Home Blog Page 4466

Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit hap konkursin për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Prizrenit.

Për vitin akademik 2020/21 do të ndahen gjithsej 80 bursa për studentët nga komuna e Prizrenit, të cilët i plotësojë kriteret e përcaktuara, në bazë të konkursit të hapur publik.

Informatat për kriteret e përgjithshme për aplikim, fushat e studimit dhe dokumentacionet e nevojshme mund të gjeni duke klikuar këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Konkurs-per-ndarjen-e-bursave.pdf

Kurse formularin për aplikacion mund ta shkarkoni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/2021/06/Aplikacioni-per-bursa.pdf

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë reagon pas shkarkimit të Valdete Dakës

0

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit që dje ka marrë presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog.

Të martën, Osmani vendosi për shkarkimin e Dakës. Shkarkimi i saj nuk u mirëprit nga shoqëria civile, e cila e akuzoi presidenten se vendimi ka qenë politik.

Josep Borell: Më vjen mirë që takimi Kurti-Vuciq po ndodh në ditën që Joe Biden është këtu

0

 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka folur në një konferencë për media para takimit që do të mbahet me ndërmjetësimin e BE-së në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Borell ka deklaruar se në takimin e sotëm i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, derisa, takimin Kurti-Vuçiq e ka lidhur edhe me vizitën e presidentit amerikan në Bruksel.Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit”, ka thënë ai.
Borell ka bërë thirrje për Kurtin dhe Vuciqin që të vazhdojnë pa vonesa takimet për dialogun.“Unë u bëj thirrje të dyve që të vazhdojnë me takime të dialogut pa vonesa dhe me fokus në arritjen e rezultateve, pavarësisht të gjitha dallimeve ekzistuese. Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe ky angazhim i sinqertë i të dyja palëve janë të nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe të Serbisë”, tha ai.

“Ta bëjmë të qartë, dialogu dhe rezultati i tij janë rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve dhe ndërkohë tashmë ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre. Për shembull, integrimi i policisë dhe sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës në sistemin e Kosovës, grumbullimi i të hyrave nga doganat nga tregtia me Serbinë ose pjesëmarrja si anëtare e plotë në organizata dhe nisma të ndryshme rajonale”, tha tutje Borell, derisa, tha se shpreson që sot të kenë një takim të mirë dhe dobiprurës.“Është një momentum i ri dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë. Kjo është një mundësi për tërë rajonin, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse marrëdhëniet mes tyre janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit. Stabiliteti afatgjatë dhe progresi ekonomik do të rrezikoheshin pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.Prandaj, ne presim që ta vazhdojmë dialogun me Presidentin Vuçiq dhe me Kryeministrin Kurti, për t’i mirëpritur ata në Bruksel, dhe unë shpresoj se do të kemi një takim të mirë, të rëndësishëm dhe dobiprurës”, ka përfunduar Borell./GazetaExpress

OBSh-ja kritikon Grupin G7: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Covid-19 është duke lëvizur më shpejt se vaksinat kundër kësaj sëmundjeje dhe se zotimi i shteteve të Grupit G7 për të ndarë një miliard doza për shtetet më të varfra thjesht nuk mjafton.

“Kjo është një ndihmë e madhe, por na duhen më shumë (vaksina) dhe na duhen më shpejt. Tash për tash, virusi është duke lëvizur më shpejt se shpërndarja globale e vaksinave”, tha para gazetarëve drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Më shumë se 10 mijë njerëz po vdesin për çdo ditë. Këto komunitete kanë nevojë për vaksina dhe ata kanë nevojë për to tani, jo vitin e ardhshëm”, shtoi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila e udhëheq luftën kundër pandemisë në nivel botëror.

Udhëheqësit globalë shëndetësorë gjithashtu paralajmëruan se zotimi i vendeve të zhvilluara për vaksina përbën një shifër të vogël dhe të vonshme, sepse bota ka nevojë për 11 miliardë doza, shkruan The Guardian.Të përballura me zemërim rreth pabarazisë për qasje në vaksina, grupi i shtatë fuqive të industrializuara u zotua gjatë samitit të fundjavës në Britani për dhurimin e më shumë se një miliard dozave, shumë më shumë sesa 130 milionë vaksinat e premtuara në shkurt.

Moti, nga sot fillon ngritja e temperaturave

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me temperatura deri në 24 gradë Celsius.

IHK njofton se indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë, ndërsa kushtet biometeorologjike dhe agro-meteorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

345 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total janë 345 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

MSH njofton se deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

0

Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën, prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj 66/127, caktoi datën 15 qershor si Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të abuzimit me të moshuarit parashikohet të rritet sepse shumë vende kanë popullsi me plakje të shpejtë.

Është parashikuar që deri në vitin 2050, popullsia globale e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më shumë se dyfish, nga 900 milionë në vitin 2015 në rreth 2 miliardë, me shumicën dërmuese të të moshuarve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Nëse përqindja e viktimave të abuzimit me të moshuarit mbetet konstante, numri i viktimave do të rritet shpejt për shkak të plakjes së popullsisë, duke arritur në 320 milionë viktima deri në vitin 2050.

Format e abuzimit me të moshuarit janë ai fizik, emocional, psikologjik, seksual dhe financiar.

Kontaktet e shpeshta me të moshuarit mund të ndihmojnë anëtarët e familjes të vlerësojnë statusin e tyre shëndetësor, kushtet e jetesës, cilësinë e kujdesit dhe mirëqenien emocionale. Në disa raste duhet të kryeni vizita çdo ditë, dhe në pamundësi të vizitave mund të kryeni telefonata.

Sot pritet të nisë vaksinimi masiv kundër COVID-19

0

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sot do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve kundër COVID-19.

Në njoftimin për media thuhet se vaksinimi masiv i qytetarëve do të bëhet bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksinim”, thuhet në njoftim.

MSH kërkon nga qytetarët që të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit pa konfirmim, por të presin thirrjen për termin. Thirrja do t’iu bëhet përmes telefonit, mesazhit telefonik ose përmes emailit.

Nëse nuk keni aplikuar ende për vaksinim këtë mund ta bëni ekosova.rks-gov.net.

Ndryshe, lidhur me vaksinimin masiv mbrëmë ka shkruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri ka njoftuar se institucionet janë në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.

“Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit”, ka shkruar Vitia në Facebook.

“I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës”, ka vijuar më tej ministri i Shëndetësisë.

Vitia thotë se Kosova do të ketë një vjeshtë e dimër më të sigurt në aspektin shëndetësor.

“Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit”, ka porositur më tej Vitia qytetarët. /Telegrafi/

Samiti Biden-BE ka në agjendë dialogun Kosovë-Serbi

0
Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks during a campaign event, Tuesday, Jan. 21, 2020, in Ames, Iowa. (AP Photo/Matt Rourke)

Samiti Biden-BE ka në agjendë dialogun Kosovë-Serbi
Se a do të përfshihen këto tema në deklaratën e përbashkët që planifikojnë ta lëshojnë në fund të samitit treshja Biden-Von Der Leyen-Michel, është çështje e pavendosur
Brukselin e ka vendqëndrim për dy ditë.

Derisa të hënën është në takim me të gjithë liderët e shteteve anëtare të NATO-s, të martën Presidenti amerikan, Joe Biden, e përfaqëson shtetin e tij në Samitin e madh Bashkimi Evropian –Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

BE-ja në samit përfaqësohet nga Kryetarja e Komisonit, Ursula Von Der Leyen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, njofton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.

Nga zyra e Michel kanë njoftuar se udhëheqësit pritet të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh të quajtura të shqetësimit të përbashkët.

Këtu përfshihen ndryshimet klimatike, tregtia, investimet, COVID-19,teknologjia dhe punët e jashtme.

Te kjo pika e fundit, siç i tha Klan Kosovës një zyrtar evropian që nuk deshi t’i përmendet emri, pa dyshim se hyjnë diskutimet për Ballkanin Perendimor e dialogun Kosovë-Serbi.

Por, se a do të përfshihen këto tema në deklaratën e përbashkët që planifikojnë ta lëshojnë në fund të samitit treshja Biden-Von Der Leyen-Michel, është çështje e pavendosur.

Njohësit e proceseve euro-atlantike në Kosovës thonë se duhet pritur thirrje nga samiti na adresë të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE e NATO, si dhe mbrojtjen e integritetit territorial të të gjitha vendeve, por edhe fuqizimin e demokracive e sundimit të ligjit.

“Pas zgjedhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë së Veriut, natyrshëm e gjithë vëmendja e aleatëve transatlantik tani do kalojë tek përmbyllja e dialogut Kosovë – Serbi, si çështje e fundit e hapur në Ballkanin Perëndimor. Duhet pritur të përsëritet thirrja e partnerëve transatlantikë për përkushtimin e palëve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të dy vendeve”, tha drejtori i Institutit EPIK.

Arifi: Pa Luginën e Preshevës nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi

0

Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet për herë të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Për këtë takim ka shkruar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.

Arifi thotë se nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.

“Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës dhe Serbisë. Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut”.

“Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen”.

“NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës “, shkroi Arifi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort