Home Blog Page 4419

Shpërthen bojleri, shkatërrohet shtëpia në Skënderaj

0

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bojleri në fshatin Polac të Skenderajt.E shpërthimi si duket ka qenë mjaft i madh.

Nga presion është shkatërruar një pjesë e shtëpisë e cila është bëre pothuajse e pabanueshme.Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia.

Kapen rreth nëntë kilogramë substancë narkotike në Vërmicë, dyshohet të jetë kokainë

0

Policia e Kosovës në nje komunikatë për media ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme  ka konfiskuar rreth nëntë kilogramë substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar në pikë-kalimin kufitar Vërmicë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se bashkëpunimi në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.

Ky është njoftimi i plotë

Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Më datën 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet (pezho) me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle.

Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.

Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram.

Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje. /www.tvprizreni.net/

Bie nga ndërtesa, lëndohet rëndë një person në Suharekë

0

Një person në Suharekë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kati i dytë në katin e parë.I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:Suharekë, 07.09.2021 – 16:10. Raportohet se një person nga pakujdesia, nga kati i dytë, ka rënë në katin e parë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

Policia shqipton 2641 gjoba për shkelje të masave antiCOVID-19

0

Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektim të masave antiCOVID-19 nga qytetarët dhe bizneset.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2641 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë shënuar 920 raste të reja me coronavirus dhe 28 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, policia i gjeti 120 thasë miell pa dokumentacion

0

Policia e Kosovës në Vërmicë gjatë patrullimit, kishte ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili në automjet kishte të ngarkuar 120 thasë me miell për të cilin nuk posedonte asnjë lloj dokumentacioni.

I dyshuari së bashku me automjet me mall është shoqëruar në stacion policor, ndërsa në rast janë kyçur edhe inspektorët e tregut.

Automjeti me mallra, janë sekuestruar përkohësisht për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

116 vjeçarja shërohet nga COVID-19, kishte vetëm një dozë të vaksinës Sinovac

0

Një grua 116 vjeçare në Turqi i ka mbijetuar koronavirusit, sipas djalit të saj, duke e bërë atë një nga pacientët më të vjetër në botë që e kanë mundur këtë sëmundje.Ajshe Karatay tani është transferuar në një pavion normal, tha djali i saj Ibrahim Karatay për DHA.“Nëna ime u sëmur në moshën 116 vjeçare dhe qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv për tre javë. Shëndeti i saj tani është shumë i mirë dhe po përmirësohet”, tha ai.

Ajshe, nga Turqia perëndimore, u trajtua në Spitalin e Qytetit Eskisehir pasi u sëmur dhe rezultoi pozitive për COVID-19 muajin e kaluar.Ibrahim tha se ajo kishte marrë vetëm një vaksinë Sinovac para se të sëmurej, duke shtuar se ndoshta ishte infektuar nga një anëtar i familjes.“Ndoshta nëse do ta kishte marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, do të shërohej më shpejt”, tha ai.

Njeriu më i pasur në botë dëshiron të jetë i “pavdekshëm”, Jeff Bezos financon kompaninë që hulumton dhe lufton procesin e plakjes

0

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, është duke financuar kompaninë bio-teknologjike Altos, që hulumton se si zhvillohet procesi i plakjes së qelizave.

Miliarderi amerikan që njëherit është njeriu më i pasur në botë, po financon start-up kompaninë bio-teknologjike Altos Labs, që punon në hulumtimin se si zhvillohet procesi i plakjes së qelizave – ku me këto gjetje do të duhej t’i zgjatej jeta një njeriu, transmeton Telegrafi.

Bezos që ka në pronësi patundshmëri që kapin vlerën e rreth 201.3 miliardë dollarëve, në biznes hyri së bashku me kolegun e tij miliarder, Yuri Millner.

Kompania Altos Labs në fillim të këtij viti ka konfirmuar se ka mbledhur rreth 270 milionë dollarë, për hulumtimin e potencialit të riprogramimit të qelizave dhe teknologjinë që do të mund të ndihmonte që kafshët të rinoheshin, që më vonë do të mund të aplikohej edhe tek njerëzit.

Edhe pse deri më tani dihet pak për këtë kompani, të punësuarit e parë tregojnë për teknika të ndryshme kundër plakjes nga një laborator do të mund të ishte e mundur një gjë e tillë.

Është interesant se në mesin e tyre është edhe Dr. Sinja Jamanaka, pionieri në këtë lloj hulumtimi dhe njëherit fituese i çmimit Nobel për Shkencë gjatë vitit 2012. Ai gjatë hulumtimeve të tij ka konfirmuar se shtimi i katër proteinave në qeliza, do të mund të nxisnin rikuperimin e saj në gjendjen e mëparshme.

Në Altos Labs është i angazhuar edhe Dr. Juan Carlos Izpisu Belmonte, biolog spanjoll që punon në Institutin Salk të Kalifornisë, dhe që konsiderohet edhe ai pionier i të ashtuquajturës ndryshimi i qelizës. Në vitin 2016, arriti me sukses të demonstroj teknikën embrionale të qelizave të cilat i injektoi te brejtësit, që treguan shenja të ndryshimit të pleqërisë.

“Ky riprogramim i qelizave është një eliksir potencial i jetës”, ka thënë shkencëtari i cili në atë kohë punon në përzierjen e qelizave embrionale të majmunit dhe njeriut.

Në këtë ekip është edhe shkencëtarja amerikane Dr. Jennifer Dudna, që këtë vit fitoi çmimin Nobel për Kimi.

Ajo ka marrë pjesë në kërkimin e metodave të modifikimit gjenetik, që do të mund të jepte fryt në kërkimin e metodave të modifikimit gjenetik, që do të mund të çonte në zhvillimin e terapive inovative në trajtimin e sëmundjeve serioze.

Bezos më herët kishte investuar shuma të majme të parave në kompaninë Unity biotechnology, qëllimi i së cilës është “zgjatja e periudhës në të cilën një person kursehet nga sëmundjen që ndodhin si rezultat i procesit të plakjes”. /Telegrafi/

Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin ndaj ish-rektorit të Universitetit Publik të Prizrenit Ramë Vataj

0

Në gjykimin, e ish-rektorit Ramë Vataj, i cili në Gjykatën Themelore të Prizrenit po gjykohet për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, ka vazhduar edhe sot me dëgjimin e dëshmitarëve Malush Mijaku dhe Defrim Gashi

Drejtësia Sot, raporton se ish-rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Ramë Vataj, po akuzohet se duke vepruar në cilësi të rektorit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Në deklarimin e tij, dëshmitari Mijaku deklaroi se përgjatë vitit 2016 punoja si zëvendës rektor i Universitetin Publik të Prizrenit.

Tutje, dëshmitari tha se përgjegjësia ime ishte ti pranojë dokumentacionet nga komisioni recensues përkatësisht nga njësia akademike dhe pas shqyrtimit të dokumenteve për kandidatët, unë si kryetarë i komisionit të studimeve i propozoja senatit për votimin e kandidatëve.

Ndërsa, në pyetjen e parashtruar nga prokurori shtetit Shahadin Destani a është e vërtetë se kandidati Miftari ka prezantuar më shumë punime shkencore se kandidatët tjerë, dëshmitari i’u kundërpërgjigj se komisioni i studimeve nuk vlerëson por vetëm rekomandon.

Po ashtu, dëshmitari sqaroi se kam qenë vetëm si zëvendës rektor për çështje arsimore, studimore dhe kërkime shkencore, e jo edhe organ ekzekutiv se a është zbatuar vendimi i organit kompetentë “SIA”.

Seanca vazhdoj me deklarimin e dëshmitari Dëfrimi Gashi, krye inspektor i arsimit në kuadër të MASHT-së.

Dëshmitari Gashi tha se çdo inspektim në ndonjë institucion arsimorë duhet të përpilohet procesverbal i cili u dërgohet edhe palëve apo institucionit përkatës.

Duke i’u përgjigjur në pyetjen e prokurorit lidhur me vendimin e inspektoratit të arsimit sipas ankesës së të dëmtuarit Vehbi Miftari, dëshmitari tha se është bërë inspektim dhe është nxjerr vendim me nr.469, ku i’u është adresuar Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti’ i cili ka qenë i obliguar ta zbatojë atë.

Më tutje, ai tregoi se në raste të moszbatimit të vendimit nga institucioni arsimor, lënda mundë të përcjellët në polici, prokurori ose në gjykatë.

Ndër të tjera, dëshmitari tha se të gjitha vendimet të cilat vijnë nga SIAS, detyrimisht duhet ë zbatohen nga institucioni ndaj të cilit është kryer inspektimi.

Ndryshe, në pyetje e parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Vata avokatit Labinot Vata, se përse nuk është zbatuar dispozita e neni 5.1 ku e dënon për kundërvajtje dhe me gjobë institucionin i cili nuk zbaton vendimin, dëshmitari tha se nuk kemi dashur për të njëjtin rast ti shqiptojmë dy herë dënim personit të njëjtë.

Para përfundimit të seancës gjyqësore i dëmtuari Vehbi Miftari, kërkoj nga gjykata që për seancën e radhës të ftohet edhe dëshmitari A.S.

Më pas, gjyqtari i çështjes Fatmir Krasniqi e aprovoj propozimin e të dëmtuarit Miftari dhe vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe të njëjtin e caktoj me datë 05 tetor 2021 në ora në ora 09:30 ku pritet të dëgjohet dëshmitari A.S.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë, në Meksikë

0

Një tërmet i fuqishëm ka goditur juglindjen e Meksikës të martën rreth orës 20:45 i cili ka tronditur qytetarët.Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit raporton se ekziston një kërcënim i një cunami pas tërmetit, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Pamjet e mediave sociale në Twitter treguan tërmetin që ndërpriste një ndeshje ‘lucha libre’ në Arena México në Mexico City.Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti me magnitudë 7.0 goditi 2.5 milje (4 kilometra) në lindje-verilindje të Los Órganos de San Agustín, rreth 8 milje nga qyteti turistik i bregdetit të Paqësorit, Acapulco. Ajo u mat në një thellësi fillestare prej 7.8 milje (12.6 kilometra).

USGS ka raportuar se tërmeti ishte i cekët dhe ndodhi rreth 12.5 kilometra nën sipërfaqe. Për shkak të distancës së tij, efektet e tërmetit kishin më shumë gjasa të ndiheshin.Sheinbaum tha se shumë njerëz kishin humbur energjinë elektrike dhe autoritetet po punonin për të rivendosur energjinë. Shërbimi i metrosë i qytetit tha në një deklaratë se shërbimi i trenit është rifilluar pasi bëri një rishikim të protokollit për shkak të tërmetit.Tërmetet nuk janë të rralla në Meksikë për shkak të vendndodhjes së tij në buzë të pllakës tektonike të Amerikës së Veriut. Dy tërmete të mëdha goditën vendin në shtator 2017 , dhe më 19 shtator 1985, një dridhje me magnitudë 8.0 vrau rreth 9,500 njerëz në dhe rreth qytetit të Meksikës. Ai tërmet la një plagë të madhe në qytet, duke rezultuar në ndryshime në kodet e ndërtimit dhe mbrojtje më të madhe kundër tërmeteve.

Kurti mbledh ministrat

0

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e radhës.Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja do të filloj në ora 10:00.Ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort