Home Blog Page 4426

Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

0

Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacionnë regjionin e Mitrovicës gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.Siç thuhet në komunikatën për media, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kanë kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 kg.

“Vlera e këtij malli është 13,000 euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do të arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do të ishin rreth 210,000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.

Mërgimtari: Këtu në Kosovë janë dembela, nuk e dojnë punën, janë msu mi mbajt na

0

Mërgimtarët tashmë kanë nisur pushimet e tyre në vendlindje.

Ekipi i emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi” ka qëndruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka marrë opinione të shumta.

Bashkatdhetarët janë të lumtur që po vijnë dhe presin të kalojnë mirë.

Por, një nga ta tërhoqi vëmendje me deklaratën e tij se në Kosovë njerëzit nuk duan të punojnë dhe dëshirojnë të fitojnë pa u lodhur.

Këtë deklaratë dhe shumë të tjera mund t’i dëgjoni në videon më poshtë.

Ministri Vitia: Synojmë 500 mijë vaksinime brenda një muaji

0

Javën e ardhshme pritet të mbërrijë kontingjenti i parë me dozat e vaksinave të cilat janë blerë nga Qeveria e Kosovës.Ndonëse numri i vaksinave nuk bëhet i ditur për arsye të kontratës mes shtetit dhe kompanisë Pfizer, ato do të mundësojnë që plani i vaksinimit masiv të vazhdojë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita deklaroi se i gjithë ky plan po shkon mirë, ndërsa mohon se ka vaksinime të personave jashtë kategorive të përcaktuara. Përveç vaksinave anti-COVID, Vitia thotë se shumë shpejtë do të mbërrijnë edhe insulinat të cilat aktualisht janë në mungesë në QKMF-të e vendit.Duke u ndalur të vaksinimi masiv, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi për KosovaPress se synim i tyre mbetet që brenda një muaji të realizohen deri në 500 mijë vaksinime.

Sipas tij, falë organizimit të mirë, është dëshmuar se ka deri në 8 mijë vaksinime në ditë pa asnjë problem, si për profesionistët shëndetësorë ashtu edhe për qytetarët.“Në ditët e para nga 15 qershori kur ka filluar të zbatohet ky plan e kemi parë që pa asnjë problem, pa asnjë stres, as për punëtorët shëndetësorë dhe as grumbullim për qytetarët, kemi arritur që nga 2500 deri 3000 vaksinime që janë bërë më herët, kemi arritur numrin prej 8000 qytetarëve të vaksinuar brenda dite dhe natyrisht javën e ardhshme pritet kontingjenti i pari i vaksinave Pfizer nga kontrata që e kemi nënshkruar që të vijnë në Kosovë dhe i gjithë plani do realizohet në bazë të numrit të vaksinave që do i kemi në stok”, tha ai.Plani i vaksinimit në Kosovë tashmë ndodhet në fazën e dytë, e që nënkupton që të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi moshën 65-vjeçare, ata me sëmundje kronike, dhe pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë kësaj jave janë shtuar dyshimet që kjo fazë nuk po respektohet pasi qytetarët të shumtë të rinj në moshë janë imunizuar, madje edhe dëshmitë e marrjes së dozës së parë i kanë bërë publike në rrjete sociale.
Por, këtë e ka mohuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili për KosovaPress shprehet shumë i sigurt që janë marrë të gjitha masat që të respektohet plani i vaksinimit.“Jam shumë i sigurt se janë marr të gjitha masat për t’u respektuar ky plan. Natyrisht se të gjitha shqetësimet e ngritura janë ngritur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk kam asnjë dyshim se të gjithë stafi, jo vetëm nga komiteti i vaksinimit por i gjithë stafi i ministrisë dhe punëtorët shëndetësorë që janë duke u marrë me këtë proces, kanë bërë maksimumin dhe janë duke bërë më të mirën që ky plan të respektohet në mënyrë strikte. Unë kur isha më 15 qershor në sallën ‘1 Tetori’ për të vizituar ekipet e vaksinimit ishte e vërtetë që pash një numër të konsiderueshëm të personave që nuk ishin në moshën mbi 65 vjeçare, për kureshtje u afrova dhe të gjithë ishin punëtorë shëndetësorë që merrnin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca ashtu siç e kishin në kartelën e tyre të vaksinimit”, tha Vitia.Përkundër që është mjek me profesion dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia ende nuk është vaksinuar. Ai thotë se vaksinën kundër COVID-19 do e marr kur të vijë radha për imunizim për të dhe kolegët e tij ministra.“Detyrën që jam tani, nuk jam duke e ushtruar detyrën si mjek, unë jam ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe natyrisht në moment kur të vijë radha për t’u vaksinuar të gjithë ministrat e tjerë dhe do të vaksinohem edhe unë”, tha ai.Tash e sa kohë qytetarët e Kosovë janë duke u ballafaquar me mungesë të insulinave. Por sipas ministrit Vitia ky problem do zgjidhet shumë shpejt dhe qytetarët do mund t’i marrin insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.“Për shkak të ankesave në OSHP, Ministria e Shëndetësisë deri në mesin e majit e ka pasur ligjërisht të pamundur dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të iniciohet asnjë procedurë tjetër për insulina derisa të përfundojë kjo çështje. Në momentin e parë, kur lënda është kthyer në rivlerësim, i gjithë kabineti dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke u marrë vazhdimisht që në mënyrë aktive të sigurohen sa më shpejt insulinat. Jemi në fazat e fundit të kontakteve të përfundimit të një marrëveshjeje me Bankën Botërore dhe UNOPS-in dhe jam shumë i sigurt që qytetarët shumë shpejt do t’i kenë insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare”, tha ai.Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 15 qershor, deri më tani janë vaksinuar mbi 152 mijë qytetarë, ndërsa edhe dozën e dytë të imunizimit e kanë marr mbi 26 mijë persona.

Sot mbahet provimi i Maturës Shtetërore

0

Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore në të gjitha shkollat e mesme.Në këtë vit testit të maturës do t’i nënshtrohen 23.651 maturantë, në 177 qendra të testimit.Gjithashtu për të monitoruar mbarëvajtjen e këtij procesi janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues dhe se rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik.

Kujtojmë se zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media njoftoj se se mbikëqyrësit apo administruesit e testit të maturës, mund të gjobiten nga 500 deri në 3 mijë Euro, në rast se thyejnë rregullat.“Do te iniciojmë procedurë ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat. Nëse administruesi apo vëzhguesit. Mbikëqyrësit apo administratorët që zbulojnë sekretet e testit gjobiten me 500 deri në 3 mijë Euro, e rastet mund të shkojnë edhe në procedurë ligjore”, ka thënë ai.Gjithashtu ai ka njoftuar se këtë vit është ndaluar marrja e telefonit me vete në sallë të testimit dhe nxënësit që kanë telefon me vete do të largohen nga provimi edhe nëse s’e kanë përdorur atë.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik.

Beteja juridike mes kishës e universitetit për tokën në kampus

0

Kanë mbetur edhe dy muaj deri kur Gjykata Themelore e Prishtinës, pritet të shqyrtojë çështjen se kush e ka të drejtën e shfrytëzimit të tokës mbi 4 hektarëshe, në kampusin e Universitetit të Prishtinës (UP), ku gjendet edhe një kishë ortodokse. Për këtë tokë do të përballen në gjykatë UP-ja dhe Kisha Ortodokse Serbe.E rrethuar nga disa fakultete dhe pjesë të kampusit universitar, qëndron ndërtesa e papërfunduar e kishës ortodokse e quajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar.Heshtja dhe zbrazëtia që e zotëron këtë strukturë, u thye më 10 qershor, kur u mbajt një liturgji nga Kisha Ortodokse Serbe, të cilën institucionet e Kosovës e quajtën “shkelje të rregullave të sigurisë publike”.

Se çfarë duhet të ndodhë me kishën dhe si duhet të shfrytëzohet toka e kontestuar, ka qenë subjekt i polemikave për një kohë të gjatë.Studentët për kishën
Studentë të UP-së, konsiderojnë se problemet politike që e mbështjellin këtë çështje, po ua pamundësojnë të shfrytëzojnë në tërësi tokën që sipas tyre, do të duhej t’i takonte universitetit.Donat Prekopuca, student i Fakultetit Juridik, tha se kisha e papërfunduar duhet të shërbejë për t’i pasqyruar krimet e luftës në Kosovë, të viteve 1998-99.

“Nuk mendoj që është e drejtë, qysh e di unë nuk ka as leje. Por nëse veç nuk rrënohet, mendoj që duhet me u bë ndonjë muze për t’i parë krimet e luftës, që janë bërë nga vet okupatori që e ka ndërtuar kishën”, tha ai.Ndërkaq, Qëndresa Burrniku, studente e Fakultetit Filozofik, konsideron se objektet fetare të çfarëdo lloji nuk kanë vend afër ose brenda kampusit të universitetit.“Unë mendoj që kisha nuk duhet të gjendet fare në oborre të fakulteteve. Thjesht ndonjë park ose diçka më atraktive, jo kishë ose xhami ose çfarëdo qoftë”, thekson ajo.Mbajtja e liturgjisë në kishë në qershor, ishte konsideruar veprim politik edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.“Të organizosh liturgji politike, të bën kishë politike. Andaj në vend se të bashkojë njerëzit, ju inicioni konflikt”, kishte shkruar ai në Facebook.Përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, nuk i janë përgjigjur kërkesës për koment lidhur me këtë çështje nga Radio Evropa e Lirë.Megjithatë, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Igumeni Sava Janjiq në vitin 2015 kishte deklaruar se kjo kishë është legale dhe nuk është e Millosheviqit ashtu siç po portretizohet.“Ne konsiderojmë se ajo nuk është kishë politike. Qëndrimi ynë është dhe ne e kemi përsëritur disa herë, se ne i kemi të gjitha dokumentet se kisha është bërë në mënyrë legale dhe se ajo nuk është kishë e Milosheviqit. Ai nuk e ka ndërtuar atë”, kishte thënë ai.Me gjithë reagimet për liturgjinë në kishë, Milica Radovanoviq, studente e juridikut e cila gjithashtu punon në organizatën Iniciativa e Re Sociale në Mitrovicë të Veriut, mendon se askush nuk mund t’ia ndalojë përdorimin e tokës Kishës Ortodokse, pasi momentalisht ata janë pronarët ligjorë të kësaj parcele.“Diçka që shpesh harrohet në Kosovë është se në këtë kohë, Kisha Ortodokse Serbe është pronarja ligjore e tokës në pajtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe ka të drejtë t’i përdorë tokën dhe objektin e ndërtuar në të. Gjykata e ka konfirmuar pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe dy herë deri më tani dhe deri në fund të këtij gjykimi dhe ndoshta edhe pas tij, Kisha Ortodokse Serbe është pronare e plotë në pajtim me ligjin e Kosovës dhe e drejta e saj për të shfrytëzuar tokën, nuk duhet të vihet në pyetje”, tha ajo.Gjyqi maratonik
Çështja e të drejtës së shfrytëzimit së tokës në kampusin universitar të UP-së, ka qenë objekt i gjykimit që nga viti 2012.Universiteti i Prishtinës e kishte humbur gjyqin fillestar lidhur me këtë çështje, pasi dështuan të paraqiten në gjykatë në seancën për këtë kontest në vitin 2015.
Më pas, edhe Gjykata e Apelit në vitin 2017 i dha të drejtë kishës për pronësinë e tokës duke e hedhur poshtë padinë e UP-së.Në po atë vit, universiteti inicioi një padi të re për të cilën nuk u mbajt asnjë seancë gjyqësore deri në fillim të vitit 2021.Në seancën gjyqësore të mbajtur më 25 mars, përfaqësuesi ligjor i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi kishte kërkuar shtyrjen e procesit me qëllim të grumbullimit të provave.Kjo pasi sipas tij, në mungesë të dokumenteve të kadastratit për vitet e 90-ta, ka qenë e vështirë të grumbullohen provat që tregojnë se si toka kishte kaluar në shfrytëzim të kishës.UP-ja në këtë rast, pretendon se tokën që është në pronësi të Komunës së Prishtinës, e ka pasur në shfrytëzim të lirë e të papenguar që nga viti 1975.Kelmendi nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, lidhur me grumbullimin e këtyre provave, duke e quajtur “procesin të ndjeshëm”.“Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teme, me keqardhje ju them që në këtë fazë nuk mund të japë asnjë informatë. Lënda është në proces gjyqësor, prandaj nuk duam që në asnjë mënyrë të interferohet në proces, ndoshta edhe të dëmtohet procesi”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga UP-ja.Edhe pse çështja e tokës është cilësuar si problem edhe politik, deri më tani, qeveria dhe avokatia e shtetit, nuk janë përfshirë zyrtarisht në këtë çështje gjyqësore.Sami Istrefi nga avokatia shtetërore, tha për Radion Evropa e Lirë se universitetin nuk e përfaqësojnë në gjykatë, por do të mund ta bënin këtë në rast të një kërkese të arsyetuar nga këta të fundit.“Unë kam pasur një takim me sekretarin e universitetit, një prodekan dhe një avokat që e kanë angazhuar ata. Përjashto këtë takim konsultativ, asnjë takim tjetër as përfaqësim ose çështje tjetër nuk kemi pasur. Nuk kemi asnjë kërkesë me shkrim, përjashtimisht një takimi konsultativ dhe aty jemi munduar ta shpjegojmë të drejtën tonë pronësore në atë pjesë”, tha ai.Lidhur me këtë proces, as përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë nuk i janë përgjigjur pyetjeve.Kishë apo muze?Struktura e papërfunduar e kishës që gjendet në tokën e kontestuar, u ndërtua në vitet e 90-ta, përkatësisht në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Në dhjetor të vitit 1992 janë vendosur themelet e kishës, ndërsa në fillim të vitit 1999, kjo kishë ishte ndërtuar deri në formën që e ka sot.Historiani Jusuf Buxhovi, për Radion Evropa e Lirë, tha se kjo kishë është një ndër dëshmitë e pastra të regjimit të Beogradit, përkatësisht Millosheviqit në atë kohë.Sipas tij, as gjyqi momentalisht në proces, nuk pritet të jetë në favor të UP-së.“Kjo kishë nuk ka histori, është e dhunshme dhe në përputhje me këtë duhet të sillet edhe politika. Më duhet ta them se ky proces është i përfunduar fatkeqësisht në dëm të Universitetit të Prishtinës, sepse në 2017 nuk janë paraqitur në gjykatë.”Studentë, studiues por edhe organizata jo qeveritare, tash e disa vite e kanë shtyrë idenë që kjo kishë të shndërrohet në një muze.Sipas historianit Buxhovi, kjo do të ishte një zgjidhje e pranueshme por që do duhej të arrihej edhe me një marrëveshje mes nivelit politik në Kosovë dhe faktorit ndërkombëtar.“Ndoshta me një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por edhe faktorëve tjerë, që ky objekt të paktën të kthehet në një muze të Kosovës, në një muze kulturor e të tjera por këto janë mundësi vetëm teorike”, tha ai.

Gjykata detyron komunën t`i japë kosovarit pasaportën zvicerane

0

Një nga arsyet kundër tij, siç ka shkruar disa herë edhe albinfo.ch ishte preteksti absurd: Hamdi Halili është parë në fshat me “trenerka” (tuta)!

Komuna e vogël e fshatit Bubendorf në Kantonin Baselland ka refuzuar një kohë të gjatë natyralizimin e kosovarit Hamdi Halili – me argumente që nuk qëndronin. Tani fshati është i detyruar ta bëjë këtë, shkruan srf.ch.

Rreth gjashtë vjet më parë, kosovari Hamdi Halili pati bërë kërkesë për natyralizim në komunën Bubendorf. Ai dhe familja e tij konsiderohej se ishin të integruar mirë. Por komuna kishte kundërshtuar t’i jepte atij pasaportën zvicerane. Një nga arsyet kundër tij, siç ka shkruar disa herë edhe albinfo.ch ishte preteksti absurd: Hamdi Halili është parë në fshat me “trenerka” (tuta)!

Pas kësaj, kosovari ka bërë një ankesë, i mbështetur edhe nga bashkëfshatarë të shumtë. Gjykata Kantonale ka miratuar këtë ankesë dhe ka udhëzuar komunën të rishqyrtojë kërkesën duke siguruar një justifikim ligjërisht korrekt.

Në vitin 2019, komuna ka refuzuar përsëri kërkesën e Halilit. As kësaj here arsyet nuk ishin më të bazuara se në herën e parë: ai i kishte rezistuar vendimit për refuzim të aplikimit të tij për natyralizim, dhe kjo, vetvetiu fliste kundër tij, sipas komunës. Përveç kësaj, ai nuk jetonte më në Bubendorf.

Mosmarrëveshje me kantonin

Por, kësaj here, ka ndërhyrë qeveria e kantonit të Baselland-it dhe ka udhëzuar komunën që të natyralizonte Halilin “menjëherë”, pasi justifikimi i tyre është ligjërisht i pavlefshëm, transmeton albinfo.ch. Por bubendörfasit kanë kundërshtuar edhe këtë vendim. Kështu, Gjykata Kantonale u desh të merrej përsëri me çështjen.

Kjo e fundit tani ka ardhur në përfundimin se refuzimi i natyralizimit në vitin 2019 nuk ishte i ligjshëm. Në këtë rast, ai është një vendim politik dhe jo vendim administrativ. Një nga gjykatësit arsyeton kështu: “Nëse dikush kalon testin e vozitjes, kantoni nuk mund t’i refuzojë këtij personi lejen, duke thënë, për shembull, se ai po dëgjon muzikë me zë të lartë”.

Halili tani është natyralizuar

Faktin që u desh të ndërhynte qeveria dhe të detyronte komunën të natyralizonte Halilin u gjykua gjithashtu i saktë nga gjykata – megjithëse jo unanimisht. Dy nga pesë gjyqtarët u patën vërejtje se Halili nuk ishte ankuar herën e dytë, por këtë e kishin bërë vetëm disa qytetarë nga Bubendorf-i, përcjell albinfo.ch. Ish-kryetari i Bubendorf-it tha se pas refuzimit të dytë, Halili kishte hequr dorë nga një apel tjetër.

Pas gjykimit të gjykatës kantonale të premten, kryetari i komunës ka njoftuar se nuk do të ndërmerreshin më veprime ligjore dhe se Hamid Halili do të natyralizohej.

Gërxhaliu: Diaspora kontribuon në Kosovë aq sa është buxheti i Kosovës, prandaj t’i “përkulemi”

0

Diaspora kontribuon në shumë forma në Kosovë, ajo meriton t’i përkulemi, thotë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në emisionin “Click” të RTV 21 tha se diaspora kontribuon më shumë se 900 milionë euro brenda vitit, duke theksuar se “aq sa është buxheti i miratuar në Parlamentin e Kosovës, aq është edhe kontributi i diasporës”, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, diaspora kontribuon në tri forma në Kosovë. “E para është ajo që kalon në transaksione bankare, e dyta që është dyfishi i saj është qëndrimi i diasporës në Kosovë dhe forma e tretë është forma perifere, që dërgohen të holla përmes të tjerëve”, tha Gërxhaliu, duke theksuar se diaspora meriton t’i përkulemi. “Në qoftë se dikush e meriton një shesh të krenarisë në qendër të Prishtinës, defenitivisht dua ta shoh sheshin e diasporës”, u shpreh ai.

Nuk i njihet patentshoferi kosovar, shoferi i autobusit ndalohet në Austri

0

Për shkak të mosnjohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga autoritetet austriake, shumë kosovarë që udhëtojnë nëpër Austri po hasin në telashe.

Të premten në Graz policia austriake ka ndaluar një autobus me targa të Kosovës. Shoferit të autobusit për shkak se kishte patentë shofer të Kosovës iu ndalua ngasja e mëtejshme, shkruan albinfo.at.

Policia austriake ka raportuar se përveç që shoferi nuk kishte të drejtë qarkullimi në Austri, gjatë kontrollit policia e stacionit Karlauerstrasse gjeti edhe një varg defektesh që kishte autobusi.

Targat e autobusit dhe leja e qarkullimit të shoferit iu morën përkohësisht nga autoritetet austriake. Autobusi ishte i mbushur përgjysmë me udhëtarë, ndërkohë kompania që bartte udhëtarët u desh të siguronte një mjet tjetër transportues për të bartur udhëtarët deri në vendin e caktuar.

Vlen të theksohet se kjo çështje iu bë e ditur edhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me bashkatdhetarë, të mbajtur ditën e martë në Vjenë.

​IPK rekomandon suspendimin e pesë policëve në Prizren

0

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

Në komunikatë thuhet se Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim.

Po ashtu në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Presidentja ​Osmani takon nënkryetarin e PE-së, kërkon liberalizimin e vizave

0

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare.Sipas komunikatës presidenciale në takim me Wieland, Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që vendet hezituese ta mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
Më tej, Presidentja është ndalur edhe te procesi i dialogut me Serbinë ku ka potencuar se ai duhet të marrë fund me njohjen e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani pavarësisht dialogut, qytetarët e Kosovës përballen me nivel të lartë të papunësisë, sikurse edhe me pasojat e pandemisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë.Prandaj Osmani tha se prioritetet kryesore të institucioneve duhet të jenë pikërisht këto sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort