Home Blog Page 4481

Garë e nxehtë për të parin e Prizrenit, këta janë pretendentët kryesorë

0

Garë e nxehtë pritet të zhvillohet në zgjedhjet lokale në qytetin e Prizrenit. Disa nga partitë tanimë i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryetarë të komunës, ndërsa disa tjera janë në fazën e diskutimeve.

Vetëvendosje, e cila qeverisë më Prizrenin ende nuk e ka ndarë mëndjen se me cilin kandidat do të synoj të vazhdoj qeverisjen për një mandat tjetër.

Mirëpo, janë së paku tre emra që po shihen si opsion nga ky subjekt. Kryetari aktual, Mytaher Haskuka, Hajrullah Çeku dhe Drita Millaku. Madje, kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë e saj për të qenë kandidate për kryetare të kësaj komune nga partia e Albin Kurtit.

“Indeksonline”, ka provuar të marrë një qëndrim nga Haskuka dhe Çeku, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të mediumit.

Në anën tjetër, PDK ka zyrtarizuar Shaqir Totajn për kryetar.

Pak më e komplikuar duket të jetë puna në LDK. Emrat si Driton Selmanaj dhe Anton Quni janë përmendur si mundësi për të synuar drejtimin e këtij qyteti.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë për “Indekonline” se në një fazë të mëvonshme do ta jap vlerësimin dhe gatishmërinë për të qenë osë jo kandidat për kryetar të qytetit të dytë më të madh në Kosovë.

“Nuk e kam mëndu seriozisht nëse mund të jem kandidat për kryetar të Prizrenit. Kur të fillojnë diskutimet serioze brenda degës, atëherë e jap edhe vlerësimin tim dhe gatishmërinë time për të hyrë ose jo. Aktualisht nuk kam ndonjë mendim konkret”, ka thënë Selmanaj për Indeksonline”.

Nisma Socialdemokrate do të rikandidoj Zafir Berishën për kryetar, ndërsa Lulzim Kabashi nga AAK në Prizren ka qenë i paqashëm.

Brenda pak ditëve pritet edhe të dekretohet data kur do të mbahen zgjedhjet lokale

Kryediplomati gjerman: BE-ja përfundimisht duhet t’ia japë Kosovës vizat

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, sot ka folur për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Mass ka thënë se mesazhi gjerman është i qartë.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian”, ka thënë Mass në një konferencë për media.

Kryediplomati gjerman ka thënë tutje se kur flitet për pragmatizëm, atëherë beson që “Bashkimi Evropian duhet përfundimisht që t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendit të vetëm që vazhdon të jetë i përjashtuar nga e drejta për udhëtim në Evropë”, ka potencuar Mass.

Ai tutje ka bërë thirrje për bashkëpunim rajonal dhe pajtim.
“Të gjithë njerëzit në Evropë mbajnë barrë historike. Por historia nuk duhet të jetë një pengesë në formimin e një të ardhmeje të përbashkët”, ka shtuar krye diplomati gjerman.

Ndër të tjera, Mass ka thënë se përkrahin punën që po bëhet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajcak në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetët e rinj

0

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetët e rinj

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.Konkursi është shpallur për pranim të kadetëve në këto qendra ushtarake:

Akademia e Mbrojtjes, Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë

-menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç njofton ministria, konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj deri më 11 qershor 2021.

Aplikimi bëhet online në uebfaqen e ministrisë, duke klikuar KËTU.

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Komisioni voton në parim projektligjin që parasheh heqjen e homologimit për automjete

0

Projektligji për homologim
Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.

Në këtë mbledhje, komisioni ka votuar në parim projektligjin që parasheh heqjen e homologimit për automjete.
Anëtarët e këtij komisioni me vota unanime kanë përkrahur këtë projektligj.

85 mijë e 300 persona të vaksinuar në Kosovë

0

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vijon vaksinimi kundër COVID-19. Sot në këtë qendër u vaksinuan mbi 350 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 1550 persona. Kurse deri më tani në përgjithësi janë vaksinuar 85 mijë e 300 qytetarë.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha se në sallën “1 Tetori”, po vijon vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytën, me të dy vaksinat, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Bardhi: 85 mijë e 300 të vaksinuar në Kosovë

“Në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu në nivel vendi është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri më tani kemi mbi 350 të vaksinuar dhe bëhet fjalë për vaksinimin që janë me dozë të parë dhe njëkohësisht edhe vaksinimi me dozë të dytë, nga të dy llojet e vaksinave qoftë Pfizer apo Astra Zeneca, flas për dozën e dytë. Ndërsa nëse jemi në nivel vendi deri më tani kemi mbi 1550 të vaksinuar, ndërsa nëse i referohemi shifrës totale nga dita e parë e procesit të vaksinimit kemi atëherë mbi 85 mijë e 300 të vaksinuar”, tha ai.

Në Kosovë sot është konfirmuar rasti i parë i variantit të ri afrikan, Sars CoV-2, i cili nga ekspertët shëndetësorë po cilësohet mjaft i rrezikshëm.

Shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur, paraburgim për 23 vjeçarin

0

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.M, i cili shkaktoi aksidentin në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”.

Në këtë aksident humben jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani, ndërsa u lënduan edhe 4 persona të tjerë.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.M. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 6 qershor 2021, në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim, dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor, dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, në pjesën e përparme të anës së majtë e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj, ku në këtë aksident pësojnë lëndime me pasoja vdekje drejtuesi i automjetit “Golf II” N.R., dhe tre pasagjerët e tjerë, tani të ndjerët Xh.R., S.R., dhe djali i tij i mitur, lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtejmë, si dhe drejtuesi i automjetit Audi A8 dhe dy pasagjeret e tij, L.H dge Y.H.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm, dhe e dëmtuara e cila është në gjendje të rëndë dhe gjendet për tretman mjekësor në QKUK, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet në liri mund të ndikoj tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarën e mitur.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Drejtori i Policisë paralajmëron vozitësit: Do të gjobiteni edhe në mënyrë digjitale

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka thënë se ka rritje të aksidenteve në trafik, ndërsa sipas tij situata është e keqe dhe si e tillë është e papranueshme.

Ai ka bërë të ditur se që nga muaji janar i këtij viti deri në ditën e djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 170 mijë gjoba të trafikut.

Mehmeti tha se janë disa masa afatmesme që pritet të ndërmerren, ndër të cilat është edhe ndryshimi i Ligjit për sigurinë rrugore, shkruan Reporteri.net.

Ai ka paralajmëruar se do të bëhet edhe digjitalizimi i sistemit, dhe kështu të mundësohet shqiptimi i gjobave pa ndalur fizikisht personin.

“Problemi trafiku është i cili duhet të kyçen edhe pjesët e tjera të shoqërisë. Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhur ditët në vijim, do të ketë iniciativa për ndryshimin e ligjit për komunikacion që përgjegjësia të kalojë të shoferi”, tha ai.

Kurse drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se në periudhën 1 janar deri në qershor 13 persona kanë vdekur më shumë krahasuar me vitin 2019.

Ai ka sqaruar se në 2019 kanë vdekur 31 persona, ndërsa 51 kanë vdekur në 2021 për periudhën janar-qershor. /Reporteri.net/.

Ministri Çeku i çon në Prokurori disa kontrata të dyshimta

0

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shqyrtuar raporti i auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”, ku u tha se nga 100 milionë euro të zotuara, rreth 60 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale arsimore, kulturore dhe sportive.

Për këtë kanë raportuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Harullah Çeku, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, dhe zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Çeku tha se për këto investime kanë bërë një skanim të të gjeturave të projekteve kapitale në këtë ministri të nisura nga qeveritë e kaluara dhe nga këto sipas tij ka shkelje të shumta e që i kanë adresuar në prokurori për vepra penale.

Përçka ai theksoi se për një projekt veç kanë nisur hetimet, por nuk bëri të qartë se në cilin nivel janë këto hetime.

“Për disa parregullsi që ka dyshime kemi adresuar në prokurori për vepra penale, dhe çdo herë që hasim në këso lloj shkeljesh gjatë skanimit të gjendjes do të veprojmë kështu”, tha ai.

Një sfidë tjetër sipas tij, është numri i madh i memorandumeve të bashkëpunimit me komunat që janë arritur vite më parë, në të cilat ai tha se kanë mangësi.

Madje, ai para deputetëve bëri të ditur se 34 projekte të nisura për investime do të ndalen për shkak të mos përfshirjes në buxhet.

“Një problem i madh është edhe nënshkrimi i kontratave për projektet kapitale pa mbulesë financiare. 34 projekte aktive të gjitha kanë probleme për mungesë të buxhetit të planifikuar. Sipas të gjitha gjasave ne do të detyrohemi me i anuluar këto projekte”, theksoi Çeku.

Ndërsa, zëvëndësministri i Arsimit, Pupovci tha se si e gjetur e auditorit është devijimi i kontratës për ndërtimin e një shkolle në Rahovec që ka paraqitur probleme për financimin e këtij projekti pasi që është rritur kostoja e ndërtimit.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami nga radhët e LDK-së ngriti çështjen e ndërtimit të një shkollës në Gjilan, e cila sipas saj ka nis të ndërtohet para dhjetë viteve dhe nuk ka përfunduar.

Deputetja nga VV Jetmire Vrenezi anëtarë e Komisionit tha se ka mangësi të shumta me kontratat që ishin në marrëveshje të memorandumi mirëkuptimit me komunat.

Ajo gjithashtu theksoi se përdorimi i objekteve pa pranim teknik është shqetësuese.

Vrenezi ngriti edhe çështjen e tejkalimit të buxhetit në dy projekte në kundërshtim të ligjit për ndarjet buxhetore.

Derisa shtoi se Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk i kanë marrë për bazë rekomandimet e gjetura nga Auditori për keqmenaxhim të financave publike.

Edhe anëtari i Komisionit Hajdar Beqa nga radhët e PDK-së theksoi se shfrytëzimi i objekteve pa pranim teknik paraqet një rrezik të lartë.

Ai ka pyetur raportuesit në këtë Komision për planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit.

Vlera e projekteve ekzistuese arrin 27 milionë euro në Ministrinë e Kulturës.

Kosovarët nga Zvicra bëhen gati për pushimet verore

0

Rënia e shifrave të të infektuarve me COVID-19 dhe nisja e procesit të vaksinimit në gjithë botën ka bërë që edhe shtetet në Evropë të shkojnë drejt hapjes.

Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e udhëtimeve nga një shtet në shtetin tjetër, sidomos tek një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në shtete të huaja e që këtë verë pritet t’ia mësyjnë me të madhe Kosovës për pushime verore.

Siç shkruajnë mediat zvicerane, kompanitë e fluturimeve të shtetit helvetik po i bëjnë gati aeroplanët më të mëdhenj që kanë në dispozicion për t’i lëshuar në linjën nga Cyrihu për në Prishtinë.

Këta aeroplanë të tipit “Airbus” që kanë në dispozicion nga 314 ulëse do të fillojnë fluturimet nga 2 korriku dhe do të jenë në dispozicion deri me datën 4 gusht.

Azemi: Shqetësuese, MPMS largoi nga puna 400 punëtorë

0

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSPK) ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) që të anulojë tenderin e ri për mirëmbajtje dhe siguri, pasi kështu kanë mbetur pa punë 400 punëtorë të sektorit privat.

Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi tha se përkundër premtimeve të qeverisë Kurti se paga minimale do të rritet, ka ndodhur e kundërta, pasi me tenderin e ri është ofruar pagë bruto prej 200 euro.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të pranojë kërkesat e sektorit privat dhe të nënshkruajë kontratën kolektive.

“Shqetësimi kryesor është largimi i 400 punëtorëve nga sektori privat nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Disave u është thënë se nuk mund të punojnë, e disave se nuk mund të shkojnë në vendin e punës. Këta punëtorë pa fajin e tyre që nga 1 qershori nuk janë më në listat e pagave për punën që e kanë kryer qe 20 vjet. Shkak i largimit të tyre është tenderi i ri, sipas të cilit nuk mund të punësohen më shumë se 70 punëtorë. Kërkesa jonë është që Ministria të tërheq tenderin sepse po krijon raste sociale”, tha ai.

Azemi tha se Ministria ka paraparë ekipe lëvizëse, që i bie që pastrimi i objekteve të bëhet më rrallë.

“Përderisa qeveria Kurti ka premtuar pagë 350 euro, ne i’u kemi gëzuar ndryshimeve, por ky ndryshim po shkon në disfavor të punëtorëve të Kosovës. Ne po flakemi jashtë vendeve tona të punës. Është e rëndë që një punëtor po mbetet jashtë vendit të punës. Kjo ka mundur të ndodh në vitet e 90-ta por jo tani. Z. Kryeministër kur e ke ndërmend të nënshkruash kontratën kolektive, keni paraparë Gjykatën e Punës, apo e jeni pasur veç për media”, theksoi ai.

Ai tha se janë diskriminuar edhe punëtorët teknik në institucionet arsimore, pasi nuk kanë marrë shtesat prej 100 euro.

“Rreth 800 punëtorë të sektorit privat që punojnë në kampin ‘Bonsteel’ nuk janë paguar qe 20 vite. Nuk e kanë asnjë cent në fondin e tyre. Këtë vit deri më tani kemi 8 raste të vdekjes në vendin e punës. Kemi kërkuar që të kemi një fond special dhe në raste të tilla të stimulohen këta punëtorë. Kemi punëtorë teknik nëpër QKMF pa kontrata të punës, këtë ua ka mundësuar vet shteti”, tha ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort