Home Blog Page 4409

Specialja ia vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

0

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqi, i cili mund të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e tjetër të paraburgimit deri më 9 gusht të këtij viti ose deri më 19 gusht të këtij viti.

I njëjti vendim vlen edhe për Rexhep Selimin, i cili mund të paraqesë gjithashtu parashtresat për shqyrtimin tjetër të masës së paraburgimit deri në datat e lartëcekura, shkruan lajmi.net.

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale, Krasniqi akuzohet për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave, ndërsa Selimi akuzohet për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte gjithashtu si ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Veprat për të cilat akuzohen Krasniqi e Selimi, sipas Dhomave të Specializuara dyshohet se janë kryer midis viteve 1998-1999.

Kujtojmë se së fundmi është marrë vendim nga Dhomat e Specializuara që nga ky muaj të lejohen vizitat e familjarëve në Hagë, pasi që deri më tani të burgosurit kanë pasur kontakt me familjarët e tyre vetëm përmes telefonit dhe video-kontakteve për shkak të masave anti-Covid19.

I ekspozon armën, por kosovari ikë pasi e kupton që është para zyrtarit policor

0

Një person i paidentifikuar sot është larguar në drejtim të panjohur, pasi ia ka ekspozuar armën e tij një zyrtari policor i cili ishte në rroba civile.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se i dyshuari fillimisht ka ekspozuar armën duke futur fishekun në tytë policit, i cili ka qenë në pushim javor dhe në rroba civile.

Me të kuptuar se ndodhet para një pjesëtari të Policisë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për një person të moshës rreth moshës 30-35 vjeçare, sipas përshkrimit zeshkan me flokë të shkurta.

Në momentin kur ndodhi rasti, ai kishte të veshur një maicë të zezë dhe ishte me një veturë Golf 7 me ngjyrë të bardhë. /Reporteri.net.

Bukuritë e jashtëzakonshme të Shqipërisë jashtë detit

0

Shqipëria ka një diversitet të lartë natyror brenda territorit të saj. Por, vetëm vitet e fundit vëmendja po orientohet përtej detit dhe kulinarisë dhe çdo ditë e më shumë po “zbulohet” Shqipëria tjetër
Disa nga destinacionet e preferuara, që po kthehen në tendencën e momentit janë: Krahina e Kurveleshit; Ujëvara e Sotirës; Lumi i Shalës; Syri i Ciklopit (4 km poshtë Krrabës); Kanionet e Erzenit; Liqeni i Bovillës; Ura e Brarit (në hyrje të Shkallës së Tujanit ku ndodhet Kalaja e Tujanit); Shpella e Pëllumbasit; Bukuroshja e Fjetur (shpella pranë burimit të Drinit të Bardhë), Pasqyrat e Gramës (në malin e Gramës, në afërsi të fshatit Sllovë), Hiking në Lëpushë dhe Vermosh, Malësi e Madhe; Kajak në liqenet Ulëz-Shkopet, Mat; Eksplorim i shpellës së Pëllumbasit, Tiranë; Karvan me mushka drejt malit të shenjtë të Tomorrit, Berat; Riverhiking dhe eksplorim i Kanioneve të Osumit, Skrapar; Rafting në lumin e egër të Vjosës, Përmet; Fluturim dyshe në Llogora, Vlorë; Ecje drejt Krorëzit dhe snorkeling, Himarë, raporton Monitor, përcjell albinfo.ch.

Krahina e Kurveleshit

Krahina e Kurveleshit ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 70 km². Është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh (deri 150 m të thella), rrëpirash e humnerash (si në Nivicë, Lekdush etj.).

Ujëvara e Sotirës

Një nga perlat e natyrës ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 22 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth një orë në këmbë nga fshati Sotirë nga ku ka marrë dhe emrin ujëvara.

Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 metra derinë 20 metra lartësi. Peizazhi i shpatit ku del uji, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.

Lumi i Shalës

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve Shqiptare. Është i gjatë 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri, buron te kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, derisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman). Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin me dorë. Në lumin e Shalës gjendet një bukuri e rrallë, e cila vështirë të thuhet vetëm me fjalë.

Syri i Ciklopit

Syri i Ciklopit, ose siç i thonë ndryshe Gjurma e Ciklopit, ndodhet rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen. Ai është rreth 20 metra i gjerë dhe 120 metra i thellë si një perlë e fshehur në grykën e Krrabës.

Një humnerë e vogël rri në fund të shkëmbinjve të Krrabës, dhe poshtë saj është një liqen me ujë të smeraldtë, për të cilin thonë se është vendi ku bisha dha shpirt e pas tij mbeti një liqen në formë zemre.

Kanionet e Erzenit

Këto kanione ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen. Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 metra është krijuar një ujëvarë brenda një guve. Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat, në stinën e nxehtë përdoren për t’u larë dhe për të bërë banjo dielli. Për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit duke qenë se ato ndodhen poshtë saj në lumin Erzen. Lumi i Erzenit është i gjatë 108 km, me prurje rreth 102 l/sek. Kanionet e Erzenit janë një zgjedhje e mirë për çdo shpirt aventurier. Natyra e tyre ka menduar për gjithçka.

Liqeni i Bovillës

Bovilla ndodhet në një zonë me bukuri natyrore të mrekullueshme dhe liqeni i Bovillës, nga i cili merr ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Tiranës, është përfshirë në itinerarin e disa tur-operatorëve dhe grupeve që organizojnë udhëtime në natyrë.

Kjo ndoshta është zona më e afërt për të praktikuar sportin e ngjitjes në shkëmbinj në rajonin e kryeqytetit.

Ura e Brarit

Ura e Brarit ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, në lindje të Tiranës, 7.6 km nga qendra e Tiranës. Ajo është gjurma e parë e rrugës në fillim të Malësisë së Tiranës në hyrje të Shkallës së Tujanit ku ndodhet Kalaja e Tujanit (antikiteti i vonë). Ura është ndërtuar vetëm nga një hark, në kyçin e të cilit kalldrëmi i urës ngrihet në formë kurrizi me pjerrësi nga të dyja anët. Mbështetjet e harkut janë vendosur mbi brigje shkëmbore që lartësohen mjaft nga shtrati i lumit.

Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Zezë e Pëllumbasit ndodhet në lartësitë shkëmbore të malit të Pashkasheshit. Për këtë shpellë dhe vendndodhjen e saj deri para disa vitesh askush nuk dinte për të, veç vendasve, por edhe prej tyre rrallë e kishin vizituar. Duke iu referuar pozicionit gjeografik, Shpella e Zezë e Pëllumbasit ndodhet rreth 350 metra mbi nivelin e detit.

Bukuroshja e Fjetur

Shpella e Radacit, apo siç po quhet “Bukuroshja e Fjetur”, ndodhet pranë burimit të Drinit të Bardhë, afër 11 kilometra larg qytetit të Pejës. Hyrja e shpellës është e orientuar nga verilindja, në lartësinë mbidetare prej 578 metra.

Shpella është krijuar kryesisht nga rrjedha e Drinit të Bardhë, që dikur kalonte nëpër këto korridore por, me kohë uji ka ndryshuar rrjedhën dhe uji nuk kalon më. Si rezultat i rrjedhës së ngadalshme të ujit janë krijuar edhe vaskat të cilat edhe njëherazi paraqesin edhe pjesën më të veçantë të shpellës.

Pasqyrat e Gramës

Ndodhen në malin e Gramës, në afërsi të fshatit Sllovë, 1900 metra mbi nivelin e detit. Përbën një gur të madh me përbërje gipsore të llojit selenit, që shkëlqen. Prandaj ka marrë edhe emrin “pasqyrat”. Është e gjatë deri në 500 metra, e gjerë deri në 200 metra. Kanë vlera shkencore, didaktike e kulturore. Vizitohet, duke marrë rrugën Peshkopi – Sllovë dhe pastaj vazhdohet më këmbë për tek monumenti.

Hiking në Lëpushë dhe Vermosh, Malësi e Madhe

Në Kelmend është një luginë me origjinë akullnajore, në 1.100 metra mbi nivelin e detit. Në të dy anët e luginës janë shpatet malore të mbuluara me pyje dhe kullota. Ka 45 maja me lartësi mbi 2,000 metra, secila prej tyre me një emër të vetin. Bimësia përbëhet kryesisht nga pemët e ahut dhe bredhat. Është e njohur për peizazhet dhe reshjet e borës që zgjat rreth 100 ditë çdo vit.

Kajak në liqenet Ulëz-Shkopet, Mat

Parku Natyror Rajonal i Ulzës ndodhet jo larg Tiranës, rreth një orë e gjysmë me makinë dhe kajak mund të bëjnë të gjithë personat që e duan ujin dhe pëlqejnë natyrën dhe gjelbërimin. Veç ajrit të pastër, ajo çka i tërheq vizitorët është ushqimi natyror dhe i freskët. Peshku i liqenit, si dhe produktet e qumështit të bagëtive që kullosin përreth, i japin drekës shijen tipike të zonës.

Eksplorim i shpellës së Pëllumbasit, Tiranë

Shpella e Zezë e njohur ndryshe edhe si Shpella e Pëllumbasit, monument natyre, (650 metra mbi nivelin e detit), është cilësuar si një nga shpellat karstike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë.

Skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më parë. Në të gjithë Europën, janë vetëm pesë shpella të tilla.

Karvan me mushka drejt malit të shenjtë të Tomorrit, Berat

Nëse doni të vizitoni një nga malet me madhështore të Shqipërisë dhe të përjetoni bekimin dhe harmoninë nga faltorja e perëndive, duke zotëruar një pamje të të gjithë horizontit bashkohuni në shëtitjen me mushka drejt malit të Tomorrit. Gjatë periudhës antike dhe mesjetare dhe në letërsinë romantike, ky mal është përfytyruar si Olimpi i Shqiptarëve dhe shtëpia e zanave të maleve, Orakulli që parathotë të ardhmen e kombit.

Riverhiking dhe eksplorim i Kanioneve të Osumit, Skrapar

Vizitoni Kanionin e Osumit, një nga atraksionet më spektakolare natyrore në Europë, duke notuar në një pishinat natyrore të rrethuara nga ekosistemi unik dhe i gjelbër i kanionit. Ecni përgjatë brigjeve të lumit Osum, përmes një peizazhi të paprishur me pyje dhe bimë mesdhetare. Vizitoni pikat interesante si Katedralja, Ujëvara e Dashurisë, Porta e Djallit, Koka e Krokodilit dhe përjetoni ndjesinë si të jeni personazh i filmave Avatar, Mbreti i Unazave dhe Tarzani.

Rafting në lumin e egër të Vjosës, Përmet

Ndihmoni për të ruajtur biodiversitetin e lumit të Vjosës duke përjetuar rafting në qytetin e vogël dhe të dashur të Përmetit. Lumi Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të rrjedhshëm të Europës, në të gjithë rrjedhën 270 km është i egër, i pandotur dhe i stolisur me kanione të bukura, ishuj të vegjël dhe ujë të kristaltë. Për t’u relaksuar në mbrëmje, ju mund të vizitoni Banjat Termale të Benjës dhe të ngjiteni në kanionin e Langaricës ku mund të çlodheni dhe të notoni në ujërat e tyre natyrore.

Fluturim dyshe në Llogora, Vlorë

Parku Kombëtar i Llogorasë është vendi me peizazhin më të bukur për fluturim dyshe. Pranë Qafës së Llogorasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë, si rezultat i baticave dhe erës. Një shembull i mrekullueshëm është “Pisha Flamur”, një monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike. Ky park ka peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike me pikë dominuese. Bimësia e saj përbëhet kryesisht nga halorë të tillë si pisha e zezë.

Zhytje nënujore në Sarandë

Pak vende të tjera në botë mund të kenë një vijë bregdetare kaq të pashkelur. Këtu mund të shihni një anije italiane transporti, e zhytur 300 metra nga gjiri i Sarandës në vitin 1944. Kjo është një anije prej 120 metrash. Zhytësit mund të eksplorojnë këtë rrënojë në thellësi nga 4 në 21 metra. Asnjë rrymë. Dukshmëria 8 – 12 metra.

Ecje drejt Krorëzit dhe snorkeling, Himarë

Lukova është një fshat i vogël, tradicional me plazhe të mrekullueshme dhe ujëra blu turkeze. Kur të arrini, ju do të filloni një ecje relativisht të lehtë në një nga plazhet më të bukura në këtë zonë, Krorëz. Mundësi për të parë atë që ky liman i paprishur ka për të ofruar; duke eksploruar ujërat e kristaltë me snorkeling.

Çiklizëm në Korçë

Pedalimi është një prej alternativave më joshëse që ofron Korça. Është koha ta zbuloni magjinë nëpërmjet 19 itineraresh, 864 kilometrash pedalim në qytet e përmes fushash pjellore bujqësore, breg liqenesh mahnitës, majash që të ndalin frymën dhe peizazhe piktoreske që të mbeten në kujtesë. Do të ndaloni nëpër fshatra turistike ku nuk është gabim t’i dorëzoheni tundimit për të provuar edhe pak verë ose raki, ndërsa shuani urinë me shijet më të mira të kuzhinës vendase.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Europë

0

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, tha sot se numri i rasteve të reja me Covid-19 ishte rritur me 10% në rajon javën e kaluar, për shkak të lehtësimit masave të udhëtimit , pas një rënie të infeksioneve prej 10 javësh.

Në fakt, Klugge paralajmëroi se Evropa do të përballej me një valë të re të epidemisë së koronavirusit nëse qytetarët nuk vazhdojnë të disiplinohen.

“Bashkë dhe Krenarë – Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

0

Në Prishtinë ka filluar Parada e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar”.Parada ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.
Në përkrahje të Paradës janë parë shumë qytetarë.

Në mesin e tyre edhe emra të njohur si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.Më poshtë keni fotot nga Parada e Krenarisë.

Serbia shkel Marrëveshjen e Washingtonit

0

Në takimin e 4 shtatorit 2020, Kosova dhe Serbia kishin firmosur një listë zotimesh në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Një prej pikave në listën me zotime të marra nga Serbia, ishte që deri më 20 shtator, pra dy javë pas atij takimi në Washington, të hapë zyrë për tregtinë në Jerusalem, derisa deri më 1 korrik 2021 (sot), të zhvendosë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Serbia nuk e ka bërë ende këtë dhe për pasojë i bie shkelje e këtij zotimi.

Kosova, në listën e zotimeve kishte njohjen nga Izraeli me kusht që ambasadën ta hapë në Jerusalem dhe këtë e ka bërë tashmë.

Jersualemi, një qytet i ndarë, synohet si kryeqytet nga Izraeli ashtu sikurse edhe nga shteti i ardhshëm i Palestinës.

Në Jerusalem, ambasadat i kanë hapur shumë pak shtete, ndërkohë që Perëndimi ka kritikuar Kosovën për hapje të misionit diplomatik në këtë qytet, që shpesh është bërë shkas për luftëra.

SHBA-ja është e para që ka zhvendosur ambasadën në Jerusalem.

Shtetet tjera që kanë marrëdhënie me Izraelin, ambasadat i kanë në Tel-Aviv, sikurse edhe Serbia.

Albin Kurti pas shkarkimeve “masive”, e ndërron edhe web faqen e Qeverisë së Kosovës

0

KurtiQeveriaQeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, ka ndryshuar edhe webfaqen, raporton Gazeta Blic.Kjo u bë e ditur në një njoftim të lëshuar për media.“Ju njoftojmë që ueb faqja zyrtare e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kryeministri-ks.net, ka ndryshuar dhe tani është kryeministri.rks-gov.net”, thuhet në njoftim.

Njoftimini plotë:Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë që ueb faqja zyrtare e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kryeministri-ks.net, ka ndryshuar dhe tani është kryeministri.rks-gov.net.

Ju faleminderit!Ndryshe, që nga ardhja e Kurtit në krye të Qeverisë, janë shkarkuar dhjetëra zyrtarë të lartë shtetëtor e anëtar bordesh.

Sezoni turistik, ​Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me patrullime të përbashkëta

0

Policia e Kosovës dhe Policia Rrugore e Shqipërisë nga sot kanë nisur patrullimet e përbashkëta, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes dy shteteve. Tashmë një ekip i zyrtarëve policor të trafikut nga Policia e Kosovës kanë filluar patrullimet në territorin e Shqipërisë.

Përfaqësues të Policisë së të dyja shteteve u tha se ky bashkëpunim ka sjell rezultate pozitive ndër vite në uljen e aksidenteve, e një gjë e tillë u tha se pritet edhe këtë vit.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se kanë caktuar katër zyrtar policor me dy automjete patrulluese që do të jenë në rrugët e Shqipërisë.

Ai tha se nuk do të jenë në rrugë për të shqiptuar dënime po për të ndihmuar qytetarët, por që tha se nuk do të tolerojnë që të shkelen rregullat e komunikacionit.

“Bazuar në memorandumin e bashkëpunimit sot vetëm po fillojmë me implementimin e këtij memorandumi dhe urdhrit operativ të lëshuar për këtë memorandum, ku ne kemi caktuar katër zyrtar policor me dy automjete patrulluese të cilat do të patrullojnë në rrugët e territorit të Republikës së Shqipërisë.

Me të vetmin qëllim që bashkërisht të patrullojmë, bashkërisht të mbajmë pikat e kontrollit, bashkërisht të punojmë në aktivitete parandaluese me të vetmin qëllim që të ofrojmë siguri, në të njëjtën kohë të ndihmojmë qytetarët e të dy shteteve dhe të gjithë që janë pjesëmarrës në trafik që mund të jenë me pushime në Shqipëri. Nuk do të jemi aty për të dënuar, por do të jemi për të ndihmuar dhe për të këshilluar”, tha ai.

Siç njofton KP, Rexhepi tha se ky është viti i 12-të i patrullimit të përbashkët dhe një gjë e tillë tha se ka dhënë rezultate pozitive në parandalimin e aksidenteve.

Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë për në Shqipëri që të respektojnë të gjitha rregullat e komunikacionit.

“Një patrullim i tillë ka dhënë rezultate pozitive qoftë të sigurisë, qoftë të parandalimit, qoftë të bashkëbisedimit apo komunikimit dhe shumë aktivitete tjera të cilat kanë të bëjnë mes qytetarëve dhe Policisë në përgjithësi. Andaj edhe ky vit do të jetë i tillë dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit të dy vendeve që të jenë në respektim të rregullave sidomos të kenë kujdes në respektim të kufizimit të shpejtësisë, të kenë kujdes të madhe në ato vende ku nuk lejohet tejkalimi të mos bëjnë tejkalime, po ashtu të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes”, tha ai.

Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Edmond Targaj, tha se patrullat që do të vijnë nga Policia e Kosovës do të mbulojnë aksin rrugor që nga Morina deri në Velipojë.

“Bashkëpunimi ka qenë gjithmonë i frytshëm, përjashto vitin e kaluar që pandemia e bëri të pamundur këtë lloj bashkëpunimi. Bashkëpunimi ka qenë dhe do të vazhdojë nga shqiptarët tanë që do të pushojnë në brigjet e tyre në bregdetin shqiptar…Bashkëpunimi i shërben mbarëvajtjes për parandalimin e aksidenteve… Sa i përket mbarëvajtjes së trafikut rrugor në Shqipëri si asnjëherë tjetër në Shqipëri ka hyrë në fuqi ndryshimi në kodin e ri rrugor, ndërkohë kanë ardhur pajisje të reja dhe mund të jetë një punë e madhe nga qarkullimi rrugor dhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e Policisë kosovare”, tha ai.

Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, për 12 vite me radhë kanë nënshkruar memorandume bashkëpunim për patrullime të përbashkëta.

Gashi për shkarkimin e bordeve: Janë veprime antikushtetuese, s’mund të ketë emërime individuale e shkarkime kolektive

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se shkarkimi i bordeve dhe veprime tjera të Qeverisë Kurti janë të gabuara, në kundërshtim me ligjin dhe antikushtetuese.

Kështu u shpreh Gashi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u vendos që seanca e radhës të mbahet të mërkurën, ku do të ketë edhe debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit.

“Nuk e kemi të qartë se cilat janë qëndrimet e Qeverisë aktuale. Ne jemi të gatshme që të mërkurën në seancë të debatojmë, të diskutojmë. Presim që kryeministri Kurti të jetë në këtë seancë”, tha Gashi.

I pyetur për shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike, Gashi tha se ato janë vendime antikushtetuese.

“Janë vendime dhe veprime të gabuara, në kundërshtim me ligjin dhe antikushtetuese. Këto vendime që po i merr Qeveria aktuale, janë të rrezikshme për vendin. Parimi bazë është që të gjithë personat janë zgjedhur në mënyrë individuale dhe vlerësimi individual për secilin institucion ose person edhe vendimi për shkarkim duhet të jetë individual. Nuk mund të ketë zgjedhje individuale e të ketë shkarkim kolektiv”, tha Gashi para gazetarëve. /Telegrafi/

Gjashtë muaj pa insulina në Kosovë, rrezikohet shëndeti i pacientëve të prekur nga diabeti

0

Po bëhen gjashtë muaj që kur qytetarët e Kosovës të cilët janë të prekur me diabet po përballen me mungesë të insulinave nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kjo gjë ka bërë që qytetarët të mbesin me shpresën që Ministria e Shëndetësisë do ta zgjidh një problem të tillë.

Idriz Ethemi nga Shoqata e të sëmurëve me diabet në Pejë, ka thënë për Telegrafin se kjo është një situatë e rëndë e sidomos për pacientët që janë të varur nga insulina.

“Po hyjmë në muajin e gjashtë me mungesë të insulinës në Qendrat e Mjekësisë Familjare, insulina të cilat vijnë nga Ministria”, tha Ethemi.
Ai më tej shtoi se përveç mungesës së insulinës, qytetarët kanë shqetësim dhe për gjendjen e tyre ekonomike, e pastaj mbetet shqetësim edhe furnizimi i barnatoreve me insulina.

“Kemi shqetësime të mëdha, sa i përket pacientit së pari për mungesën e insulinës, e dyta është gjendja ekonomike e pacientëve dhe e treta furnizimi me insulina nëpër barnatore që nuk nënkupton që e kanë prejardhjen e dyshimtë por janë me prejardhje jo të sigurte për pacientin, Insulina duhet të sjellët nëpër frigorifer e jo nëpër torba ose me posta të shpejta qysh i sjellin”, u shpreh Ethemi.

Më tej ish-kryetari i Shoqatës Kombëtare të Diabetit në Kosovë, bëri të ditur se çmimi i insulinave atyre që nuk janë në listë esenciale, sillet nga 3.50 deri në 7 euro nëpër barnatore.

Ethemi tutje shtoi se për problemin e mungesës së insulinave i janë drejtuar edhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorëve në Prokurim mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Sipas informatave që kemi marrë persona të caktuar që shkojnë për insulina në ministri, ua kanë jep vetëm 50 kutia insulina të cilat kanë refuzuar mi marr, sepse po ta shikojmë vetëm Peja i ka rreth 1600 pacientë që marrin insulinën e që janë të prekur me diabet, prej tyre numri i fëmijëve të prekur sillet nga 35 deri në 50, por fatmirësisht për ta Shoqata e të sëmurëve me diabet në Pejë, ua siguron insulinën me ndihmën e shoqatës dhe Kuvendit Komunal në Pejë, falë fondit që ndan kryetari Muhaxheri për blerjen e insulinave për fëmijë”, u shpreh Ethemi.

Ethemi shtoi se në nivel vendi janë afro 30 mijë qytetarë që janë të prekur me diabet.

“Pasi kam qenë edhe kryetar i Shoqatës Kombëtare të Diabetit të Kosovës, numri i pacientëve të prekur me diabet në tërë Kosovën sillet nga 26 deri në 28 mijë pacientë të cilët varen nga insulina dhe lista esenciale”, u shpreh Ethemi.
Ai shtoi se kanë pritur që kjo Qeveri do ta zgjidh këtë problem.

“Ne kemi prit që kjo udhëheqje do ta kfjellë këtë punë, ky është problem i para pesë muajve nuk është problem vetëm i kësaj udhëheqësie të Ministrisë së Shëndetësisë, po kjo ministri e ka trashëguar dhe e kanë vazhduar të keqen e ministrive të kaluara. Menaxhimi është shumë i dobët. Pacientit i duhet insulina”, tha Ethemi për Telegrafin.

I pyetur se sa guxon një pacientë me diabet të qëndroj pa marrjen e insulinës, Ethemi shtoi se pacienti nuk guxon të qëndroj pa insulinë as edhe dy orë, dhe kjo varet krejt nga ajo se sa herë në ditë ai e ka të caktuar marrjen e saj.

“Nëse një pacient e ka të caktuar me marrë dy herë në dite, dhe me marrë dy orë para ushqimit ose mbas ushqimit, ai fare nuk guxon me qëndrua jashtë asaj që ja ka caktuar mjeku, faktikisht jo pesë muaj por as dy orë nuk guxon të qëndroj pa insulinë. E gjitha varet nga ajo sesi ja ka caktuar mjeku dhe sa njësi i merr”, tha Ethemi.

Ndryshe ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të kenë insulina në Qendrat e Mjekësisë Familjare, pasi siç tha ai janë në përfundim të marrëveshjes për t’i siguruar ato. /Telegrafi/

Idriz Ethemi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort