Home Blog Page 4427

Gërxhaliu: Diaspora kontribuon në Kosovë aq sa është buxheti i Kosovës, prandaj t’i “përkulemi”

0

Diaspora kontribuon në shumë forma në Kosovë, ajo meriton t’i përkulemi, thotë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në emisionin “Click” të RTV 21 tha se diaspora kontribuon më shumë se 900 milionë euro brenda vitit, duke theksuar se “aq sa është buxheti i miratuar në Parlamentin e Kosovës, aq është edhe kontributi i diasporës”, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, diaspora kontribuon në tri forma në Kosovë. “E para është ajo që kalon në transaksione bankare, e dyta që është dyfishi i saj është qëndrimi i diasporës në Kosovë dhe forma e tretë është forma perifere, që dërgohen të holla përmes të tjerëve”, tha Gërxhaliu, duke theksuar se diaspora meriton t’i përkulemi. “Në qoftë se dikush e meriton një shesh të krenarisë në qendër të Prishtinës, defenitivisht dua ta shoh sheshin e diasporës”, u shpreh ai.

Nuk i njihet patentshoferi kosovar, shoferi i autobusit ndalohet në Austri

0

Për shkak të mosnjohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga autoritetet austriake, shumë kosovarë që udhëtojnë nëpër Austri po hasin në telashe.

Të premten në Graz policia austriake ka ndaluar një autobus me targa të Kosovës. Shoferit të autobusit për shkak se kishte patentë shofer të Kosovës iu ndalua ngasja e mëtejshme, shkruan albinfo.at.

Policia austriake ka raportuar se përveç që shoferi nuk kishte të drejtë qarkullimi në Austri, gjatë kontrollit policia e stacionit Karlauerstrasse gjeti edhe një varg defektesh që kishte autobusi.

Targat e autobusit dhe leja e qarkullimit të shoferit iu morën përkohësisht nga autoritetet austriake. Autobusi ishte i mbushur përgjysmë me udhëtarë, ndërkohë kompania që bartte udhëtarët u desh të siguronte një mjet tjetër transportues për të bartur udhëtarët deri në vendin e caktuar.

Vlen të theksohet se kjo çështje iu bë e ditur edhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me bashkatdhetarë, të mbajtur ditën e martë në Vjenë.

​IPK rekomandon suspendimin e pesë policëve në Prizren

0

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

Në komunikatë thuhet se Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim.

Po ashtu në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Presidentja ​Osmani takon nënkryetarin e PE-së, kërkon liberalizimin e vizave

0

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare.Sipas komunikatës presidenciale në takim me Wieland, Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që vendet hezituese ta mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
Më tej, Presidentja është ndalur edhe te procesi i dialogut me Serbinë ku ka potencuar se ai duhet të marrë fund me njohjen e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani pavarësisht dialogut, qytetarët e Kosovës përballen me nivel të lartë të papunësisë, sikurse edhe me pasojat e pandemisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë.Prandaj Osmani tha se prioritetet kryesore të institucioneve duhet të jenë pikërisht këto sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët.

152 mijë e 643 qytetarë kosovarë kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës anti-Covid deri më sot

0

Ka shkuar në 3501 numri i vaksinave të shpërndara ditën e djeshme.Kësisoj, totali ka arritur në 152 mijë e 643 të vaksinuar, ndërsa 26 mijë e 794 qytetarë i kanë pranuar të dyja dozat, përcjell GazetaBlic.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 7 raste të reja me virusin me kurorë, kurse 12 janë shëruar, çka do të thotë se numri i rasteve aktive është për pesë më i vogël (166) sesa ishte dje (171).

Moti për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

0

26.06 – Mbetet mot i nxehtë. Paradite me diell. DItën pritet shtim i vransirave, e vende-vende me rrebeshe me bubullima.27.06 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave, e më vonë me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.28.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.
29.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

30.06 – Shumë nxehtë, pasdite me zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.Temperaturat gradualisht në zbritje nga dita e premte, minimalet luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet nesër arrijnë vlerën më të lartë prej 37C, e deri të dielen zbresin në 30C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi, e ditën e shtunë edhe nga veriu 4-10m/s.Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies ditën e premte, e më pas në rritje të lehtë.06/25/2021 23:50

IPK rekomandon suspendimin e pesë policëve në Prizren

0

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kanë rekomanduar suspendimin e pesë  policëve, një rreshteri dhe katër zyrtarëve tjerë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative.

Në komunikatën për media thuhet se pesë personat e rekomanduar për suspendim, dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

IPK, tutje, ka bërë të ditur se kanë hetuar rastin në vazhdimësi.

“Hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë, ndër të tjera, thuhet se IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin në fjalë.

Ndahet nga jeta mësuesi dhe intelektuali zhurjan, Hidajet Hoxha

0

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare, mesuesi dhe intelektuali zhurjan Hidajet Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik përmes një përkujtimi mortor në rrjete sociale miqt e tij.

Hidajet Sabri Hoxha (1945-2021)

“Më 25 qershor 2021 u nda nga jeta mësuesi dhe intelektuali zhurjan Hidajet S. Hoxha. Punoi mësimdhënës në shkollën e Zhurit, Gjykatës në Gjykatën Komunale të Prizrenit, Prokuror i Shteti dhe Avokat i Popullit. Në të gjitha këto detyra me përgjegjësi ishte autoritativ dhe kompetent.

Gjatë viteve 1990-1999 u anagzhua në lëvizjen gjithëpopullore dhe kontribuoi në ndërtimin e institucioneve paralele të shqiptarëve në Kosovë.

Kontribuoi edhe në jetën kulturore në Zhur dhe më gjërë, ishte instrumentist i mirë, por si vallëtar ishte i pashoq, shquhej për ekzekutim perfekt dhe pedant të valleve popullore zhurjane-shqiptare. I madhi Zot, lutemi ta shpërblej me Xhenet”, shkrun Skender Susuri.

 

MSh-ja: S’ka termine të lira për vaksinim deri më 29 qershor

0

Deri të martën e javës që vjen, asnjë qytetarë nuk do të ketë mundësinë që të caktojë termin për vaksinim. Kjo pasi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 29 qershor, të gjitha terminet janë të zëna. Derisa bëhet e ditur se një sasi e vaksinave të blera nga Pfizer do të arrijnë në Kosovë gjatë javës që po vjen.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin se ditëve të fundit nuk po mund të aplikojnë në platformën E-Kosova për të caktuar termin, për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Atyre nuk po u jepet mundësia që në këtë platformë të caktojnë datë për marrje të vaksinës.

E një sqarim lidhur me këtë për këtë çështje e kanë në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një përgjigje për Express, nga Zyra për Informim e kësaj ministrie, kanë thënë se deri më datë 29 të këtij muaji, nuk ka termine të lira.

“Terminet deri me datë 29 janë mbushur, nga kategoritë prioritare në këtë fazë: 65+, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësor, policia, FSK dhe mësimdhënësit”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

E fillimi i caktimeve për vaksinim, sipas MSh-së do të fillojë nga java e ardhshme.

“Nga java tjetër, do të ketë shumë më tepër termine të tjera për qytetaret për t’u vaksinuar”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Ndërsa, për sa i përket numrit të vaksinave që i ka në stok ministria, nga ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia po thonë se ka mjaftueshëm.

“MSh ka ne stokun e saj sasi të konsiderueshme të vaksinave për të siguruar secilin qe ka marr dozën e parë që ta marr edhe të dytën, por edhe për të vaksinuar të tjerë me dozën e parë”, thanë zyrtarët e MSh-së.

Nga MSh-ja kanë paralajmëruar se dozat e vaksinave që pritet të vijnë në javën e ardhshme do të jenë në numër shumë më të madh sesa kanë ardhur deri më tani.

“Dozat të tjera vijnë gjatë javës që vjen në numër shumë më të madh se deri tani, nëse jo edhe me herët, dhe vaksinimi masiv do të jetë shumë më dinamik nga java tjetër e tutje deri në arritjen e objektivit të përcaktuar për vaksinimin e 60% të popullatës që duhet vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19”, konfirmuan nga MSh-ja.

Gjatë kësaj jave, edhe Norvegjia ka njoftuar se do t’i dalë në ndihmë Kosovës me vaksina. Nga ky shtet është njoftuar se për Kosovën janë ndarë 180 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca.

Në ndërkohë nga 15 qershori në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv.

Vaksinat e fundit që kanë ardhur në Kosovë, janë 10 mijë vaksinat e dhuruara nga Kroacia me 10 qershor.

Para këtij kontingjenti, më 27 maj në Kosovë kanë arritur edhe 100,620 vaksina falë Aleancës Gavi të COVAX.

Ardhje të vaksinave në Kosovë, pati edhe me 12 maj të këtij viti. Në këtë ditë Kosova pranoi 38.400 vaksina nga Covax.

Më 4 maj Kosova pati pranuar edhe 4680 vaksina nga donacioni i BE-së, teksa vaksinat e para që pranoi Kosova ishin 24 mijë copa nga Astra Zeneca, më 28 mars.

Kosova poashtu me 28 maj ka blerë edhe 1.213.290 vaksina në marrëveshjen me Pfizer.

Nëse i llogaritim këto shifra, shohim se nga ardhja e kontingjentit të parë me vaksina në Kosovë, janë siguruar gjithsej 177 mijë e 700 vaksina.

Në ndërkohë me dozën e parë janë vaksinuar 152 mijë e 634 qytetarë dhe me të dytën janë vaksinuar 26 mijë e 794 qytetarë.

Vetëm brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, 3 mijë e 501 qytetarë e kanë marr vaksinën kundër Covid-19.

Për sa i përket gjendjes epidemiologjike, gjatë 24-orëve të fundit, nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-1, si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292. E në total numri i rasteve aktive është 166.

Mehaj në bisedën që pati me të i tha se ai për Kosovën është një hero kombi.

Clark komandoi operacionin e forcave aleate në luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si komandant suprem i NATO-s për Europë nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Clark do që të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehaj e konsideron nder të madh

0

Sigurinë e Kosovës dhe të popullit të saj dëshiron ta ketë sërish shqetësim të tij ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark.

Ai i është ofruar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si këshilltar për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Këtë ofertë të Clark e konsideroi nder të veçantë ministri Mehaj, i cili i bëri ftesë për vizitë në Kosovë dhe që kërkesa e tij u pranua me kënaqësi.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort