Home Blog Page 4415

Kështu mund të aplikoni për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe fëmijët

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe fëmijët.Ai ka treguar se aplikimi do të mund të bëhet që nga nesër në portalin e-Kosova.Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.

“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi”, ka shkruar Murati.Ndërkohë, për shtesat për fëmijët mund të aplikojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijët në vitin 2020 apo 2021.“Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç”, thuhet në postimin e Muratit.

30 raste të vdekjes si dhe 685 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 30 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 685 raste pozitive.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë:

10 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 19.923.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

ShSKUK: 1,043 pacientë në trajtim nga COVID-19

0

Në klinikat COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 377 pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar.

Nga numri i tyre, 372 të konfirmuar me COVID-19, 328 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë, 31 më pak se një ditë më parë. Prej numrit të përgjithshëm, 553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 534 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 26 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 139 pacientë

Spitali i Gjakovës, 79 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 96 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë.

Hapja e arkivave për UÇK-në, Andin Hoti shkon në zyret e veteranëve

0

Kryetari i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi ka vizituar OVL-UÇK-në pas debatit të fundit lidhur me hapjen e arkivave për UÇK-në.

Hoti ka postuar një fotografi në Facebook ku ka shkruar se UÇK është themeli i palëkundur i Republikës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli i palëkundur i Republikës tonë. Jashtëzakonisht i nderuar nga pritja dhe bashkëbisedimi motivues me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së! Zemrat tona rrahin vetëm UÇK”, ka shkruar ai.

Një deklaratë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me arkivat për UÇK-në ka ngjallur reagime të skenës politike.

Besnik Bislimi dje tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore gjatë takimeve që ka pasur në Bruksel dy ditë më parë.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai.

Masat e reja anti-COVID që pritet të hyjnë në fuqi nga 13 shtatori

0

Për masat e reja anti-COVID është diskutuar në një mbledhje mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarëve të komunave.

Sipas propozim vendimeve të reja, mësimi parauniversitar do të shtyhet për në 26 shtator, në pikat kufitare duhet të paraqitet certifikata e vaksinimit ose testet, qendrat kulturore do të pezullojnë aktivitetet, e të tjera.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi pas një mbledhjeje të Qeverisë dhe me miratim nga kabineti qeveritar.

Nëse miratohen, këto do të jenë në fuqi nga 13 shtatori deri më 26 shtator.

Masat:

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

AKK-ja njoftoi se masat tjera vazhdojnë të jenë siç kanë qenë dy javët e fundit.

“Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Ministria e Serbisë: Mësim online për nxënësit serbë në Kosovë

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Serbisë ka marrë vendim për mbajtjen e mësimit online edhe për nxënësit serbë që vijojnë mësimet në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, mësimet në gjuhën serbe në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Kosovë do të vazhdojnë javën e ardhshme si pjesë e modelit të tretë.

“Kjo do të thotë që studentët do të vazhdojnë të ndjekin mësimet nga distanca, pra online.”

“Gjithashtu, bazuar në vendimin e Shtabit të Krizave, modeli i dytë i organizimit të punës edukative (mësim i kombinuar) do të zbatohet në klasën VII dhe VIII të shkollave fillore në territorin e 40 qeverive lokale në Serbi”.

Në qeverisjet vendore të përmendura, modeli i tretë i mësimdhënies (online) do të zbatohet në shkollat ​​e mesme.

Në deklaratën nga kjo ministri theksohet se për shkak të përhapjes së llojit Delta të koronavirusit, u mor një vendim për nevojën e përdorimit të maskave mbrojtëse për të gjithë punonjësit, përfshirë ata që janë vaksinuar plotësisht, si dhe njerëzit që kanë pasur COVID-19.

Shtyhet sërish viti i ri shkollor, nga kjo datë mund të fillojë mësimi në shkolla

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të diskutuar për masat anti-COVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se mësimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator.

“Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator”, ka deklaruar Ibrahimi.

Kështu mund të aplikoni për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe fëmijët

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe fëmijët.

Ai ka treguar se aplikimi do të mund të bëhet që nga nesër në portalin e-Kosova.

Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.

“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, për shtesat për fëmijët mund të aplikojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijët në vitin 2020 apo 2021.

“Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç”, thuhet në postimin e Muratit.

 

Ahmeti-Qeverisë: Kur u ulën numrat i morët meritat, e kur u rritën ata, përgjegjësinë IKSHP-ja

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ia la fajin Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, lidhur me situatën e rënduar me COVID-19.

Ahmeti ka kritikuar qasjen e Qeverisë, duke thënë se kur numrat janë të ulët, po i marrin meritat vetë, e kur janë të lartë përgjegjegjësinë po ia lënë IKSHP-së.

“Qeveria paska thënë se situata është e habitshme sepse kanë përcjell rekomandimet e IKSHP, duke aluduar përgjegjësi tek IKSHP.  Jo aq lehtë.  Kur numrat janë të ulta meritat qeveria, e kur janë të larta përgjegjësin IKSHPja, nuk bën. Pronësoni rezultatet! mirë e keq!”

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ia ka lënë fajin Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për situatën e rënduar me COVID-19 gjatë muajve të fundit.

Përmes një video që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së.

Ai ka deklaruar se në qershor e korrik s’kanë marrë masa, meqenëse numrat ishin tejet të ulët dhe nëse do të merrnin masa ekstreme, do të ishte mbi e tej reagim.

“Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë, edhe sot, ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i iulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”, ka thënë Kurti.

“Për shembull më 8 gusht nuk kishim asnjë të vdekur, më 13 gusht vetëm një të vdekur, kurse më 28 gusht, pra 15 ditë më vonë, 36 të vdekur. Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, shtoi Kurti.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, viziton bizneset prizrenase

0

Kandidati për Kryetar i PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor, Kujtim Gashi dhe bashkëpunëtorë, vizituan disa biznese në zonën industriale në Prizren nga ku Totaj u shpreh, njofton sektori për media i këtij subjekti politik lokal: ” Me bashkëpunëtorë, takova disa nga bizneset e suksesshme të Prizrenit për të diskutuar nga afër rreth problemeve e sfidave me të cilat përballen. Në viziten tek Feplast, Prizren Commerce e Mobileria Muzbeg, shpalosa vizionin tim për një Prizren të zhvilluar, vibrant e me biznese stabile.

Edhe kësaj radhe u përballa me keq qeverisjen e Haskukës. Edhe pse e gatshme që shumë vite, udhëheqja aktuale e komunës nuk ka arritur të funksionalizojë zonën ekonomikë të Prizrenit. Pushtetarët e sotshëm nuk janë kujdesur për bizneset gjatë pandemisë. Por, ndryshimi po vie. Ne do ta përkrahim biznesin vazhdimisht.

Me vendime konkrete do ta stimulojmë sektorin e biznesit e punonjësit.”, ka theksuar Totaj, njofton sektori për media i PDK-së.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort