Home Blog Page 4414

Kurti për ndarjen e shtesave: Po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot ndarjen e shtesave dhe mbështetjen për lehonat e fëmijët.

Kurti përmes një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se Qeveria po e fuqizon rolin e gruas në shoqëri dhe po përkujdeset për mirëqenien e tyre.

Më poshtë postimi i tij:

Fillon mbështetja për lehonat dhe ndarja e shtesave për fëmijëMe ministrin e Financave, Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Murati, prezantuam sot fillimin e zbatimit të masës 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, pra pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Nga nesër (e shtunë) nënat e reja mbi 18 vjeç, të cilat kanë lindur foshnjën nga data 1 gusht 2021 e këtej, mund të aplikojnë për mbështetje duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike “eKosova” me të dhënat personale të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.Këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 euro në muaj. Gradualisht, me fillim nga janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Përveçse premtim zgjedhor e qëllim programor, përkrahja për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i Qeverisë sonë. Pa u bërë ende gjashtë muaj në qeverisje, filluam mbështetjen financiare për ta.Kësisoj, po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesemi për mirëqenien dhe pavarësinë e saj financiare, në një kohë kur ajo kujdeset për fëmijën e sapolindur.

Gjykata tregon dyshimet se si erdhi deri te vrasja në Pejë

0

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Avni Ademajt, i cili dyshohet se ka vrarë zyrtarin e PDK’së, Blerand Kadriajn.

Sipas Gjykatës, “më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë.”

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

I dyshuari Avni Ademaj dyshohet se e privoi nga jeta tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.Sipas kërkesës për caktimin e masës së parabugrimit, të siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari Avni Ademaj dyshohet për vrasjen e tani të ndjerit Blerand Kadrijaj.Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit e ka bërë prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj.

Këtë masë e ka arsyetuar shkaku se vepra penale për të cilën dyshohet i dyshuari , hyn në grupin e veprave të rënda penale dhe të njëjtit mund t’i shqiptohet dënim i lartë, raporton “Betimi për Drejtësi”/Arsye tjetër është se ekziston rrezik real i arratisjes së tij, e cila do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.

Bazuar në hetimet fillestare, thuhet se incidenti kishte ndodhur pas një fjalosje mes vëllait të dyshuarit të tani të ndjerit, Astrit Ademaj me viktimën tjetër, Blerand Kadrijaja.Sipas hetimeve, të dy viktimat kishin shtënë me armë në drejtim të njëri-tjetrit, kurse i dyshuari Avni, dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të Blerand Kadrijajt.

“Aty i pandehuri pa hezitim kishte nxjerrë nga brezi armën, pistoletë të tipit TT, me të cilën dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës Blerand Kadrijaj, ku nga këto të shtëna dyshohet ta ketë privuar nga jeta, të ndjerin Blerand Kadrijaj”, thuhet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.Ndryshe, seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit A.A, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Pejë pritet të mbahet sot në ora 14:00, në Gjykatën Themelore të Pejës.A.A, po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.

Bekim Haxhiu: UÇK dhe Kosova janë në rrezik

0

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në. Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.

Haxhiu ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, në të cilën ka shkruar: “UÇK dhe Kosova janë në rrezik!”.

“Jasharajt janë gjeneza dhe emblema e UÇK-së! UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo!Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara?”, ka shkruar Haxhiu në postimin e bërë në “Facebook”.

Ndërsa, ai ka thënë se më në fund zëvendëskryeministri i ka krijuar arsye Serbisë që kurrë mos të hapen arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit.

“Më në fund i ke kriju arsye Serbisë që kurrë mos me i hap arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit”, shkroi ai.

Madje, sipas tij familjarët e të zhdukurve duhet të protestojnë sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatërruar.

“Familjarët e të zhdukurve duhet me protestu sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatrru”, shkroi ai në “Facebook”.

Kur do t’i luajë Kosova ndeshjet tjera kualifikuese për Kupën e Botës?

0

Kosova i ka luajtur tri ndeshjet e radhës të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Një fitore, një barazim dhe një humbje ishin rezultatet e “Dardanëve” në sfidat e muajit shtator.

Kosova fitoi 0:1 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, kurse barazoi 1:1 me Greqinë dhe u mposht 0:2 ndaj Spanjës në ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova në fillim të muajit të ardhshëm do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Fillimisht më 9 tetor, Kosova e zhvillon ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, me fillim nga ora 18:00.

Tri ditë më vonë, “Dardanët” e presin Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Masat për të vaksinuarit mund të lirohen pas 26 shtatorit

0

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka kërkuar nga institucionet shëndetësorë që të ketë lehtësim të masave për personat që janë të vaksinuar kundër Covid-19.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi thotë se pas kërkesës për lehtësim të masave për personat që janë të vaksinuar, Ibrahimi thotë se kjo çështje ka mbetur e hapur që të diskutohet edhe një herë nga pas 26 shtatorit.

“Në takimet koordinuese që AKK e ka me nivelin qendror, sot u organizua takimi i radhës dhe në takim ishin prezent kryetarët e komunave, drejtorët komunal të shëndetësisë nga komunat përkatëse si dhe ministri Vitia”.

“Ministri Vitia dha një pasqyrë të shkurtër sa i përket gjendjes me pandeminë Covid-19, u theksua se trendi i numrit të të infektuarve është në rënie e sipër, mirëpo është shqetësuese numri i vdekjeve dhe u dha rekomandimi me masa të njëjta dhe të pezullohet procesi mësimor deri me 26 shtator, për të gjitha institucionet parauniversitare”, tha ai në një prononcim për Ekonomia Online

Ibrahimi ka folur edhe për vendimet që janë marr që procesi mësimor të shtyhet deri më 26 shtator, derisa ka treguar se numri i të infektuarve ka rënë ditëve të fundit, por që shqetësues mbetet numri i lartë i vdekjeve.

“Si ndryshim në këtë masa është se deri më tani ka qenë e lejuar të grumbullohen për trajnime deri në 30 persona në ambient të mbyllur, kurse në ambient të mbyllur nga vendimi i ardhshëm do të jenë vetëm 20 persona”.

“Ne kemi ngritur disa kërkesa që na kanë ardhur nga komunat siç është lehtësimi i masave për personat që janë të vaksinuar dhe me këtë ministri na ka lënë të hapur që të diskutojmë për situatën pas 26 shtatorit ku do të merren masat e reja”.

Sipas tij, kërkesë tjetër e kryetarëve të komunave ka qenë edhe hapja e më shumë qendrave të vaksinimit.

“Vlerësuan lartë interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar dhe është mirë që kemi doza të reja të vaksinave, dhe përsëri u shtrua kërkesa nga kryetarët e komunave që të hapen më shumë qendra të vaksinimit”.

Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator;

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra;

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial;

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme;

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani;

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator;

– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Rekomandohet mbyllja e çerdheve

0

Pos vazhdimit të masave që kanë qenë qe dy javë, nga 13 shtatori është propozuar edhe mbyllja e çerdheve, ka mësuar KOHA.

Edhe pse Asociacioni i Komunave njoftoi për disa prej masave duke thënë se do të shtyhet sërish fillimi i nisjes së vitit të ri shkollor deri më 26 shtator, në takimin që kryetarët e komunave kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është përmendur edhe rekomandimi i ekspertëve shëndetësorë që të mbyllen edhe çerdhet. Ky rekomandim ka ardhur pas rritjes së rasteve të infektimit te fëmijët.

Rekomandimi është që për fëmijët që nuk shkojnë në çerdhe, njëri nga prindërit mund të lirohet nga puna përkohësisht.

Vendimi do të merret në një mbledhje të Qeverisë.

FSK marshon bashkë me ushtrinë amerikane në nderim të 11 shtatorit 2001

0

Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me ushtrinë amerikane nga 86th Infantry Brigade Combat TEam – Monutian, regjimenti i parë i këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së kanë realizuar marshimin kondicional për nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.

“Pjesëmarrës në marshim ishin pjesëtarë nga regjimenti i parë i KFT-së dhe nga 86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe tek memoriali i Beau Biden, në afërsi të kampit Bondsteel.

Marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe te memoriali i Beau Biden, djalit tw presidentit amerikan Joe Biden, në afërsi të kampit Bondsteel.

Dogana e Kosovës konfiskon 2500 litra pije të gazuara me origjinë nga Serbia

0

2500 litra pije të gazuara me origjinë nga Serbia janë konfiskuar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës. Sipas njoftimit të doganës mallrat nuk kishin dokumentacion dhe bashkë me automjetin janë konfiskuar.

“Në regjionin e Mitrovicës saktësisht në fshatin Koshtovë njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë dhe me ketë rast është hasur ne mallra të kontrabanduara (pa dokumentacion) me origjine nga Serbia. Sasia është mbi 2500 litra pije të gazuara, automjeti dhe mallrat janë konfiskuar ” njofton Adriatik Stavileci, nga zyra për media e Doganës së Kosovës.

Apple përzgjedh lojën që u krijua nga 22-vjeçarja kosovare

0

Albiona Ajeti është vajza 22-vjeçare nga Kosova, që po bën namin në tregun ndërkombëtar të teknologjisë. Ajo së bashku me vëllain e saj, Qendrimin kanë arratitur të krijojnë lojën “Crazy Tire”, e cila është përzgjedhur nga Apple.

Madje, prestigjozja “The Guardian” i ka dedikuar një artikull, duke e cilësuar shqiptaren si vajzën që po korr sukses në tregun e “burrave”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Albiona ndau detaje të ndryshme lidhur me këtë lojë dhe si arriti në realizimin e saj.

“Lojën e kam zhvilluar vitin e kaluar bashkë me vëllaun tim. Ai ka bërë dizanjimin dhe unë kam bërë programimin.

Rrota është karakteri kryesor i rrotës dhe duhet ta kalosh nëpër vende të ndryshme, në mënyrë që të fitosh monedha. Kur rrota prek rraketën, kthehet në rraketë dhe ke mundësi të fitosh më shumë.

Kam parë tregun dhe kam vënë re që nuk ka pasur lojëra me platforma dhe në bazë të analizës që kam bërë tregu ka nevojë për lojëra të tilla.

Lancimi i lojës ka ndodhur në mënyrë natyrale, nuk ka qenë pjesë e asnjë konkursi. Ne thjesht e kemi paraqitur dhe Apple na e ka pranuar”, u shpreh ndër të tjera 22-vjeçarja.

“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës”, Tërnava bën thirrje për vaksinim

0

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka marrë gjatë ditës dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.Vaksinën i pari i BIK-ut e mori në Qendrën e Vaksinimit në Fushë Kosovë.
Dozën e parë, ai e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe me koordinimit me mantel bardhët, ai u imunizua për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh.

“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, tha ai.Nga aty, Tërnava apelojë tek qytetarët që ta kryejnë këtë proces vaksinimi sa më parë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort