut në Bülach (Kantoni Cyrihut) javën e ardhshme, raporton Transmetuesi Publik i Zvicrës, SRF.

Ai, duke synuar të rehabilitonte zinxhirin e tij të ordinancave që po shkatërrohej, ia kishte mësyrë kredisë që jepte shteti për bizneset e dëmtuara nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai ka aplikuar për kredi të koronës për 22 ordinancat e veta.

Por, shifrat që ai ia ka kumtuar bankës Credit Suisse ishin fiktive.

Mjeku 47-vjeçar nga Austria kishte besuar se punonjësit e bankës, për shkak të mbingarkesës së tyre me punë, nuk do të shqyrtonin aplikimet në detaje.

Sikur të jepte vetëm informacionin e vërtetë, ai do të kishte marrë nga shteti, në emër të mbështetjes së biznesit të dëmtuar, një kredi prej “vetëm” 690,000 frangash, transmeton albinfo.ch. Por kështu ai ka marrë plot 3.5 milionë franga – edhe pse çekuilibrimi i zinxhirit të ordinancave të tij fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë.

Ky është mashtrimi më i madh në lidhje me koronavirusin në Zvicër deri më tani. I akuzuari po mbahet në burg që nga tetori i vitit 2020.

Gjermania me kusht të prerë për Serbinë, marrëveshje me Kosovën para hyrjes në BE

0

Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE
Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Por, qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së.

Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara.

Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klankosova.tv se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organëve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës.

“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të BE-së gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”, përcjell Albinfo.ch.

Tutje nga kjo zyre u tha se Qeveria Federale i mbështet fuqishëm negociatat Kosovë-Serbi.

Sipas tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe të mbikqyrura nga Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE.

“Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”.

Këto janë vlerat ushqyese të luleshtrydheve

0

Në muajin qershor, kur është sezoni i luleshtrydheve, njerëzit konsumojnë në sasi të madhe këtë frut, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se një filxhan me luleshtrydhe të prera në feta përmban vetëm 46 kalori kundrejt vlerave të larta ushqimore.

Theksohet se nga kjo sasi luleshtrydhesh ne përftojmë 85 mg vitaminë C, 23 mg kalcium, 19 mg magnez, 35 mg fosfor, 220 mg potasium, 10 mcg beta-karotinë dhe shumë vitaminë B.

Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.

Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm te luleshtrydhet. Ata u japin ngjyrën e kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj kancerit si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatës dhe kavitetit të gojës.

Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik. Acidi elagjik është përbërësi kryesor i elagjitaninëve, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale.

Reçeli i luleshtrydheve mbetet antioksidant. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.

Këshilla praktike

Kërkoni luleshtrydhet me ngjyrë të kuqe të shndritshme. Luleshtrydhet janë më të mira kur sapo janë vjelë dhe humbasin një pjesë të mirë të shijes gjatë kohës së transportit.

Luleshtrydhet nuk mund të mbahen më shumë se 2 – 3 ditë në frigorifer. Është mirë të mos ngjeshën me njëra-tjetrën dhe të lahen përpara se të hahen. Luleshtrydhet nuk duhet të mbahen në ambalazh hermetik, sepse ato duhet të marrin ajër.

Gjermania kërkon të hiqet e drejta e vetos në Bashkimin Evropian

0

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të shfuqizojë të drejtën e vetos që mbajnë anëtarët e Bashkimit.E gjithë kjo në mënyrë që BE-ja të mos jetë një “peng” në veprimet e saj, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund të jemi më peng i atyre që vënë veton në politikën e jashtme evropiane. Ata që e bëjnë këtë po luajnë, pak a shumë në planin afatgjatë, me kohezionin e Evropës”, tha Maas në një konferencë shtypi në Berlin.

“Prandaj e them hapur: vetoja duhet të zhduket, edhe nëse do të thotë se mund të mbivotohemi,” shpjegoi shefi diplomatik.Sipas rregullave të BE, vendime të caktuara, të tilla si mbi taksat ose çështjet e politikës së jashtme, kërkojnë unanimitet midis vendeve anëtare.Ky sistem do të thotë që një vend mund të përdorë veton e tij për të bllokuar, vonuar ose zbutur pozicionet evropiane.

“Meqenëse ne gjithmonë e kemi konsideruar solidaritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm si dy anët e së njëjtës medalje, ne tani, pas krizave të brendshme, duhet të bëjmë përparim të mëtejshëm në aftësinë e Evropës për të vepruar në çështjet e politikës së jashtme,” tha mes tjerash Maas.

Policia gjermane ndalon katër kosovarë në kufi, po tentonin të hynin në Gjermani me pasaporta të falsifikuara

0

Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes.Në Bad Reichenhall, Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare të bëra në autostradën A8 në Walserberg ka parandaluar hyrjen e palejuar të një familjeje katër anëtarëshe, shkruan pnp.de.

Kosovarët ishin shtirur si francezë me letërnjoftime të falsifikuara (franceze).

Burri 41 dhe gruaja 34-vjeçe, bashkë me dy fëmijët e tyre u treguan policëve dokumente franceze të identifikimit, transmeton albinfo.ch.
Kur kontrolluan letërnjoftimet, rojet e kufirit (policët) kuptuan se ato ishin të falsifikuara. Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes.

Një krahasim i detajeve personale me sistemin e kërkimit policor tregoi se familja ishte dëbuar nga autoritetet gjermane në vitin 2019 pasi kërkesa për azil u ishte refuzuar dhe për ta ishte vendosur ndalimi i hyrjes në Gjermani.

Për më tepër, udhëtarët nuk mund të jepnin adresën e tyre në Francë dhe as të flisnin frëngjisht, përcjell albinfo.ch. Më në fund, 41-vjeçari pranoi se donte të vendosej me familjen e tij në Gjermani dhe se për këtë qëllim ai kishte siguruar katër letërnjoftime të falsifikuara në Serbi.

Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

0

Miliona vaksina kundër coronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëroi Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Sipas tij, furnizimi duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, sepse vendet e varfra nuk kanë burime për t’i përdorur të gjitha menjëherë.Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e vende të tjera kanë premtuar se do t’i dhurojnë dozat e tyre të tepërta në vendet me të ardhura të ulëta.

Yje të muzikës dhe sportit, si Billie Eilish dhe David Beckham, janë duke mbështetur thirrjet e UNICEF-it.Ato kanë nënshkruar një letër për grupin e vendeve më të pasura të botës, G7, duke u kërkuar atyre që të dhurojnë 20 për qind të vaksinave deri në muajin gusht.“Pandemia nuk do të mbarojë askund derisa të mbarojë kudo”, tha Beckham.

Lily Caprani, përgjegjëse për vaksinat në UNICEF, tha se vendet me të ardhura të ulëta kanë nevojë për furnizim të qëndrueshëm.
Nëse vaksinat kursehen deri në Krishtlindje, vendet nuk do të jenë në gjendje t’i absorbojnë ato, tha Caprani.“Mund të shohim miliona doza të vaksinave që nuk përdoren dhe skadojnë. Kjo do të ishte një tragjedi”, tha ajo.Në letrën dërguar G7-ës, të famshmit thanë se UNICEF-i po shpërndan vaksina në vendet e varfra, porse organizatës i mungojnë rreth 190 milionë doza.

Sipas letrës, vendet e G7-ës së shpejti do të kenë mjaftueshëm për të dhuruar 20% të dozave të tyre.“Virusi është duke u përhapur ende në shumë vende dhe duke prodhuar variante të reja, me potencialin për të na kthyer të gjithëve atje ku kemi filluar”, thuhet në letrën dërguar grupit G7.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort