Home Blog Page 4410

Merr flakë një veturë në autostradën Prizren-Suharekë

0

Një veturë është përfshirë nga flakë të mëdha në pasditën e së shtunës në autostradën Prizren-Suharekë.

Si pasojë e kësaj, janë krijuar kolona të gjata ku disa qytetarë kishin dalur jasht veturave për të parë çfarë po ndodh.

Njësiti i Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit gusht

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, për muajin gusht 2021, ku thuhet se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në muajin gusht 2021, krahasuar me muajin korrik 2021.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra 0.4%; mish 1.1%; qumësht, djathë dhe vezë 3.7%; perime 9.4%; pije alkoolike 1.0%; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., 2.7%; mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 1.7%; blerje e automjeteve 0.3%; karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 2.6%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 9.9%; shërbime për transport 9.0% – ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.

“Po ashtu, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2021 me muajin gusht 2020 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 1.9%; mish 0.9%; qumësht, djathë dhe vezë 7.4%; vajra dhe yndyra ushqimore 28.5%; perime 21.3%; pije alkoolike 4.4%; duhan 2.7%; gaz 10.4%; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 8.9%; mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 2.8%; pajisje shtëpiake 3.9%; vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 2.2%; blerje e automjeteve 1.2%; pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 1.6%; karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 26.2%; mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 6.6%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 9.9%; shërbime për transport 4.4% – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbimet telefonike dhe të telefaksit 20.3%; pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunim i informatave 3.1%; pushime të organizuara turistike 15.2%; shërbime hoteliere 0.8%; shërbime financiare 4.2%; me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.8 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë -5.5% me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1 për qind në IHÇK.

Tirana e treta me rritjen më të madhe të popullsisë në Europë

0

Pothuajse 32 përqind e popullsisë shqiptare jeton në Tiranë, dhe projeksionet flasin për një ritëm të lartë të migrimit të brendshëm edhe në vitet e ardhshme.

“Visual Capitalist” e rendit kryeqytetin shqiptar në vend të tretë në Europë, pas dy qyteteve ruse, duke u bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë për vitet 2020–2025.

Sipas të dhënave nga Opendata e Bashkisë Tiranë, kryeqendra shqiptare mirëpret çdo vit me mijëra banorë të rinj.

Kështu, nëse në vitin 2017 në Tiranë kishte rreth 813 mijë banorë, në 2020 numëroheshin mbi 850 mijë qytetarë rezidentë, pra rreth 37 mijë më shumë. Shtesa më e lartë e tre viteve të fundit i përket vitit 2018 me një rritje prej 1.78 përqind ose mbi 14 mijë banorë të rinj.

Rritja e numrit të popullësisë në kryeqytet është kryesisht rezultat i migrimit të brendshëm dhe lindjeve të reja. Kështu, në vitin 2020 në gjendjen civile të Bashkisë Tiranë u regjistruan 8511 banorë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve të ardhur nga rrethet e tjera të vendit.

Ndërsa shtesa natyrore që del nga lindje – vdekjet ishte vetëm 1264 banorë. Megjithate numri real i personave që banojnë dhe punojnë në Tiranë është edhe më i lartë, duke përfshirë kategori si studentët apo të punësuarit./TVKLAN/

Kamioneta godet për vdekje 1-vjeçarin në Prishtinë

0
Foto: Ilustrim

Këtë të shtune një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”, ku si pasojë një fëmijë njëvjeçar ka vdekur pasi u godit nga një kamionetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.

Tutje, Ahmeti bën të ditur se me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që po punohet në ndriqimin e rrethanave të aksidentit.

Abdixhiku: IKSHPK-ja u shndërrua në instrument të pushtetit, zgjedhjet s’guxon t’i prekë askush

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike se po i shërben pushtetit me rekomandimin e tij që të shtyhen zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

IKSHPK-ja i rekomandoi presidentes Vjosa Osmani që të shtyhet procesi zgjedhor, duke thënë se mund të ndikojë në shtimin e rasteve të reja me COVID-19. Mbi këtë rekomandim Osmani ka ftuar krerët e partive në një takim konsultativ të hënën.

Megjithatë, sipas kreut të LDK-së, me këtë rekomandim IKSHPK-ja është shndërruar në instrument të pushtetit.

“Dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit”, ka thënë ai në një reagim në Facebook.

Abdixhiku më tej ka vazhduar se zgjedhjet s’bën të preken.

“Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush. Vullneti i lirë qytetar është mbi çdo institucion. Suprimimi i demokracisë është kufiri që se kapërcejmë dot. Kushdo që shërben në këtë drejtim do të mbaj përgjegjësi”, ka shtuar i pari i LDK-së. “Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemi. Vendet fqinje po mbajnë zgjedhje tani. Një ditë zgjedhje për demokracinë është e paalternativë. Fushata është shkurtuar; KQZ është e përgatitur; data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë. Të kujdesemi për shëndet, të japim shembull, të organizojmë një proces fer – por proces me 17 tetor do të ketë. Frikën e pushtetit për dështimin masiv, s’mund ta shërojmë; por demokracinë, lirinë e votës suaj, do ta mbrojmë.”

Nga nesër mund të vaksinoheni edhe të dielave

0

Qytetarët e Kosovës nga nesër mund të vaksinohen edhe të dielave.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për shtyp të mbajtur më 3 shtator, ku tha se Qendrat për vaksinim do të jenë të hapura edhe ditëve të diela.

“Pas shtimit të kapaciteteve në një anë dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator vaksinimi do të bëhet edhe të dielave“, kishte thënë Vitia.

Kujtojmë se deri tani numri i vaksinimeve të administruar ka arritur në 1 milion, ku mbi 648 mijë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa mbi 347 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

Ronaldo shënon në rikthim tek Unitedi

0

Cristiano Ronaldo e ka perfeksionuar rikthimin e tij te Manchester Unitedi, duke shënuar në debutim në përballjen ndaj Newcastle.

Ylli portugez realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë.

Për Ronaldon, ky është goli i parë në Premier Ligë pas 12 viteve.

Demi: S’ka arsye logjike të shtyhen zgjedhjet lokale

0

Agron Demi nga Instituti GAP ka deklaruar se s’ka arsye logjike për t’i shtyrë zgjedhjet lokale, duke thënë se në kohën kur insistohej të mbaheshin zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, në vend kanë qenë mbi 64 mijë raste pozitive me COVID-19, dhe me asnjë të vaksinuar.

Demi ka shkruar në Facebook se po bëhet përpjekje të shtyhen zgjedhjet lokale kur aktualisht janë 18 mijë raste aktive me COVID-19 dhe të administruara mbi një milion vaksina.

“Kur më 14 shkurt kërkohej me të drejtë mbajtja e zgjedhjeve kritika ndaj pushtetit ishte se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Tash kur po kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, partia në pushtet po mburret se si e ka menaxhuar mirë pandeminë dhe se kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon. Atëherë pse me u shty zgjedhjet. Përse VV ishte partia e vetme që nuk u deklarua për shkurtim apo anulim të fushatës, por është për shtyrjen e zgjedhjeve”, thuhet në statusin e tij.

Demi ka shtuar se anulimi i fushatës zgjedhore me prezencë fizike dhe respektimi i masave mbrojtëse më 17 tetor është opsioni i vetëm.

Këshilltari i Osmanit jep sqarime për ftesën ndaj partive politike

0

Artan Murati, këshilltari i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka sqaruar se subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ.

Murati thotë se takimi është thirrur për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me procesin zgjedhor.

“Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor. Pra, për të diskutuar. Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq” ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

VV konfirmon se do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

0

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme të takohet me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së për shtyrje të zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, tha ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort