Home Blog Page 4417

OBSH iu bën thirrje vendeve të pasura që të mos japin dozën e tretë të vaksinës

0
FILE PHOTO: World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus attends a news conference organized by Geneva Association of United Nations Correspondents (ACANU) amid the COVID-19 outbreak, caused by the novel coronavirus, at the WHO headquarters in Geneva Switzerland July 3, 2020. Fabrice Coffrini/Pool via REUTERS/File Photo

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje vendeve të pasura që kanë furnizime të bollshme të vaksinave kundër koronavirusit që të përmbahen nga dhënia e dozës së tretë deri në fund të vitit, duke përforcuar një kërkesë të mëparshme që ishte i injoruar.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte i tmerruar nga komentet e një shoqate kryesore të prodhuesve farmaceutikë një ditë më parë, të cilët thanë se furnizimet e vaksinave janë mjaft të shumta për dhënien e dozave të treta, si dhe vaksinimin në vendet që kanë nevojë urgjente për doza dhe që përballen me mungesa të tyre, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk do të hesht kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfrit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetjet”, tha ai, duke shtuar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme “nuk ishin në prioritetet e dyta apo të treta”.

“Punonjësit e tyre shëndetësorë, njerëzit e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik kanë të njëjtën të drejtë për t’u mbrojtur.”

Mësimi online në pandemi, lansohet projekti që synon përmirësimin e shërbimeve psikosociale për fëmijët

0

Është mbajtur ceremonia e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”.

Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë shërbimet e shëndetit mendor për fëmijët dhe familjet si dhe të realizojë vlerësimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, tha se do të jep mbështetjen e tij maksimale për këtë projekt derisa shtoi se do të fuqizojë shërbimet e shëndetit mendor te fëmijët dhe familjet.

“Projekti ka dy qëllime të fuqizojë shërbimet e shëndetit mendor dhe të bëjë vlerësimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë. I gjithë ky projekt është iniciuar që të fuqizojë institucionet publike”.

“Jam i lumtur që projekti do të zbatohet nga Instituti i Psikologjisë. Në cilësinë e rektorit kam dhënë mbështetjen time në këtë projekt. Ndihmon në përmbushjen e misionit të universitetit dhe ndihmon në shoqëri për të gjetur zgjidhje për sfidat”.

Ndërsa Dario Di Benedeto, udhëheqës i ekipit për Zhvillim Social në Zyrën e BE-së, tha se për qëllim kanë të ndihmojnë familjet, por në veçanti fëmijët.

Ai tha se programi ofron shërbime psikosociale për të garantuar pjesëmarrje të njëjtë në shkollë për fëmijët.

“Një vit e gjysmë nga fillimi i pandemisë kemi përjetuar dhe jemi në vetëdije se distancimi social është i nevojshëm. Ne gradualisht e kemi ndërruar modalitetin e punës. Ne këto kushte kur njerëzit që jetojnë në varfëri apo s’kanë qasje në mjete online, prandaj tani ekspozohen rrezikut të bulizmit apo probleme tjera. BE i ka mobilizuar të gjitha mjetet për të punuar për krizën nga Covidi”.

“Kemi qëllim të ndihmojmë grupet veçanërisht fëmijët dhe gratë dhe programi ka targetuar mbi 200 mijë qytetarë. Programi ofron resurse për shërbimet psiko-sociale për t’i garantuar qasje për shërbimet e njëjta në shkollë dhe programi që po lansojmë sot ka të bëjë me mbrojtjen sociale dhe shërbimet e shëndetit mendor. Projekti do të mbështetet në mësimin e vazhdueshëm online dhe do të ofron mbështetje për fëmijët”.

Larissa Bruun, u.d e shefes së zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se është e lumtur me lansimin e këtij projekti, pasi që mësimi online ka ndikuar në shëndetin mendor te fëmijët, raporton EO.

“Jemi në muajin e 18 të pandemisë  dhe para dy muajve menduan se po e kalojmë pandeminë por është një rrugë e gjatë para nesh”.

“Në Kosovë shkollat u mbyllin në mars dhe për një mësues online ka shumë pak kohë dhe është më e vështirë dhe kërkohet ndihmë e veçantë, dhe kjo ndikon te fëmijët në shëndetin mendor. Jam e lumtur që tani jemi në momentin ku mund të lansojmë këtë dhe për neve si UNICEF është shumë e rëndësishme”./EO/

Pritjet e gjata në Merdare dhe Morinë, KMLDNJ: Shkelje e të drejtave të njeriut

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për kolonat e gjata që po krijohen në pikëkalimet kufitare të Merdares dhe Morinës.

Ky këshill thotë se përkundër arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, qytetarët e Kosovës, sidomos bashkatdhetarët gjatë muajve të pushimeve verore apo festave të fundvitit për shkak të pengesave që iu bëjnë autoritetet serbe detyrohen të presin orë të tëra duke krijuar kolona të gjata derisa ta kalojnë kufirin.

“Për t’iu shmangur pritjeve të gjata deri në 10 orë, shtetasit e Kosovës detyrohen të korruptojnë policët dhe doganierët serbë dhe deri më tani nuk kemi ndonjë përpjekje serioze nga faktori – ndërmjetësuesi ndërkombëtar për tejkalimin e situatës së krijuar”.

Derisa KMLDNJ ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të gjejnë zgjidhje për problemin e krijuar në kufi nga masat e vendosura për parandalimin e pandemisë.

“Në pikëkalimin Kosovë-Shqipëri më parë ishte vendosur një rregull sidomos gjatë sezonit turistik që të mos ketë pritje të gjata e që funksionoi për mrekulli deri në kohën kur Kosova, për shkak të eskalimit të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19 vendosi masa kufizuese për shtetasit e Shqipërisë që duan të hyjnë në Kosovë. Në momentin e vendosjes së masave kufizuese Kosova i vendosi këto masa në mënyrë të njëanshme duke e shkelur parimin e reciprocitetit që shkaktoi pakënaqësi te shtetasit e Shqipërisë që fillimisht protestuan e pastaj filluan ta bllokojnë rrugën. Si përgjigje, Shqipëria i vendosi po të njëjtat masa për shtetasit nga Kosova e që shkaktuan tollovi dhe radhë të gjata në pikëkalimin kufitar në Morinë duke krijuar kolona të gjata disa kilometra si dhe orë të tëra të pritjes”.

KMDLNj-së i janë ankuar qytetarë të shumtë që kanë kërkuar që të ndërmerren masa urgjente të tejkalohet kjo gjendje.

“KMDLNj shpreh pakënaqësi dhe konsideron se qeveria e Kosovës si dhe e Shqipërisë, me veprime të ngutshme kanë përgjegjësi për krijimin e një kaosin në këtë pikëkalim dhe se kanë dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar”.

“Është e kuptueshme që në situata të rralla, kryesisht për shkaqe teknike apo pengesave të krijuara për shkaqe atmosferike mund edhe të krijohen probleme në lëvizje të qytetarëve, por KMDLNj e kundërshton këtë kufizim të lirisë së lëvizjes si shkelje e të drejtave të njeriut e që tani thuaja është shndërruar në rregull në pikëkalimet kufitare me Serbinë e që tash po veprohet ngjashëm edhe me Shqipërinë”.

KMDLNj ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mënjanohen pritjet e gjata, deri në 6-7 orë në pikëkalimin në Morinë dhe t’i kursejnë nga maltretimet shtetasit e të dy shteteve që për arsye të ndryshme janë të detyruar ta shfrytëzojnë këtë pikëkalim. Edhe më parë ka pasur kufizime për shkak të pandemisë, mirëpo situata ishte menaxhuar më mirë dhe nuk ka pasë pritje të gjata.

Haskuka: Dje ka qenë një ditë e trishtë për të gjithë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Haskuka në një postim në faqen zyrtare të tij, ka thënë se dje ishte një ditë e trishtë për të gjithë, për shkak të lajmeve tronditëse që kemi marrë!

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta i riu nga Prizreni, Eron Shala. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Shala, në këto momente të vështira bashkëndjej me dhimbjen e tyre për këtë humbje tragjike!
Jemi tronditur edhe nga zjarri i mbrëmshëm që përfshiu qendrën për COVID-19 në Tetovë, ku ka shumë viktima e të plagosur. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e viktimave, si dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërkaq uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Lajm të trishtë kishim dje edhe nga Peja, ku si pasojë e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbetën të vrarë kandidati për kryetar të komunës së Pejës dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, por edhe nga Gjakova ku ndërruan jetë dy fëmijë si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.
Ngushëllime për të gjithë të familjarët dhe të afërmit e atyre që humbën jetën!

A do të fillojë të hënën procesi mësimor?! – Vjen lajmi i fundit!

0

Viti i ri shkollor pritet të fillojë të hënën me datën 13 shtator.Kështu tha në një intervistë për “Gazeta Blic” kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.Jasharaj bëri të ditur se sot kanë zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetarë të DKA-ve dhe përfaqësues të prindërve, ku të gjithë janë deklaruar se i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor.

“Ne kishim një takim të organizuar nga MASHT të cilin e organizoi drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar ku ishte pjesmarrëse edhe ministrja Nagavci, drejtorë të DKA-ve, përfaqësues të prindërve dhe SBASHK. Të gjitha palët janë deklaruar se kanë kryer obligimet e tyre dhe i kanë bërë përgatitjet. Ne emër të SBASHK-ut thashë se edhe para 1 shtatorit por edhe tani punëtorët arsimorë kanë shprehur gadishmërinë që të fillohet me procesin mësimore me lutjen që ky proces të zhvillohet në institucione arsimore ngaqë është shumë më lehtë për t’u realizuar por kanë shprehur gadishmërinë të respektojnë çdo vendim që e zgjedh IKSHPK dhe organet e tjera përgjegjëse”Jashari theksoi se ende nuk dihet se në çfarë forme pritet të zhvillohet procesi mësimor, në klasa apo në ndonjë version tjetër.
“Ajo që na shqetëson është se “Delta” po prek shumë edhe fëmijët dhe kemi kërkuar që të kemi një angazhim të shtuar që t’i mbrojmë fëmijët. Në takimin që u organizua nuk kishte karakter që të sjellin vendime të prera, të gjithë janë shprehur të gatshëm për të filluar mësimin por të gjithë janë pajtuar që mbetet në këto ditë, mos votohet ndonjë vendim i Qeverisë. Unë besoj se fillimi i vitit shkollor do të nisë por nuk mund të flas se në cilën formë, por po them mësimdhënësit e Kosovës janë shprehur të gatshëm që mësimi të mbahet në institucione”

Kreu i SBASHK përgëzoi personelin arsimor që kanë dëgjaur thirrjet për vaksinim, duke kumtuar se mbi 90% prej tyre janë vaksinuar.“Ajo që është për t’i përgëzuar është se ata e kanë dëgjuar apelin e SBASHK dhe MASH për tu vaksinuar dhe kemi shifra nga terreni se është arritur numri gati 90%.Fjalën e fundit, duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së, Qeveria e Kosovës dhe forca brenda saj do të takohen së shpejti dhe do të dalin me një vendim. Nese vazhdojmë në shkolla do të jetë pak me lehtë por nese mendohet me ndonjë version tjetër punëtorët e arsimit, prindërit dhe nxënesit duhet të jenë të pergatitur” tha Jashari për “Gazeta Blic”“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë edhe me ministren Nagavci për ta pyetur më gjerësisht për datën e saktë të fillimit të vitit shkollor dhe a janë bërë përgatitjet e duhura, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme në thirrjen tonë.Viti shkollor i paraparë të fillonte me 1 shtator u shty për shkak të situatës së rënduar me Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Në kulmin e pandemisë, Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë për mbajtjen e koncertit veror

0

Në kulmin e pandemisë së Coronavirusit dhe kur ndalohet mbajtja e koncerteve, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar një kontratë me “Sfinga” SHPK për organizimin e një koncerti veror në këtë komunë.Kontrata që peshon 9,779 euro, me numër 622-21-4904-2-3-6/C668, për këtë koncert, në mes të Komunës së Prizrenit dhe “Sfinga” SHPK është nënshkruar më 30.08.2021.

Sipas kontratës në koncert do të performojë një këngëtar i huaj, i cili do të caktohet nga komuna.Në Kontratën që e ka siguruar KALLXO.com nuk ceket lokacioni dhe koha kur do të mbahet koncerti dhe as emri i këngëtarit që do të performojë në koncert.Sipas kontratës, palët janë pajtuar që koncerti të realizohen brenda 60 ditëve të punës, nga hyrja në fuqi e kontratës.

Kontrata në mes të Komunës dhe “Sfingës”, për organizimin e një koncerti veror në Prizren është nënshkruar dy ditë pasi Qeveria e Kosovës miratoi masat të reja për parandalimin e COVID-19.Sipas këtij vendimi deri më 13 shtator 2021, ndalohet organizimi i koncerteve dhe festivaleve.Koncerti është paraparë të organizohet nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me “Sfinga” SHPK.Në një përgjgije të Komunës së Prizrenit, për KALLOX.com nuk tregohet se kur dhe ku është planifikuar të mbahte koncerti, por thuhet se koncerti është paraparë të organizohet sipas vendimeve të Qeverisë për parandalimin e COVID-19.
Ndërsa, po sipas Komunës së Prizrenit në këtë koncert do të përformojë një artist.“Në rast se nuk do të ketë zbutje të masave, atëherë organizimi i koncertit do të shtyhet apo edhe do të anulohet. Sipas planifikimeve është paraparë të performojë një artist.

Përcaktimi i artistit do të bëhet para vendosjes së mbajtjes së koncertit”, thuhen në përgjigjen e DTZHE të Komunës së Prizrenit.Po sipas DTZHE-së së Prizrenit, tenderi për organizimin e koncertit është publikuar më 28.07.2021, ndërsa një kompani ka qenë pjesëmarrëse në këtë tender.Ndërkaq, Liburn Asllani nga kompania “Sfinga” SHPK ka thënë për Kallxo.com se është përgjegjësi e DTZHE që shtyjë më tej procedurat për mbajtjen e koncertit, pas nënshkrimit të kontratës.“Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes deri më tani ne nuk kemi ndonjë informate rreth këtij organizimi apo kontakt nga menaxheri i projektit.

Në paramasë është e specifikuar Angazhimi i një artisti në bashkëpunim me DTZHE. Andaj për çdo detaj rreth këtij organizmi është kompetent e INVESTITORI”, ka thënë përfaqësuesi i “Sfinga” SHPK, Liburn Asllani.Aktualisht në vend janë në fuqi masat qeveritare anti-COVID-19. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të 28 gushtit 2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, deri më 13 shtator 2021 ndalohet organizimi i koncerteve.

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e qeverisë.Muajt e fundit sidomos në gusht dhe shtator në vend është shënuar një numri i madh i vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19.Vetëm në baza ditori në vend shënohen vdekje që i kalojë 30 persona, ndërsa regjistrohen me mijëra infektime.

FFK-ja gjeti vend për politikanët, por jo edhe për familjarët e Fadil Vokrrit në stadium për ndeshjen Kosovë – Spanjë

0

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar mbrëmë njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme prej pranimit në UEFA dhe FIFA – kundër ish-kampionit të botës dhe Evropës, Spanjës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova mbrëmë u përballë me Spanjën, ku pavarësisht paraqitjes dinjitoze, pësoi humbje 0:2, raporton FrontOnline.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, numri i tifozëve të lejuar në stadium ishte i vogël, ku shumica e biletave ishin ndarë për “Dardanët”, por edhe për instuticionet.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Kosovës në këtë rast nuk ishte kujtuar t’i ndante bileta anëtarëve të familjes së legjendës së futbollit, ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, statuja e të cilit është vënë para stadiumit.

Ndonëse herave të kaluara, familja e Vokrrit, e në veçanti djali i tij, Gramozi, ishin prezent në stadium për ndeshjet e Kosovës, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe mbrëmë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Gramoz Vokrri në një prononcim për FrontOnline, i cili thotë se nuk e di arsyen.

“Është e vërtetë se nuk kemi pasur as ftesë dhe as biletë, por më e rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kryesorja është përfaqësuesja”, ka thënë Vokrri për FrontOnline, duke shtuar:

“Nuk kam ndonjë informatë pse ka ndodhur kjo. Ne zakonisht kemi pasur ftesa ose bileta. Por, tash nuk kishim asgjë”.

Ndryshe, ndeshja Kosovë – Spanjë ishte e vlefshme për kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”./FrontOnline/

Bleta, punët e verës: shtimi, qumështi, vjelja e mjaltit (Video)

0

Muaji gusht është muaji i fundit i sezonit të vitit në vijim dhe muaji i parë i vitit të ardhshëm. Në kushtet tona klimatike është muaji më i nxehtë dhe më i thatë. Ky muaj përputhet me ndërrimin e breznive të bletëve, ku zëvendësohen bletët verore me ato dimërore. Nëse kjo situate krahasohet me atë të muajit të kaluar, do të vërejmë se janë shumë të ngjashme sa i përket temperaturave të larta, thatësisë, mungesës së kullosave më të pasura. Preferohet që bletarët të jenë të kujdesshëm dhe mos të bëjnë gabime në punën e tyre me bletët.

Nëse gjatë këtij muaji do të ketë reshje, atëherë do të paraqiten kullosa të qeta dhe të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin dhe punën e shoqërive të bletëve, e që janë të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Gjatë këtij muaji mund të ketë edhe prurje të mjaltëzës (nga gjethet e drurit të qarrit dhe bungut). Nëse prurjet janë më të mëdha në sasi, atëherë preferohet që ajo të nxjerrët nga zgjojet. Kjo mjaltë nuk duhet të jetë rezervë për bletët gjatë dimrit, nga se mund të shkaktojë dëme. Nëse sasia e këtij lloji mjalti është më e vogël, atëherë preferohet që bletët të ushqehen me sherbet sheqeri me qëllim që atë ta mbulojnë dhe të përzihet me sherbet . Kjo masë ndërmerret për arsye që dëmet eventuale të jenë sa më të vogla.

Duke pasur parasysh se ky muaj është edhe muaji i parë kalendarik i sezonit të ri bletar, duhet t`i kushtohet rëndësi e veçantë punëve me bletë. Gjatë këtij muaji (pas nxjerrjes se mjaltit) në bletishte kryhen këto punë:

Kryerja e kontrollit detal i të gjitha shoqërive të bletëve.

Bletët në zgjua janë kryesisht të lindura gjatë muajit qershor dhe korrik (bletë verore), ato do të kujdesën për bletët që do të lindin me një konstrukcion më ndryshe (bletët dimërore) të cilat da ta kalojnë shoqërinë gjatë sezonit dimëror e deri tek zhvillimet pranverore. Gjatë këtij kontrolli duhet që t`u kushtoni rëndësi këtyre detaleve:

– Fuqisë së shoqërisë (Kjo vërehet në bazë të numrit të kornizave me ve, larva dhe mbarsim të mbyllur).
– Gjendja shëndetësore e bletëve (Në radhë të parë sa është e pranishme varroa).

– Kualitetit të mëmës së bletëve (mbarsimi i mirë dhe i dëshiruar është që të jetë në formë të pllakës – korrniza e mbushur e tëra me ve, larva dhe mbarsim të mbyllur, në vrima eventuale të ketë pjalm dhe mjaltë të pa vulosur, mëma të mos bëjë vezë të brumbujve, nëpër kornizë të mos ketë hapsira të pjesërishme me vezë (vende-vende), por të jetë e plotë me ve, larva dhe mbarsim të mbuluar.

– Sipas mundësisë është e dëshirueshme që kornizat e skajshme të kenë mjaltë dhe pjalmë. Në kornizat me mbarsim, në pjesën e sipërme, fillojnë të krijohen kurorat e mjaltit, të cilat kanë formën e kapelës apo të shkronjës C.

– Kualiteti i ushqimit në zgjua duhet të kontrollohet dhe nëse ka një sasi të konsiderueshme të mjaltëzës, ajo duhet të hiqet.

– Shpërndarja e ushqimit brenda shoqërisë.
– Kualiteti i hojeve.

– Të kontrollohet vjetërsia e hojeve. Nëse është e nevojshme të zëvendësohen, të hiqen hojet e vjetra, ato të deformuara dhe të dëmtuara. Me këtë kontroll saktësisht e konstatojmë se cilit zgjua çka i mungon dhe ndërmerren masat e sanimit.

Disa fjalë për mëmat e bletëve

Muaji gusht është momenti i fundit kur duhet zëvendësuar mëmat e vjetra 2-3 vjeçare me mëma të reja, të fekonduara e kualitative. Ndodh shpeshherë që mëmat e amortizuara (të hargjuara) të vdesin gjatë dimrit ose, nëse mbijetojnë, kemi zhvillim të dobët të shoqërisë së bletëve. Zgjojet me mëma të dobëta ose ato pa mëma thuaja se gjithë herë janë shënjestëra të grabitjeve dhe shkatërrimit të tyre. Zgjojet e tilla krijojnë kushte idele për përhapjen e sëmundjeve të bletëve dhe shëndrrohen në vatra të tyre. Kjo është një arsye që çdo shoqëri patjetër duhet të ketë mëmën e re dhe kualitative e që si rezultat do të jetë shoqëria e shëndetshme dhe e fuqishme e bletëve.

Në qendër të vendit ku mendohet të krijohet tufa për dimërim, është e dëshirueshme të kemi hoje nga të cilat kan lindur 3-4 gjenerata bletësh; arsye për këtë është se mëma me vështirësi lëshon vezë në hoje të reja gjatë muajit gusht. Rezultat i kësaj është se do të kemi më pak vezë më vonë dhe më pak bletë që do të hyjnë në dimër. Kornizat me hoje më të reja duhet që t`i vendosim në skaje të kosherës e në qendër të vendosim korniza me hoje më të vjetra, por të mbushura me mjaltë dhe pjalm, sepse këto hoje më mirë e ruajnë nxehtësinë krahasuar me hojet e reja, kurse ushqimi do të jetë më afër tufës së formuar.

– Duke pasur parasysh se muaji gusht është muaj me temperatura të larta , duhet që t`i kushtojmë rëndësi ventilimit të zgjojit dhe ta pengojmë krijimin e *mjekrrës* në verandë – hyrje.

– Gjatë këtij kontrolli konstatojmë sasinë e ushqimit dhe faktin se a mjafton ai për dimërim dhe më çfarë sasie duhet ta ushqejmë. Ushqimin me sherbet duhet ta kryejmë më së largu gjerë në fund të muajit gusht, me qëllim që këtë punë ta kryejnë bletët e lindura gjatë muajit korrik e të cilat edhe ashtu nuk hyjnë në dimër, kurse bletët e reja të lindura dhe ato që do të lindin gjatë muajit gusht dhe shtator që mos të amortizohen. Të ushqyerit për dimër bëhet me sherbet sheqeri në raport 1;1 ose edhe 1:1,5 (në favor të sheqerit), kurse bletëve u jepet në sasi aq sa ato mund ta bartin gjatë natës (sasia sa më e madhe që të jetë e përfundojmë më shpejtë procesin e ushqimit, sepse kështu bletët më së paku amortizohen gjatë përpunimit të tij).

Sa i përket të ushqyerit për dimër ka mendime të ndryshme. Disa mendojnë se të ushqyerit e bletëve me 4-5 litra sherbet preferohet edhe kur bletët kanë sasi të mjaftueshme të ushqimit (rezerva), sepse në këtë mënyrë e zbusim mjaltëzën nëse e kemi në koshere, por edhe bletët dimërojnë më mirë në ushqim nga sheqeri. Disa të tjerë mendojnë se shoqëria e bletëve më mirë dimëron me ushqim natyral – mjaltë. Në lidhje me këtë mbetet që secili bletarë të vendosë vetë për bletët e veta.

– Rekomandohet që të mbahet higjiena e ujit në bletishte dhe rregullisht atë ta furnizoni me ujë të freskët, të cilin pa frikë, bletët mund ta shfrytëzojnë për nevoja të veta të ushqimit të larvave dhe mbajtjes së temperaturës në koshere.

– Një punë shumë e rëndësishme është vazhdimi i punëve në kultivimin e shoqërive të reja të formuara në muajin korrik, bashkimi i atyre të dobëtave me pak bletë dhe ushqim me shoqëri mesatare, kurse kornizat e tepërta që kanë nga pak ushqim t`i jepen shoqërive tjera që kanë nevojë.

Nëse kemi parasysh se mëma e bletëve, (Një zgjua mesatar) gjatë muajit gusht dhe shtator lëshon gjithsej 15.000 – 20.000 vezë, do të lindin po aq bletë, e këto janë bletët vjeshtore që do të hyjnë në dimër e të cilat do të kujdesen për vezët dhe larvat nga të cilat do të lindin bletët pranverore, prandaj duhet të kemi si synim që të gjitha zgjojet t`i kemi me këtë forcë.

-Qëllimi që duhet të gjitha zgjojet t`i kemi të shëndosha, na obligon që t`i ndërmarrim masat mbrojtëse në kohen e duhur kundër sëmundjes së varroës. Se çfarë preparate do të përdorën kundër saj, varet nga përgatitja profesionale e secilit bletarë, përvoja personale, përvojat e të tjerëve e tj. Më e rëndësishmja është se trajtimi i bletëve duhet të bëhet në gjysmën e muajit gusht (pasi të nxirret mjalti) me 4-5 trajtime në distance nga 3-4 ditë.(varësisht për cilin preparat apo medikament përcaktoheni)

Me rëndësi të veçantë është trajtimi në muajin tetor – nëntor (kur lejojnë kushtet klimatike-temperaturat), sepse atëherë në zgjua nuk kemi ve, larva dhe mbarsim të mbyllur, respektivisht të gjitha rriqërat – varoa janë në bletë.

Pavaresisht keshillave te mesiperme nuk kemi një recetë apo këshillë unike për të gjitha rastet e bletimit dhe për të gjithë bletarët, por duhet te këshilloheni me specialiste por edhe me njeri – tjetrin per te studiuar rastet problematike. (Gazetabujku)

Anulohet konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se është anuluar konferenca përgatitore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila ishte paraparë të mbahej të enjten.

Kjo gjykatë ka njoftuar se gjatë konferencës së mërkurës trupi gjykues ka nxjerrë një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes të tjerash, se gjykimi në këtë çështje do të fillojë më 7 tetor me deklaratën hyrëse të ZPS-së.

Sipas njoftimit, paraqitja e provave të ZPS -së do të fillojë më 18 tetor dhe ZPS-ja do të thërrasë 3 dëshmitarë dhe do të ketë 4 ditë seanca dëgjimore për çështjen e saj. Kurse, datat e synuara për mbylljen e çështjes së ZPS-së dhe gjykimit në tërësi janë caktuar përkatësisht më 9 nëntor dhe 17 dhjetor 2021.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime Gucati dhe Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sllovenia dhe Çekia propozojnë anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Schengen

0

Sllovenia dhe Republika Çeke pritet që të propozojnë shteteve anëtare të BE-së që t’i ofrojë perspektivën e anëtarësimit në Zonën Schengen shteteve ballkanike përpara se ata të jenë politikisht pjesë e familjes evropiane.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor është një proces kompleks që do të marrë një kohë të gjatë, por deri atëherë te heqim kufijtë mes tyre dhe me BE-në, ka deklaruar kryeministri çek Andrej Babish.

“Pse nuk po flasim për Schengenin? Zgjerimi i Schengenit është shumë më i lehtë sesa zgjerimi i Bashkimit Evropian. Për hir të sigurisë së Evropës, ne gjithashtu duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor në Schengen nëse ato i plotësojnë kushtet. Së pari duhet të jetë Serbia, pasi ajo është në rrugën e migrimit ilegal dhe po lufton në mënyrë aktive kundër refugjatëve të paligjshëm”, u shpreh Babishi.

Sipas tij, zgjerimi i Zonës Schengen do të ndihmonte ndjeshëm në ndalimin e migrimit ilegal. Kryeministri çek përsëriti gjithashtu se përveç shteteve anëtare të BE -së, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, se edhe Serbia duhet të pranohet në Zonën Schengen.

Babishi deklaroi se sistemi aktual nuk po funksionon. Kur u pyet nëse duhej të zgjidhte midis kufijve shtetërorë dhe Schengenit, ai u përgjigj se do të zgjidhte kufijtë shtetërorë.

Kryeministri çek e konsideron “absurde” që, për shembull, Bullgaria ka pritur për dhjetë vjet që të përfshihet në Schengen, “ndërsa ruan kufirin më mirë” sesa disa vende të Schengenit.

“Kryeministri slloven Janez Jansha ka premtuar se do ta propozojë këtë si një temë për diskutim në takimin e ardhshëm joformal të Këshillit Evropian më 6 tetor,” shtoi Babishi.

Sllovenia aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE -së, dhe përparësia e saj është zgjerimi i BE-së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor. /Klan News

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort