Home Blog Page 4413

Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

30 persona kanë vdekur dje si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 685 raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 384 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 19 mijë e 923.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 995 mijë e 930 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20 mijë e 646 qytetarë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

10 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Punëtori i një pompe të derivateve bën “kërdi”, vjedh 6365 mijë nga vendi i punës

0

Një punëtor në Graçanicë ka vjedhur mbi 6 mijë euro nga vendi i tij i punës.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve.

I njëjti është arrestuar dhe i janë gjetur paratë e vjedhura.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve. I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

BioNTech kërkon miratimin e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nën 12-vjeç

0
epa08906734 A Cremona Hospital health worker holds a Pfizer/Biotech Covid-19 vaccine at the Cremona hospital, Lombardy, Italy, 27 December 2020 as the country begins Covid-19 vaccination. EPA/PIERO CRUCIATTI / POOL

Kompania bioteknologjike BioNTech do të aplikojë për miratim për vaksinën e saj kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për fëmijët nën 12-vjeç, njoftoi kompania.“Ne do t’i paraqesim rezultatet e studimit tonë midis fëmijëve të moshës 5 deri në 11-vjeç tek rregullatorët e të gjithë botës në javët e ardhshme dhe do të aplikojmë për autorizimin e vaksinës sonë për këtë grupmoshë, gjithashtu këtu në Evropë”, tha për përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, Özlem Türeci, bashkëthemeluese dhe shefe mjekësor i BioNTech.
Ajo tha se vaksina është e njëjtë me atë që aktualisht përdoret për grupmoshat tjera, por doza e saj do të modifikohet për grupmoshën më të re.

Gjetjet e hershme të studimeve të kryera nga firma farmaceutike gjermane treguan se një dozë më e ulët e vaksinës është e sigurt dhe efektive për grupmoshën 5-11 vjeç, dhe kompania tashmë ka filluar përgatitjet për prodhim.“Duket mirë, gjithçka po shkon sipas planit”, tha bashkëthemeluesi U?ur ?ahin. Nëse Agjencia Evropiane e Barnave e aprovon, Gjermania mund të fillojë vaksinimet për grupmoshën që në mes të tetorit, raportoi e përjavshmja

Shtesat për nënat lehona dhe fëmijët, nga sot mund të aplikoni

0

Nga sot do të hapet aplikimi për shtesa për lehonat dhe fëmijët.Mënyrën e aplikimit për këto shtesa, e ka sqaruar dje Ministri Hekuran Murati.Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët.

Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova.
Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, për shtesat për fëmijët mund të aplikojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijët në vitin 2020 apo 2021.“Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç. Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj”, thuhet në postimin e Muratit.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0

Prizreni Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme.
Në fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme parashihet mot kryesisht me diell, derisa të mërkurën do të jetë shumë ngrohtë.
11.09 – Kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare. Përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

12.09 – Kryesisht me diell, herë herë edhe me vransira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë.
13.09 – Kryesisht me diell.

14.09 – Kryesisht me diell.

15.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, me minimale që luhaten nga 10C deri 12C, e ato maksimale nga 26C deri 29C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-8m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale

Bislimi: Deklaratat u keqinterpretuan, dokumentet rreth UÇK-së janë në arkiv të Kosovës, kanë qenë gjithmonë të hapura

0

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova do të ishte pala e vetme që përfiton nga një dakordim i mundshëm për hapjen e arkivave me Serbinë. Sipas tij, Kosova i ka të hapura të gjitha arkivat dhe se s’ka asgjë për të fshehur, por me një marrëveshje të tillë “fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur”.

Një ditë pasi Bislimi në konferencë për media njoftoi se me Serbinë janë dakorduar që të hapin arkivat, përfshirë ato për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ai ka dalë me reagim në Facebook si përgjigje ndaj kritikëve të kësaj lëvizjeje. Bislimi ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar.Nga deklarata për hapjen e arkivave, Bislimi ka thënë se janë katër konkludime duke nisur nga ajo se Kosova e sheh me urgjencë përfundimin sa më të shpejtë të mundshëm të procesit të gjetjes së të zhdukurve.

Si konkludim të dytë ai ka thënë se ngecja e deritashme në dialog ka ndodhur për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar me seriozitet.

“Kjo është reduktuar në moslejimin e qasjes në arkivat shtetërore të ushtrisë së Serbisë, respektivisht në departamentin që trajton luftën e vitit 1999 në Kosovë”, ka deklaruar Bislimi.Ai ka thënë se hapja e arkivave është e domosdoshme nëse pala serbe dëshiron të dëshmojë “konstruktivitetin e saj në proces”.

“Përveç kësaj, kemi kërkuar që ekipet punuese të takohen sa më shpesh dhe që njëkohësisht trupat e identifikuar nga vend-gërmimi në Kizhevak të sillen sa më parë në Kosovë”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, çdo dokument rreth UÇK-së dhe aktivitetit të saj janë pjesë e arkivit shtetëror të Kosovës. Të gjitha ka thënë se janë të hapura e se janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen nga vendorë e ndërkombëtarë. Ka deklaruar se nuk ka asgjë të fshehtë e se s’ka arsye për të fshehur.Në këtë kontekst, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel (në rast se respektohet nga Serbia dhe për këtë mund të diskutojmë gjithsesi), është pala kosovare, e cila fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur. Përfundimit të ankthit të familjeve të këtyre personave do të duhej t’i gëzohemi të gjithë, e jo të tmerrohemi nga suksesi eventual i ekipit tonë të dialogut”, ka thënë më tej Bislimi.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se ky dakordim e ndryshon narrativen e fajtorëve, Bislimi ka thënë se ata “kanë rënë në atë kurth me qëndrimet e tyre të deritanishme”.Ka qenë mu kjo rezistencë falco dhe ne fakt e pasubstancë (meqë arkivat shtetërore të Kosovës kanë qenë të përpunuara dhe ripërpunuara shume herë) që i ka shërbyer narratives së barazisë. Serbia ka pasur para vetes në vazhdimësi një argument të servuar nga ne për të fshehur informacionet për të zhdukurit me forcë. Mos harroni që janë të njëjtët ‘mbrojtës’ që na e kanë gatuar ‘marrëveshjen’ për të pagjeturit vitin e kaluar, një dokument me zero fjali thelbësore e zero përkushtim për personat e zhdukur me forcë. Për dijeninë tuaj krejt çka janë ‘dakorduar’ në vetëm 9 fjali (dhe flasin për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e temës) ka qenë që kjo tematikë të trajtohet vetëm pasi të ketë ardhur njohja nga Serbia. Kaq për seriozitetin, përkushtimim, profesionalizmin dhe largpamësinë e tyre. Pjesa më e madhe e atyre që kanë orkestruar sulmet, kanë përhapur gënjeshtrat dhe shpërndarë mjegullën dhe frikën, janë të njëjtit që nga pas lufta kanë fituar poste e tenderë duke u thirrur mu në emër të së njëjtës UÇK. Andaj edhe duhet kuptuar gatishmërinë e tyre për ta sabotuar pamëshirshëm edhe një proces kaq të ndjeshëm, nga tmerri se mos përfundimisht pala kosovare po nxjerr një marrëveshje të dobishme nga bisedimet”, ka përfunduar ai.

Opozita dje dhe sot e akuzoi Qeverinë për dakordimin, ndërsa drejtues të Arkivit mohuan se brenda institucionit shtetëror ka dokumente sekrete rreth UÇK-së.

Specialja ia shtyn paraburgimin për një muaj ish-ushtarit të UÇK’së

0

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.

Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishikimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor.

Ky vendim është ndërmarrë të premten.

Më 14 shtator pritet të mbahet konferencë nga Gjykata Speciale për ecurinë e rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Jep dorëheqje ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe

0

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai, kolegët e tij paraprak që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për atë që ndodhi në spitalin e Tetovës.

Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtuar me Covid në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt.

Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.

Qeveria ndanë 40 mijë euro për familjen Sadrija që humbi dy fëmijë shkaku i zjarrit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen Sadrija në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët humbën familjarët pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre.

Këtë e konfirmoi departamenti për media brenda zyrës së kryeministrit në një komunikatë dërguar mediave.

Tutje, në komunikatë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar. Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.

Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës.​

Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

0

Lindita Nikolla nga Partia Socialdemokrate është zgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo mori votën pro nga 79 deputetë.

Partitë opozitare dolën kundër saj duke grisur fletëvotimet.

Gjatë fjalimit të saj, deputetët opozitarë lëshuan sallën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort