Home Blog Page 4424

Vritet kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe një ish-zyrtar i kësaj partie

0

Dy persona janë vrarë e një tjetër ka mbetur i plagosur në Pejë, mbrëmjen e së mërkurës.

Një nga të vrarit, është kandidati i PDK-së për Komunën e Pejës, Astrit Ademaj. Ndërkaq, mësohet se edhe ish-kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit, Blerand Kadrijaj është vrarë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por detaje nga rasti nuk janë bërë të ditura ende. Rasti ka ndodhur në një lokal përballë Shkollës Ekonomike në Pejë.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, e ka konfirmuar për KOHËN se janë pranuar dy persona pa shenja jete.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë vrarë dy persona.

“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i Rajonit të Pejës, Fadil Gashi për KOHËN.

Kosova mposhtet nga Spanja në “Fadil Vokrri”

0

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Kosova e nisi më mirë pjesën e parë duke rrezikuar me Milot Rashicën në minutën e 8’.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e 33’ me Pablo Forlansin.

Kosova e nisi mirë në pjesën e dytë duke dalë në rast për gol me Milot Rashicën i cili i komplikoi gjërat në fund duke e humbur një mundësi të artë për gol.

Vedat Muriqi rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 51’ duke dalë i vetëm përballë portierit të Spanjës, sulmuesi kosovar goditi jashtë portës duke e shpërdoruar një mundësi të mirë për gol.

Zymer Bytyqi iu afrua golit në minutën e 79’ duke goditur fortë në drejtim të portës së Spanjës, por goditjen e tij e priti portieri Simon.

Spanja e dyfishoi epërsinë në minutën e 89’ me sulmuesin Ferran Torres.

Pas kësaj fitoreje Spanja pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë.

Kurse, Kosova në vendin e katërt me katër pikë.

Trendafilova kërkon që arkivi të mbetet jashtë Kosovës, “pas 10 vjetësh kur të përfundojnë gjykimet”

0

Pothuajse përsëritje të përmbajtjes së fjalimeve gjatë konferencës së mbajtur në Prishtinë kanë bërë në atë në Mitrovicën e Veriut dy zyrtaret e Dhomave të Specializuara, kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilova, e administratorja Fidelma Donlon.

Sqarimet e tyre kanë qenë më shumë teknike sa i përket punës së këtij institucioni.

Për dallim nga konferenca në Prishtinë, kjo e mbajtur në veri ka kaluar pa probleme. Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i kufizuar e gazetarët nuk janë lejuar të hynin, për shkak të mungesës se hapësirës.

Teksa ka folur për aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, Trendafilova ka thënë se gjykimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

“Natyrisht është shumë e vështirë që të diskutojmë apo të themi se kur rasti mund të shkojë në gjykatë, për shkak të dinamikave të procedurave. Ka shumë çështje të ngritura, sigurisht do të jetë vitin tjetër. Ideja është që të fillojë në fillimvitin e ardhshëm, por si do të ndodhë kjo me zhvillimin e këtyre procedurave, mbetet të shihet muajt e ardhshëm”, tha Trendafilova.

E të gjitha proceset gjyqësore, ajo ka supozuar që mund të përfundojnë me gjykime brenda një dekade. Një gjë të tille e ka thënë kur është pyetur se çfarë do të bëhet me arkivin e këtij institucioni, me theks të veçantë me dokumentacionin ku përmenden dëshmitarët, të cilët janë anonimë për publikun.

“Gjithashtu edhe arkivat duhet të mbahen jashtë shtetit, sepse kush nga ne nëse ka për t’u paraqitur si dëshmitarë do të pajtohet që për shembull pas 5-10 vjetëve kur të kryhen të gjitha rastet, arkivi do të bëhet pronë e disa autoriteteve që kanë interes të dinë se kush janë dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi”, tha Trendafilova, njofton Koha.net.

E administratorja Fidelma Donlon ka thënë se institucioni që ajo e udhëheq po e kryen mirë punën. Si shembull për këtë ka marrë deklaratën e njërit prej të arrestuarve, të bërë nga ai në një nga seancat paragjyqësore.

“Profesionalizmi i stafit është përmendur nga një i paraburgosur në seancën e parë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Ai tregoi se arrestimi i tij në Prishtinë dhe transferimi nga Prishtina në Hagë ka qenë shumë i mirë dhe i paraburgosuri ka falënderuar ekipin e sigurisë si dhe personelin e paraburgimit”, tha Donlon.

Për dallim nga konferenca në Mitrovicën e Veriut, të martën Trendafilova e Donlon u pritën me fishkëllima në Prishtinë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit hetojnë dhe gjykojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte për trafikim organesh, por që në aktakuza një gjë e tillë nuk rëndon.

Gjykata u themelua nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

Mbesin akoma në fuqi masat e fundit kundër COVID-19

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se do të mbesin në fuqi akoma masat kundër COVID-19 që kanë hyrë në fuqi nga e hëna e javës së kaluar, ato do të zgjasin deri më 13 shtator.

Hoti për Klan Kosovën ka deklaruar se nuk u vendos asnjë ndryshim sa i përket këtij vendimi të fundit të Qeverisë në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, e cila u mbajt sot.

“Mbledhja është përfunduar, kishte raportim të institucioneve. Tani për tani, mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim do të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tani për tani, mbesin në fuqi masat nga vendimet e fundit të Qeverisë lidhur me COVID-19”,ka thënë Hoti,

Kosova-Spanja, publikohen formacionet zyrtare

0

Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre. Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.

Sonte, “Dardanët” do të synojnë rezultat pozitiv për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Spanjës. Ekipi i Luis Enriques humbi ndaj Suedisë xhiron e kaluar dhe kështu e humbi edhe vendin e pare, pozita e vetme në grup që dërgon direkt në Botëror.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese për këtë ndeshje.

Ndërroi jetë 18 vjeçari nga Prizreni i lënduar nga rrëzimi i lisit mbi Marash

0

Ka ndërruar jetë djaloshi 18 vjeçar E.Sh nga Prizreni, që pësoi lëndime nga rrëzimi i një lisi mbi Marash.

Burime të TV Prizreni bëjnë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë. Deri më tani i ndjeri ka qenë në gjendje kome./tvprizreni.net/

Ramadani: IKSHPK raporton të gjitha viktimat nga COVID-19

0

Ditëve të fundit disa kryetarë komunash ngritën dyshime për mos raportim të numrit të saktë të të gjitha viktimave si pasojë e COVID-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, i demantoi këto dyshime duke deklaruar se që nga fillimi i pandemisë raportimi i vdekjeve dhe rasteve të reja bëhet çdo 24 orë.

“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, tha Ramadani.

Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim për njohjen e Kosovës

0

Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së njohjes së shtetësisë së Kosovës, deria ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës, që të vazhdojnë bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian.

Kështu ka bërë të ditur, ministri athinas alternativ i Punëve të Jashtme, Miltiadis Varvitsoiotis për Euractiv Serbia.

Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare e kanë njohur Kosovën, e cila fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, si shtet të pavarur. Ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Greqia.

Në qershor, Athina vendosi të përmirësojë statusin e zyrës tregtare të Prishtinës, duke nxitur reagime në Beograd, i cili e ka parë Greqinë si një aleat tradicional ortodoks.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i përshkroi në atë kohë ngrohjen e marrëdhënieve midis Athinës dhe Prishtinës si “sigurisht jo lajmi më i mirë” për Serbinë.

Megjithatë Varvitsiotis e ka siguruar Beogradin se qëndrimi i Greqisë nuk ka ndryshuar.

“Pozicioni i Greqisë në lidhje me statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar. Në të njëjtën kohë, dihet gjerësisht se Greqia ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës, në përputhje me qëllimin tonë strategjik për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri konservator.

Varvitsiotis tha se Greqia po pret një Zyrë të Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë që nga viti 2019, me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Pa implikuar çështje të lidhura me statusin, ne kohët e fundit kemi vendosur ta riemërtojmë atë si” Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”, tha ai.

Pozicioni i Greqisë ka qenë gjithmonë se ajo përfundimisht do ta njohë Kosovën nëse Beogradi dhe Prishtina dalin me një zgjidhje të pranuar zakonisht-që është qëllimi i BE-së në dialogun Beograd-Prishtinë të sponsorizuar nga Brukseli.

Varvitsiotis gjithashtu mbështeti vazhdimin e dialogut, një seri bisedimesh të lehtësuara nga BE mes qeverive të Serbisë dhe Kosovës të nisura në 2011.

“Ne besojmë fuqimisht se zbatimi i asaj që është rënë dakord mbetet thelbësor”, tha ministri grek.

“Pas dy takimeve të fundit midis Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti qershorin dhe korrikun e kaluar në Bruksel, është kritike që të dyja palët të intensifikojnë punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe acquis të BE -së” tha ai.

Serbia, një kandidate për BE që nga viti 2012, dhe Kosova, e cila ende nuk ka aplikuar për anëtarësim, aktualisht po zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh në Bruksel.

“Dy palët pritet të diskutojnë çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog”, tha zëdhënësi i BE Peter Stano në fillim të kësaj jave.

Arritja e një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të dakorduar reciprokisht për të rregulluar marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike është një kërkesë kryesore për të dy vendet për të çuar përpara perspektivat e tyre të anëtarësimit në BE.

Nuk ka vendim tjetër për vitin e ri shkollor, mësimi pritet të fillojë nga 13 shtatori

0

Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka ndryshuar, nga 13 shtatori do të hapen dyert e institucioneve arsimore për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Kjo u vendos sot në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për Klan Kosovën ka deklaruar se në mbledhje të gjitha institucionet kanë raportuar për zhvillimet.

“Mbledhja është përfunduar, kishte raportim të institucioneve. Tani për tani, mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim do të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tani për tani, mbesin në fuqi masat nga vendimet e fundit të Qeverisë lidhur me COVID-19”,ka thënë Hoti.

I ishte vërsulur dhe e kishte fyer, Çitaku tregon se çfarë i kishte thënë Daçiq

0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ftuar në në T7 ka treguar për përballjet që ka pasur me përfaqësuesit e Serbisë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

Ajo po ashtu ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në vitin 2019, Ivica Daçiq, i cili atë kohë mbante postin e ministrit të Jashtëm të Serbisë. Çitaku tha se fjalët që ia ka thënë ai nuk janë fjalë që duhet të thuhen në televizion duke lënë të nënkuptohet se ato kanë qenë fyese e të rënda.

“Ka pas plot momente jo të lehta, për shkak se pala serbe vazhdimisht provokon. Daçiq më ka thënë se ti në këto momente je duke bashkëbiseduar me kolonizatorët sepse unë i thash që Serbia ka qenë kolonizatorë për Kosovën dhe pas mbledhje më është vërsulur. Në prani të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ka pas momente që mu më është nxjerrë certifikata e lindjes, situata tërësisht të paprecedentë. Në atë rast Daçiq i ka shkelur rregullat e shtetit të vet. Për shembull tërë kohën përderisa unë kam folur, përfaqësuesi serb ka bërtit në gjuhën serbe, ka sha, ka fy, ka pas edhe raste kur kryesuesi i ka tërhequr vërejtjen, kam pasur situata kur pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi serb më është vërsulur mbrapa. Mirëpo është e rëndësishme që të ruhet qetësia. Ne kemi një detyrë për të bërë, nuk është e lehtë të përmbahesh ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Çitaku ka thënë se ajo ka ruajtur qetësinë dhe ka folur me argumente kur është ulur në tavolinë me palën serbe.

“Unë aa kam kthyer në tavolinë. E di që ka ekzistu me muaj të tërë një fushatë shumë e vrazhdë dhe shumë e ulët kundër meje në mediumet e sponzorizuara nga Qeveria e Serbisë, thjesht për të më qit nga takti, unë jam munduar ta ruaj qetësinë dhe të flas në tavolinë me argumente. Unë nuk prekem personalisht prej tyre sepse nuk pres diçka më shumë. Është e rëndësishme në ato momente të ruhet qetësia”, ka shtuar ajo.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort