Home Blog Page 4412

Nga e hëna: Vetëm kosovarët e vaksinuar lejohen të hyjnë në Zvicër

0
Passengers and a member of the Swiss Border Guard at customs, pictured at EuroAirport Basel Mulhouse Freiburg in Basel, Switzerland, on September 29, 2017. (KEYSTONE/Gaetan Bally) Flugreisende und eine Grenzwaechterin des Schweizer Grenzwachtkorps am Zoll des EuroAirports Basel Mulhouse Freiburg in Basel, aufgenommen am 29. September 2017. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Nga e hëna, turistët nga Kosova dhe Maqedonia do të lejohen të hyjnë në vend vetëm nëse janë vaksinuar
Zvicra shtrëngon vidat për hyrjen e të huajve në vend. Kjo vlen të paktën për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ambasada e Zvicrës në Kosovë e ka bërë këtë njoftim në llogarinë e saj në Facebook.

Nga e hëna do të ketë rregullore të reja të hyrjes për qytetarët e të dy vendeve të përmendura, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë asgjë nuk ndryshon për ata që janë të vaksinuar.

Ata mund të hyjnë në vend normalisht nëse kanë vizë. Megjithatë duhet ditur se ata duhet të jenë vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara në BE..

Lejohen përjashtimisht, vetëm rastet e rënda

Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”, përcjell albinfo.ch. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, si “nevoja ekstreme” konsiderohen rastet e vdekjeve të të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet .

Sigurisht, rregullorja nuk zbatohet për shtetasit kosovarë ose të Maqedonisë së Veriut që kanë leje qëndrimi në Zvicër.

Zvicra, me këtë veprim po reagon ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në të dy vendet e Ballkanit dhe faktit se pas pushimeve verore shumë njerëz të kthyer nga atje kishin ardhur në Zvicër të infektuar me koronavirus.

Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe: Punën që s’e bëri shteti, e bëra unë

0

Esat Shala 34-vjeçar nga fshati Krajkovë i Drenasit, ka mbledhur me mijëra video-kaseta të minutazhit të gjatë të qindra masakrave dhe ngjarjeve të cilat lidhen me luftën nga fillimet e viteve të 90-ta e deri në përfundimin e luftës së Kosovës në vitin 1999.

Esati ishte vetëm një fëmijë kur në Kosovë shpërtheu lufta masive e vitit 1999.Forcat serbe sikurse gjithë fshatit edhe atij ia kishin djegur shtëpinë, kurse si pasojë e kësaj familja e tij u detyra të qëndronte në mal gjatë luftës.

Si i papunë, Esati e kalon pjesën më të madhe të ditës, duke shikuar, analizuar, e mirëmbajtur një pjesë të video-kasetave të tij, të cilat i ka mbledhur që nga paslufta nga njerëz e vende të ndryshme nëpër Kosovë.

Esati thotë që punën që nuk e bëri shteti tash e 21 vjet e bën ai dhe thotë se shteti është ende në gjumë pasi nuk po merret me masakrat e Serbisë të bëra mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“Me kalimin e kohës filloi edhe lufta në Kosovë 97-99 edhe një pjesë e madhe e familjes sime u inkuadruan në UÇK. Më 10 prill, doktor Hafi Shala d.m.th mixha im është zhdukur më 10 prill, mjek i parë i UÇK -së. Pastaj motra po në atë vit, më 14 dhjetor të 98 ka rënë dëshmore së bashku me të dashurin e saj Hysen Bujupin edhe me komandantin Mujë Krasniqin edhe 40 dëshmorë të tjerë të UÇK-së. Tani përfundoi lufta edhe u bënë disa vjet goxha shumë pas përfundimit të luftës edhe e pamë që shteti është në gjumë edhe nuk është duke u marrë me gjenocidin serb që ka ndodhë në Kosovë, edhe sot nuk është duke u marrë me të kaluar tonë të hidhur”, ka thënë ai.

Në një intervistë ai tregon arsyen e tij për mbledhjen e këtyre videove.

Thotë se gjithçka u frymëzua nga familja, ndërsa shprehet këmbëngulës se pavarësisht sfidave misionin e nisur nuk do ta lë asnjëherë në gjysmë.

“Ia kam nis për pak kësaj pune, t’u lyp foto, incizime të familjes sime gjatë luftës në mal. Një kasetë, një aty edhe më hyri kjo far pune në gjak edhe kërkoja diçka më shumë me gjet material të luftës, edhe kam arrit të grumbulloj një numër të madh të incizimeve të luftës se ka qenë vështirë me u marrë me këtë punë, është ende vështirë se hala punoj në këtë drejtim. Është një punë e rrezikshme shumë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë, edhe nuk mendoj me u dorëzua deri në realizimin e qëllimeve të mia”, thotë ai për KosovaPres

Pavarësisht se ekzistojnë dëshmi të shumta për krimet serbe në Kosovë, Shala thotë se klasa politike në vend, nuk bëri asgjë për faktimin e tyre, duke lënë anash të kaluarën e dhimbshme dhe të përvuajtur të popullit.

“Gati të gjitha masakrat që janë bërë në Kosovë, incizimet origjinale, fakte që dëshmojnë se çfarë ka ndodh. Edhe është rënd me i pa këto masakra, këto pamje të rënda edhe mos mi interesua askujt çfarë ka ndodhë me ata njerëz që kanë dhënë jetën në mënyrën më të keqe, që thonë ua kanë nxjerrë shpirtin me dana. Më shumë që i këqyri unë këto incizime, këto pamje aq ma shumë e urrej politikën e vendit. Të gjitha partitë që janë kanë në pushtet deri më sot s’kanë bërë kurrgjë për të kaluarën, edhe sot këto pasoja po i vuajmë sepse shumë njerëz sot janë nëpër burgje, ushtarë të pafajshëm për shkak se na nuk kemi bërë asgjë për të kaluarën. Për këtë ata tash janë duke vuajtur burgun të pafajshëm për arsye se ne nuk kemi bërë asgjë për të kaluarën” ka deklaruar ai.

Ai potencon se janë takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, e cila i ka ofruar bashkëpunim për iniciativën për të hapur institutin për krime të luftës, edhe pse sipas tij për një gjë të tillë tashmë është bërë vonë.

“Jemi takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kemi pas dy tri takime me të, na ka ofruar një bashkëpunim për institutin për krime lufte, nëse hapet me qenë edhe na pjesë e institutit, por të shohim nëse e kanë seriozisht ata. Ky institut duhet me u hap sa ma shpejt edhe pse jena pak vonë 22 vjet, sepse Serbia ende pa e ndez luftën në Ballkan në vitin 1993 e ka hap institutin për krime lufte edhe pse vet kriminel kanë qenë ata dhe e kanë ditë që kanë me bë”, ka përfunduar rrëfimin e tij, Esat Shala.

Nga masakrat e forcave serbe në Kosovë, mbetën të vdekur mbi 14 mijë shqiptarë, dhe rreth dy mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Rreth 20 mijë gra u dhunuan e mijëra e qindra shtëpi u djegën e u rrënuan.

Dikush e dëmton veturën e Policisë në Prizren dhe lë një mbishkrim

0

Një veturë zyrtare e Policisë në Prizren gjatë natës së mbrëmshme dyshohet se është dëmtuar qëllimisht si dhe në të është lënë një mbishkrim nga persona të panjohur.

Kjo veturë dyshohet se është gërvishur me një mjet të mprehtë, me ç’rast tdikush edhe e kanë lënë një mbishkrim: “FUCK POLICE”.

Siç mëson Sinjali, kjo veturë ishte shfrytëzuar nga zyrtarët policorë derisa kanë asistuar inspektorët e AUV-it.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se rasti në Polici është hapur si “dëmtim prone”.

Ilir Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë.Zyra e presidencës ka publikuar dokumentin që mban datën e djeshme që tregon dekretin i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, i pari qeverisë së re i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij, raporton Top Channel.

Edhe pse është kryeministri që i dërgon për dekretim ministrat, fjalën e fundit e thotë kreu shteti, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve.Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit.

FSK dhe Ushtria Amerikane nderojnë viktimat e 11 Shtatorit

0

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në ShBA, FSK së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët kondicional.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se me ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë edhe dhimbjen edhe krenarinë.

“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001. Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë!

Sepse, Së bashku jemi më të fortë! ”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ftesa e Osmanit për takimin e së hënes- Deklarohen nga LDK dhe AAK, hesht PDK-ja !

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në takim konsultativ të hënën për të folur rreth mundësisë për shtyrjen e zgjedhjeve.Takimi pritet të mbahet në orën 17:00 në Kuvendin e Kosovës dhe deri tani pro është shprehur vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, konfirmoi për “Gazeta Blic” pjesmarrjen në takim.

“Po do të marrim pjesë” tha shkurt Gashi në përgjigjen e tij.Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksuan se të hënen, në takimin e partisë, pritet të vendoset rreth pjesmarrjes ose jo në këtë takim.Kështu tha për “Gazeta Blic” deputeti i këtij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj.

“Nuk e di, ditën e hënë ne kemi takim partiak dhe do të merret vendimi me pjesmarrjen ose jo në takimin e thirrur nga Presidetja” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka një përgjigje rreth ftesës së presidentes Osmani.
“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin për media të këtij subjekti politik por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjen dhe mesazhet e dërguara nga redaksia.Kujtojmë se pak ditë më parë pro shtyrjes së datës së zgjedhjeve u shpreh edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.Shtyerja e zgjedhjeve nga LVV-ja po vjen si kërkesë për shkak të situatës së rënduar pandemike.Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë aknë humbur jetën nga Covid 30 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 685 të tjerë.Në lidhje me zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u kërkua ditë më parë, shkurtimi i fushatës elektorale nga 30 në 10 ditë, kërkesë kjo që u përkrah nga PDK dhe AAK por u hesht nga partia në pushtet LVV-ja./Gazeta Blic/

Osmani fton partitë, të hënën diskutohet rekomandimi i IKSHPK-së për zgjedhjet lokale

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike në takim konsultativ për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale, të hënën pasdite.

Në ftesën dërguar partive thuhet se takimi mbahet “për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

Shefi i kabinetit të Osmanit, Blerim Vela, ndërkohë në një sqarim të dytë ka thënë shkurt se takimi ka të bëjë vetëm me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK-së lidhur me procesin zgjedhor, dhe se takimi nuk paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, është diskutuar prej ditësh mundësia që zgjedhjet të shtyhen, megjithëse për një gjë të tillë nuk dihet se si mund të veprohet sa i përket aspektit ligjor.

Ndërkaq, nga partitë është kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Në mars të vitit të kaluar, ishin shtyrë zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, pasi Agim Veliu pati lënë postin e kryetarit për ta udhëhequr Ministrinë e Punëve të Brendshme. Atë kohë presidenti Hashim Thaçi pati marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve pas pranimit të rekomandimit nga KQZ-ja. Ndërkaq, KQZ-së i kishin rekomanduar pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve IKSHPK-ja dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse.

​Vizita e Merkelit shihet si mbështetje për bashkëpunim rajonal brenda agjendës evropiane

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të ketë një takim bilateral me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Tiranë. Vizita e kësaj të fundit në Ballkanin Perëndimor po shihet si mbështetje për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane.

Nga ekzekutivi konsiderojnë se Merkel do të jap mesazhin mbështetës për vazhdimin e Procesit të Berlinit, derisa opozita e mirëpret një vizitë të tillë. Ndërkohë, njohësit e integrimeve evropiane presin nga Merkel qartësimin e pozicionit të saj për iniciativën rajonale të “Ballkanit të hapur”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi për KosovaPress takimin bilateral ndërmjet, kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel, ndërsa tha se aty do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit dhe temat në interes të dy vendeve.

“Samitit të radhës të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që pritet të mbahet në Slloveni më 6 tetor të këtij viti, po i paraprinë një vizitë e kancelares Merkel në rajon. Ky është mesazh i fuqishëm e mbështetës për Procesin e Berlinit, për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane dhe po ashtu mesazh edhe për rolin e rëndësishëm që Gjermania ka në gjithë këtë proces. Andaj në takimin që pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme në Tiranë, mes kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel pritet të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit dhe për çështje dhe tema bilaterale në interes të dy vendeve tona”, thotë Kryeziu.

Vizitën e Merkel në Ballkanin Perëndimor po e konsideron të rëndësisë së jashtëzakonshme, edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi.

“Vizita e zonjës Merkel në Ballkan është e rëndësisë së jashtëzakonshme, e dimë që zonja Merkel ka qenë ideatorja kryesore e themelimit të Procesit të Berlinit në vitin 2014. Është mëkat që ajo s’do të vazhdojë të paktën në pozicionin e saj të angazhohet për të promovuar Ballkanin Perëndimor në kuptim të integrimit në BE. Por është mesë e rëndësishme që të paktën në përmbyllje të mandatit të bëjë edhe një vizitë të fundit në këto vende”, thotë Mjekiqi për KP.

Ndërsa, drejtori i institutit Epik, Demush Shasha duke paraqitur dy skenarët që mund të ndodhin gjatë vizitës së Merkel në Ballkanin Perëndimor, thotë se iniciativa “Open Ballkan” do të refuzohet në tërësi ose do të kërkohet të inkorporohet brenda margjinave të BE-së.

“Kancelarja do të e bëjë jashtëzakonisht të qartë se iniciativa e ‘Open Ballkan’ nuk do të ketë mbështetjen e Qeverisë Gjermane, pastaj të BE-së si tërësi. Kjo është e para që besoj do të thuhet, jo aq zëshëm në publik, por patjetër në takimet e mbyllura. E dyta, nëse kjo e para nuk ndodh është se zonja Merkel do të bëjë të qartë se iniciativa ‘Open Ballkan’, ashtu siç është konceptuar dhe nisë nuk do të ketë mbështetjen gjermane nëse nuk inkorporohet brenda Procesit të Berlinit. Pra me fjalë të tjera, samitet siç i kemi pa deri tani në Novi-Sad, Tiranë, Ohër nuk do të zhvillohet në këtë formë, por do të jenë në koordinim të plotë me BE-në dhe si të tilla do të kenë aprovimin e BE-së. Njëra nga këto dyja do të ndodhë”, tha Shasha.

Javën e ardhshme, më saktësisht më 13 dhe 14 shtator, kancelarja Merkel do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor. Ajo fillimisht do të vizitojë Serbinë, e pastaj Shqipërinë, pas takimeve bilaterale me kryeministrin Edi Rama, ajo do të pres në takime dypalëshe edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe të Bosnje të Herzegovinës.

Arrestohen dy persona në Prizren të dyshuar për trafikimin e një të miture

0

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, nën dyshimin për trafikim të një të miture, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është strehuar në një vend të sigurt.
Në raportin e PK-së, thuhet se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Trafikim me njerëz- Prizren 08.09.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare (e mitur). Viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të PK-së. /

U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë

0

Faqja zyrtare e Ministrisë së Financave sapo ka hapur sistemin e aplikimit për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë

Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar:
➡ 170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311
➡ 20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312

Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort