Home Blog Page 4479

Parashikimi i motit për sot

0

Instituti Hidrometerologjik njofton se sot vendi do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, shkruan Gazeta Blic.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

“Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 09-10.06.2021Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Edhe një shkarkim për Agim Veliun, këtë herë nga Dega e LDK-së në Podujevë

0

Pas rezultateve të zgjedhjeve nacionale të cilat u zhvilluan më 14 shkurt, Lidhja Demokratike e Kosovës mori për bazë “ndëshkimin me votë” që ia dhanë qytetarët dhe nisi reformën brenda partisë.

Por siç duket ndryshimet që u bënë brenda partisë po vazhdojnë edhe tash.

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu duket të jetë shkarkuar edhe nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

Sipas disa publikimeve nga anëtarë të kësaj partie në Llap theksohet se tashmë degën e LDK-së në Podujevë do ta drejtojë ish-deputeti Ekrem Hyseni.

Hyseni madje pretendohet të jetë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

Ndryshe Veliu më parë është larguar edhe nga posti i nënkryetarit të LDK-së, ndërsa degën e kësaj partie në Llap e ka drejtuar për më shumë se dy dekada. Poashtu për pesë herë radhazi Veliu kishte arritur që të zgjidhej Kryetar i Komunës së Podujevës.

Kusari: Me Serbinë është e vështirë arritja e një marrëveshjeje finale, nuk presim shumë nga takimi në Bruksel

0

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të pritet shumë dhe se arritja e një marrëveshje finale me Serbinë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, sipas saj është e vështirë.Duke vlerësuar nga ajo që është parë deri më tani, siç thotë Kusari-Lila nuk ka ndonjë mundësi për përafrim në çfarëdo aspekti

“Me këtë Serbinë e Vuçiqit është shumë e vështirë me pas një marrëveshje finale e cila mund të ketë kredibilitet siç po e shohim ne deri tash, nga ajo që po shihet, sa do të realizohet mbetet të shihet”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo tha se “sa i përket prioritetit, është e vërtetë që Bashkësia Ndërkombëtare insiston dhe kërkon, por absolutisht unë nuk pajtohem me faktin që Kurtit po i shkon gjithë energjia ose koha duke u marrë me dialogun me Serbinë”.

“Në Bruksel ka qenë me i taku edhe komisionerët, Brukseli nuk është vetëm për dialogun por edhe për procesin i cili pashmangshëm është ai i rrugës tonë drejt Bashkimit Evropian dhe mënyrën si po synohet të portretizohet është pak më e rënduar sesa që është”, theksoi ajo.

Sipas Kusari-Lilës, është vështirë të parashikohet se çfarë do të nxirret nga ky takim në Bruksel, por se siç tha ajo mbetet që kryeministri Albin Kurti të flas në Kuvend si para edhe pas takimit në lidhje me qasjen dhe prioritetet.

“Megjithatë, takimi do të jetë, por çka do të nxjerrë është vështirë e parashikueshme, edhe pse nuk shihet shanca që do të ketë përafrim nga çfarëdo aspekti. Takime do të ketë por cili do të jetë rezultati por sa do të mund të arrihet. Kryeministri do të jetë në Kuvend të raportojë para se të shkojë në Bruksel, besoj se do të jetë edhe pasi të kthehet. Mbetet t’i lihet atij të tregojë qasjet dhe pritshmëritë, edhe pse nga ajo që po shihet nuk është se mund të presim shumë nga ky takim në Bruksel”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila as nuk mohoi definitivisht e as nuk pohoi mundësinë për tu bërë pjesë e garës.

Ajo tha për Telegrafin se ende nuk ka vendim final.Megjithatë, siç u shpreh ajo ka kërkuar votën e qytetarëve për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe puna që po bën tani ka peshë e përgjegjësi të madhe.

“Vendim nuk kam, kjo është e sigurt. Por, është sfidë në vetvete se puna që jam tu e kry tash është me peshë e përgjegjësi të madhe. Unë kam kërkuar votë për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës se e kam ditë më herët që nuk do të jem në ekzekutiv. Unë nuk thashë që vendim nuk ka final, por së shpejti do të ketë edhe datë të zgjedhjeve dhe të gjitha partitë do të prezantojë kandidatët e tyre, nëse do të ketë”, tha Kusari-Lila.

LDK’ja nuk zyrtarizon ende kandidatë për kryetarë të Prizrenit

0

Kryesia e LDK-së ka miratuar sot disa kandidatë për zgjedhjet komunale.

Sipas njoftimit të kësaj partie, në Prishtinë do të kandidojë Përparim Rama, në Podujevë, Ekrem Hyseni, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Suharekë, Ardian Shala, në Lipjan, Imri Ahmeti, në Fushë-Kosovës, Burim Berisha, në Viti, Sokol Haliti, në Vushtrri Xhafer Tahiri.

“Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash. Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan. Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Komandanti i FSK-së thotë se siguria në vend është e lartë

0

Qysh para orës 10:00, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama, u shfaq në Kuvend për të raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetët vendosën, ndonëse me pak hezitim, që rrëfimin e Ramës ta dëgjojnë me dyer të mbyllura e pa praninë e mediave, siç u tha për shkak të informatave të ndjeshme.

Pas këtij raportimi vetë gjenerallejtënanti nuk u deklarua, derisa kryetari i trupit parlamentar është i rezervuar. Është diskutuar kryesisht për buxhetin, për të cilin Bekë Berisha, kryetar i Komisionit thotë se nuk është i mjaftueshëm për nevojat e ushtrisë.

Komandanti i FSK-së u ka folur deputetëve edhe për ushtrimin historik në të cilin morri pjesë ushtria “Defender 21” dhe ka siguruar se siguria në vend është në nivel të lartë.

Nuk është diskutuar edhe për veriun dhe dokumentin që kryeministri e ka nisur në prokurori.

Dihet se asnjë nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk e ka humbur jetën si pasojë e pandemisë, megjithëse virusi u ka pezulluar disa ushtrime kësaj force.

Zemaj: LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale

0

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, ka folur pas mbledhjes që mbajtën ku temë kryesore diskutimi kishin zgjedhjet lokale dhe propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash.

Ai ka thënë se shumica e kryetarëve aktualë vetëm se janë rikandiduar për të garuar sërish.

“U dha vlerësimi për disa komuna për avancimin e tyre. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e Kryesisë dhe për këtë do të lëshohet një deklaratë e plotë”.

Zemaj ka thënë se edhe organizimi nëpër degë dhe avancimi i LDK-së për zgjedhjet lokale të vjeshtës ishin temë diskutimi.

“Ka besim të plotë se LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”.

Busti i Skënderbeut do të vendoset në qendër të Budapestit

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, do të vendoset në sheshin qendror të kryeqytetit të Hungarisë, Budapestit.

Rama e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në Facebook, teksa është në vizitë zyrtare në Hungari ku është takuar edhe me kryeministrin Viktor Orban.

Rama ka treguar edhe vendin ku do të vendoset busti i tij.

“Budapest – Aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka thënë ai.

Rekord ndëshkimesh për kundërvajtësit e trafikut, për 8 ditë mbi 13 mijë gjoba

0

Pak më parë ndodhën tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku si pasojë shtatë persona janë lënduar.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai po ashtu njoftoi se Policia ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik.

Tutje, Krasniqi u shpreh se këto ditë ka rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13.319 gjoba të shqiptuara.

“Më herët u njoftuam për tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit). Në tri aksidentet janë përfshirë dymbëdhjetë vetura dhe si pasojë e aksidenteve deri në këto momente, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime.

Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”.

Tri aksidente brenda një kilometri në rrugën Prishtinë-Pejë

0

Tri aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, minuta më parë.

Në njërin aksident janë përfshirë pesë vetura, në tjetrin katër dhe në një tjetër janë përfshirë tri vetura.

Aksidentet kanë shkaktuar edhe kolonë të gjatë automjetesh.

Nga aksidentet ka edhe persona të lënduar.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kamberi: BE duhet t’ia vë kusht Serbisë që të njohë krimet e veta

0

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi bashkë me deputetë tjerë të grupit opozitar në procedurë parlamentare kanë dorëzuar në Kuvendin e Serbisë një rezolutë përmes së cilës kërkohet që Serbia t’i njohë zyrtarisht krimet dhe gjenocidet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Veç kërkesës për ta njohur gjenocidin dhe dënuar atë, kemi kërkuar që ta ndërpresë procedurën e mohimit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe të ndërpresë çfarëdolloj glorifikimi të kriminelëve të luftës, sidomos atyre që janë dënuar me vendime të Tribunalit të Hagës”.

Kamberi thotë se marrë parasysh përbërjen e Parlamentit të Serbisë ku 243 nga 250 deputetë janë të shumicës parlamentare, gjasat janë të pakta që rezoluta të kalojë.

“Nuk presim që do të ketë përkrahje nëse s’ka trysni nga bashkësia ndërkombëtare. Si grup parlamentar opozitar ne kemi vendosur që në këto momente kur u dha edhe verdikti final për kriminelin e Bosnjës të nisim procedurën”.

Kamberi në Info Magazine tha se në Serbi krimineli që dje u ridënua përjetësisht në burg, Ratko Mlladiq, po portretizohet si hero në shtypin e kontrolluar nga presidenti Vuçiq.

Deputeti shqiptar po vlerëson se s’ka asnjë lëvizje pozitive të Serbisë drejt pranimit të gjenocidit në shtetet ku u kreu.

“BE duhet ta detyrojë Serbinë ose t’ia vendosë kusht njohjen e krimeve për t’u anëtarësuar”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort