Home Blog Page 4404

Gratë e bëjnë fushatën me buxhetin familjar

0

Çdo grua që synon kandidimin për kryetare të komunës, fillimisht nëse ka mbështetje nga partia, duhet të ketë parasysh se shpenzimet për fushatën elektorale janë të mëdha, e në disa raste paraqesin pengesë për të kryer takime të afërta me publikun. Për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do mbahen më 17 tetor, nga 167 kandidatë […]

Çdo grua që synon kandidimin për kryetare të komunës, fillimisht nëse ka mbështetje nga partia, duhet të ketë parasysh se shpenzimet për fushatën elektorale janë të mëdha, e në disa raste paraqesin pengesë për të kryer takime të afërta me publikun.

Për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do mbahen më 17 tetor, nga 167 kandidatë për kryetarë të komunave, partitë politike kanë kandiduar vetëm 13 gra, dhjetë nga subjektet politike shqiptare dhe tre nga subjektet politike serbe. Zgjedhjet lokale mbahen në 38 komuna të Kosovës.

Këto gra vijnë nga parti dhe rajone të ndryshme, por sigurimi i fondeve të nevojshme për të zhvilluar fushatë aktive, është problem i përbashkët.

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), të martën (6 shtator) ka publikuar një raport të quajtur “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”. Në këtë raport thuhet se gratë përballen me mungesë të financimit adekuat të fushatave të tyre zgjedhore, andaj edhe është propozuar ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me gra kandidate për kryetare të komunave të partive të ndryshme politike. Ato kanë thënë se në shumë raste, duhet t’i financojnë vetë kostot e transportit, hapësirat për tubime dhe shërbimet ushqimore, duke mos anashkaluar edhe financimin në raste të caktuara edhe nga partitë politike.

Megjithatë, kandidatet gra tashmë kanë filluar aktivitetet e tyre edhe pse zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale fillon më 16 shtator dhe zgjat deri më 15 tetor.

Kusari-Lila: Shpenzimet janë të paevitueshme

Mimoza Kusari-Lila, kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e paevitueshme edhe financimi privat për fushatë, nuk është i lirë.

Kusari-Lila në vitin 2013 kishte fituar garën për të udhëhequr Komunën e Gjakovës, njëherësh është e vetmja grua që ka udhëhequr një komunë në Kosovë që nga viti 1999.

“Në kuadër të subjektit në të cilin kam garuar në zgjedhjet lokale, jam munduar të kem një operacionalizim të shpenzimeve në kuptimin e nivelit të shtabit dhe pastaj ta mbaj sa më të hapur dhe transparente formën dhe mënyrën e shpenzimeve që kemi pasur. Por, është e paevitueshme që edhe kandidateve t’iu bie të vetëfinancojnë fushatën, ato lidhen me shpenzime të ndryshme të takimeve, të cilat edhe pse janë në nivel të vogël prapë kërkojnë shpenzime, sepse organizimi mund të ketë edhe pije dhe që financohet nga vetë kandidati”, thekson Kusari- Lila.

Ajo megjithatë shprehet se fushata elektorale, viteve të fundit kushton më lirë, për shkak se promovimi mund të zhvillohet përmes platformave online.

Kuqi: Familja dhe miqtë, donatorët kryesorë të fushatës

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që në Komunën e Gjakovës të garojë me kandidaten Arbënesha Kuqi. Edhe kjo tregon për Radion Evropa e Lirë se sigurimi i parave është proces i vështirë për të zhvilluar fushatë efikase. Paratë e kursyera nga puna e saj, nga bashkëshorti, familja dhe shoqëria, janë mjete të cilat pretendon t’i shfrytëzojë për fushatë edhe Arbënesha Kuqi.

”Unë kam njerëz afër vetes që më ndihmojnë financimin, kurse pjesën tjetër e bënë njerëz të vullnetit të mirë të partisë, qytetit dhe shoqërisë. Sa është totali për fushatë, nuk kam bërë ndonjë llogari, por ka kosto edhe me buxhet familjar besoj nuk mund t’ia dalë dikush, nëse paguhet nga buxheti i Kosovës pa pasur ndonjë biznes privat”, thekson ajo.

Halimi: Shpenzimet janë simbolike

Kandidatja për kryetare të Komunës se Ferizajt, Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se fushatën e kanë fokusuar në formë digjitale dhe se deri më tani, shpenzimet janë simbolike. Ajo tha se çdo aktivitet realizohet me organizim të partisë.

“Në momentin që LDK-ja më ka kandiduar për Komunën e Ferizajit, përkrahja do të jetë e madhe gjithsesi dhe nuk ka dallime gjinore sa i përket përkrahjes së kandidatëve të saj. Shpenzimet janë simbolike, nuk janë shpenzime të mëdha që mund të pengojnë realizimin e takimeve, pasi edhe pandemia ka bërë që të mos të organizohen tubime të mëdha”, thekson Halimi.

Ahmeti-Xhylani: Fushata kushton deri në 10,000 euro

Por, Arta Ahmeti- Xhylani, kandidate për kryetare të Komunës së Gllogovcit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thekson se gratë e kanë shumë të vështirë të sigurojnë fondet e nevojshme për të bërë fushatë dhe shpesh marrin shumë pak ndihmë financiare nga partitë politike.

Ahmeti-Xhylani e cila ka qenë kandidate për kryetare për këtë komunë edhe në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017, thotë se fushata kushton deri në 10,000 euro dhe sigurimi i këtyre mjeteve paraqet problem për buxhetin familjar. Financat për fushatë, sipas saj, i demotivojnë gratë të kandidojnë për kryetare të komunës.

“Disa nga aktivitetet që organizon partia i financojnë vetë, kurse shumicën e fushatës e financoj unë. Kur takohem me qytetarë, çdo gjë që shërbehet i paguaj vetë. Mua më ndihmon bashkëshorti dhe anëtarë të tjerë të familjes”, tregon ajo.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe kandidaten e Listës Serbe për Komunën e Graçanicës, Liljana Subariq dhe Sladjana Pantoviq kandidate për kryetare të Komunës se Zveçanit, por nuk kanë pranuar të flasin.

Megjithatë, të gjitha gratë kandidate, të intervistuara nga Radio Evropa e Lirë, nuk besojnë se në partitë e tyre mund të ketë ndarje gjinore sa i përket financave.

D4D: Gratë dhe burrat nuk kanë mjete të barabarta në dispozicion

Por, se ka dallim në ndarje buxhetore mes burrave dhe grave në proceset zgjedhore, thuhet në një hulumtim të Institutit Demokracia për Zhvillim (D4D). Ky institutit të martën (06 shtator) ka bërë thirrje për ndarje të barabartë buxhetore dhe përfaqësim të barabartë mes grave dhe burrave, në proceset zgjedhore në Kosovë.

Valëza Zogjani nga ky institut, thekson se financimi i fushatës parazgjedhore, është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në demokraci, duke shtuar se duhet siguruar që gratë dhe burrat të kenë mjete të barabarta në dispozicion, në mënyrë që të kenë të njëjtat mundësi për të pasur sukses në zgjedhje.

“Faktor i rëndësishëm, i cili pasqyron hendekun gjinor në politikë, nuk është vetëm mungesa e financave për gratë politikane, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, por në përgjithësi mungesa e mbështetjes nga partitë politike për fuqizimin politik të grave. Këtë e tregoi edhe studimi ynë. Gratë që kam intervistuar për qëllimet e këtij studimi, kanë vënë re një mungesë të mbështetjes nga partia e tyre politike, veçanërisht në aspektin e mbështetjes financiare gjatë fushatës zgjedhore, e cila jo vetëm që ndikon në garën zgjedhore, por edhe i demotivon ato që të angazhohen në politikë”, tha ajo.

Sipas këtij hulumtimi i cili është realizuar pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, thuhet se 50 për qind e të anketuarve tregojnë që kosto financiare e zhvillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhje parlamentare kap shifrën prej 2,000 deri në 5,000 euro për një kandidate.

“Shtatëdhjetë e pesë për qind kanë treguar se nuk marrin asnjë mbulim financiar për derivate të veturave përgjatë udhëtimeve në kohë fushate dhe vetëm 25 për qind e grave kanë qasje në veturat e subjekteve politike, për t’i shfrytëzuar për takimet gjatë fushatës zgjedhore. Pesëdhjetë për qind e grave paguajnë individualisht hapësirat publike që shfrytëzohen për takime dhe tubime elektorale me qytetarë”, thuhet në hulumtim.

Çka thonë partitë politike?

Lëvizja Vetëvendosje, për të gjitha zgjedhjet ku ka marrë pjesë i ka të publikuara raportet financiare, thotë Arlind Manxhuka zëdhënës në këtë parti.

“Ne mbulojmë fushatat e shpenzimet që ndodhin nëpër qendra tona e në nivel qendror dhe si rezultat nuk kemi ndarje gjinore sa i përket financave. Të gjitha aktivitetet qe mbulojmë, qofshin të përfshirë gra apo burra, mbulohen në përputhje me planifikim” , thotë ai, duke shtuar se nuk ka ndarje gjinore në buxhetet e kësaj partie.

“Partia Demokratike e Kosovës u krijon kushte dhe mbështetje të barabartë politike të gjithë kandidatëve pa dallim gjinie”, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu.

Ndërkaq, Lulëzim Blaka zëdhënës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se është traditë që selia qendrore të mbështesë aktivitetet kolektive të degëve dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje, tubimet elektorale, materialet publicitare e të tjera, por jo fushatën individuale të kandidatëve për kryetarë komunash ose kuvende komunale.

“Mbështetja është logjistike dhe kolektive, e jo individuale, pavarësisht se cilës gjini i përkasin” , thotë Blaka për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar dhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur më këtë çështje, por deri në momentin e publikimit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjje.

Mjetet e ndara për partitë politike nga Kuvendi i Kosovës

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për çdo vit nga buxheti i shtetit marrin mbi 4 milionë euro. Në buxhetin e këtij viti, financimi i partive politike është nën programin “Fondi për mbështetjen e partive politike”, kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në total ka një vlerë prej 4.2 milionë euro.

Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike, bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.

Në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton maksimumin e shpenzimeve të fushatës, që bazohet në numrin e përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve.

Sipas vendimit të KQZ-së, të marrë në muajin qershor të këtij viti, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën mbi 950 mijë euro dhe mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Partitë politike për zgjedhjet lokale, mund të shpenzojnë nga 50 deri në 70 centë për një votues.

Por, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, shumë herë kanë shprehur dyshimin se këto mjete nuk mjaftojnë për financimin e fushatave zgjedhore. Sipas tyre, partitë politike financohen edhe nga burime tjera kryesisht nga bizneset, që më pas, me marrjen e pushtetit “shpërblehen” me tenderë publikë.

Në kazermat e FSK-së, flamujt lëshohen në gjysmë shtizë në nderë të viktimave të 11 shtatorit

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të shtune në të gjitha kazermat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave në sulmin terrorist të 11 shtatorit, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.

“Në këtë ditë përkujtimi, bashkëndjejmë me dhembje të madhe, bashkë me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe me të gjithë kombin amerikan”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se sot janë bërë 20 vjet prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku dy aeroplanë të marrë peng kanë goditur Kullat Binjake, ku lanë të vdekur rreth 3 mijë persona.

Kapet një kamion duke kontrabanduar pije alkoolike dhe sheqer

0

Të shtunën në Mitrovicë njësitë e doganës e kanë parandaluar hyrjen e një kamioni i cili transportonte mallra të kontrabanduara.

“Sot paradite në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontrollë një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë”, thuhet në njoftimin nga Drejtoria e Doganës e Kosovës.

“Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues”.

Ata kanë thënë se nga kontrolli kanë gjetur mallra akcizore, prej tyre një mijë e 500 litra birra e një ton sheqer.

“Mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvajtje”.

PDK merr pjesë në takimin konsultativ të së hënës me presidenten Osmani

0

PDK do të merr pjesë në takimin konsultativ të së hënës.

Përderisa LDK-ja e AAK-ja gjatë orëve të mesditës u prononcuan, tani pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi Faton Abdullahu ka thënë se kreu i partisë Memli Krasniqi do të jetë pjesë e takimit konsultativ të së hënës, për të bërë atë që partia e ka bërë githmonë, që t’u përgjigjet gjithmonë pozitivisht ftesave institucionale.

“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e së hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK-së, kryetari Memli Krasniqi do t’i shfaqë në takim” tha Abdullahu.

Tmerri i amerikanëve më 11 shtator 2001, përmes fotografive

0

Njëzet vjet më vonë, imazhet nga sulmet e 11 shtatorit vazhdojnë të renditen ndër më të fuqishmet të kapura ndonjëherë.

Ishte qëllimi i Osama Bin Laden për të krijuar një spektakël për të tronditur botën kur ai dërgoi 19 nga shokët e tij në SHBA për të rrëmbyer katër aeroplanë.

Deri në fund të ditës, bota e dinte se imazhi i tymit që ngrihej mbi Amerikë lajmëronte fillimin e një epoke të re.

Në më pak se një muaj, tanket amerikane u futën në Afganistan dhe filloi Lufta kundër Terrorit.

Përveç tmerrit, ajo që ata gjithashtu kapën për pasardhësit janë disa nga imazhet më prekëse të trimërisë dhe dhembshurisë njerëzore në ekzistencë.

Nëse kullat e rrënuara janë imazhet më të paharrueshme të 11 Shtatorit, të dytat janë ato fotografi të zjarrfikësve, oficerëve të policisë dhe vullnetarëve që vrapojnë në kaos për të shpëtuar jetë, e që qindra prej tyre nuk u kthyen më.

2,977 njerëz vdiqën më 11 shtator në Nju Jork, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Mijëra të tjerë u plagosën dhe jetuan me probleme të vazhdueshme shëndetësore.

Për të gjithë ata që e përjetuan atë, sulmet e 11 shtatorit vazhdojnë të jenë një kujtim traumatik dhe këto janë imazhet që ne nuk do t’i harrojmë kurrë.

Imazhi i fluturimit të United Airlines 175 sekonda para se të bënte kërdi në Kullën e Jugut është një nga më të paharrueshmit në histori.
Kulla e dytë u godit në orën 9:03 të mëngjesit të 11 Shtatorit.
Në kohën kur u godit kulla e dytë, Kulla e Veriut tashmë po digjej nga një goditje 17 minuta më parë.
Zjarre të mëdha filluan në të dy ndërtesat dhe qielli blu i Nju Jorkut u mbush me tym të zi.
Minuta pas sulmit të dytë, Presidentit George Bush iu tha se Amerika është nën sulm, gjatë një vizite në shkollë dhe aty filloi një epokë e re.
Imazhet e para dhe më shqetësuese që dolën nga ajo ditë ishin të njerëzve që gulçonin për ajër në dyshemetë e mbushura me tym mbi vendin ku u përplas avioni.

 

Dhe pastaj e paimagjinueshme. Imazhi i “The Falling Man” vazhdon të tmerrojë dhe kap momentin kur një person i bllokuar në katet e sipërme u detyrua të zgjedhë midis zjarrit ose rënies. Disa të tjerë u detyruan të bëjnë të njëjtën zgjedhje shkatërruese.
Nju Jorkasit u ndalën dhe vështruan skenat e pabesueshme që po shpaloseshin para tyre, pa e ditur se kaosi ishte larg përfundimit.
56 minuta pasi u godit, Kulla e Jugut u shemb.
Mijëra njerëz që ishin akoma në afërsi dhe të pavëmendshëm për kolapsin e afërt u larguan duke ikur.
Fotografë si Doug Kanter ishin në mesin e atyre që vazhdonin të fotografonin teksa iknin nga reja tmerruese e cila shqeu rrugët.
Ndërsa ndërtesa fqinje u rrëzua, zjarri vazhdoi të ndizet në Kullën e Veriut.
Zjarrfikësit po zbarkonin në zonë, ku edhe do të gjenin vdekjen, kur kulla e parë u shemb.
59 pjestarë të ekuipazhit dhe pasagjer në bordin e aeroplanit dhe 125 persona brenda Pentagonit u vranë.
Punëtorët në qendrën nervore të fuqisë ushtarake amerikane u detyruan të dilnin në vend të sigurt në këmbë ndërsa Pentagoni digjej pas tyre.
Në orën 10:03 të mëngjesit, fluturimi i United Airlines – për të cilin hetuesit besojnë se ishte drejtuar për në ndërtesën e Kapitolit – u rrëzua në një fushë pranë Shanksville, Pensilvania, duke vrarë 40 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Në Nju Jork, shkatërrimi arriti kulmin e tij kur Kulla Veriore 110 katëshe u rrëzua në orën 10:28 të mëngjesit.
Qindra mijëra mbeturina toksike u shpërndanë në Manhatanin e Poshtëm brenda pak minutash.
Imazhet e njerëzve të veshur për një ditë normale në zyrë duke ecur nëpër renë e dendur vazhdojnë të duken joreale
Ndërsa mëngjesi po kalonte, gjithnjë e më shumë të plagosur në këmbë dolën nga kaosi
Një ditë e bukur në Nju Jork u transformua në një stuhi pluhuri.
Punëtorët e urgjencës ishin në mesin e atyre që vraponin nga reja, kur kullat u rrëzuan.
Njerëzit që kanë thithur ajrin toksik kanë një rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit edhe sot e kësaj dite.
Njerëzit ishin të dëshpëruar për të dalë nga një nga vendet më të ngarkuara në Tokë.
Qindra mijëra njerëz u detyruan të dilnin nga Manhattan në këmbë.
412 nga të vdekurit ishin punonjës të urgjencës që vrapuan drejt rrezikut.
Një nga të mbijetuarit, Gerard McGibbon, vazhdoi të punojë me mijëra të tjerë pasi humbi miqtë dhe kolegët.
Zjarrfikësit filluan një operacion të dëshpëruar për të kërkuar të mbijetuar mes rrënojave.
Ky burrë u fotografua duke thirrur në rrënojat duke pyetur nëse dikush kishte nevojë për ndihmë.
Punëtorët e ndërtimit u shfaqën pa iu kërkuar që të ndihmonin në zhvendosjen e mbeturinave.
Dhe ashtu si pjesa tjetër e botës, njujorkezët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të shikonin dhe të çuditeshin.
Presidenti Bush mbërriti në vendin ku kullat ishin, më 14 shtator, për t’u takuar me punonjësit e urgjencës.
Duke qëndruar në rrënojat, ai u premtoi amerikanëve: ‘Unë mund t’ju dëgjoj. Pjesa tjetër e botës ju dëgjon. Dhe njerëzit që rrëzuan këto ndërtesa do të na dëgjojnë nga të gjithë ne shpejti’.

 

Sapo mbaroi dita, gjithçka që kishte mbetur ishte një gërmadhë e ndezur dhe një vrimë e çarë në mes të Manhattanit të Poshtëm.
Zjarrfikësit Danny McWilliams, Billy Eissengrein dhe George Johnson ngritën flamurin amerikan mbi gërmadhë, pasditen e 11 shtatorit. /Klankosova.tv/

Kosova dërgon në Gjermani 282 mostra për detektim të variantit Mu

0

Në fillim të kësaj jave Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dërguar 282 mostra në një laborator në Gjermani për detektim të varianteve të reja të COVID-19, përkatësisht të mutacionit kolumbian “Mu”.

Rezultatet e këtyre mostrave pritet që të bëhen të ditura gjatë javës së ardhshme. Por ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë se varianti “Mu” është më ngjitës dhe më i fshehtë, prandaj marrë parasysh përqindjen e vaksinimit në Kosovë paralajmërojnë edhe një valë të re të infektimeve gjatë vjeshtës.

Mikrobiologu Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se ky institucion nuk ka kapacitet për gjurmim të varianteve të reja të COVID-19, prandaj në fillim të kësaj jave kanë dërguar mostra në Gjermani, rezultatet e të cilave do të tregojnë nëse Kosova është prekur ose jo nga varianti kolumbian.

Ai tha se dërgimi i këtyre mostrave në Gjermani po bëhet përmes Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve të Unionit Evropian.

“Brenda IKSHP-së nuk ka kapacitetet për sekuencionim të gjenomit të SARS-COV2 për këtë arsye ne mostrat në mënyrë të herëpashershme i dërgojmë jashtë Kosovës në laboratorët me të cilët kemi marrëveshje për këtë qëllim. 1’31 Në fillim të kësaj jave, të hënën më 6 shtator, i kemi nisur 282 mostra të tjera për detektim të varianteve për sekuencionim që pastaj do të rezultojë me informata se çfarë variante tani janë në qarkullim e sipër. Ne natyrisht e kemi në plan që këtë program ta shfrytëzojmë në maksimum dhe gjatë javëve të ardhshme, ne do të dërgojmë prapë mostra jashtë Kosovës. […] Ne nuk kemi informata a kanë arritur apo ende, ato kanë arritur dje ose kanë mundur të arrijnë sot kështu që është herët që të kryhet procesi i sekuencionimit për 282 mostra të cilat janë dërguar, pritet në ditët të vijim besojmë që javën tjetër të merren rezultatet ”, theksoi ai.

Mikrobiologu Jakupi thotë se Instituti Kombëtar për Shëndet Publik nuk mund të bëjë detektimin e varianteve të SARS-COV2 pasi kanë mungesë të pajisjeve por edhe të ekspertëve të kësaj fushe.

Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në IKSHP thotë se tashmë janë në proces të blerjes së pajisjeve që do të mundësojnë që në muajt e ardhshëm të nisë detektimi i varianteve të reja edhe në vendin tonë.

“Ne nuk kemi pasur pajisje për të kryer këtë proces të punës dhe gjatë vitit të kaluar ne kemi filluar blerjen e pajisjeve, e kemi blerë një pjesë të pajisjeve të nevojshme, brenda këtij viti ne kemi nisur edhe një proces tjetër të blerjes së pajisjeve që kanë munguar përveç asaj që kemi siguruar në vitin paraprak dhe ky procesi i tenderimit ka zgjatur mjaftë shumë. […] Ne në Kosovë për momentin nuk kemi ekspertë për sekuencionim kështu që duhet të trajnohemi nga zeroja, kemi mungesë të plotë të një lëmie që quhet ekspertë të bioinformatikës dhe do të duhet të shqyrtojmë mundësinë se si këtë mangësi ta tejkalojmë përmes trajnimit të mikrobiologëve ose të lëmive të ngjashme që do të kenë mundësi të marrin njohuri”, deklaroi Jakupi.

Varianti “Mu” sipas profesionistëve shëndetësorë është më i rrezikshëm dhe më vdekjeprurës, prandaj kërkojnë vaksinim më masiv të qytetarëve të Kosovës.

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, vlerëson se vjeshta mund ta gjejë Kosovën, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një valë të re infektimit që do të shkaktojë varianti kolumbian.

“Dy shtylla kryesore ka mbrojtja ndaj varianteve të reja e para është vaksinimi, e dyta është vazhdimi i ruajtjes së masave mbrojtëse qoftë maskës, distancës sociale, higjienës secili shtet kategorizohet për nga rreziku që ka ndaj varianteve të reja në bazë të shifrës të të vaksinuarve që ka popullata dhe në bazë të disiplinës që ka çdo popull. Dhe në të dyja këto kolona, qoftë për përqindjen e vaksinimit, qoftë për disiplinën në ruajtjen prej infeksionit Kosova nuk është se po qëndron në vendet e para në listë në Evropë por përkundrazi në listën e fundit dimë që përqindja e të vaksinuarve është më pak sesa 20% dhe popullata sidomos në muajt e verës ku kanë pasur festime, turistë që kanë ardhur emigrantët nga jashtë të gjitha këto flasin për një prognozë jo shumë pozite për sa i përket vjeshtës kështu që Kosova sikur edhe Shqipëria por edhe vendet e tjera ballkanike duhet të jenë veçanërisht të parapërgatitura për një valë të katërt”, thotë Dollenberg.

Specialistja e mjekësisë familjare, Dollenberg për KosovaPress thotë se varianti “Mu” përhapet më lehtë dhe është më i fshehtë për t’u identifikuar.

“Varianti ‘Mu’ ka treguar në studimet e pakta që ekzistojnë deri tani se është akoma edhe më ngjitës dhe më infektues sesa ‘Delta’ dhe një fakt tjetër është më i fshehur sesa ‘Delta’, kështu që fakti që nuk e identifikojmë që në momentet e para tek pacientët e bën sëmundjen akoma më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. […] Simptomat që shkakton variant ‘Mu’ nuk janë shumë tipike, janë të ngjashme me një ftohje shumë të lehtë e cila nga momenti në moment përkeqësohet pa pasur mundësi që mjeku ose edhe familjari për të shtruar në spital dhe për t’u trajtuar në kohë”, shprehet specialistja e mjekësisë familjare.

Infektologu, Arben Vishaj thotë se mundësitë janë që edhe qytetarët e Kosovës të infektohen me variantin “Mu”. Siç thotë ai klinicistët janë duke bërë përgatitjen e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e këtij mutacioni të ri.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive theksoi se vaksinimi është arma e vetme që të mos ballafaqohemi me mutacionet e reja që do të pësojë COVID-19.

“Ne ende nuk e kemi identifikuar këtë variant por një mundësi e ardhjes edhe këtij varianti ekziston dhe ne jemi duke u përgatitur që të jemi sa më funksional në drejtim të aktivizimit të tërë stafit tonë në parandalim dhe kontroll të sëmundjes. […] 07\40 Ajo që është e ditur dhe që është e rëndësishme është që aplikimi i masave parandaluese kundër epidemiologjike kanë mbështetje shkencore, ajo duhet të fuqizohet shumë më shumë edhe vaksinimi i popullatës në përgjithësi duhet të jetë sa më masiv i mundshëm, dhe ne tashmë nuk mund ta lëmë fatin tonë më mëshirën e transformimeve gjenetike të COVID, por ne do të mobilizohemi konform kapaciteteve tona në respektim të masave epidemiologjike dhe në vaksinim sa më të madh të popullatës që është e mundur pasi kjo neve na jep garanci që në të ardhmen mos të përballemi me valë të ashpra çfarë jemi përballur deri më tani”, u shpreh ai.

Varianti ‘Mu’ është zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në janar të këtij viti. Ky variant është përhapur në 43 vende ndërsa raporti i epidemiologjisë i OBSH-së thotë se të dhënat paraprake tregojnë se ‘Mu’ duket se është më rezistent ndaj antitrupave

Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19 mijë e 807 doza të vaksinës antiCOVID.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit të publikuar, prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 15 mijë e 733 doza të vaksinës.

Kurse deri më sot me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 355 mijë e 633 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 viktima si pasojë e infektimit me COVID-19, përderisa nga 9 mijë e 634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 1 mijë e 944 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135 mijë e 258.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18 mijë e 548.

Presidenti i Malit të Zi: Vuçiqi e do Kosovën pa shqiptarë e Malin e Zi pa malazezë

0

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dëshironte që në projektin e “Serbisë së Madhe” ta kishte Kosovën por pa shqiptarë dhe Malin e Zi por pa malazezë. Sipas tij, Vuçiqi e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.

Mali i Zi kohëve të fundit është përballur me turbulenca politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazias. Javën e shkuar, Mali i Zi ishte pranë konfliktit me qytetarë që ishin kundër inaugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në qytetin historik të Cetinës. Pala malazeze që është kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiq për destabilizimin. Këtu bën pjesë edhe Gjukanoviq që e ka cilësuar shumë serioze situatën e fundit.

Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviq ka thënë se Serbia dhe Rusia po duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, në çfarëdo mënyrë që mund të bëhet.

“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”, ka thënë ai.

Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiqit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur.

Megjithatë, ai ka thënë se Serbia do të donte kthimin e Kosovës, por pa shqiptarët, e kthimin e Malit të Zi, por pa malazezët si kombe.

“Ata do të donin ta kishin Kosovën, por pa shqiptarët. Siç do ta donin Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën”, ka thënë ai.

Gjukanoviq megjithatë ka shtuar se pa Malin e Zi në “botën serbe” projekti i Serbisë së Madhe është “përgjithmonë i vdekur”.

“Do të sigurohemi për këtë”, ka deklaruar ai.

Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e gjallë në Beograd

0

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për mënyrën se si dëshiron të zgjidhë problemin me shtetin fqinj.

Ai tha se shkëmbimi i territoreve ka vdekur si projekt, por se ideja është e gjallë në Beogradin zyrtar, përkundër se vetë nuk do ta pranonte asnjëherë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është as zgjidhje. Do t’i bënte gjërat më keq. Unë dua zgjidhje demokratike, zgjidhje paqësore dhe shkëmbimi i territoreve është rrugë që na çon në konfliktet e të 90-ve dhe që nuk do të mbetej konflikt veç në mes Kosovës dhe Serbisë, por do shpërndahej edhe në Ballkanin Perëndimor. Unë s’e pëlqej këtë mënyrë të të bërit politikë ku presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë monarkë të mesjetës dhe që territorin e shtetit e konsiderojnë si pronë private e shtetin si shtëpinë e tyre. Kështu që unë e kundërshtoj këtë model që i bën gjërat më keq se që janë. Projekti për shkëmbime territoresh përfundimisht ka dështuar, por ideja s’ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë vendet fqinje të Beogradit si Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që nuk janë të integruara në BE, fatkeqësisht Beogradi i konsideron shtete të përkohshme dhe duke imituar federatën ruse dëshiron t’i forcojë faktorët e vet në shtete fqinje si parashtete satelite në mënyrë që t’i bëjë fqinjët e vet jofunksionalë, por kjo s’ka gjasa të ndodhë me Republikën e Kosovës. Pavarësia e Kosovës qëndron dhe ne do të forcohemi si shtet me institucione funksionale, duke dalë nga krizat ekonomike dhe duke shkuar drejt Perëndimit, një gjë që s’e vëmë kurrë në pikëpyetje, si dhe ne aspirojmë të bashkohemi në NATO dhe BE”.

Kurti ka thënë se integrimi i serbëve të Kosovës do të ndodhë përmes ekonomisë derisa përmendi Beogradin si pengesë për këtë qëllim meqë, sipas tij, po i përdor ata për synimet e tij hegjemoniste.

Po ashtu, Kurti sqaroi edhe renditjen e prioriteteve të tij ku në tri vendet e para nuk zuri dialogun me Serbinë. Ai tha se kjo renditje ishte kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të Kosovës edhe pse marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë të rëndësishme.

ShSKUK: Më shumë lirime se pranime të pacientëve me COVID-19

0

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacientëve, krahasuar me numrin e pranimeve.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me COVID-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 64 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë

Spitali i Gjakovës, 76 pacientëSpitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 90 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort