Home Blog Page 4475

Liturgjia në Kishën Ortodokse Serbe, Çeku: Policia s’e dinte, shkelje e rregullave të sigurisë publike

0

Gjatë ditës së sotme është mbajtur liturgjia në Kishen serbe e cila gjendet brenda Kampusit Universitetit të Prishtinës.

Kjo ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik, si nga opozita, shoqëria civile dhe organizata të ndryshme.

E reagimi i parë nga Qeveria lidhur me këtë ngjarje ka ardhur nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se policia nuk ishte e njoftuar për mbajtjen e kësaj ngjarje.

“Gjatë ditës së sotme jemi njoftuar për një aktivitet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë të zhvilluar në strukturën e papërfunduar, e cila ishte ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit represiv serb mbi Kosovën. Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për mbajtjen e këtij aktiviteti dhe kjo përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike në Kosovë”.

Çeku theksoi se prona ku është ndërtuar kisha aktualisht është në procedurë kontestimore.

Ai bëri thirrje që asnjëra palë e cila është pjesë e procedurës gjyqësore të mos ushtrojë presion mbi gjykatat.

“Prona ku është ngritur struktura e papërfunduar aktualisht është në procedurë kontestimore dhe ku paditës është Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për këtë arsye, asnjëra palë që është pjesë e procedurës gjyqësore nuk guxon të ushtrojë presion mbi gjykatat. Bëjmë thirrje që situatat e tilla të mos përsëriten dhe palët e interesit në këtë rast gjyqësor të përmbahen nga ushtrimi i presionit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi institucionet e drejtësisë”.

“Liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjitha mekanizmat institucional. Mirëpo, veprimtaria fetare nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe as të cënojë rendin, ligjin dhe drejtësinë. Për paqen që e gëzojmë sot kemi paguar çmim të lartë, prandaj institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë veprime që cënojnë sigurinë publike, ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit dhe nxisin konflikte duke e rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve”.

Përqafimi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë fotografi ku shihet përqafimi mes Ramës dhe Kurti, kryeministri shqiptar e ka shoqëruar me dy flamujt shqiptarë – atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky takim është mbajtur gjatë ditës së sotme në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Xhafer Tahiri: Nuk bëhet fjalë për shkarkim të Agim Veliut nga LDK

0

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.

“Ky vendim që është marrë dje ka të bëjë me caktimin e kandidatit për kryetar të Podujevës dhe me menaxhimin e procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës”.

Tahiri thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe me vetëm një votë kundër dhe sipas tij qëllimi është që LDK të rikthehet me fitore në Llap.

“LDK për herë të parë pas luftës e ka marrë me shumë seriozitet procesin e zgjedhjeve lokale duke u përgatitur sa më herët dhe sa më mirë që është e mundur në mënyrë që të kemi një rikthim të madh të partisë ën këto zgjedhje”.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se askush nuk mund ta kontestojë kontributin e Agim Veliut ndër vite në LDK.

Tahiri tha se nëse ai do të ishte humbës, nuk do të synonte pozita udhëheqëse.

Pas shkarkimit të Agim Veliut, Isa Mustafa i reagon ashpër Lumir Abdixhikut

0

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbrëmë ka vendosur që kryetar i Degës së LDK-së, e po ashtu edhe kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës të jetë, Ekrem Hyseni.

E, me vendosjen e Hysenit në pozitën e kryetarit të degës së LDK-së, Agim Veliu nuk do të jetë më kryetar i kësaj dege.

Për këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur ish- kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa, ka thënë se nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur mbrëmë.

Madje ka shtuar se kjo nuk i bën aspak mirë LDK-së, dhe është një komplikim i situatës.

“Nuk e kam as vet të qartë se çfarë ka ndodhur në rastin e Podujevës. Është një komplikim pa nevojë i situatës atje që nuk i bën mirë LDK-së”, ka thënë Mustafa për FrontOnline.

Mustafa, është pyetur edhe për kandidatët për kryetar të komunave që janë zyrtarizuar në mbrëmjen e djeshme nga kjo parti, por nuk ka dhënë përgjigje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë , por se është vetëm kalim i kompetencave.Sipas tij, kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

“Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, ka deklaruar Abdixhiku.

Agim Veliu, vendimin e LDK-së e ka quajtur ilegal, duke thënë se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

“Është ba një marrëveshje pa pëlqim. Kemi qenë duke diskutuar me e ba një marrëveshje të madhe e mi tejkalu të gjithat. Ata sot paskan marrë vendim ilegal, ilegjitim për mua. Është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Nuk ka të drejtë askush pa proces me e ndryshu kryetari, me zgjedhë, shkarku ose me e ngarku. Për këtë punë është Kuvendi”, ka thënë Veliu.

Ai është shrehur se në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me një vendim të tillë

Biden: ShBA do të dhurojë 500 milion vaksina Pfizer, e kemi përgjegjësi humane

0

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka folur në lidhje me dhurimin e 500 miliard vaksinave Pfizer për mbi 90 vende të varfra të botës.

Biden tha se SHBA: “Ne e dimë tragjedinë, por gjithashtu dimë dhe rimëkëmbjen. Është përgjegjësia jonë, e kemi detyrim human për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish”.

Presidenti amerikan tha se ai diskutoi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson sesi së bashku të dy kombet mund të “udhëheqin përpjekjen globale kundër Covid-19”.

BE: Lajçak dhe Palmer takuan krerët e Kishës Serbe për të marrë mbështetjen e tyre për dialog

0

Në vizitën e tyre të përbashkët në dy vendet ballkanike, Kosovë dhe Serbi, emisari i Bashkimit Europian Mirsolav Lajçak bashkë me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer vendosën që të pyesnin krerët fetarë të Serbisë për një proces të rëndësishëm politik përmes së cilit po synohet të zgjidhet një mosmarrëveshje e thellë mes dy popujve.

Dy diplomatët nuk e bënë të njëjtën gjë edhe në Kosovë dhe madje BE nuk ka as përgjigje për mungesën e takimit me krerët islamikë dhe katolikë.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për portalin Klankosova.tv nuk tregoi arsyen për një veprim të tillë dhe as pse duhet të merret përkrahje për një proces politik nga udhëheqës fetarë.

“Ishte një takim i përbashkët i Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së Matthew Palmer me udhëheqësit e rinj të Kishës Ortodokse Serbe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për të marrë mbështetjen e tyre”, ishte përgjigja e BE-së.

Për këtë takim pati kritika ditë më parë nga shkencëtari i politikës dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jasmin Mujanoviq, i cili e quajti edhe budallallëk promovimin e institucioneve fetare si aktorë politikë.

“Me të vërtetë ky ishte një vendim i tmerrshëm nga të gjithë të përfshirët. As BE-ja, as SHBA-ja nuk duhet të hyjnë në biznesin e promovimit të institucioneve fetare si aktorë politikë. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajçak dhe Palmer. Këtë budallallëk (pra takimin me liderë fetarë për të diskutuar rreth politikës – v.j.) mund ta prisnim prej Lajçakut dhe BE-së, por administrata Biden do të duhej ta dinte më mirë”.

Klinaku: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë “ma jep letërnjoftimin”

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas meshës së mbajtur nga serbët në Kishën e cila gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Faton Klinaku, i cili është edhe ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së është shprehur në një formë ironike.

Në lidhje me meshën e mbajtur sot në Kishën Ortodokse serbe në Prishtinë ka pasur reagime të shumta.

Por, akoma nuk ka ndonjë reagim nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ministria e Drejtësisë merr përsipër dërgesat e të akuzuarve në Hagë, të hënën mbahet takim me familjarët

0

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se aktualisht nuk është duke shërbyer si rrugë përmes së cilës familjarët mund t’ju dërgojnë pako me gjësende ish-krerëve të UÇK’së në Hagë. Tash e tutje, këtë gjë do ta bëjë Ministria e Drejtësisë.

Gazeta Express ka mësuar se dërgimi i pakove me gjësende për krerët e UÇK’së – të akuzuar në Hagë, do bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe familjarët e të akuzuarve do të takohen të hënën.

Më herët gjatë ditës, Gresë Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është ankuar se nuk po mund t’i dërgojnë ish-kryeparlamentarit në Hagë pako me gjëra esenciale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Gresë Krasniqi në një postim në Facebook.

Në një përgjigje për Gazetën Express, MPJD-ja ka thënë se ka skaduar kontrata me operatorin që e kryente procesin e dërgimit të pakove për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se po punon për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për këtë çështje.

“MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigje.

Musliu: Do të shkojnë 100 vite dhe asnjë Qeveri s’do të arrijë suksesin e Hashim Thaçit

0

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza ndaj kryeministri të vendit, Albin Kurti, duke thënë se ai ka punë të mjaftueshme në Kosovë dhe së nuk është lider Ballkani.

Musliu në ATV tha se në kohën kur ka qenë kryeministër Hashim Thaçi, Kosova ka pësuar ndryshim të madh dhe se edhe pas 100 viteve asnjë Qeveri nuk do t’i arrijë sukseset e ish-kryetarit të PDK-së.

“Do të shkojnë edhe 100 vite ndoshta edhe më shumë se 100 dhe asnjë Qeveri nuk do të mund të arrijë suksesin që i ka arritur Hashim Thaçi”, tha ajo.

Gjykata franceze merr vendim për personin që qëlloi me shuplakë Emanuel Macronin

0

Nuk ka zgjatur shumë, por është dënuar menjëherë me 18 muaj burg personi që qëlloi me pëllëmbë presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjykata pranoi menjëherë kërkesën e prokurorisë dhe vendosi 4 muaj burg të detyruar dhe 14 me kusht për Damien Tarel, i cili gjatë seancës mohoi se e kishte përgatitur aktin e shëmtuar.

Gjithashtu Tarel nuk mund të marrë detyra publike dhe të mbajë armë për të paktën 5 vjet.

Agresori njihet si aktivist i ekstremit të djathtë dhe anëtar i Jelekverdhëve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort