Home Blog Page 4474

Mjalti, veçoritë e tij ushqyese dhe dobitë shëndetësore

0

Mjalti kategorizohet si një nga produktet bio me një efekt të jashtëzakonshëm për shëndetin tonë. Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti.

Përbërësit mjaltit në mënyrë të përgjithshme:

1. Ujë: 17-20%

2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij.

3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina.

4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium).

5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet.

6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim:

Enzima Invertase: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë).

Enzima Glucouse Oxidase: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Hydrogen Peroxide (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale.

Enzima Diastase: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t’u tretur.

Enzima Catalase: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glucouse Oxidase, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen.

Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash.

7. Acide: 0.57%. Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij. Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj. Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.

10 mënyrat që ta dalloni mjaltin e vërtetë natyror

Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore. Me ndihmën e këtyre 10 truqeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë.

1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të.

2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë, mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.

8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

9. Majën e fijës së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, pasi që konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.

2. Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.

3. Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë.

4. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën.

5. Rregullon funksionin e sistemit imun.

6. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të).

7. Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).

8. Antibiotik natyral (ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe mukozave).

9. Ndihmon në mbylljen e plagëve, në shërimin e ulcerave dhe djegieve, si rezultat i përmbajtjes së tij të enzimave që ndihmojnë në këtë gjë.

10. Përdoret si maskë për zbukurim, pasi që mjalti mbron lëkurën nga rrudhosja dhe ruan freskinë e saj.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të mjaltit:

Mjalti konsiderohet prej ushqimeve të dobishme për shumicën e njerëzve, por ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit (diabeti) duhet të kenë parasysh që të mos marrin aq sasi mjalti sa të ngrenë përqindjen e sheqerit tek ata.

99.99% e atyre që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin asnjë lloj problemi, por ekzistojnë disa ndalesa të pakëta që duhet të kihen parasysh në përdorimin e mjaltit:

1. Të sëmurëve me urinë diabetike nuk mund t’u jepet mjalt në sasi të madhe, sepse ai përmban më shumë se 70% lëndë karbohidrate, dhe për të qenë brenda sigurisë, këtyre të sëmurëve mund t’u jepet vetëm 8-9 gram mjalt në ditë, d.m.th. një lugë e mesme, ose dy lugë, ose mundet edhe dy lugë, duke i marrë sipas mënyrës së njohur.

2. Alergjia, sidomos ajo e sistemit të tretjes, dhe kjo për shkak se mjalti përmban një sasi të vogël poleni. Zgjidhja në këtë rast është që përdorimi i mjaltit të fillohet me sasi shumë të vogla duke e holluar me sasi të mëdha lëngjesh.

3. Foshnjat nën një vjeç: dhe kjo është më e rëndësishme se rastet e mësipërme, pasi që zorrët e foshnjës nën një vjeç janë një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve të dëmshme, sidomos bakteria e quajtur “closterdem botelenm”. Vetëm për këtë moshë duhet siguruar se mjalti që i jepet nuk e përmban këtë lloj bakterie.

“Ju flet Prishtina e lirë”, komunikata e UÇK-së që njoftoi për çlirimin e kryeqytetit

0

Sot bëhen 22 vite prej kur kryeqyteti i Kosovës u çlirua edhe përfundimisht.Krerë institucionesh e kanë uruar këtë datë të rëndësishme për Prishtinën në veçanti e shtetin në përgjithësi, përcjell GazetaBlic.Më poshtë edhe komunikata e 22 viteve më parë, që njoftoi për çlirimin e kryeqytetit, teksa e njëjta filloi me vargjet: “Ju flet Prishtina e lirë”.
U FLET PRISHTINA E LIRËPrishtinë, 11 qershor 1999Komanda Ushtarake e Zonës Operative të Llapit dhe Njësitë e saj Gardiste, të cilat së bashku me guerilen BIA, qe tash e një kohë të gjatë veprojnë në kryeqytet, që nga mëngjesi i sotëm edhe zyrtarisht kanë adresë në Prishtinë.
Nën intonimin e himnit kombëtar , gardistët kanë ngritur herët në mëngjes flamurin, i cili po valon lirshëm nga ballkoni i objektit ku është vendosur Komanda e Zonës Operative të Llapit.
I pari mysafir që ka vizituar komandën dhe i ka uruar mirëseardhje UÇK-së në kryeqytet është krenaria kombëtare Adem Demaçi, njeriu i flijimeve të mëdha, i cili as në ditët tragjike për asnjë çast nuk e lëshoi Prishtinën.

Baca Adem ka mbërritur në Komandë rreth orës 8 të mëngjesit i pritur me nderimet me të larta ushtarake nga komandanti i zonës, Rrustem Mustafa dhe Garda Kombëtare e Zonës Operative të Llapit.Në bisedën e ngrohtë që zhvilloi me pas me Komandant Remin dhe ushtarakët tjerë Baca Adem rikonfirmoj edhe një herë rolin historik të UÇK-së dhe luftës së saj dhe shprehu bindjen se këtë djem trima do të dinë t’i japin vulën edhe proceseve në vazhdim.Komandat Remi e ka falënderuar Bacën Adem për vizitën dhe duke vlerësuar lartë aktin e tij për të qëndruar i palëkundur në Prishtinë ka theksuar se emri i tij ishte dhe mbetet forca morale e UÇK-së.
Rreth orës 14:00 në Komandë e Zonës Operative të Llapit , e cila tashmë ka adresë në Prishtinë, kanë ardhur përfaqësuesit e Komandës së NATO-s për Prishtinën, në kuadër të misionit të KFOR-it.Gjatë takimit me Komandant Remin përfaqësuesit e NATO-s kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe të dyja palët janë pajtuar që duhet të punohet që sa më shpejt të krijohen kushtet për kthimin e sigurt të të zhvendosurve.Ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, në të cilin UCK-ja do të ketë rol të rëndësishëm.Përfaqësues ushtarakë të NATO-s kanë zbritur sot edhe në Brigadën 151 “Zahir Pajaziti” dhe me drejtuesit e kësaj komande kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit.Me rastin e çlirimit të Prishtinës, komanda e Zonës Operative të Llapit dhe komandant Remi ju dërgojnë përshëndetje nga kryeqyteti i çliruar duke i siguruar të gjithë të zhvendosurit nga lufta se shumë shpejt do të kthehen në Kosovën dhe në Prishtinën e lirë që bashkërisht të fillojmë ndërtimin e një jetë të re.

I ndalohet hyrja në Kosovë ministres së Punës në Serbi

0

Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë mbrëmë në Kosovë.

Këtë e bën të ditur nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën, duke shtuar se të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ajo të nisej për Kosovë.

Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut.

“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën.

Kryeparlamentarja e Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj, bëhet nënë

0

Djali i saj, Arian Diell, është lindur katër javë para kohe, por, ashtu sikurse dhe nëna e tij, ai është mirë me shëndet

Politikania e PS Ylfete Fanaj është bërë nëna e një fëmije më 31 maj. Ajo do të mungojë në sesionin e qershorit dhe do të kthehet në parlament për sesionin e shtatorit.

Djali i saj, Arian Diell, është lindur katër javë para kohe, por, ashtu sikurse dhe nëna e tij, ai është mirë me shëndet, shkruan “Surseer Woche”.

Fillimi i seancës në 21 dhe 22 qershor do të drejtohet nga zëvendësi i Fanajt, Rolf Bossart, transmeton albinfo.ch. Politikani SVP-së është nënkryetar i parlamentit dhe mund të zgjidhet pasardhës i Fanajt në seancën e qershorit.

Ylfete Fanaj tani është në pushimin e lindjes dhe mund të kthehet në parlament seancën e 13, 14 dhe 20 shtatorit.

Fanaj, e lindur në Kosovë në vitin 1982, ka ardhur në Zvicër, gjegjësisht në Sursee në vitin 1991 përmes bashkimit familjar.

Pas përfundimit të shkollës profesionale për komercialiste, ajo ka vazhduar studimet për punë sociale. Në vitin 2011, Fanaj është zgjedhur në Këshillin Kantonal për PS të Qytetit të Lucernit. Më 23 qershor, 2020, ajo ka marrë përsipër detyrën e kryetares së Parlamentit Kantonal nga Josef Wyss (CVP) dhe që atëherë ka qenë gruaja me pozitën më të lartë politike në kanton.

Njëherësh, Ylfete Fanaj, me postin e saj të kryeparlamentares kantoanle, ka pozitën më të lartë deri më tani nga të gjithë politikanët shqiptarë në Zvicër.

​22 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

0

Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

733 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 733.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë shëruar 109 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,563.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19. Një ditë më parë Kosova ka pranuar një kontingjent prej 10 mijë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga Kroacia.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pati paralajmëruar se më 15 qershor do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve.

​Sot ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Paqes

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga drejtoritë komunale të Arsimit (DKA), që të premten, në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.

Sipas një komunikate të MASHTI, për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021.

“Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse”, thuhet në komunikatë.

Konfiskohen 61 telefona të kontrabanduar

0

61 telefona i ka konfiskuar Dogana e Kosovës.

Dikush tentoi t`i fusë ata në të zezën pa dokumentacionin e nevojshëm, por u kap nga njësitet e Antikontrabandës, pas kontrollit në veturën e tij.

Vlera e pajisjeve kap shumën e 14 mijë eurove.

Dogana rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse.

 

DOKUMENT: Raporti i plotë i Qeverisë Kurti për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, Kosovë – Serbi

0

Gazeta Blic ka arritur që ta sigurojë raportin e plotë të punuar nga zëvendëskryeminsitri, Besnik Berisha në lidhje me zbatimin e marrëeveshjeve të arritura Kosovë- Seri.Ky raport 103 faqësh, i cili pritet të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, në detaje shpalos të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky raport, të cilin e ka siguruar Gazeta Blic konkluzon se disa marrëveshje nuk po gjejmë zbatim, derisa marrëveshjet i ndanë në dy grupe: marrëveshjet për çështje teknike dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Raporti është i përpiluar në tri gjuhë, derisa marrëveshjet janë të detajizuara.
Në vazhdim Gazeta Blic ua sjellë të plotë raportin e Qeverisë së Kosovës për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë- Serbi:

Gruaja e tij abortoi në QKUK, pjesëtari i FSK’së eskalon duke shkaktuar dëme në spital

0

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dëmtuar dje derën e një dhome të pacientëve në QKUK.Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Prishtinë njoftojnë se rastin në Polici e ka denoncuar punëtori i sigurimit të këtij institucioni shëndetësor.

Sipas këtyre burimeve, pjesëtari i FSK-së, pas abortimit të bashkëshortes së tij, në shenjë pakënaqësie ka dëmtuar derën e dhomës dhe mbajtësen e dezinfektuesit.

Lidhur me këtë ngjarje, të njëjtat burime bëjnë me dije se pjesëtari i FSK-së është intervistuar dhe është hapur rasti ndaj tij si “dëmtim prone”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort