Home Blog Page 4465

Merret vendimi: Ministria e Arsimit tregon kur përfundon viti shkollor

0

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur që parashkollorët, klasat e para deri në klasat e teta të përfundojnë mësimin me datën 2 korrik.

Kurse klasat 9,10,11 parashihet të përfundojnë mësimin më 21 qershor. Vendimi në fjalë është nënshkruar sot nga ministrja Arbërie Nagavci.

Ditë më parë Nagavci kishte bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik kurse testi i maturës do të mbahej më 26 qershor.

Konfirmon Vitia: Deri në fund të qershorit arrijnë dozat e para të vaksinave nga Pfizer

0
FILE PHOTO: Vials with a sticker reading, "COVID-19 / Coronavirus vaccine / Injection only" and a medical syringe are seen in front of a displayed Pfizer logo in this illustration taken October 31, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Me rastin e fillimit të realizimit të Planit për Vaksinimin Masiv kundër COVID-19, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.

Vitia me këtë rast ka treguar se deri në fund të muajit do të vijnë dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.Ai po ashtu ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

“Për momentin kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqet tona dhe deri në fund të muajit pritet të vij kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata që kemi siguruar me Pfizer.

Mos të përmendim këtu diku edhe rreth 40 mijë doza që pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, ka thënë ai.Vitia është shprehur se me fillimin e vaksinimit masiv presin që të vaksinohen deri në 500 mijë persona në muaj.

“MSH bashkë me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka organizuar 279 ekipe të vaksinimit nga 89 sa ishin deri tani. Ka siguruar vaksina të mjaftueshme, ka riorganizuar edhe aspektet logjistike me qëllim që vaksinimi në masë të fillojë. Ne në një muaj mund të kemi deri në 200 mijë të vaksinuar, e në ndonjë muaj edhe deri në 500 mijë”, ka shtuar ai.
Tutje Vitia ka thënë se deri tani në Kosovë janë vaksinuar më shumë se 100 mijë persona.

Arrestohen 4 persona për shkak të veprave penale të fajdes, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, mashtrimit dhe detyrimit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjestarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar janë: N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së. I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i KPRK-së, dhe “Marrja e ryshfetit” 421 paragafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, si dhe dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale., thuhet në fund të kësaj komunikate.

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim

0

Kryeministri Albin Kurti ia ka përmendur Aleksandër Vuçiqit në takimin që ka pasur në Bruksel dy serbë Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë raporton.

Veljko Odaloviqi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

Kurse Zoran Angjelkoviq ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

Në katër propozimet që kryeministri Kurti ia ka bërë Vuçiqit në tavolinë në pikën katër shefi i qeverisë kosovare ka kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të pyeten Odaloviq dhe Angjelkoviq të cilët kanë udhëhequr me Kosovën e okupuar.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.

Kurti: Në takimin me Vuçiqin u ruajt distanca fizike, s’pati befasi

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogun me Serbinë e shohin si dialog për njohje të ndërsjellë derisa ka thënë se kjo është edhe qasja e presidentit amerikan Joe Biden.“Këtë e ka thënë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, dhe plotësisht pajtohemi me këtë formulim.

Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe një Serbi që e njeh Kosovën e njeh edhe Kosova më pas, dhe kështu dy republikat tona krijojnë marrëdhënie të mirë fqinjësore sipas modelit evropian”.

Ai, në deklaratë për mediat pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, tha se asnjë nga marrëveshjet e mëhershme me palën serbe nga qeveritë e kaluara – përfshirë edhe ajo për të pagjeturit sa ishte Qeveria Hoti – nuk vlejnë pa pasë dakordim të përgjithshëm për të gjitha.

“Nga marrëveshjet e mëhershme duhet ta keni parasysh që janë bërë nga një qeveri që doli se ishte jolegjitime dhe kundërkushtetuese, dhe asnjëra nga dakordimet e mëhershme nuk vlen nëse nuk ka dakordim për të gjitha.

Nuk mund të thuhet që ka pasë marrëveshje në të kaluarën, por është zotimi jonë si Qeveri e Kosovës që nëse nuk ka diçka që nuk pret është çështja e të pagjeturve pasi familjet nuk jetojnë vetëm në dhembje dhe pikëllim, por edhe në ankth. Edhe ne e trajtuam këtë çështje, por nuk duket që ka gatishmëri me njerëzit përgjegjës të asaj kohe që fatkeqësisht janë në pozita të rëndësishme shtetërore, njerëz të emëruar nga pushteti i atjeshëm”.
A pret kryeministri kosovar marrëveshjet të shpejtë Kosovë-Serbi?

“Kam shpresë se nëse diskutojmë qysh në fillim, sinqerisht dhe seriozisht çështjet kryesore me siguri që nuk ka vend për skepticizëm. Vështirë do të jetë, por unë nuk do të thosha që jam pesimist pasi tash po i trajtojmë gjërat në thelbin e tyre dhe nuk po përpiqemi ta evitojmë ‘elefantin në dhomë’ dhe kjo është se presidenti Biden ka kërkuar njohje të ndërsjellë, pasi aktualisht kemi mosnjohje të ndërsjellë”.

Kryeministri kosovar ka folur edhe për atmosferën e takimit të parë me presidentin serb.“Ishte një takim ku u ruajt ‘distanca fizike’, pra ishim më shumë se dy metra larg njëri-tjetrit. Nuk kishte shumë befasi, por unë prezantoj interesat e Kosovës, të drejtat e popullit të Kosovës dhe në veçanti përpiqem që procesi të ketë parime, sepse vetëm në atë mënyrë është edhe i qëndrueshëm”.

Arrestohen dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Prizren për kepërdorim të detyrës

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës janë arrestuar katër persona për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.
Dy prej të arrestuarvve janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:
Arrestohen katër persona për shkak të veprave penale të fajdes, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, mashtrimit dhe detyrimitPrizren, 15 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjestarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar janë: N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i KPRK-së, dhe “Marrja e ryshfetit” 421 paragafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, si dhe dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale.Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.​

​Ministria e Bujqësisë ekzekuton 9 milionë euro subvencione për fermerët

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZh) ka filluar ekzekutimin e pagesave të subvencioneve (kësti i dytë) për fermerët në vend.

Përmes një komunikate për medie nga MBPZh bëhet e ditur se shpërndarja e subvencioneve ka ardhur pas marrjes së opinionit ligjor nga Zyra e Kryeministrit dhe themelimit të Task-Forcës nga ministri Faton Peci.

E njëjta sipas tyre ka qenë e domosdoshme, pasi ndarja e subvencioneve është aktualisht objekt i hetimeve nga organet e rendit.

Ky është njoftimi i plotë i tyre:

9 milionë euro përkrahje fermerëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka njoftuar sot se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve (kësti i dytë).

Pas marrje së opinionit ligjor nga Zyra e Kryeministrit, Ministrisë së Financave, të Punës dhe Transfereve dhe themelimit të Task Forcës nga Ministri Faton Peci, ka filluar procesi i pagesës së subvencioneve të dyta.

Për fermerët dhe opinionin rikujtojmë se procesi i shpërndarjes së subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë ka qenë një proces shumë delikat sepse përfituesit në të kaluarën janë njoftuar pa mbulesë financiare.

Njëkohësisht mënyra e shpërndarjes së subvencioneve në të kaluarën është aktualisht objekt i hetimeve nga organet e rendit. Si rrjedhojë e kësaj, çdo veprim i ndërmarrë ka paraqitur domosdoshmërinë e marrjes së opinioneve ligjore deri në sigurimin e mjeteve si dhe bashkëpunimin e duhur me organet e rendit si garancë e mos dëmtimit të procesit.

Task Forca e themeluar nga Ministri Faton Peci ka për mandat shqyrtimin dhe verifikimin e secilës lëndë e cila gjendet në procedurë të realizimit të pagesave në pajtim me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me Udhëzim Administrativ.

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

0

Ka përfunduar në Bruksel takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Gjatë këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

Ai tha se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.
“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.“Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka theksuar ai.

Valdete Daka nuk dorëzohet, paralajmëron ankesa ligjore për shkarkimin e saj nga posti i kryetares së KQZ-së

0

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka kritikuar vendimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e saj nga udhëheqësja me këtë komision zgjedhor, raporton Gazeta Blic.

Daka ka treguar se Osmani ka bërë presion gjatë takimit të djeshëm që të japë dorëheqje dhe rrjedhimisht ajo do ta falenderonte publikisht për kontributin e saj disa vjeçar në krye të KQZ-së.Mirëpo, Daka nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë dhe rrjedhimisht ka ndodhur edhe shkarkimi i saj.

Valdete Daka ka theksuar se nuk do të dorëzohet dhe se është duke i shikuar mundësitë ligjore për t’u ankuar ndaj këtij vendimi.

Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni shalqirin gjatë verës

0

Për shumë njerëz, shalqiri është një frut i preferuar gjatë verës, por edhe përfitimet shëndetësore janë të mëdha.

Shalqiri është aleati shumë i mirë për shëndetin, transmeton portali arbresh.info

Përveç shuarjes së etjes, shalqiri i kuq, me lëng dhe i ftohtë është një balsam i vërtetë për trupin, veçanërisht gjatë nxehtësisë së verës. Ai jep energji dhe etikë pune, dhe gjithashtu rekomandohet në dietë të njerëzit obezë, pasi ul presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër.

Një studim i fundit i kryer në Florida tregoi se shalqiri ul presionin e lartë të gjakut tek njerëzit obezë dhe se mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër gjatë motit të ftohtë.

Reklamë

Më shumë njerëz vdesin nga sulmi në zemër në kushte të ftohta, sepse trupi është më i ekspozuar ndaj stresit gjatë kohës kur përpiqet që të mbajë nxehtësinë, dhe kjo dërgon në rritjen e presionit të gjakut.

Kjo e detyron zemrën të punojë më shumë, që do të thotë se njerëzit përballen me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër.

“Presioni mbi aortën dhe zemrën zvogëlohet pasi keni konsumuar ekstrakte shalqini”, përfunduan ekspertët të cilët zhvilluan një studim në 13 persona që kishin probleme me presionin e gjakut për më shumë se 12 javë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort