Home Blog Page 4476

Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë mund të përmbyllet brenda 2021

0

Skënder Hyseni, ish-kryenegociatori i Kosovës në fazën e parë të dialogut me Serbinë, në një intervistë për Euronews Albania, shprehet se procesi mund të përmbyllet edhe brenda këtij viti.

“Dialogu duhet të përmbyllet patjetër me njohje të ndërsjellë, përfundimi I këtij dialogu nuk duhet të lërë asnjë aspekt të konflikt mes Serbisë dhe Kosovë të pazgjidhur. Kemi momentin dhe nëse ne do të dimë ta shfrytëzojmë mund ta përmbyllim procesin Brenda këtij viti dhe nuk e shoh aspak të pamundur që Kosova dhe Serbia deri në fund të vitit të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare”, theksoi z. Hyseni.

Por kjo sipas tij, kjo varet nga fakti nëse kryeministri Albin Kurti është i ndërgjegjshëm se duhen zbatuar marrëveshjet dhe porositë e SHBA. Gjithashtu sipas z. Hyseni, Kurti duhet të heqë dorë nga arroganca që ai dhe Vetëvendosje po tregojnë si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme.

“Shpresoj dhe uroj shumë që qeveria e Kosovës ta kuptojë se sa e rëndësishme dhe e dobishme është për Kosovën që të vazhdohet aty ku ka mbetur, me atë kornizë të parimeve themelore që është shumë e qartë dhe të synohet harmonizimi i marrëveshjeje të përgjithshme që patjetër duhet të jetë dhe njohje reciproke”, deklaroi z. Hyseni

Sipas ish-kryenegociatori nga takimi i 15 qershorit në Bruksel nuk pritet “asgjë spektakolare” pasi “efektivisht është vazhdim i dialogut që ka filluar në korrik të vitit të kaluar”. Z. Hyseni duke folur për takimin që ka pasur me z. Kurti thotë se i ka dhënë atij këshillat më të sinqerta se si duhet të trajtohet problemi me Serbinë dhe mbi cilat parime duhet të vazhdohet dialogu.

“Kosova duhet të tregojë seriozitet në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të trajtojë me mospërfillje marrëveshje e saj që i ka ratifikuar në Kuvend. Nuk funksionon kështu politika e jashtme e asnjë vendi, e sidomos politika e një vendi që ende nuk e ka përmbyllur statutin e vet”, shton ai.

Kosovës sipas z. Hyseni nuk i intereson që të zvarrisë dialogun pasi është vetëm ajo që e pëson keq. “Është në interesin jetik të Kosovës që ta mbyllë sa më parë këtë konflikt me Serbinë dhe të fokusohet në çështje të tjera madhore për konsolidimin e shtetit”, deklaron ai.

Sipas tij Kosova “nuk mund ta luajë pavarësinë totale në politikën e jashtme”. Ai theksoi se pakoja Ahtisari nuk është një marrëveshje ndërkombëtare por një raport për zgjidhjen e problemit të Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe me Rambujenë, e cila është tërësisht e tejkaluar dhe nuk ka nevojë të zbatohet asgjë nga ajo marrëveshje. Ndërsa për rezolutën 1244, z. Hyseni tha se do të pushojë së ekzistuari vetëm atëherë kur të aprovohet një rezolutë e re në OKB ku do të konstatohet se misioni i UNMIK në Kosovë ka përfunduar.

Kurti s’pranoi të firmoste deklaratën e përbashkët meqë nuk shkruhej ‘’Republika e Kosovës’’, thotë mediumi serb

0

Duket se Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka përfunduar sot pa një deklaratë të përbashkët.

Kështu sipas raportimeve të mediumit serb Tanjug, ku thotë se deklarata nuk u miratua meqë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi në momentin e fundit, që në dokument të shkruhej ‘’Republika e Kosovës’’.

Ndërsa thirret në burime të saj, Tanjug tutje thotë se ajo deklaratë është harmonizuar për ditë me radhë, por miratimi i saj u braktis sot.

Ndërkohë Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se Samiti i Ballkanit Perëndimor ishte më i vështirë nga sa priste dhe se më shumë arsye u transferuan në fushën e politikës sesa diskutuan tema ekonomike.

Cilat masa duhet të ndërmarrin institucionet për zvogëlimin e numrit të aksidenteve

0

Aksidentet e shumta në komunikacion ‘përgjakën’ rrugët e Kosovës ditët e fundit, duke shkaktuar shumë viktima dhe të lënduar.

Një familje katër anëtarëshe nga Ferizaj u shua plotësisht pas një aksidenti që ndodhi ditë më parë në fshatin Koshare të këtij Ferizajt.

Edhe pasditja e djeshme po ashtu u shoqërua me aksidente të rënda në Komaran dhe Istog ku pati shumë të lënduar dhe dëme materiale.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, duke folur në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, rënditi një sërë faktorësh që po qojnë në një numër të lartë të aksidenteve.

“Faktorët që shkaktojnë aksidentet janë faktori njeri, faktori rrugë, faktori automjet, faktori komunikacion dhe faktori incident” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Tutje Dedaj tha se duhet të merren disa masa emergjente për përmirësimin e situatës në komunikacion.

Dedaj tha se duhet të krijohet një strategji 10 vjeçare në komunikacion, strategji e cila të zbatohet nga institucionet qeveritare.

“Së pari duhet të krijohen institucionet e sigurisë së komunikacionit pastaj të krijohet strategjia 10- vjeçare, strategji të cilën duhet ta ekzekutojnë institucionet qeveritare në mënyrë që të zvogëlohen numri i aksidenteve për 50%’ deklaroi ai.

Nol Dedaj, ekspert komunikacioni Nga Policia e Kosovës vazhdimisht po bëhet apel për kujdes për drejtuesit e automjeteve.

“Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurti propozon Marrëveshje të Evropës Juglindore për Tregti të Lirë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka propozuar një Marrëveshje të Evropës Juglindore për Tregti të Lirë (SEFTA) si kornizë të re bashkëpunimi për të ardhmen në Ballkanin Evropian.

Sipas propozimit të tij, në SEFTA do të përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, bazuar në një marrëdhënie të veçantë me Bashkimin Evropian, ngjashëm sikur marrëveshja e Zonës Ekonomike Evropiane – EEA.

Pas krijimit të saj, sipas Kurtit, do të zgjeroheshin katër liritë e BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit në të gjitha vendet anëtare.

“Kjo marrëveshje do të modelohet në Marrëveshjen aktuale EFTA-EEA e cila do të parashikonte që Ballkani Perëndimor dhe BE të ecnin përpara së bashku duke u bazuar në legjislacionin e BE-së. Marrëveshja do të kishte një strukturë të ngjashme institucionale të modeluar rreth EEA-së që do të përbëhej nga Këshilli, Komiteti i Përbashkët, Gjykata, Sekretariati dhe autoriteti i Mbikëqyrjes, ndër të tjera. Marrëveshja do t’i përgjigjej gjithashtu ‘Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor’, i cili synon të mobilizojë deri në 9 miliardë euro në fonde në këtë dekadë”, ka thënë Kurti. “Duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë dhe ekspertizës brenda rajonit, marrëveshja me BE-në do të parashikonte një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen; kjo është thelbësore nëse do të kemi një treg të përbashkët që funksionon në mënyrë të drejtë dhe parimore”.

Sipas Kurtit, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të mund të zhvillonin një samit të veçantë në vitet 2024 dhe 2027 “për ta vlerësuar nivelin e gatishmërisë për anëtarësim të plotë në BE”.

“Republika e Kosovës është e interesuar të anëtarësohet në BE dhe të kontribuojë në rritjen e saj të vazhdueshme. E mirëpresim mundësinë për të punuar ngushtë me të gjithë fqinjët tanë rajonalë në lehtësimin e anëtarësimit tonë kolektiv në BE. Propozimi ynë është i guximshëm, por të tilla janë edhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Ne jemi të bindur që nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët”, ka përfunduar ai.

Propozimi i Kurtit ka ardhur pasi është shprehur se pengesa kryesore për bashkëpunim rajonal është mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Qasja aktuale ndaj bashkëpunimit rajonal ndikohet negativisht nga mosmarrëveshjet politike që e kanë penguar bashkëpunimin dhe i kanë ngritur dyshimet dhe pasiguritë në lidhje me të ardhmen. Për t’i zgjidhur këto probleme, ne së pari duhet ta pranojmë hapur burimin e tyre, pa ekuivoke ose finesë. Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë”, ka thënë ai duke vazhduar se Kosova në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) është e trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë.

“Në formën e saj aktuale, CEFTA nuk mund ta përgatisë rajonin për anëtarësim në BE. Kemi nevojë për përmirësim dhe përshpejtim. Në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, të gjitha iniciativat shndërrohen në mosmarrëveshje në lidhje me terminologjinë. Duke i pasur parasysh këto fakte, nuk mund të pretendojmë që iniciativat e ardhshme do t’i zgjidhin pengesat aktuale, përveç nëse e ndërrojmë kornizën aktuale të bashkëpunimit. Për më tepër, korniza aktuale nuk i adreson çështjet që ndërlidhen me pjesëmarrjen demokratike, ballafaqimin me të kaluarën, luftën kundër korrupsionit, llogaridhënien nga qeveria, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias”, ka thënë ai.

Vuçiqi thërret Kurtin të mos niset në Bruksel nëse mendon të flasë për njohje

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendin e tij e pret dialog i vështirë me Kosovën.

Ai në hapje të një fabrike gjermane në Serbi, të enjten, ka folur edhe për dialogun që do të rinisë më 15 qershor në Bruksel, mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka “porositur” palën kosovare që mos t’ia mësyjë Brukselit nëse mendon të imponojë temat për të cilat flet, duke iu referuar kështu njohjes reciproke mes dy vendeve, njofton agjencia Tanjug.

Krerë të institucioneve kosovare, por edhe shumicës së atyre ndërkombëtare, thonë se finalja e gjithë procesit të dialogut duhet të jetë njohja mes dy vendeve, gjë që Vuçiqi në vazhdimësi ka thënë se nuk do ta bëjë derisa të mbajë postin që ka.

Kosova pranon 10 mijë vaksina donacion nga Kroacia

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Naser Ramadani, pritën në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić për të pranuar 10 mijë vaksina si donacion nga shteti i Kroacisë.

Ministri Vitia shprehu mirnjohjen dhe respektin më të thellë për ndihmën dhe përkrahjen nga shteti kroat në luftimin e Pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Naser Ramadani, pritën në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić për të pranuar 10 mijë vaksina si donacion nga shteti i Kroacisë.

Kjo ndihmë simbolike nga shteti Kroat forcon ende më shumë bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e popullit kroat në përballje me COVID-19.

Në këtë vizitë, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministri Vitia theksoi mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik. Tutje Ministri Vitia informoi ambasadoren rreth Planit Kombëtar të Vaksinimit, ku së shpejti do të fillohet me vaksinimin në masë dhe të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas planit.

Ambasadorja Danijela Barišić theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.

Kurti nesër do të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë

0

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare nga ora 10:00.

Sipas në njoftimi nga Drejtoria për Media në Kuvendin e Kosovës, në rend të ditës do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi i plotë:

Seanca plenare e Kuvendit

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

“Dil jashtë, mos rri këtu”, paraburgim për prizrenasin që deshi ta dëbojë nënën nga shtëpia

0
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një person që e kapi për krahu nënën e tij dhe deshi ta dëbojë nga shtëpia.

Sipas njoftimit i dyshuari pas një mosmarrëveshje me nënën e tij, e kishte kapur për krahu atë, e kishte shtrënguar dhe i kishte thënë që të dal nga shtëpia.

“- Me datë 5 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, i pandehuri T.K., fillimisht e ofendon nënën e tij dhe pastaj i drejtohet me fjalët “dil jashtë, mos rri këtu,” më pas e kap për krahu dhe e shtrëngon me forcë me qëllim për ta dëbuar jashtë shtëpisë , me të cilat veprime tek e dëmtuar ka shkaktuar shqetësim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 10 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 08.06.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 07.07.2021, ndaj të pandehurit T.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale të: dhunës në familje nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit T.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 5 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, i pandehuri T.K., fillimisht e ofendon nënën e tij dhe pastaj i drejtohet me fjalët “dil jashtë, mos rri këtu,” më pas e kap për krahu dhe e shtrëngon me forcë me qëllim për ta dëbuar jashtë shtëpisë , me të cilat veprime tek e dëmtuar ka shkaktuar shqetësim.

– Kurse me datë 07 qershor, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake lidhur me jetën e tyre të përbashkët në familje,, i pandehuri në gjendje të dehur e keqtrajton emocionalisht nënën e tij, me fjalët “ po du vetë me jetu, kam me ju mbytë krejtve, ti shko në polici me më lajmërua, por unë kur të dal kam me ju mbytë krejtve”, ndërsa ndërmerr veprimin që ta keqtrajtoj fizikisht të dëmtuarën e cila ik në dhomën e saj, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh se i pandehuri ka ushtruar dhunë brenda familjes së tij ndaj viktimës së ndjeshme – nënës së tij, dhe nga sjellja e mëparshme e të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si kryerës i shumë veprave penale të kësaj natyre.

Andaj, nga të lartë cekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale.

Bërnabiqit i duket provokim paraqitja e Kosovës si shtet në Samitin e Tiranës

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka quajtur provokim pikëpamjet e Kurtit për bashkëpunim rajonal.

Sipas saj, Kurti e paraqiti Kosovën si partnere të barabartë të Serbisë, porse ajo ka thënë se të dyja vendet nuk mund të jenë të barabarta.

Bërnabiq ka deklaruar se Serbia është e njohur dhe Kosova jo.

“Kishte disa provokime nga ana e tij në mënyrën se si e sheh bashkëpunimin rajonal. Mirëpo ai e ka marrë përgjigjen e merituar. Është mirë që këto gjëra t’i lëmë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Pritje e ngrohtë për Kurtin nga Rama në Tiranë (VIDEO)

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë këtë të enjte në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai është pritur ngrohtë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Prej momentit të hyrjes në objektin ku është mbajtur samiti, e deri brenda Rama ka shoqëruar Kurtin dhe asaj rruge kanë shkëmbyer ca fjalë.

Ngjashëm Rama ka pritur edhe të gjithë kryeministrat e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort