Home Blog Page 4425

Si do të udhëtojnë kosovarët në Mal të Zi pa e paguar taksën?

0

Nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.
Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, duke dhënë detaje të mëtutjeshme.

“Që nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës në Mal të Zi mund të shkojnë pa paguar sigurim për automjete!
Qytetarët e Malit të Zi do të shkojnë në Kosovë, me automjetet e tyre, me Karton të Gjelbër valid, dhe qytetarët e Kosovës do të hyjnë në Malin e Zi me automjetet e tyre me sigurim plus të Kosovës.
Lajm i mrekullueshëm për sezonin e ardhshëm turistik!” ka shkruar Rexhepi.

1 mijë e 777 gjoba trafiku janë shqiptuar nga Policia

0

Policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 777 tiketa trafiku në tërë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, janë shqiptuar edhe dy gjoba për shkelje të masave anti COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 27 aksidente, ku asnjëri prej tyre nuk kanë qenë me fatalitet.

Ndërsa, janë arrestuar 20 persona dhe dy janë në vuajtje të dënimit.

Marrin dy vetura me qira dhe nuk i kthejnë më, arrestohen nga Policia

0

AutoRent-a-carDy persona janë arrestuar në Lipjan pasi të njëjtit kanë marr dy vetura me qira dhe nuk i kanë kthyer.Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë marr dy vetura me qira dhe nuk i kanë kthyer. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

120 alpinistë serbë ndalen në Brezovicë, nuk u lejohet ngjitja në Bjeshkë

0

Mediat në Kosovë kanë raportuar se një grup prej 150 alpinistësh serbë janë bllokuar në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, por Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar për Albanina Post se urdhër-ndalimi nuk ka të bëjë me nacionalitetin e alpinistëve, por është ndalim për të gjithë që duan të bëjnë alpinizëm në atë pjesë.“Janë anuluar të gjitha kërkesat, e të gjitha shoqatave alpiniste, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Kosova”, tha Veseli.Ai thotë se “ky vendim është marrë kështu nga policia”.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë se alpinistët nga Serbia dhe veriu i Mitrovicës kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, por janë ndaluar në Shtërpcë nga Policia e Kosovës.Kryetari i Shoqatës së Alpinizmit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandanti i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai.

Siç raporton RadioKim mëngjesin e sotëm dy autobusë me serbë nga rajone të ndryshme të Kosovës janë ndaluar në Shtërpcë dhe nuk u është lejuar të shkojnë deri tek qendra e skijimit.

Shkalla e papunësisë në Kosovë arrin në 44%, Kurti injoron takimin me sindikatat

0

Shkalla e papunësisë në vend është rritur në mbi 40 përqind. Kjo rritje ka ndodhur edhe si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.Kështu vlerëson kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, sipas të cilit rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur për shkak të pandemisë, me ç’rast humben vendet e punës 10 përqind e punëtorëve në sektorin privat.

Kryetari i BSPK-së, në një intervistë për KosovaPress foli edhe për mos rritjen e pagës minimale nga Qeveria Kurti, për shkarkimin e tij nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) dhe për pagën që ka marr mbi 2 mijë euro në AKP.“Konsideroj që problem social i punëtorëve është mjaft i theksuar dhe papunësia është po ashtu mjaft e theksuar, mbi 34 përqind, por mund të themi që është edhe më tepër mbi 40 përqind, për arsye që gjatë pandemisë punëtorët i kanë humbur vendet e punës. Dhe për fat të keq kjo ka ndikuar në rritje të varfërisë apo social.

BSPK është aktive, por me shkresa dhe kërkesa… Nëse ka qenë 34 përqind sot është 44 përqind, pra në pandemi 10 përqind e punëtorëve kanë humbur vendet e punës”, thekson Ajdini.Për çështjen e pagës minimale, kryetari i BSPK-së, Ajdini, thotë se për fat të keq kjo qeveri ende nuk ka realizuar premtimin për ngritjen e kësaj page.Kreu i BSPK-së po kërkon nga Qeveria Kurti edhe njohjen e stazhit të punës për të gjithë ata që u larguan nga puna gjatë viteve të 90-ta.“Konsideroj që paga minimale duhet të jetë minimumi 300 euro edhe pse ne kërkojmë 350 euro.
E kuptojmë qeverinë që problemet nuk mundet t’i zgjidhë brenda natës, por ne konsiderojmë që paga minimale të jetë 300 euro. Kështu që ende nuk ka filluar edhe ajo pagë e cila është premtuar që do të jetë 250 euro, për fat të keq jemi duke pritur. Po ashtu jemi duke pritur të realizohet një takim me kryeministrin Kurti që t’i diskutojë disa probleme… A jeni takuar ende me Kurtin? Për fat të keq jo, edhe pse kam bërë një kërkesë për një takim për ta bërë një hap të parë për rregullimin e çështjes së punëtorëve apo të fillojmë nga skema pensionale.

Unë nuk kërkoj më tepër veçse të njihet përvoja e punës që me mundur punëtorët me arrit atë 15-vjetshin, e cili sot është pengesë për realizimin e pensionit të plotë”, shprehet Ajdini.Kreu i BSPK-së në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar edhe vendimin e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Bordit të AKP-së, ku ai ka qenë drejtor i tij.Ai thotë nuk ka pasur keqpërdorime nga ai Bord, ndonëse e arsyeton pagën e tij të lartë prej 2 mijë e 200 euro në muaj.

“Unë konsideroj që gjatë mandatit tim nuk ka pasur ndonjë shkelje procedurale juridike apo korruptive… Ne pagat i kemi trashëguar, edhe në të kaluarën kanë qenë asisoj… Përgjegjësinë të cilën bordi e ka pasur, pagat kanë qenë të arsyeshme, sepse për një gabim mund të ketë ndëshkim edhe me burg. Për këtë arsye po themi se ka pasur vlerën në krahasim me përgjegjësitë… Pagën 2 mijë e 200 euro e kam pas si drejtor i Bordit. Mirëpo edhe përgjegjësia ka qenë, një gabim me bërë ndoshta ka mundur me shkuar edhe në burg. Mirëpo, unë e kam trashëguar atë pagë”, thotë ai.
Megjithatë, ai thotë se shkarkimi i Bordit do ta neglizhojë ndarjen e 20 përqindëshit të punëtorëve. Sipas Ajdinit një problem tjetër është se në Gjykatën e Odës së Veçantë janë 21 mijë lëndë që presin të shqyrtohen.BSPK po ashtu kërkon nga Qeveria edhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive, pasi sipas Ajdinit ajo është e gatshme.Ajdini, i cili ka arrit moshën e pensionimit më 9 shtator të vitit 2019, thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj në ushtrimin e detyrës së tij në BSPK dhe AKP.Ajdini paralajmëron se kongresi i BSPK-së për zgjedhjen e kryetari të ri do të mbahet më 2 tetor.

“Nuk e kam në plan që të rikandidoj, do t’iu lë hapësirë të tjerëve…Unë kam dal qe një vit në pension, mirëpo kam qenë mandatar. Kështu që statuti ynë e cek një çështje se jemi sui-generis, papërcaktuar. Por pavarësisht ligjit që e thotë, ne paguhemi me vet kontributet ose mjete vetanake. Kështu që sindikalisti mund të jetë edhe 80-vjeçar, por duhet të jetë i aftë për me i kryer punët.

Duhet me pasur edhe një reputacion i cili e Lufton për çështjet e të drejtave të punëtorëve, që është human në shpirt dhe që nuk e shkel Ligjin”, deklaron Ajdini.Paraardhësi i kryetarit Ajdini ka qenë Haxhi Arifi, ku edhe ai ka ushtruar mandatin e tij në pension.

Detaje të reja për sulmin në Gjermani

0

U vranë tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë
Një 24-vjeçar nga Somalia sulmoi në Vyrcburg (Würzburg) kalimtarët duke vrarë tre vetë dhe plagosur pesë të tjerë. Një zëdhënës i policisë tha se ai jetonte në Vyrcburg, transmeton albinfo.ch.

Policia gjermane arriti ta vinte nën kontroll dorasin pasi e plagosi me një të shtënë në këmbë.

Sipas njoftimeve të medias shkak i sulmit qe një mosmarrëveshje midis autorit të krimit dhe një gruaje, e cila gjithashtu është një nga pesë të plagosurit, shkruan DW.

“Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, tha një zëdhënës i policisë. Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes.

Arrestohet në Tiranë grabitësi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Një 42-vjeçar kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike është kapur nga Policia në Shqipëri.Policia e Durrësit raporton se arrestimi provizor i 42-vjeçarit nga Gjakova u bë pasi Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Prizrenasi përleshet me hajnin që i hyri në lokal

0

Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje në Prizren.Policia e Kosovës ka thënë se viktima mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin në të cilin ka qenë duke punuar, një i dyshuari i panjohur i moshës rreth 30 vjeçare kishte grabitur arkën e parave dhe gjatë ballafaqimit me të, viktima kishte pësuar lëndime.Viktima kishte vrapuar pas te dyshuarit me qëllim që ta ndal, mirëpo i dyshuari e kishte kanosur duke e paralajmëruar se posedonte thikë me vete.

I dyshuari nga arka kishte vjedhur 250€ dhe arkën e kishte hedhur dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.

Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

0

Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacionnë regjionin e Mitrovicës gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.Siç thuhet në komunikatën për media, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kanë kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 kg.

“Vlera e këtij malli është 13,000 euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do të arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do të ishin rreth 210,000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.

Mërgimtari: Këtu në Kosovë janë dembela, nuk e dojnë punën, janë msu mi mbajt na

0

Mërgimtarët tashmë kanë nisur pushimet e tyre në vendlindje.

Ekipi i emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi” ka qëndruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka marrë opinione të shumta.

Bashkatdhetarët janë të lumtur që po vijnë dhe presin të kalojnë mirë.

Por, një nga ta tërhoqi vëmendje me deklaratën e tij se në Kosovë njerëzit nuk duan të punojnë dhe dëshirojnë të fitojnë pa u lodhur.

Këtë deklaratë dhe shumë të tjera mund t’i dëgjoni në videon më poshtë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort