Home Blog Page 4418

Prokuroria: Nuk ka personel mjekësor në mesin e viktimave në Tetovë

0

Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve mbrëmë në Tetovë nga shpërthimi i zjarrit, shkruan Alsat.mk, transmeton Klankosova.tv.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku po ashtu u konfirmua se ka shkuar në 14 numri i viktimave dhe se disa nga trupat është vështirë të identifikohen.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Qytetari nga Prizreni dorëzon në polici  të hollat e gjetura, kërkohet pronari i vërtet

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme,
një qytetar nga Prizreni, F.H, e kishte gjetur një shumë të të caktuar të hollave  në rrugën “Zahir
Pajaziti”.
Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të
Prizrenit.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .
“Lusim pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren,
dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F H, për
gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

Edhe Danimarka shfuqizon të gjitha masat anti-COVID

0
COPENHAGEN, DENMARK - JUNE 14, 2018: People crossing the road at Copenhagen central shopping street. Copenhagen is the capital of Denmark.

Derisa vende evropian akoma janë të brengosur për shkak të COVID-19 dhe valën e katërt të infeksioneve, në Danimarkë epidemia i takon të kaluarës.

Në fakt, këtë të premte, ky vend do të shfuqizojë të gjitha masat kufizuese kundër COVID-19, kurse qeveria e atjeshme ka njoftuar se virusi më nuk paraqet “rrezik për shoqërinë”, transmeton Telegrafi.

Ky vendim i qeverisë bazohet në faktin që 73 për qind e popullatës në Danimarkë është vaksinuar plotësisht me vaksinat kundër COVID-19, derisa 3 për qind tjerë tani kanë marrë vetëm një dozë.

“Epidemia është nën kontroll”, tha javën e kaluar ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Duhet theksuar që Danimarka ka qenë ndër vendet e para që vitin e kaluar (më konkretisht më 11 mars 2020), aplikoi masën e izolimit total kur edhe shpërtheu pandemia, kurse tani është ndër vendet e para që plotësisht po hapet.

Është interesant që danezët nuk pretendojnë se kanë çrrënjosur virusin apo këtë sëmundje. Me një fjalë – kanë gjetur mënyrën të jetojnë me të. Rikthimi në normalitet nuk do të ishte i mundur pa vaksinim masiv.

Rreth 95 për qind e njerëzve më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë vaksinuar siç janë shtëpitë e pleqve dhe personat mbi moshën 60-vjeçare

Presidentja Osmani ngushëllon familjet, homologun Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës për aksidentin tragjik në spital

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet, presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi për viktimat nga zjarri në Spitalin Covid të Tetovës.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin COVID të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi.
Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

22,223 raste aktive me coronavirus, MSH në negociata për blerjen edhe të 1 milion dozave të vaksinës

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 22,223.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2.709 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi sipas tij vaksina ka mjaftueshëm dhe janë të sigurta.

Ndërkaq, mministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit.

Ndryshe, Vitia ka thënë se situata me COVID-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.

Ai njoftoi se kanë filluar negocimin për blerjen e 1 milion dozave të tjera të vaksinave antiCOVID, kjo për shkak se siç tha ai do të ketë nevojë edhe për dozën e tretë të vaksinës. /Telegrafi/

Vrasja e dyfishtë – gjithçka që ndodhi në incidentin tragjik në Pejë

0

Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur.

Po ashtu vëllai i Astritit, Avniu, është plagosur, i cili sipas mjekut kujdestar në spitalin e Pejës, është rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 20, afër Shkollës së Mesme “Ali Hadri”.

Pas patrullimi në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy revole dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë aktit.

Lidhur me ngjarjen, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka tregur se familja Ademaj kishte probleme të mëhershme me familjen Kadrijaj dhe sipas informatave jozyrtare, të dy viktimat janë takuar sonte për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e mëhershme.

Muhaxheri nuk ka dhënë detaje se çfarë problemesh kanë pasur, por që ka thënë se kjo nuk ndërlidhet me motive politike.

“Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës, janë vrarë dy djem të rinj. Nga informatat e para që i kemi ka qenë një konflikt momental, por që ka qenë edhe më i hershëm dhe ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së vëllezërve Ademaj. E kanë pasur një konflikt të më hershëm dhe sonte janë takuar për të zgjidhur problemet mes tyre. Kanë qenë në lokalin e familjes Ademaj”, ka thënë Muhaxheri.

Partisë Demokratike të Ksoovës, përmes një komunikate ka thënë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës.

PDK ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre.

“Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Për rastin ka reaguar edhe kryeminsitri i vendit, Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Kurti: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas rastit tragjik që ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku raportohet për disa persona të vdekur.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, eksplodimi në spital, ka marrë jetën e shumë pacientëve.“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.

Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin. Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit.

Mot i ndryshueshëm do të mbajë sot në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell.IHK njofton se vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Mbi 24 viktima nga shpërthimi i zjarrit në Spitalin për Covid në Tetovë, vetëm 5 pacientë kanë shpëtuar

0

Si pasojë e zjarrit që ka kapluar spitalin modul për Covid në Tetovë kanë vdekur dhjetëra pacientë dhe staf mjekësor.

Deri më tani jo zyrtarisht ka mbi 24 viktima. Mes tyre personel mjekësor dhe familjar te pacienteve qe ka qëndruar brenda për ti ndihmuar pacientët.

Vetëm 5 pacientë kanë arritur të shpëtojnë gjallë dhe ata janë nisur menjëherë për në spitalin e Shkupit.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të shuajnë zjarrin që ka kapluar Spitalin modul për Covid të Tetovës.

Kryeministri Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave në Pejë, fton organet e rendit ta zbardhin rastin

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Pejë në mbrëmjen e sotme.

Kurti ka ngushëlluar familjet e viktimave për humbjen e të dashurve të tyre dhe ka ftuar organet e rendit ta zbardhin rastin sa më parë në Facebook.

Postimi i plotë:

Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort