Home Blog Page 4478

I ofroi 20 euro ryshfet policit të Kosovës, arrestohet një person

0

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të Shqipërisë, pasi në pikë-kalimin kufitar, ka ofruar ryshfet për të kaluar pa dokumente përkatëse.

Sipas njoftimit, shtetasi i Shqipërisë i ofroi një zyrtari policor 20 euro ryshfet, për çka u arrestua menjëherë

“Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Infektologu kosovar tregon se kur mund të shpallet mbyllja e pandemisë

0

Norvegjia këto ditë e ka shpallur të mbyllur pandeminë.

Pasi numri i të infektuarve është i ulët pritet që një vendim i tillë të merret edhe nga vendet e tjera.
Sot, për emisionin #gjesi në një lidhje direkte infektologu Izet Sadiku ka treguar se kur mund të merret ky vendim në vendin tonë.

“ Në qoftëse për 28 ditë nuk ka asnjë rast, atëher mund të konsiderohet shpallja për mbylljen e pandemisë”, tha ai në T7.

Dita e Paqes, të hënën pushim për shkollat në Kosovë

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), që të premten (11 qershor 2021), në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.

Për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021.

Po ashtu, MASHT-i inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse.

LDK prezanton 8 kandidaturat e para për zgjedhjet lokale

0

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike 8 kandidatët e parë për zgjedhjet lokale, përcjell albinfo.ch.

Abdixhiku: Po vjen rikthimi i madh

Kandidatët janë: Gazmend Muhaxheri (Pejë), Përparim Rama (Prishtinë), Ekrem Hyseni (Podujevë), Ardian Shala (Suharekë), Imri Ahmeti (Lipjan), Burim Berisha (Fushë-Kosovë), Sokol Haliti (Viti), Xhafer Tahiri (Vushtrri).

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi tha se rikthimi i madh po vjen.

“Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm – kryetarë që i kërkojmë e i kemi kërkuar kaherë. Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen. Të tjera kandidatura shumë shpejt”, u shprehë Abdixhiku.

Dërgonte në Austri kusherinj pa letra e i paguante pak, kosovari detyrohet t’ua paguajë 155 mijë euro punëtorëve

0

Një 41-vjeçar nga Kosova të mërkurën në gjykatën rajonale në Feldkirch u dënua me tre vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore.

Ai kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët, shkruan orf.at

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre, përcjell albinfo.at

I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

I kishte sjell kushërinjtë ilegalisht në Voralberg

Kosovari ngarkohej edhe me edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. I pandehuri mori dënimin prej tri vitesh burg. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij: Shifra është rreth 155 mijë euro.

Kurti gati për Samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor, ndalet në Prizren për të shënuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

0

Sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mbahet Samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor.Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili veçse e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkaq, sot, gjatë rrugës, ai është ndalur edhe në Prizren, për të shënuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

 

Ekspertja e kriptovalutave: Të ardhurat në Shqipëri nga Bitcoin janë sa një e treta e buxhetit të shtetit

0

Pandemia na bëri të gjithë më të kursyer. Pasiguritë në rritje bënë që të mos shpenzojmë për mallra luksi, por edhe për udhëtimi për shkak të kufizimit të lëvizjeve.

Sot duket se jemi në një realitet të ri. Një pjesë e jona kanë disa para mënjanë. Ndoshta po mendojnë si t’i investojnë dhe nuk dinë se ku.

Kohët e fundit gjithmonë e më shumë po flitet për Bitcoin apo edhe për kriptovalutat e tjera.

Pikërisht për këtë temë u fol këtë të mërkurë në A2 CNN u diskutua për alternativat e investimit të kursimeve, në varësi edhe të shumave që keni; riskun që do të hasni dhe sa do të merrni mbrapsht si normë kthimi.

Por, a janë sot shqiptarët të interesuar për Bitcoin? Denisa Kele, eksperte për kriptovalutat, u shpreh se interesi është rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit. Madje, Kele theksoi se Të ardhurat në Shqipëri nga Bitcoin janë sa një e treta e buxhetit.

“Absolutisht po. Ky është një trend gjithë kohës në rritje. Unë kam hapur portofolin tim 4 apo 5 vite më parë. Në atë kohë, shumica nuk e dinë se çfarë ishte, se si mund ta përdorin dhe çfarë mund të përfitonin. Sot, unë mund të them me bindje se shumica e të rinjve shqiptar e kanë mjet të ardhurash mujore. Gjithashtu edhe prodhimi i kriptomonedhave, sot po gjeneron shumë para në Shqipëri.

Të ardhurat në Shqipëri nga Bitcoin janë sa një e treta e buxhetit shqiptar që do të thotë se investimi është i madh. Po flasim për ata që kanë hyrë në treg dhe nuk mund të rrezikojnë, por edhe për individë që kanë vite që janë futur në treg dhe investojnë edhe 100 deri në 200 mijë euro. Të rinjtë investojnë më shumë te monedhave që e kanë vlerën e vogël, pasi nuk duan të rrezikojnë”, u shpreh ekspertja Denisa Kele.

Ndërkohë, edhe Besart Hajrizi, ekspert për kriptovalutat në Kosovë, u shpreh se interesi është rritur ndjeshëm mes të rinjve. “Ka pasur një rritje të interesimit tek të rinjtë edhe në Kosovë, duke marrë parasysh faktin se shumica e të rinjve kanë qenë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë dhe mundësia për t’u futur në investime të tilla ka qenë e madhe. Sa i përket shumave që investohen është e vështirë për t’i përcaktohen, por ato variojnë nga kuleta e qytetarëve. Unë them se kryesisht shumat e investimeve variojnë nga një mijë deri në 10 mijë euro në Kosovë. Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia e investimeve edhe të shumave të mëdha”.

SHBA do të blejë 500 milionë vaksina Pfizer për t’i ndarë me vendet e tjera

0

Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për COVID-19 për t’i ndarë falas në 92 vende me të ardhura më të ulëta dhe në vendet e Bashkimit Afrikan gjatë vitit të ardhshëm përmes aleancës globale COVAX, tha një person me njohuri mbi këtë çështje.

Presidenti Joe Biden ka në plan ta bëjë njoftimin të enjten në një fjalim para fillimit të takimit të Grupit të Shtatëshes. Dyqind milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – do të ndahen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër do të dhurohet në gjysmën e parë të vitit 2022, tha i njëjti burim për agjencinë Associated Press.

Këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti Biden ishte i përkushtuar për ndarjen e vaksinave sepse kjo ishte në të mirë të shëndetit publik dhe interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Presidenti Biden ndërmori udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ai po synon të tregojë “se demokracitë janë vendet që mund të japin zgjidhjen më të mirë për njerëzit kudo që ndodhen”.

“Siç tha presidenti në fjalimin e tij në seancën e përbashkët në Kongres, ne ishim”arsenali i demokracisë “në Luftën e Dytë Botërore,” tha zoti Sullivan. “Ne do të jemi” arsenali i vaksinave “gjatë kësaj periudhe për të ndihmuar në dhënien fund të pandemisë”.

Lajmi për planin e ndarjes së vaksinave Pfizer u konfirmua për agjencinë Associated Press nga një person me njohuri për këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti përpara njoftimit zyrtar të presidentit. Lajmi u raportua për herë të parë nga gazeta Washington Post.

Njoftimi vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë parashtroi planet e saj për të dhuruar një shumë fillestare prej 25 milionë vaksinash jashtë vendit, kryesisht përmes programit COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, duke premtuar vaksina për Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore, Azinë, Afrikën dhe vende të tjera, ndër to edhe Kosovën, në një kohë mungesash të dukshme të vaksinave jashtë vendit.

Në total, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të ndarë 80 milionë doza në botë deri në fund të qershorit, shumica përmes programit COVAX. Zyrtarët thonë se një e katërta e dozave të tepërta të vendit do të mbahet rezervë për raste emergjente dhe se SH.B.A. do të ndajnë pjesën tjetër drejtpërdrejt me vendet aleate dhe partnere.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu u ka dërguar doza aleatëve duke përfshirë Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Ukrainën.

Globalisht, prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 3.7 milionë vdekje të konfirmuara nga COVID-19 dhe janë infektuar më shumë se 174 milionë njerëz./VoA

Lista e qytetarëve që do ta marrin dozën e dytë të vaksinës sot

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e qytetarëve që do ta marrin dozën e dytë të vaksinës Anti-COVID sot.

Nga MSH kanë thënë se qytetarët që nuk janë pjesë e listës së publikuar por janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, janë duke u kontaktuar përmes telefonit.

Njoftimi i plotë:

Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e enjte, 10 qershor, 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi.

Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

​22 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse, Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë, kishte miratuar rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort