Home Blog Page 4408

Danimarka i dhuron 1 milion vaksina anti-COVID për Kosovën dhe tri shtete të tjera

0

Republika e Kosovës duke përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe Hercegovina, janë përfituese të një donacioni të ri të vaksinave anti-COVID.

Danimarka ka vendosur të dhurojë për këto shtete 1 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë rë ditur kryediplomati danez, Jeppe Kofod, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm, Danimarka do të fillojë të dërgojë vaksina nga AstraZeneca në Ballkanin Perëndimor.

Vaksina AstraZeneca është hequr nga programi i përgjithshëm danez i vaksinimit, por është ende e mundur që vaksina të bëhet në një skemë opsionale.

Ndryushe, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.

Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 189,006 persona.

Prej tyre, 45,015 vetë i kanë marrë nga dy doza.

Kurti thotë se Avdullah Hoti është dashur të dërgohet në Kushtetuese për Marrëveshjen e Uashingtonit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përveç pikës së fundit në Marrëveshjen e Uashingtonit, nuk pretendon të implementojë pikat tjera. Ai madje thotë se një pikë në Marrëveshjen e Uashingtonit bie në desh me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti po ashtu ka lënë të kuptohet se ish-kryeministri, Avdullah Hoti, është dashur të përballet me Gjykatën Kushtetuese për këtë Marrëveshje.

“Së pari aty e keni parë që mungon nënshkrimi i ish-Presidentit amerikan. Është nënshkrimi i ish-kryeministrit tonë. Këto janë të detaje shumë të rëndësishme. Pra, është çështje e çuditshme ai tekst. Pika e fundit është e pranueshme, njohja e Izraeli është dicka e cila ka ndodhur dhe është e mirë. Por pikat tjera janë të diskutueshme. Ka edhe pika problematike. Madje një pikë aty është moratoriumi që Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Kjo është kundër Kushtetutës tonë. Por kryeministrit të kaluar nuk i erdhi radha që të përballet në Kushtetuese edhe me këtë pikë pasi doli se me daten 3 qershor ai nuk ishte zgjedhur”, tha ai në RTK.

“Pse e para u zbatua pika e fundit. nuk po them që marr me pincetë aty. Por një kryeministër që doli jo vetëm jolegjitim por edhe jokushtetues. Por nuk mund të marr një pranim të verbër. Mendoj se edhe Amerika nuk na dëshiron të dobët. Populli amerikan nuk i do servilet. Ata i duan patriotet. Mendoj se ka pasur keqkuptime në marrëdhëniet tona. Edhe në rastin e Izraelit. Pse i kanë SHBA dhe Izraeli marrëdhëniet e mira. Pasi ata janë patriotë. Këta që kanë menduar se me dëgjueshmëri të plotë dhe servilitet arrijnë dicka atëherë e kanë ditur se kanë afatin e skaduar”, shtoi ai

Kurti: Ujmani është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë, dhe që atëherë është konsideruar çështje e mbyllur

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit është pronë e Kosovës dhe nuk e ka përmendur fare Raportin e SHBA-së për ndarjen e tij sipas modelit të Lumit Colombia mes SHBA-së dhe Kanadasë.Kurti u shpreh se liqeni është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe se Serbia ka pasur rastin të ankohet atëherë.“Është liqen artificial i Kosovës, them artificial dhe jo natyral. Pasi nuk është se kufiri ka rënë në liqenin natyror por është një liqen i ndërtuar. Ai është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është konsideruar çështje e mbyllur atëherë.

Nuk është ankuar Serbia andej, atëkohë. Pra, nuk mund të diskutojmë për një çështje e cila është e mbyllur. Kosova nuk ka qenë republikë por njësi autonome dhe element në Federatë. Është çështje e mbyllur nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpytje pronësia”, tha ai.

Tutje theksoi se ekspertët janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe ne natyrisht që do të përdorim argumenetet të cilat do të jenë në favor të sovranitetit tonë.“Aty në marrëveshje ka qenë fjala “share” do të thotë dicka që e ndan së bashku. Unë nuk jam në favor të komisioneve të përbashkëta “Kosovë-Serbi. Unë tani po e shoh në samite ndërkombëtare për gjithçka kemi problem. Qeveri apo përfaqësues. Qytetar apo vendas. Jemi futur në debate terminologjike. Unë kam thënë që të mos evitohet Elefanti në Dhomë. Pasi nëse e eviton ai vetëm rritet. Megjithatë kjo nuk u pranua pasi duket se pala tjetër është mësuar ndryshe me ata para nesh”, ka thënë Kurt në RTK.

Valbon Krasniqi flet për variantin Delta të virusit korona

0

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi sonte deklaroi se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe departamentet përkatëse që merren me përcjelljen e situatës epidemiologjike kanë ndërmarrë masat me kohë që të mos përhapet varianti Delta në Kosovë.Krasniqi në RTV21 tregoi se pse varianti Delta po konsiderohet më i rrezikshëm.

“Për shkak se duket që ka aftësi më të madhe të përhapjes dhe eventualisht mund të jetë i ndërlidhur edhe me forma më të rënda të sëmundjes”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Ndryshe, më 29 qershor, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë paraqitur dy raste me variantin Delta të SARS-CoV-2.MSh ka njoftuar se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi dhe se izolimi i tyre ka përfunduar.

Sllovenia merr Presidencën e BE-së, në Kosovë rritet shpresa për liberalizimin e vizave

0

Sllovenia ka marrë sot presidencën e BE-së për një mandati gjashtë mujor. Kjo ka bërë që edhe në Kosovë të rriten shpresat për liberalizim të vizave.Pos rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia, ndër prioritetet kryesore të presidentit slloven Janez Jansha është edhe përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci pret që Sllovenia të shtyjë shumë çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pres që Sllovenia ta shtyjë shumë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu pres që Sllovenia do të angazhohet në zbatimin e MSA-së për Kosovën si dhe planit ekonomik të ERA-s”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gazmir Raci.Edhe Demush Shasha nga Instituti Epik thotë se Sllovenia do ta shtyjë procesin, por sipas tij nuk do të ketë progres të ndjeshëm deri në liberalizimin e vizave.“Unë besoj se gjatë këtij viti nuk do të kemi ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizimit të vizave, por do të kemi një progres të kufizuar në kuptimin e asaj se Kosova do t’i bëjë detyrat e shtëpisë por jo të gjitha. Mendoj se Sllovenia do t’i shtyjë procesin e liberalizimit të vizave, por nuk do të arrijë në cakun përfundimtar”, deklaroi Demush Shasha.

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

0

Parashikimi i motit për sot dhe nesër sipas IHMK, raporton TV Prizreni

Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 02-03.07.2021

Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit. Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Nijazi Kryeziu i PDK-së: Kemi pritur 2 e më shumë delegatë, kjo tregon joseriozitet!

0

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu ka reaguar pasi ish kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për kryetar të PDK-së.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet.

“Kjo puna e moskanidimit për kryetar të PDK-së, nga z.Enver Hoxhaj nuk është gjë e mirë dhe nuk i jep rast delegatëve demokratë të Konventës së 3 Korrikut të kenë mundësi zgjedhje.Ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet nga ata që kanë qenë pritje për delegatë e Konventës, pa dashtë me i nda delegatët apo degët në regjione unë personalisht mendoj që zoti Enver Hoxhaj ua ka pasë borxh strukturave që të kandidojë”, ka shkruar Kryeziu.

Tutje ai tha se delegatët e Konventës duhet ta shqyrtojnë para se te aprovohet rendi i ditës me 3 korrik dhe të krijohen kushtet për garë.

“Në garën për kryetar nuk do të ketë humbës por do të ketë burim legjitimiteti për fituesin dhe angazhim në ekipen e fituesit për humbësin e garës. Jo abdikim dhe braktisje në momentin e fundit të asaj që duhet të jetë festë për demokratët”, tha Kryeziu.

Sllovenia merr Presidencën e BE-së

0

Sllovenia ka marrë sot presidencën e BE-së për një mandati gjashtë mujor. Kjo ka bërë që edhe në Kosovë të rriten shpresat për liberalizim të vizave.

Pos rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia, ndër prioritetet kryesore të presidentit slloven Janez Jansha është edhe përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.

Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci pret që Sllovenia të shtyjë shumë çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Pres që Sllovenia ta shtyjë shumë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu pres që Sllovenia do të angazhohet në zbatimin e MSA-së për Kosovën si dhe planit ekonomik të ERA-s”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gazmir Raci.

Edhe Demush Shasha nga Instituti Epik thotë se Sllovenia do ta shtyjë procesin, por sipas tij nuk do të ketë progres të ndjeshëm deri në liberalizimin e vizave, përcjell Telegrafi.

“Unë besoj se gjatë këtij viti nuk do të kemi ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizimit të vizave, por do të kemi një progres të kufizuar në kuptimin e asaj se Kosova do t’i bëjë detyrat e shtëpisë por jo të gjitha. Mendoj se Sllovenia do t’i shtyjë procesin e liberalizimit të vizave, por nuk do të arrijë në cakun përfundimtar”, deklaroi Demush Shasha. /telegrafi/

Albin Kurti: Situata kur në ministri vinin me farefis, nuk ka më

0
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kritikat se pushteti po punëson të afërm janë vetëm për ta njollosur, por jo se ka diçka të vërtetë në to.

Kurti në RTK ka shtuar se duhet të dallohet shërbyesi civil me të emëruarin politik dhe se ai nuk mund ta emërojë dikë që nuk përputhet me programin e bindjen e njëjtë.

Ai ka përmendur edhe disa veprime që ish-krerët e ekzekutivit patën marrë vitet e kaluara, e shtoi se ato praktika po mundohet t’i ndalë. Ndër to përmendi rritjen e rrogës, një vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt nuk është bërë sepse e ka pasur këtë lidhje familjare por sepse është profesionist i spikatur, e dyta, duhet ta dallojmë shërbyesin civil nga i emëruari politik. Unë ministra e ata këshilltarë të tyre, nuk mund t’i emërojnë njerëzit që nuk përputhen në bindje dhe nuk e pranojnë programin dhe nuk e kanë një lidhje me ta. Çfarëdo krahasimi me të kaluarën është i pavend. Herën e kaluar kur në fund në pranverë 2020 doli që afër 50 persona në borde u vendosën, prej tyre 4 dolën me libreza të VV-së, të flitej për ata 4, tash s’janë as ata katër. Meqë nuk mund të flasim se si unë ja rrita rrogën veten për të blerë kravata, meqë nuk mund të flasim si shkova unë për skijim, meqë nuk kemi skandale të këtilla atëherë përpiqen të gjejnë njolla edhe aty ku s’ka”, ka thënë Kurti.

Situatat kur “në ministri vinin me farefis”, ka thënë Kurti, nuk ekzistojnë në qeverinë e re.

Enver Hoxhaj vendos të mos kandidoj për kryetar të partisë

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vendosur që të mos kandidojë për kryetar të partisë. Qëndrimin e tij Hoxhaj e bëri të ditur përmes një konference për media.

Ai tha se nuk po ik nga përgjegjësia, por se mendon që ky vendim i tij do t’i kontribuonte unitetit në parti.

“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo nuk është ikje nga përgjegjësia, nuk është ikje nga detyra, nuk është ikje nga puna”, tha Hoxhaj.

Ai nuk tregoi nëse do të ketë kandidatë të tjerë në garë me Memli Krasniqin për pozitën e kryetarit të PDK-së.

“Gjenerata e re mund ta bëjë ndryshimin në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa detyra jonë është që ta mbështesim lidershipin e ri”, tha Hoxhaj, ndërsa shtoi se do ta mbështes lidershipin që del nga Konventa e 3 korrikut.

Ai nuk deshi të komentojë kandidaturën e anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa tha se është koha që PDK-ja të ristrikuturohet.

Konventa e Përgjithshme e PDK-së mbahet të shtunën. Aty pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë dhe strukturat e reja të larta udhëheqëse.

<span;>Memli Krasniqi deri tani është kandidati i vetëm për kryetar.</span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;>

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort