Home Blog Page 4422

Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt nis më 7 tetor

0

Më 7 tetor pritet të hapet procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

I gjithë procesi parashihet të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti, është thënë në konferencën e sotme përgatitore për gjykim të mbajtur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka miratuar sot kërkesën e prokurorisë për t’ia shtuar listës edhe një dëshmitar.

Përveç kësaj, ndër urdhrat që i ka lëshuar gjyqtari, ishte edhe përcaktimi i datës së fillimit të procesit të rregullt gjyqësor, derisa po synohet që çështja tërësisht të përfundojë më 17 dhjetor.

Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka deklaruar se ZPS-ja mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.

Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka përcaktuar 7 tetorin si datë për hapjen e procesit gjyqësor, ku ZPS do të lexojë të gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar.

Mbrojtja ka kërkuar që aktakuza të lexohet tërësisht në publik, meqë siç ka theksuar, gjyqi është publik dhe aktakuza në tërësi paraqet pretendimet si ZPS-ja i shkruan ato.

Ndërsa prokuroria ka deklaruar që parashikon dy deri në tri seanca për fjalën hapëse me rreth katër orë material audio-viziv.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’ia jep mbrojtjen listën e provave materiale brenda 24 orëve para hapjes së çështjes, përfshirë këtu edhe videot të cilat planifikohen të përdoren si prova materiale prej ZPS-së.

Sipas trupit gjykues, prezantimi i ZPS-së duhet të përfundojë më 18 tetor 2021.

Në seancën e sotme u tha se ZPS-ja duhet të përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj brenda katër seancave.

Ndërsa për kohën e kundër-pyetjeve nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues nuk ka përcaktuar një afat, veçse kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se do të ndërhyjnë në kohë nëse është e nevojshme.

“Trupi gjykues përcakton si datë të synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së datën 9 nëntor 2021. Ne, po ashtu, përcaktojmë si datën e synuar për mbylljen e të gjithë çështjes 17 dhjetorin 2021. Këto dy data mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit të procedurave”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Smith. \ksp

Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

0

Një tjetër goditje e fortë e autoriteteve ligjzbatuese në Portin e Durrësit çoi në sekuestrimin e një sasie shumë të madhe kokaine, plot 324 kilogramë e 400 gramë, drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive por edhe një ‘deja vu’ me ëhiskin e famshëm brazilian, me të cilin ishte ambalazhuar sasia 400 kilogramë e kapur në Kosovë 17 majin e kaluar, u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Sa i përket itinerarit të ndjekur fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bëjnë me dije se kamioni ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Kjo ka rritur dyshimet e policisë se sasia e drogës mund të jetë mbushur në Shqipëri.

Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.

Kujtojmë se 1 muaj më parë, shtatë ishin të arrestuarit gjatë aksionit ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit. Për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, janë dënuar me paraburgim për veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen ‘Dance’ që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës. Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku e Erion Peti.

Ndërsa më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

Vazhdimi i masave anti-Covid, reagon Oda e Hotelierisë

0

Pas paralajmërimit të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia se këto masa do të vazhdojnë edhe pas datës 13 shtator, ka reaguar Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës duke e kundërshtuar.

OHT ka kërkuar nga ministri Vitia që nga data 13 shtator të ketë lirim të masave dhe të ketë zgjatje të orarit të operimit për gastronominë deri në ora 23:00 dhe të hiqet ora policore.

“Gjithashtu, OHTK që nga fillimi ka qenë kundër orës policore prandaj nuk është e arsyeshme që të vazhdohet akoma me të.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë antarët e saj nuk janë kundër monitorimit të bizneseve, përkundrazi kërkojmë që sa më shumë të ketë kontrollë nepër biznese, dhe në mënyrë rigoroze nga qytetarët të kërkohet dëshmia që janë vaksinuar ose testin me rezultat negativ.

Prandaj, kërkojmë nga ministri z. Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen!”, thuhet në njoftim.

SHSKUK njofton se ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve nga COVID-19

0

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve.

Sipas raportit të punës për datën 8 shtator 2021, për dallim nga marta, QKUK, bashkë me spitalet rajonale, kanë 54 pacientë më pak të shtrirë.

Momentalisht, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1,120 pacientë.

Prej tyre, 986 janë të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensive.

Në QKUK janë 407 pacientë të shtrirë, 408 të konfirmuar pozitivë dhe 355 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive, 100 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 103 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 94 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë713 pacientë, 578 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 602 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 163 pacientë

Spitali i Gjakovës, 87 pacientë

Spitali i Pejës, 203 pacientë

Spitali i Gjilanit, 101 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 54 pacientë

Spitali i Ferizajt, 77 pacientë

Çmimi i një Arke Fiskale për bizneset, shumë herë më i lirë se gjobat nga Administrata Tatimore

0

Që nga paslufta, tregu ekonomik në Kosovë dhe të bërit biznes, ka evalouar në shumë etapa. Konkurrenca dhe nevoja për zgjerim, për të përmbushur kërkesat e tregut ka shtyrë shumë biznese që të punojnë dhe avancojnë më shumë drejt profesionalizimit, duke adaptuar praktikat e punës, por mbi të gjitha duke respektuar infrastrukturën ligjore dhe fiskale.

Vite më parë, institucionet e vendit kanë përpiluar udhëzimet e nevojshme administrative, duke i dhënë drejtim luftimit të informalitetit ekonomik në vend. Që nga ajo kohë, bizneset serioze dhe të cilat kanë synuar operimin afatgjatë, zgjerimin e tregut dhe partneritetit, kanë punuar gjithmonë konformë rregullave ligjore fiskale, duke iu nënshtruar procesit të fiskalizimit.

Në këtë drejtim, arkat fiskale u bënë produkti kyç në funksion të të bërit biznes dhe respektimit të rregullit fiskal. Përmes kësaj, institucionet e vendit, arritën që të grumbullojnë taksat shtetërore, rrjedhimisht të rrisin buxhetin e shtetit, para këto që shërbyen për investime kapitale dhe funksion ekonomik dhe fiskal të vendit.

Me kalimin e viteve, falë fiskalizimit, buxheti i Kosovës përjetoi rritje të vazhdueshme të të hyrave. Po përmes këtij procesi edhe bizneset zgjeruan prezencën dhe funksionimin e tyre në treg.

Megjithë këtë, ndër vite një pjesë e bizneseve gjetën arsye të vazhdueshme që të refuzojnë legjitimin e tyre, duke operuar në atë që njihet si ekonomi jo-formale. Kjo i ka shkaktuar dëme dhe humbje të madhe ekonomisë në vend, por edhe vet bizneseve. Për vetëm pak muaj, Administrata Tatimore shqiptoi mbi 16 mijë gjoba karshi operatorëve ekonomik, pikërisht për shkak të mosfiskalizimit.

Operatorët e licencuar që ofrojnë produktet fiskale, tashmë kanë shtrirje të gjerë në tregun e Kosovës, duke e bartur barrën e pajisjes me arkat fiskale dhe produktet përcjellëse për të gjitha bizneset në vend. Nevojat e tregut dhe konkurrenca, ka bërë që tani kostoja drejt fiskalizimit të jetë më e favorshme, duke u mundësuar bizneseve me çmime minimale të përfundojnë obligimin e tyre fiskal. Me këtë trend të operimit, tani arsyet për refuzim të fiskalizimit nuk ekzistojnë.

Një nga operatorët ekonomik për ofrimin e arkave fiskale, Enternet ka ofruar çmimin prej vetëm 9.99 euro në muaj për t’u pajisur me arkë fiskale por edhe me të gjitha produktet përcjellëse, siç është mirëmbajtja 4 vjeçare, garancion 1 vjeçar dhe kontrollë teknike 4 vjeçare.

Roli ekonomik i procesit të fiskalizimit është tejet i madh. Kjo ka shtyrë që edhe Odat Ekonomike në vend të ngrisin zërin rreth rëndësisë së këtij procesi. Në një takim të Odës Ekonomike Amerikane, që u mbajtë të martën në Prishtinë u diskutua pikërisht për procesin e fiskalizimit dhe nevojën që ky proces të përfundoj deri në vitin e ardhshëm. Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, Odës Ekonomike të Kosovës, nga Administrata Tatimore dhe përfaqësues të bizneseve, renditen disa nga sukseset e arritura në rrugëtimin fiskal të Kosovës, por edhe sfidat që vazhdojnë të mbesin.

Trajtimi i barabartë i bizneseve dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, arrihet vetëm duke përfunduar fiskalizimin. Është në interes të bizneseve, para së gjithash që secila prej tyre të operojë me arkë fiskale dhe të zbatojë rregullat e fiskalizimit.

Në këtë takim, u përmend që në Kosovë deri tani janë fiskalizuar mbi 36 mijë biznese, megjithëse me mijëra të tjera vazhdojnë të mbesin të pafiskalizuara. Në këtë grup hyjnë kryesisht bizneset e vogla dhe ato me pakicë, megjithëse nuk përjashtohen edhe bizneset e tjera.

Tani, që kostoja drejt fiskalizimit është minimale për secilin biznes, nuk ka më arsye që bizneset të refuzojnë këtë proces. Për më tepër kur gjobat e vëna nga ATK-ja janë shumë herë më të larta në krahasim me koston e një arke fiskale.

Po në këtë takim u përmend edhe një aspekt tejet i rëndësishëm, që është funksionimi afatgjatë me rregullat dhe udhëzimet institucionale. Ndryshimet e shpeshta të udhëzimeve administrative nga institucionet e vendit, ka bërë që të prolongojë procesi i fiskalizimit. Ky prolongim ka ndikuar drejpërdrejt në punën e bizneseve, të cilat derisa kanë adaptuar rregullat e reja, kanë harxhuar kohë dhe resurse humane.

Stabiliteti në infrastrukturën ligjore dhe administrative është indikator kyç në sukses drejt përfundimit të procesit të fiskalizimit.

24 të vdekur e 1029 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

0
created by dji camera
08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 22.223.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Ndahet nga jeta zyrtarja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Fatmire Kastrati

0

Në moshën 62 vjeçare, është ndarë nga jeta zyrtarja e Gjykatës Themelore të Prizrenity, Fatmire Kastrati, e cila ka qenë e angazhuar në pozitën e sekretares juridike të këtij institucioni.

Lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares Kastrati,është bërë publik nga faqja zyrtare e Gjykatës Themelore të Prizrenit, me ç’rast u. d i drejtorit të këtij institucioni, Artan Sejrani, ka ngushëlluar familjarët dhe kolegët e të ndjeres.

Postimi i plotë

E nderuara familje Kastrati,

Të nderuar kolegë gjyqtarë dhe stafi i Gjykatës Themelore në Prizren.

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin që pas një sëmundje të gjatë, në moshën 62 vjeçare, është nga jeta familarja juaj dhe kolegia jonë në Gjykatën Themelore në Prizren, znj. Fatmire Kastrati.

U.D., së Kryetarit të Gjykatës z. Artan Sejrani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Znj. Fatmire Kastrati që nga vitit 1976 ka qenë e angazhuar pranë Gjykatës së Prizrenit si Sekretare Juridike.

Gjyqtarët, stafi administrativ dhe të gjithë kolegët do ta kujtojnë atë për korrektësinë, angazhimin dhe përkushtimin e saj në punë.

Terminet për viza, vjen një lajm i rëndësishëm nga Ambasa Gjermane për kosovarët

0

Ka mjaftuar një ditë, që të gjitha terminet për aplikim për vizë pune në Ambasadën Gjermane për muajin tetor të mbushen.Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjitha terminet tashme janë mbushur.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka bërë të ditur Ambasada.

Ndërkaq ka njoftuar se në fillim të tetorit do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.

Kapja e 9 kilogramë kokainë në Vërmicë, reagon ministri Sveçla

0

Për kapjen e 9 kilogramë drogë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se Kosova nuk do të jetë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së drogës.Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në luftimin e krimit të organizuar dhe se policia është e gatshme që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo edhe bashkëpunëtorë të krimit.

“Policia e Kosovës përveç angazhimit maksimal në respektim të masave Covid-19, vazhdon punën në luftimin e krimit të organizuar. Falë bashkëpunimit me Doganën dhe Policinë e Shqipërisë, mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë konfiskuar rreth 9 kilogram substancë narkotike të llojit kokainë. Lidhur me këtë, janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe të njëjtit tani gjinden në mbajtje.

Vazhdojmë të theksojmë që Kosova nuk do të jenë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së substancave të tilla. Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në luftimin e krimit të organizuar dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme, që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo bashkëpunëtor të krimit”, ka shkruar Sveçla.

A pritet të shfaqet edhe në Kosovë varianti “Mu” i Covid- Flet infektologu Hamdi Ramadani!

0

Situta me Covid-19 vazhdon të jetë tepër e rënduar në vendin tonë, raporton Gazeta Blic.Edhe pse Qeveria Kurti ka ndërmarrë masat e reja anti Covid, rastet e vdekjeve dhe infektimet vazhdojnë të jenë tepër të larta.Infketologu, Hamdi Ramadani, duke folur për situatën pandemike tha se gjendja me Covid dy ditët e fundit po njeh përmirësim.

Ramadani potencon se me këtë ritëm masat e ndëramarra nga Qeveria do ta ulin numrin e infeksioneve.“Vendi ynë dhe qytetarët tanë deri sot kanë bërë pak vaksinime ose imunizime. Qytetarët e imunizuar edhe nëse infektohen nuk do të paraqesin rrezik në jetën e tyre. Kemi një përqindje të ulët të qytetarëve që kanë bërë vaksinim komplet me dy dozat. Deri më dje, bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, në vendin tonë kanë bërë mbi 938 mijë qytetarë kanë bërë vaksinimin ose imunizimin me një dozë. Një dozë e vaksinës që merret si në vendin tonë si në botë, qoftë Pfizer qoftë Astra Zeneca nuk shkakton mbrotje ma shumë 30 ose 40% të atij personi. Ndërsa me dy doza, imuniteti tek ai qytetar shkon mbi 95-98% . Dy ditët e fundit është një lajm i mirë se ka ra numri i infeksioneve nën 1000 ndërsa deri para disa ditëve kemi pas numër edhe mbi 2000. Kjo është një shpresë që në 5 ose 6 ditët e ardhshme, masat të cilat i ka ndërmarrë ministria dhe Qeveria do ta ulin numrin e të infektuarve. Eshtë një ramje e infeksioneve me virusin ‘Delta’ Covid-19” tha Ramdani për “Gazeta Blic”Ramadani duke folur rrreth variantit të ri “Mu”, tha se pritet të ketë edhe variante të tjera që do të shfaqen.

I pyetur se a mundet të shfaqet ky variant në Kosovë, Ramadani u përgjigj kështu.“Kemi shumllojshmëri të varianteve të Coronavirusit. Eshtë varianti “Mu” por do të ketë edhe variante të tjera që do të shfaqen. Nuk e besoj që varianti” Mu” që është në disa shtete i pranishëm që do të vijë tek ne për faktin se nuk ekziston kushtet të cilat janë në ato vende siç ishte Kolumbia. Vendi ynë nuk i ka karakteristikat tropikale si Kolumbia. Por megjithatë nuk mundet të thotë dikush me absolutizëm se nuk do të ketë sepse eshe shumë vende evropane e kanë raportu variantin “Mu” që është i pranishëm në atë vend. Ekspertët e fushës së infektologjisë këtë virus po e quajnë virus nën mbikqyrje me interes të veçantë sepse duan të shohin se çfarë karakteristikash do të ketë ky virus” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Kurti, ditë më parë ndërmorën masat e reja anti Covid.Megjithëse ka disa ditë që janë në fuqi, sërish numri i rasteve të rjea vazhdon të jetë tepër i lartë.Nga ministri Vitia u kumtua sot se masat anti Covid nuk pritet të lirohen me 13 shtator siç ishte paralajmëruar më herët.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort