Home Blog Page 4480

Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

0

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën janë bërë disa propozim-vendime radhazi përgjatë gjithë mbledhjes.

Me këtë rast Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rimbursimin e tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti Pensional i Kosovës.

Miratimi i këtij propozim-vendimi u bë pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve,Hekuran Murati në propozim theksoi se ky propozim-vendim është si obligim për Rimëkëmbjen Ekonomike gjatë pandemisë, ku meqë rast autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin Pensional dhe Kursimeve Pensionale përmes një vendimi të përcaktojë metodologjinë për rimbursimin e personave që kanë tërhequr 10% nga Trusti.

“Përcaktohet që rimbursimi do të fillojë nga vitit fiskal 2023 dhe do të vazhdojë në vitet pasuese. Shuma përcaktuese do të caktohet përmes ligjit. Ky ligj do të sigurojë më tepër siguri fiskale. Duke konsideruar vendimin e propozuar sot si të nevojshëm për zbatimin e obligimeve ligjore, ju ftoj ta aprovoni në këtë mbledhje”, tha ndër të tjerash ministri Murati në fjalën e tij.

Ndryshe përgjatë përballjes me situatën e krijuar nga virusi COVID-19, qytetarëve iu mundësua që të bëjnë tërheqjen e 10% të Trustit, në mënyrë që stabiliteti i tyre financiar të jetë më i lehtë, e më pas edhe të rimbursohen.

Kosova dhe Shqipëria së shpejti edhe me një pikë të re kufitare

0

Kosova dhe Shqipëria pritët të hapin edhe një pikë të përbashkët kufitare. Kjo nismë sapo është miratuar nga kabineti qeveritar.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka njoftuar ministrat për këtë nismë duke thënë se pika kufitare do të hapet në Krushevë të Dragashit dhe Shishtavec të Kukësit.

Ai tha se objekti pritet të ndërtohet në Shishtavec ndërsa do të jetë i hapur për kalim 24/7 për kalimin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Kjo nismë është bërë sipas marrëveshjes të arritur mes dy vendeve në prill të vitit 2013.

Burgim i përjetshëm për kryekriminelin, Ratko Mlladiq

0

Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

Këtë ia kanë konfirmuar përfaqësuesit e viktimave për televizionin H1 të Sarajevës.

Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe, deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krime.

“Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për të kryer gjenocid, vrasje dhe persekutim”, tha kryetarja e Matimba Nyambe.

Dhoma e Apelit po ashtu hodhi poshtë të gjitha ankesat e avokatëve të kriminelit Mlladiq në lidhje me të drejtën e ish-gjeneralit serb për një gjykim të drejtë. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur.Reklamë

“Z. Mlladiq ka kontribuar në arritjen e qëllimit dhe ka punuar në bazë të tij. Ai ka kontribuar në gjenocidin dhe vrasjen e muslimanëve boshnjakë”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Siç deklaroi ajo më tej, Mlladiq nuk ofroi prova se viktimat civile kishin mundësi që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi t’i hedhë poshtë provat në lidhje me këtë akuzë dhe gjithashtu e akuzon atë për kufizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare.

“Dhoma e Apelit konkludon se ai nuk i kundërshtoi provat dhe se zhvendosja e grave dhe burrave të moshuar ishte e detyruar”, u shpreh Matimba Nyambe.

Ajo tha se Dhoma e Apelit është e kënaqur që ka arritur të konfirmojë se Mlladiq ka qenë fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit, pengmarrje, përndjekje dhe shkelje të ligjeve të luftës.

“Ai kontribuoi në një ndërmarrje gjithëpërfshirëse kriminale dhe ndau qëllimet e tij”, tha kryegjykatësja.

Siç tha ajo, Mlladiq dështoi të provonte se gjykata e shkallës së parë – e cila e dënoi me burgim të përjetshëm – gaboi në ndonjë rast.

Kosova dhe Shqipëria së shpejti edhe me një pikë të re kufitare

0

Kosova dhe Shqipëria pritët të hapin edhe një pikë të përbashkët kufitare. Kjo nismë sapo është miratuar nga kabineti qeveritar.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka njoftuar ministrat për këtë nismë duke thënë se pika kufitare do të hapet në Krushevë të Dragashit dhe Shishtavec të Kukësit.

Ai tha se objekti pritet të ndërtohet në Shishtavec ndërsa do të jetë i hapur për kalim 24/7 për kalimin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Kjo nismë është bërë sipas marrëveshjes të arritur mes dy vendeve në prill të vitit 2013.

Kurti dhe Minxhozi diskutojnë për bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që sipas ambasadorit Minxhozi, është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të Qeverisë Kurti 2.

“Asnjë qeveri, në periudha më të gjata kohore, nuk ka bërë më shumë sesa që keni bërë ju gjatë këtyre dy muajve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka thënë z. Minxhozi, duke përmendur edhe tri vendimet që do të kalojnë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe që investimet e jashtme që po bëhen në Shqipëri të vazhdojnë edhe në Kosovë.

Minxhozi dhe Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.

Mblidhet Qeveria, shqyrtohet një propozim-vendim për 10-përqindëshin e Trustit

0

Në orën 15:00 është paraparë të nisë mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Siç është mësuar, në rend dite do të jenë rreth 20 pika, ndërsa një nga to do të jetë shqyrtim i propozim-vendimit për rimbursimin për qytetarët që kanë tërhequr 10 për qind nga kursimet pensionale, bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike vitin e shkuar.

Ky është rendi i ditës:

Presidenti francez Macron qëllohet me shuplakë në fytyrë (VIDEO)

0

Gjatë një vizite në një komunë franceze, Presidenti Emmanuel Macron, është sulmuar nga një burrë, i cili po bërtiste, ‘’Poshtë Macroon’’.

E gjithë kjo ndodhi në mes të një turme, për të cilën Macron, kur parakaloi ndaloi që t’i përshëndeste të pranishmit, megjithatë, ai u qëllua me shuplakë në fytyrë.

https://twitter.com/Mediavenir/status/1402244906257686531?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402244906257686531%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpresidenti-francez-macron-qellohet-me-shuplake-ne-fytyre-video-1%2F

Kryediplomati gjerman: BE-ja përfundimisht duhet t’ia japë Kosovës vizat

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, sot ka folur për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Mass ka thënë se mesazhi gjerman është i qartë.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian”, ka thënë Mass në një konferencë për media.
Kryediplomati gjerman ka thënë tutje se kur flitet për pragmatizëm, atëherë beson që “Bashkimi Evropian duhet përfundimisht që t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendit të vetëm që vazhdon të jetë i përjashtuar nga e drejta për udhëtim në Evropë”, ka potencuar Mass.

Ai tutje ka bërë thirrje për bashkëpunim rajonal dhe pajtim.

“Të gjithë njerëzit në Evropë mbajnë barrë historike. Por historia nuk duhet të jetë një pengesë në formimin e një të ardhmeje të përbashkët”, ka shtuar krye diplomati gjerman.

Ndër të tjera, Mass ka thënë se përkrahin punën që po bëhet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajcak në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

EULEX-it i zgjatet mandati deri në vitin 2023

0

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë misionin EULEX-it në Kosovë deri më 14 qershor 2023.

Në vendimin e datës 3 qershor 2021 që është publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian shuma e ndarë për shpenzimet e këtij misioni nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023 do të jetë 173 milionë e 693 mijë e 683 euro.

Ndërkaq jashtë kësaj shume, shuma që parashihet për misionin e EULEX-it për zbatimin e mandatit të tij në Kosovë do të jetë 57 milionë euro dhe shuma e parashikuar për të mbuluar mbështetjen për procedurat gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar do të jetë 115 milionë e 793 mijë e 683 euro.

Ky mision kishte mandat deri më 14 qershor 2021.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Në kuadër të mandatit të tij, Misioni zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.

EULEX-i vazhdon t’i mbështetë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Misioni i tashëm i EULEX-it është t’i asistojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit.

Misioni vazhdon t’i mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Loja e madhe

5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë në 4.014 testime të kryera

0

Një i vdekur e 5 raste të reja me COVID-19, është bilanci i 24 orëve të fundit me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.014

08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.
ℹ Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 923.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort