Home Blog Page 4421

Vitia: Doza e tretë e vaksinës anti-COVID do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se doza e tretë e vaksinës do të jetë në dispozicion për qytetarët e Kosovës vitin e ardhshëm.

Vitia për gazetarët pas vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ka thënë se nga ekspertët shëndetësorë dhe nga profesionistët në IKSHPK është bërë me dije se me gjasë do të ketë nevojë për dozë të tretë të vaksinës antiCOVID.

“Profesionistët nga IKSHPK-ja na kanë bërë me dije qartë në MSH se sipas gjitha gjasave do të kemi nevojë për dozën e tretë të vaksinave, marrë parasysh përvojën e vendeve tjera që përkundër vaksinimit me dy doza të qytetarëve ka pasur shpërthim të rasteve me variantin Delta. Kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë dhe do të jetë në dizpocion të qytetarëve të Kosovës vitin e ardhshëm”, ka thënë Vitia.

Vitia edhe në konferencë për media më herët gjatë ditës kishte thënë se është duke punuar MSH-ja për të siguruar kontratë për furnizim me doza të vaksinës, për të aplikuar dozën e tretë.

Ndërkohë sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve, Vitia ka thënë se nuk është vendim që e merr ai.

“Nuk është një vendim që e marr unë. Është vendim që merret në bazë situatës në terren, e rekomandimeve nga IKSHPK-ja e nga ekspertët. Secili aktivitet që do të rrezikon shëndetin publik, do ta analizojmë për të parë si t’i qasemi. Kur merret vendimi do të njoftohen qytetarët, nuk do të jetë i fshehtë”, ka thënë Vitia.

Vitia: Remdesiviri do të jetë në klinika më së largu javën e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sa i përket furnizimit me ilaçin remdesivir që nevojitet për pacientët me COVID-19, ka thënë se janë në përfundim të procedurave dhe se ilaçi do të jetë në klinika më së largu deri fillim të javës së ardhshme.

“Procedurat për remdesivir siç kam thënë, janë para përfundimit. Shpresoj deri në fund të javës të sigurohen. Nëse jo në fund të javës, atëherë në fillim të javës tjetër remdesiviri do të jetë në klinika tona”, ka thënë Vitia.

Ai ka folur edhe për vendimin e MSH-së që punonjësit e administratës publike duhet të posedojnë kartelë vaksinimi, test PCR apo test serologjik për t’u paraqitur në vende të punës.

“Qysh në fillim të korrikut kemi hapur dritare për të gjithë punonjësit e administratës publike që të vaksinohen sa më shpejt. E edhe në javën e fundit ka qenë po e njëjta mundësi. Natyrisht punonjësit e administratës publike që posedojnë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik jo më të vjetër se një javë, mund të vijnë në vende pune”, ka thënë Vitia.

Kurti: Mund të hapen tema ndërmjet Kosovës e Brukselit, por jo edhe me Serbinë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, është tema e vetme që nuk pret në dialogun me Serbinë.

Kurti ka thënë sot se takimet e dy ditëve të fundit të ekipeve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë takime përgatitore për dialogun që do të ketë kapitull të ri.

“Bashkë me zëvendëskryeministri Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i delegacionit dhe Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti sepse nuk mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1,630 qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë të dashurit e tyre edhe 20 vjet më vonë, edhe nëse e dinë që janë të vdekur”, ka thënë Kurti pas vizitës që ka zhvilluar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ai ka shtuar se aktualisht mund të hapen tema diskutimi ndërmjet Kosovës e Brukselit por jo edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ka vetëm një temë që nuk pret, është çështja e të pagjeturve, e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe kjo me siguri se do të diskutohet në Bruksel, ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona që natyrisht nuk janë pranuar. Mund të hapen tema diskutimi ndërmjet Kosovës dhe Brukselit mirëpo jo edhe me Serbinë”, është shprehur Kurti.

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi konfirmoi sot se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq.

“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, ka thënë Bislimi pas përfundimit të takimit me delegacionin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit trepalësh, temë e vetme ka qenë çështja e të pagjeturve.

Takimi i 8 shtatorit u mbajt pavarësisht se palët një ditë më herët thanë se nuk kanë arritur pajtim as për rendin e ditës së takimit trepalësh.

Takohen Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj, zbulohet se për çfarë biseduan

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë takuar këtë të mërkurë.

Krerët e opozitës u takuan për të pirë kafe teksa biseduan për ngjarjet aktuale në vend.

Këtë takim e konfirmoi zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili edhe tregoi arsyet e takimit.

“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me Abdixhikun dhe Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.

Paraburgim ndaj dy personave të cilët u zunë me rreth 9 kg kokainë në Vërmicë

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 07.10.2021, ndaj të pandehurve E.T., (1) dhe E.T., (2), për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 2 – 31 lidhur me nenin 275, par.1, nën par.1.9 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Të pandehurit E.T., (1) dhe E.T., (2), me datë 7 shtator në orët e mbrëmjes, në Pikën kufitare në Vërmicë, i ‘u është gjetur se pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca narkotike – sasi të mëdha të dyshuara të llojit kokainë, të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që gjatë kalimit nga Shqipëria për në Kosovë me automjet që drejtohej nga i pandehuri E.T., (1), brenda të cilit ishte edhe i pandehuri i dytë, E.T., (2)., pas ndalimit në Pikën kufitare të Vërmicës dhe kontrollimit të detajuar nga zyrtarët e policisë kufitare dhe doganës, me ç ’rast pas skanimit të automjetit në fjalë, ka rezultuar se ka ndërhyrje bunker nën ulëset e pasme të automjetit, ashtu që gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur 9 (nëntë) paketime të cilat përmbanin substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, në sasi të tërësishme prej 8 kg e 874 gram (Tetë kilogramë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër gram), të cilat edhe janë sekuestruar përkohësisht nga ana e policisë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh se procedura është në fazën fillestare të hetimit dhe për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, është i nevojshëm caktimi i paraburgimit sepse ekziston rreziku se me lënien në liri të të pandehurve mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që janë shtetas të Shqipërisë dhe nuk kanë vendbanim në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, duke pasur parasysh peshën dhe pasojat të cilat i ka kjo vepër penale, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor tregon vendosmërinë e të pandehurve për arritjen e qëllimit, andaj për sigurimin e prezencës së pandehurve në procedurë e posaçërisht kur hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare, caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kurti dhe Vitia vizitojnë IKShPK-në

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Pas vizitës Kurti dhe Vitia do të prononcohen për medie.

Ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm numri i të vdekurve dhe rasteve me pozitive me COVID-19.

Lajçak pas takimeve në Bruksel: Pozicionet e palëve janë shumë larg

0

Ndërmjetësuesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është shprehur se megjithë takimet në dy ditët e fundit palët ende mbesin larg sa i pëket pozicioneve.

“Sapo përfunduam dy ditë pune të madhe dhe diskutimeve intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Lajçak.

“Pozicionet për një sërë çështjesh urgjente mbeten shumë larg. Ka shumë punë para”.

ZYRTARE: Haxhi Krasniqi lufton me 9 tetor sërish ndaj Bosel

0

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do zhvillojë rimetchin me Dominic Bosel për titullin e Kampionit të Botës.

Krasniqi e nokautoi Bosel me 10 tetor 2020 duke u shpallur kampion i Botës.

Ndërsa, muajin tjetër Krasniqi do luftojë që ta mbrojë këtë titull sërish ndaj gjermanit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi konfirmoi ndeshjen e rikthimit me 9 tetor 2021.

“Përballja kthyese. 9 tetor”, shkroi ai.

Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt nis më 7 tetor

0

Më 7 tetor pritet të hapet procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

I gjithë procesi parashihet të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti, është thënë në konferencën e sotme përgatitore për gjykim të mbajtur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka miratuar sot kërkesën e prokurorisë për t’ia shtuar listës edhe një dëshmitar.

Përveç kësaj, ndër urdhrat që i ka lëshuar gjyqtari, ishte edhe përcaktimi i datës së fillimit të procesit të rregullt gjyqësor, derisa po synohet që çështja tërësisht të përfundojë më 17 dhjetor.

Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka deklaruar se ZPS-ja mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.

Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka përcaktuar 7 tetorin si datë për hapjen e procesit gjyqësor, ku ZPS do të lexojë të gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar.

Mbrojtja ka kërkuar që aktakuza të lexohet tërësisht në publik, meqë siç ka theksuar, gjyqi është publik dhe aktakuza në tërësi paraqet pretendimet si ZPS-ja i shkruan ato.

Ndërsa prokuroria ka deklaruar që parashikon dy deri në tri seanca për fjalën hapëse me rreth katër orë material audio-viziv.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’ia jep mbrojtjen listën e provave materiale brenda 24 orëve para hapjes së çështjes, përfshirë këtu edhe videot të cilat planifikohen të përdoren si prova materiale prej ZPS-së.

Sipas trupit gjykues, prezantimi i ZPS-së duhet të përfundojë më 18 tetor 2021.

Në seancën e sotme u tha se ZPS-ja duhet të përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj brenda katër seancave.

Ndërsa për kohën e kundër-pyetjeve nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues nuk ka përcaktuar një afat, veçse kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se do të ndërhyjnë në kohë nëse është e nevojshme.

“Trupi gjykues përcakton si datë të synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së datën 9 nëntor 2021. Ne, po ashtu, përcaktojmë si datën e synuar për mbylljen e të gjithë çështjes 17 dhjetorin 2021. Këto dy data mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit të procedurave”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Smith. \ksp

Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

0

Një tjetër goditje e fortë e autoriteteve ligjzbatuese në Portin e Durrësit çoi në sekuestrimin e një sasie shumë të madhe kokaine, plot 324 kilogramë e 400 gramë, drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive por edhe një ‘deja vu’ me ëhiskin e famshëm brazilian, me të cilin ishte ambalazhuar sasia 400 kilogramë e kapur në Kosovë 17 majin e kaluar, u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Sa i përket itinerarit të ndjekur fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bëjnë me dije se kamioni ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Kjo ka rritur dyshimet e policisë se sasia e drogës mund të jetë mbushur në Shqipëri.

Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.

Kujtojmë se 1 muaj më parë, shtatë ishin të arrestuarit gjatë aksionit ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit. Për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, janë dënuar me paraburgim për veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen ‘Dance’ që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës. Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku e Erion Peti.

Ndërsa më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

Vazhdimi i masave anti-Covid, reagon Oda e Hotelierisë

0

Pas paralajmërimit të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia se këto masa do të vazhdojnë edhe pas datës 13 shtator, ka reaguar Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës duke e kundërshtuar.

OHT ka kërkuar nga ministri Vitia që nga data 13 shtator të ketë lirim të masave dhe të ketë zgjatje të orarit të operimit për gastronominë deri në ora 23:00 dhe të hiqet ora policore.

“Gjithashtu, OHTK që nga fillimi ka qenë kundër orës policore prandaj nuk është e arsyeshme që të vazhdohet akoma me të.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë antarët e saj nuk janë kundër monitorimit të bizneseve, përkundrazi kërkojmë që sa më shumë të ketë kontrollë nepër biznese, dhe në mënyrë rigoroze nga qytetarët të kërkohet dëshmia që janë vaksinuar ose testin me rezultat negativ.

Prandaj, kërkojmë nga ministri z. Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen!”, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort