Home Blog Page 4477

Vdes pronari i restaurantit ku kishte ndodhur shpërthimi në Ferizaj, Genc Sopa

0

Pronari i restaurantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa ka ndërruar jetë në spitalin e Turqisë.

Sopa kishte marrë plagë të rënda pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në janar të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Shpërthimi kishte ndodhur në restorantin “Steakhouse’ në lagjen ‘Village’. 42 persona ishin plagosur kurse 11 ishin në gjendje më të rëndë.

Postimi i plotë i Aliut:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë të qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij i pastër!

Ngushëllime të sinqerta! /Telegrafi/

Nga nesër në Prizren, fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër Covid-19

0

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka ftuar qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me datën 02.04.2021 dhe Pfizer me datën 14.05.2021, që nesër, e premte 11 qershor 2021, të paraqiten në sallën sportive “Sezai Suroi” Prizren, për marrjen e dozës së dytë.

Orari i punës 07:00-19:00, ka njoftuar drejtori Elezkurtaj.

Paraburgim ndaj një personi në Prizren, rrahu gruan dhe vajzën

0

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit Y.P për lëndim trupor, gjegjësisht për dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit Y.P., ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 07 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me të dëmtuarat – bashkëshorten e tij dhe vajzën e tij, e të cilat janë viktima të ndjeshme, ashtu që i pandehuri me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimi fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave brenda një marrëdhënie familjare.

“I pandehuri Y.P., fillimisht hyn në dhomën e të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, nga e cila kërkon që të pastron shtëpinë e cila i thotë të pandehurit se ka pastruar, në atë moment i pandehuri të dëmtuarën e godet me grushte mbrapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në atë moment e godet edhe të dëmtuarën – vajzën e tij, duke e kap për flokë dhe më pas e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si rrjedhojë e kësaj të dëmtuarave i shkakton lëndime trupore”.

Në njoftimin për media thuhet “a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që çështja penale është në fazën fillestare, dhe për sqarimin e rastit duhet të merren edhe veprime tjera si; të dëgjohen të dëmtuarat, duhet të merret ekspertiza përkatëse lidhur me lëndimet, dhe veprimet tjera me qëllim të zbardhjes së rastit”.

Në njoftim po ashtu thuhet se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh se i pandehuri ka ushtruar dhunë brenda familjes së tij ndaj viktimave të ndjeshme, këto tregojnë rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të përsërisë veprën penale.

Nga të lartë cekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen vetëm tre pacientë me Covid-19

0

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 114 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19.

Sipas njoftimit 35 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 85 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

 

 

“Në bazë të raportit të punës për datën 10 qershor 2021, në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme tretman mjekësor po marrin 114 persona. Prej tyre, 35 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 85 nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 114 pacientë në trajtim nga COVID-19

“Në bazë të raportit të punës për datën 10 qershor 2021, në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme tretman mjekësor po marrin 114 persona.

Prej tyre, 35 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 85 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

 

 

Në QKUK janë të shtrirë 78 pacientë:

19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

64 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 19 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë

 

 

Klinika e Gjinekologjisë, asnjë pacient

Klinika e Pediatrisë, asnjë pacient

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 36 pacientë:

16 të konfirmuar pozitivë

21 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, asnjë pacient

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, asnjë pacient

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë

Lëmosha e Kroacisë, 10 mijë vaksina anti-Covid falas për Kosovën

0

Kroacia do t`ia dhurojë falas 10 mijë vaksina anti-Covid, Kosovës.

Kjo si rezultat i ujdisë të arritur mes të dyja shteteve.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar këshilltari në Ministrinë e Shëndetësisë, Sami Uka.

“Marrëveshja është nënshkruar, por nuk kemi informacion që kanë ardhë ende”, u shpreh ai.

Donacione të kësaj natyre, Kosova, ka pranuar edhe më herët.

Bashkimi Evropian nëpërmjet disa kontigjenteve ka sjellur afro 100 mijë doza të vaksinave lëmoshë.

Ndryshe, që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar 88 mijë e 400 qytetarë.

Mehaj: 5 milionë euro do të shfrytëzohen për blerje ushtarake

0

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se pas rishikimit të buxhetit aktual, shumën 5.2 milionë euro do ta shfrytëzojnë për blerje ushtarake, pasi kjo shumë e parave ishte planifikuar për shpenzime të panevojshme.

Në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se blerjet ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë dhe aleatët tjerë.

“Të dashur qytetarë, pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurimit për vitin 2021, në proces të rishikimit të buxhetit aktual, kemi arritur që shumën prej 5.2 milion euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, ta ri-destinojmë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake (The Foreign Military Sales- FMS) me qëllim të rritjes së aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Blerjet tona ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikanë dhe aleatët tjerë.
Si ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë drejt anëtarësimit të vendit në NATO”, ka thënë ministri Mehaj.

IPK rekomandon suspendimin e policit që arrestoi Faik Fazliun në Prizren

0

Për rastin e arrestimit të Faik Fazliut, IPK ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas komunikatës për media nga IPK, rasti i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

“IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”, thuhet nga IPK.

Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë ka pranuar ankesën e Faik Fazliut bashkangjitur me raportin mjekësor, lidhur me pretendimet e tij ndaj zyrtarit policor dhe eprorit të policisë së Prizrenit, në ditën kur u arrestua në një lokal në Prizren.

Ish-kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu, ka mohuar se ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar.

Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor

Video virale, shikoni gëzimin e këlyshit kur fqinji shkon ta shëtisë

0

Videoja që tregon gëzimin e qenushit të vogël
Një qenush i vogël, me gëzof të bardhë, ka vjedhur zemrat e shikuesve në një video, e cila u bë virale e që tregon reagimin e tij kur fqinji i tij erdhi për ta shëtitur, përcjell albinfo.ch.

Theksohet se videoja u shpërnda për herë të parë në Reddit nga MitchMelly, duke treguar një burrë që shkon për të ecur me qenin e fqinjit të tij të moshuar, një Coton de Tulear, shumë i ngazëllyer dhe i lezetshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se derisa fqinji arrin, qeni dëgjon zhurma dhe menjëherë fillon të tundë bishtin e tij dhe të shikojë nga dritarja.

Duke tundur bishtin e tij, duke kërcyer lart dhe duke vrapuar, qeni e di saktësisht se sa është ora dhe se është koha e ecjes.

Videoja vazhdon të tregojë se qeni gëzohet gjithnjë e më shumë, duke u përpjekur të ulet me durim, por duke u rrëshqitur në dyshemenë me pllaka duke lëvizur çdo pëllëmbë të trupit të tij me gëzof dhe duke tundur bishtin.

MitchMelly, i cili e ka shpërndarë videon, ka shkruar “çdo mëngjes e shëtis qenin e fqinjit tim të moshuar para se të shkoj në shkollë. E dua shumë reagimin e tij kur unë arrij”.

Vajza e Jakup Krasniqit: Pakot me gjërat esenciale ia dërgonim në Hagë përmes Ministrisë, Gërvalla na e ndaloi

0

Vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i arrestuar nga Gjykata Speciale gati 8 muaj më parë, ka thënë se pakot me gjëra esenciale për babain e saj, deri më tani i kanë dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, por që është marrë vendim që ato të mos dërgohen më përmes MPJ-së.

Gresë Krasniqi ka shkruar se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka marrë vendim që këto pako të mos dërgohen më përmes Ministrisë së saj tek të paraburgosurit në Hagë.

Ajo ka thënë se Ministrja Grëvalla duhet t’i lë anash inatet personale, ose di të përgjigjet për veprimet e saj.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj.
Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj!
Krejt dhe Zhdrejt!”, shkroi ajo në Facebook.

Kujtojmë se më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Ekstradohet nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë i dyshuari për vrasje të rëndë

0

Një person është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi në këtë shtet dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë vitin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përderisa ka thënë se ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike.

Postimi i saj i plotë:

Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort