Home Blog Page 4473

10 raste me Covid19 në Kosovë, 1 në Prizren

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 nuk ka asnjë person të vdekur ndërsa, janë regjistruar edhe 10 raste të reja.

11 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 627.

 

Përleshje në mes zyrtarëve në Postë, ndërhynë Policia

0

KALLXO.com merr vesh se Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë, ku dyshohet se ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy zyrtarëve.Rastin për Kallxo.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se janë duke u intervistuar palët e përfshira.“Një mosmarrëveshje ka ndodhur rreth orës 12:00 në ndërtesën e Postës së Kosovës. Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zyrtarja policore.Kallxo.com ka provuar të kontaktojë me ushtruesin e detyrës së krye shefit së Postës, Rafet Jashari, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Kurti takim virtual me drejtorin e përgjithshëm të EBU-s, flasin për mënyrat e financimit të transmetuesve publik

0

Shërbimi televiziv publik i pavarur, bazuar në shembujt dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ishte tema e takimit virtual mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Noel Curran.

Në njoftim thuhet se Kurti theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për të adoptuar mënyrat më të mira të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, sipas parimeve të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).

U bisedua për disa nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet transmetuesi publik i Kosovës, të cilat janë nënvizuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

“Qeveria ritheksoi përkrahjen për parimet udhëheqëse të EBU-së për televizionet publike dhe Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi Financimin e Televizioneve Publike, duke u përqendruar në financim të qëndrueshëm dhe adekuat, të justifikueshëm dhe transparent ndaj publikut”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Ministrja Nagavci: Viti shkollor përfundon me 2 korrik

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka prezantuar punën që ka bërë prej marsit kur edhe e mori detyrën e udhëheqjes së këtij dikasteri.

Ministrja Nagavci njoftoi se vendimi i parë i saj ishte për mësim plotësues dhe ai për organizim të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.

Nagavci ka treguar se viti shkollor do të përfundoj më 2 korrik dhe se testi i maturës do të mbahet me 26 qershor.

“Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin me 10 qershor por përshkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj dhe nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tregoi Nagavci.

Fëmijët e klasave të para dhe të dyta kishin qenë në fokus rreth procesit të mësimit plotësues.

“Vendimi për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje për arritjen e rezultateve si pasoj e pandemisë COVID-19. Ky proces është zhvilluar në nivelin e arsimit parauniversitar në fokus te shkolla fillore e sidomos te klasa e parë dhe e dytë por edhe në nivele të tjera varësisht prej përcaktimeve të shkollave dhe komunave për ngecjet apo nevojat që nxënësit kanë pasur për plotësim. Na janë përcjellë raportet nga DKA-të për numrin e nxënësve që kanë marrë pjesë në këtë mësim plotësues dhe puna po vazhdon ngase nevoja për të përmirësuar rezultat janë evidente edhe më shumë përshkak pandemisë COVID-19. Kemi marrë vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të komunës së Kamenicës ”, tha Nagavci.

Nagavci mes tjerash tregoi se janë në pritje 239 raporte që kërkojnë shqyrtim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, për çka thekson se janë duke u marrë hapa për Agjencinë e Akreditimit rreth ndarjes së lokacionit.

“Urgjenca që ne të kemi këtë këshill shtetëror funksional është për faktin që janë në pritje 239 raporte të ekspertëve ndërkombëtar dhe 10 raporte për akreditim institucional. Pra është urgjencë që të konstituohet sa më shpejtë këshilli cilësisë ashtu që të shqyrtohet të gjitha raportet në mënyrë që viti i ri akademik të na gjejnë të përgatitur konform përgatitjeve. Presim që shumë shpejt Agjencia Kosovar e Akreditimit të vazhdoj punën në një lokacion të ri dhe përtej kësaj kam filluar edhe procedurat për rekrutimin e stafit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit. Është e rëndësishme që të krijohen të gjitha parakushtet ashtu që të gjithë studentët që i përfundojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë të kenë diploma që njihen edhe në vende të tjera”, tregoi ministrja Nagavci.

Ndërsa në bashkëpunim me universitetet publike, Nagavci thotë të kenë marrë gjitha masat që kuotat e regjistrimit të studentëve të rinj të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Në këtë konferencë, Nagavci foli edhe për statusin e Universitet të Mitrovicës së veriut, për çka tha se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim.

“Legjislacioni në Kosovë, ligj i miratuar në 2008 e parasheh që universiteti i Mitrovicës së Veriut të kenë një status të veçantë ky universitet menaxhohet nga komuna e Mitrovicës së veriut e që ka të bëjë me investime në infrastrukturën e tij dhe për këtë nuk kërkohet pëlqim i veçantë nga MASHTI. Sa i përket funksionimit të këtij universiteti mund të them se nuk është legjitim përshkak se nuk hartuar një status në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe nuk është akredituar nga agjencia kosovare e akreditimit. Për këtë arsyeje dhe nuk financohet nga buxheti i Kosovës. Ministria konsideron se kjo çështje duhet të adresohet përmes dialogut me komunitetin serb në Kosovë në kuadër të gjetjes së zgjedhjes për statusin e arsimit në gjuhën serbe dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ”, tha Nagavci.

BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore

0

Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten që të lehtësojnë kufizimet për udhëtime gjatë verës, ku do të lejohen turistët e vaksinuar plotësisht që të mos u nënshtrohen testeve për koronavirus apo karantinave në rajonin e BE-së.

Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian kanë miratuar një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, ku thuhet se njerëzit që janë të vaksinuar plotësisht, mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e BE-së, 14 ditë pasi janë imunizuar kundër sëmundjes COVID-19.

Ndërkaq, kufizimet për udhëtarët e tjerë duhet të bazohen në situatën epidemiologjike të shtetit prej nga ata vijnë. Deri më tani, mbi një çerek i të rriturve në BE janë të vaksinuar plotësisht. Këto udhëzime të reja të BE-së vijnë në kohën kur blloku evropian prezantoi edhe certifikatat për COVID-19, të cilat do të dëshmojnë nëse një person është vaksinuar ose nëse ka imunitet ndaj sëmundjes apo nëse ka dalë negativ për COVID-19.

Certifikatat do të jenë të gatshme më 1 korrik edhe pse disa shtete do t’i lansojnë pak më vonë ato. Shtetet e BE-së po ashtu mund të vendosin vetë nëse nuk do të lejojnë udhëtarët që vijnë nga zonat që kanë shënuar numër të lartë të rasteve me koronavirus apo kanë raste me variantet e reja të COVID-19, të cilat janë më ngjitëse. Po ashtu, edhe turistët jashtë shteteve të BE-së, mund të hyjnë në bllok, për aq kohë sa dëshmojnë se janë të vaksinuar./Rel

Kurti i kërkoi opozitës që mos ta rrëzojnë, Abdixhiku: Mos bëj drama kryeministër

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e luti opozitën që të mos e rrëzojnë nga pushteti.

Abdixhiku i ka kërkuar Kurtit që të mos bëjë drama, meqenëse nuk është duke e “rrëzuar” askush dhe se ai do ta rrëzojë veten.

“Mos bë drama kryeministër se nuk është tu të rrëzu kush. Edhe nëse ke me u rrëzu, ke me e rrëzu veten”, ka thënë Abdixhiku.

Ndryshe, Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës në fund të fjalimit të tij.

Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë./FrontOnline

Kurti ironizon me opozitën: Mos më rrëzoni…

0

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratat e partive opozitare në lidhje me siç ka thënë ai “parullat politike”.Kurti i ka kërkuar deputetëve opozitarë që të heqin dorë nga parullat për antiamerikanizëm.
“Ju lus të hiqni dorë nga parullat për antiamerikanizmin tonë.

Më keni rrëzuar me ato parulla. E kam një lutje në fund për ju, mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej…….
Ju faleminderit!”, tha Kurti para deputetëve.Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se herën e parë Kurti e ka rrëzuar vetën dhe jo opozita.

507 patentë/shoferë të konfiskuar brenda 24 orëve

0

507 patentë/shoferë të konfiskuar brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë. Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë, kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, 38 me dëme materiale.
Ndërkaq, 2275 tiketa trafiku të shqiptuara.Në anën tjetër 31 persona janë arrestuar, 23 janë dërguar në mbajtje, dhe 5 në vuajtje të dënimit

“Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit”, dokumenti i zyrës së Lajçakut për Qeverinë Kurti

0

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një prej çështjeve që pritet të shkaktojë ngërç në vazhdimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë rrugëtimit të tij si opozitar kishte kundërshtuar një marrëveshje të tillë në mënyrën më të ashpër, derisa edhe tash si kryeministër thotë se s’mund të ketë asociacion njëetnik.Serbia ndërkohë e kërkon me ngulm themelimin e “Zajednicës”, derisa nga BE’ja kërkon që të respektohen dhe zbatohen marrëveshjet e Brukselit.

Gazeta Express ka siguruar një dokument që, sipas burimeve, është hartuar nga zyra e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, në të cilin janë listuar opsionet e mundshme për pika të veçanta që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ky dokument, i titulluar “ Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, i është dërguar Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.Në këtë dokument janë dhënë opsione se si duhet të procedohet tutje me themelimin e Asociacionit, marrë parasysh të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me Asociacionin.“ (i) Kompetencat e Asociacionit mund të detajohen edhe më tej për të përfshirë të gjitha çështjet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Në veçanti, statuti për Asociacionin duhet të përsërisë kushtet për “kompetenca të zgjeruara” për komunat me shumicë serbe që janë të përfshira në Ligj.

(ii) Kompetencat e Asociacionit duhet të përfshijnë autoritetin e qartë për themelimin e pesë llojeve të marrëveshjeve bashkëpunuese lidhur me paragrafin 9 dhe 14 të Ligjit për Bashkëpunim Ndër-komunal. Duhet të ketë një shqyrtim të mëtejshëm të një institucioni të përbashkët publik, pasi një formë e këtij modeli mund të shërbejë si forma kryesore e bashkëpunimit brenda Asociacionit.(iii) Zgjedhja në mes të “posedimit” dhe “ushtrimit” të një rishikimi të plotë do të mund të shmangej përmes themelimit të një konstrukti ndryshe. Asociacioni mund të “ushtrojë” rishikim të plotë sa u përket kompetencave të komunave anëtare të tij për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim rural e urban (si dhe për “çështje kulturore” si në ligjin për vetëqeverisje lokale, përderisa ka mbikëqyrje të plotë të politikave dhe aktiviteteve të autoriteteve qendrore dhe komunave të tjera sa u përket politikave dhe aktiviteteve të tyre në këto fusha”, thuhet në dokument, ku janë listuar tri opsione.Zëvëndëskryetari i Asociacionit të jetë nga popullsia jo-shumicë në kuadër të AsociacionitNë këtë dokument janë dhënë edhe opsione rreth krijimit të strukturës organizative të Asociacionit dhe Administratës.“Ligji dhe statuti për themelimin e Asociacionit do të mundet që në mënyrë eksplicite të ofronte fuqi punëtore administrative që do të pasqyronte diversitetin e popullsisë së Asociacionit dhe që gjithashtu në mënyrë eksplicite do të mund t’i mbante parimet themelore kushtetuese të barazisë, mosdiskriminimin dhe pluralizmin (ose që në mënyrë eksplicite nuk do të devijonte nga mbrojtjet e tanishme kushtetuese për pakicat, përfshirë ato që ofrohen në Nenin 62. Ligji ose statuti për themelimin e Asociacionit gjithashtu do të mund t’i zgjeronte mbrojtjet kushtetuese ekzistuese në nivel komunal (Neni 62) për vetë Asociacionin. Kështu, mund të përcaktohet që Zëvendëspresidenti i planifikuar për Asociacionin të zgjidhet nga popullsia jo-shumicë e Asociacionit dhe t’i jepen të njëjtat përgjegjësi që i ushtron aktualisht në komunat veç e veç “Nënkryetari i Asamblesë Komunale të Komuniteteve” (shiko Nenin 62, Kushtetuta e Republikës së Kosovës)”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.Nëse komandanti i Policisë në një komunë brenda Asociacionit është nga komuniteti serb, zëvëndëskomandanti duhet të jetë nga pakica jo-serbe
Përveç tjerash, në këtë dokument thuhet që duhet siguruar që kudo që në një komunë në kuadër të Asociacionit është një shef policie nga komuniteti serb, atëherë të ketë një zëvendësshef nga pakicat jo-serbe.Kur flitet për këtë pjesë, përmendet se si në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 kërkohet që katër kryetarët e komunave veriore ta paraqesin listën e kandidatëve (serbë) për komandant rajonal të policisë në mënyrë që të reflektohet përfaqësimi i pakicave, derisa theksojnë se Parimet e Përgjithshme nuk i trajtojnë fare shqetësimet e popullsisë jo-shumicë në kuadër të Asociacionit.“Në të vërtetë, pika e 13 e Parimit e heq pjesën e pikës 9 të Marrëveshjes së Brukselit, që thotë se “përbërja e Policisë së Kosovës në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të katër komunave (një garanci për përfaqësimin e pakicave). Nuk është e qartë pse Marrëveshja për parimet e Përgjithshme nuk ka përfshirë një dispozitë të tillë kyçe të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Përmbysja e kësaj do të kishte kuptim dhe ndoshta do të ndihmonte në largimin e mosbesimit që ka dalë për shkak të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme”.Tutje, kur flitet për kapacitetet ligjore dhe anëtarësinë, thuhet që “Statuti mund të sqarojë edhe më tej se Asociacioni është një entitet me trupë ligjore, që mund të formojë edhe trupa të tjera ( (si nën Ligjin mbi Bashkëpunimin Ndërkomunal) disa prej të cilave (p.sh. institucionet e përbashkëta publike, një ndërmarrje e përbashkët publike) mund të kenë gjithashtu trup ligjor. ii) Statuti duhet të bëjë të qartë se ndonjë nga komunat e caktuara me shumicë serbe do të jetë me të drejtë anëtare e Asociacionit, nëse komuna nuk kishte votuar për t’u tërhequr. Statuti mund të tregojë se një shumicë e Asamblesë së Asociacionit mund të miratojë anëtarësimin e çdo komune tjetër me shumicë jo-serbe”.T’i lejohet Asociacionit e drejta për komentim të Ligjeve në Kuvendin e KosovësPërveç tjerash, në këtë dokument thuhet se duhet t’i lejohet Asociacionit që të komentojë për legjislacionin e rëndësishëm përmes procedimeve në Kuvendin e Kosovës.“Asambletë legjistlative zakonisht lejojnë procedime të tilla nga palët e interesuara dhe pritet që deputetët serbë në veçanti të inkurajojnë procedime të tilla nga Asociacioni.”Në këtë dokument jepet edhe një konkluzion se “Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja Për Parimet e Përgjithshme, vendimi i gjykatës dhe ligjet e Kosovës për vetëqeverisjen lokale dhe për bashkëpunim ndërkomunal ofrojnë një hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e statutit të Asociacionit. Një zgjidhje do të kërkonte një lloj kreativiteti, por edhe vullnet të mirë në mes të palëve”.Asociacioni mund të themelohet edhe pa statut, brenda kuadrit ligjor ekzisutesGjithashtu theksohet se çështje problematike do të jetë tendenca e secilës komunë për “kompetencë përfundimtare ligjore”.“Një Asociacion i ndërtuar në këtë mënyrë mund të marrë veprimtari të përbashkëta bashkëpunuese me shumë paralele me rregullimet e vëna në Ligjin e Kosovës mbi Bashkëpunimin Ndërkomunal. Një Statut mund të sigurojë njohjen e diversitetit dhe përfaqësimit të pakicave brenda Asociacionit. Edhe pa një statut, një Asociacion mund të krijohet brenda kuadrit të ligjit ekzistues”, thuhet në pjesën e konkluzionit.ASMM-possible_options_-2 (1)

Burgim i përjetshëm për kosovarin, vrasës të gruas dhe kunatës

0

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet
58-vjeçari ksoovar, i cili ka goditur për vdekje me thikë gruan dhe kunatën e tij në Hausen (AG) në fillim të janarit 2018, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Qarkut në Brugg AG e ka shpallur sot, e en jte, atë fajtor për vrasje të shumëfishtë, shkruan sda.ch.

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai duhet të bëjë po ashtu pagesa të zhdëmtimit për të afërmit e viktimave, përfshirë tre fëmijët e tij.

Gjykata e Qarkut, me këtë vendim ka përmbushur kërkesat e prokurorit. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Ai mund të atakohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Aargau.

I akuzuari kishte deklaruar se kishte qenë në vetëmbrojtje pasi, sipas tij, gratë e kishin sulmuar atë me thika. Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka bërë lutje për pafajësi të plotë dhe kompensim të një çerek milioni franga zvicerane për dënimin e mëparshëm me burg.

Por, bazuar në provat ekzistuese, gjykata nuk ka dyshuar se burri kishte vrarë gruan e tij 38-vjeçare dhe motrën e saj 31-vjeçare që ishte në vizitë, me dy dhe tre plagë thike në apartamentin e familjes në Hausen në mëngjesin e 8 janarit 2018. Pastaj ai kishte vënë një thikë në dorën e kunatës së vdekur dhe i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore vetes.

Ndërsa ai thoshte se mezi i kishte shpëtuar vdekjes. Lëndimet duhet të jenë shkaktuar nga përleshja, përcjell albinfo.ch. Ai nuk ka lëndouar askënd me qëllim.

Gjykimi në Gjykatën e Qarkut në Brugg u zhvillua në sallën e sporteve në Hausen për shkak të mungesës së hapësirës. Filloi të hënën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort