Home Blog Page 4416

Haskuka: Qëllimi im është që ta fitojë Prizrenin pa balotazh

0

Kreu aktual i Prizrenit ka thënë se synimi kryesor i tij është që ta fitojë Prizrenin pa balotazh.

Ai në “Debat Plus” shtoi se do të angzahohet maksimalisht që ta arrijë këtë synim.

“Qëllimi im është që ta fitojë Prizrenin pa balotazh”, tha ndër të tjera Haskuka.

Më poshtë edhe transmetimi i drejtpërdrejt i emisionit.

Berisha e kundërshton përjashtimin nga PD-ja

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur jashtë normave statutore të Partisë Demokratike largimin e tij nga grupi parlamentar. Të enjten, kreu i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi për largimin e Berishës pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën person non-grata.

Në një deklaratë të parë, pas largimit, Berisha ka thënë se me këtë vendim është bërë dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Ai e ka cilësuar aktin si humbje të Shqipërisë.

“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe të ligjit të vendit. Natyrisht një vendim të tillë një njeri që respekton parimet elementare të një force politike të lirë dhe të një shoqërie të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht presionit mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin e Partisë Demokratike. PD-ja është një institucion i sovranitetit të vendit”, ka thënë ai për “Syrin”.

Berisha ka thënë se Basha e mori vendimin “pas presioneve të kryeministrit Rama”. Madje ka thënë se Basha ka qenë i kërcënuar.

Abdixhiku: Kurrë më me VV-në

0

Liderëve të subjekteve politike u ka kërkuar që të shkurtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se këtë kërkesë e bëri krahas situatës me pandeminë ku shifrat e të infektuarve kanë shënuar goxha rritje.

Por ai është kundër shtyrjes së zgjedhjeve për qëllime politike.

“Shpresoj që pushteti të mos ushtrojë presion ndaj ekspertëve tanë për shfrytëzim të gjendjes në favor të tyre politik”, ka thënë Abdixhiku.

Në intervistën e tij për emisionin Rubikon në Klan Kosova, i pari i LDK-së kritikoi Qeverinë Kurti që nuk po i jep përgjigje SHBA-ve për projektin e furnizimit të Kosovës me gaz.

Teksa numëroi edhe kritika tjera për partinë në pozitë që po qeveris vendin, Abdixhiku tha se në asnjë mënyrë nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Kreu i LDK-së tha se LVV nuk ka njerëz për të udhëhequr, sidomos për pushtet lokal, derisa tha që po pret nga ky subjekt politik që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për të reduktuar fushatën meqë nga PDK dhe AAK tashmë ka marrë konfirmim për dakordim.

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD-ja

0

Sali Berisha përjashtohet nga grupi i partisë që themeloi 30 vite më parë. Mbrëmjen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjidhi dilemën duke zgjedhur Amerikën përpara liderit historik të së djathtës shqiptare.

Kryedemokrati njoftoi se ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD-së për legjislaturën e re që nis nesër, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën “non grata”.

“Ne e konsiderojmë SHBA-në aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë Berishës, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës” deklaroi Lulzim Basha përmes një video-mesazhi.

Vdes edhe një shtatzënë nga Suhareka si pasojë e COVID-19

0

Edhe një grua shtatzënë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Të enjten, në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një 35-vjeçare nga Suhareka, ka mësuar KOHA.

Nuk ka arritur të mbijetojë as foshnja e saj.

Në ditët e fundit, disa gra shtatzëna kanë humbur betejën me virusin. Janë edhe 16 paciente që po trajtohen për COVID-19 në Klinikën Gjinekologjike, sipas raportit ditor të SHSKUK-së të publikuar të enjten.

Arrestohen 5 punëtorë nga Kosova me qëndrim ilegal në Zvicër

0

Ata do të dëbohen nga Zvicra dhe do t`u ndalohet hyrja në zonën Shengen për disa vjet

Policia e Lucernit ka kryer një inspektim këtë javë në një kantier ndërtimi në qytetin e Lucernit.
Shtatë nga gjithsej tetë punëtorët e skelave të kontrolluar u desh të arrestoheshin, pasi po punonin dhe qëndronin ilegalisht në Zvicër, shkruan polizeinews.ch.

Ata e kishin të ndaluar që më parë hyrjen në vend ose kishin siguruar leje qëndrimi me dokumente të falsifikuara.
Konkretisht: katër prej tyre e kanë pasur të ndaluar të hyjnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Pesë kishin një leje zvicerane të qëndrimit B, të fituar me dokumente të huaja të falsifikuara.
Përveç kësaj, ndaj disa prej shtatë punëtorëve shin shpallur tashmë urdhra për arrestim për shkak të shkeljeve të ndryshme të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin.

Shtatë punëtorët  janë arrestuar përkohësisht. Ata do të dëbohen nga Zvicra dhe do t`u ndalohet hyrja në zonën Shengen për disa vjet, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për burra të moshës 24 deri në 50 vjeç. Pesë prej tyre vijnë nga Kosova dhe dy nga Sllovakia

Rekomandohet që mësimi të mos nisë as më 13 shtator

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se pavarësisht të gjitha përgatitjeve për të filluar vitin e ri shkollor, rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP-ja janë që të vazhdohet me masat që janë në fuqi, duke nënkuptuar që mësimi fizik të mos fillojë as më 13 shtator.

“Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e radhës së Qeverisë”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas saj, është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit.

“Udhëzuesi, mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka përgëzuar mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

0

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë detaje rreth vizitës dyditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.

Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ndërkohë sa i përket kritikave që morën për çështjen e hapjes së arkivave nga Vlora Çitaku e PDK-së dhe Faton Klinaku i OVL të UÇK-së, Hoti shtoi se një çështje e tillë nuk duhet të jetë politike dhe nuk e ndihmon aspak procesin.

Gjermania obligon kosovarët e kthyer të vaksinohen, testi negativ s’po u hynë në punë

0

Shteti gjerman është duke obliguar gjithë mërgimtarët tanë që të vaksionohen, pas kthimit nga Kosova.

Indeksonline ka siguruar një letër që u është dërguar një mërgimtari (emër i njohur për redaksinë) në të cilën thuhet se duhet patjetër të vaksinohet.

Ndonëse testi u është dal negativ, Berlini zyrtar u kërkon patjetër vaksinim anti-covid.

“Meqë udhëtarët që kthehen nga Shqipëria, Bosnja, Kosova … etj kanë kontribuar në masë të madhe të përhapjes së koronavirusit. Përkundër një testi negativ, shumë prej tyre ishin me virus”. thuhet në letër.

Po ashtu, rekomandohet që brenda 7 ditëve të bëjën testin.

Më poshtë, dokumentët:

Policia ndalon një aheng familjar në Gjonaj të Hasit

0

Edhe pse të ndaluara nga Qeveria e Kosovës, sërish ka raste ku po mbahen ahengjet familjare. Një rast i tillë ishte edhe sot në Gjonaj të Hasit ku Policia ka pranuar informatë se është duke u mbajtur një aheng familjar. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë gjobitur pronarin kurse dasmorët janë shpërndarë, njofton TV Prizreni.

Komunikata e Policisë:

Aktivitetet e policisë në Prizren

Sot, me datën 09.09/2021 rreth orës 11:45 Policia ne Prizren ka pranuar një informatë se në fshatin Gjonaj Has Prizren, është duke u mbajtur një aheng familjar.

Policia ka reaguar menjëherë ne baze te vendimit te Qeverise duke marre masa ndaj organizatorit te cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë kurse pronarit, ndërsa dasmoret të pranishëm janë shpërndare.

Policia Rajonale ne Prizren, vazhdimisht ka bere thirrje për respektim te masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe te përgjithshme te vendimit te Qeverise dhe ligjit anti covid19, andaj ne te gjitha rastet do te veproje ne baze te kompetencave ligjore dhe do te marre masat adekuate përkatëse.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort