Home Blog Page 4402

Mblidhet Qeveria, shqyrtohen masa të reja kundër COVID-19

0

Kabineti qeveritar është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet që të vendoset për masat e reja anti-COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke shtuar  se mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasdites.

“Qeveria është duke mbajtur një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, tha Kryeziu.

Për shkak të numrit të madh të rasteve më COVID-19 në Kosovë, është vendosur ora policore, gastronomia është e lejuar të punojë vetëm në ambiente të hapura, si dhe përdorimi i maskës si masë mbrojtëse është obligativ.

Po ashtu për shkak të pandemisë është shtyrë edhe fillimi i vitit shkollorë, i cili ka pasur të fillojë më 13 shtator.

Nga nesër kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ në institucione publike

0
DCIM100GOPROGOPR9120.JPG

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Po ashtu, nga nesër edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura më lartë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është rreth 80 përqind.

Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore./kp/

Bie numri i pacientëve të shtrirë në klinikat Covid, në Prizren janë 131 pacientë

0

ShSKUK thotë se vazhdon të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë, 818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitale:

“Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacient

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë

Spitali i Gjakovës, 73 pacientë

Spitali i Pejës, 169 pacientë

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pjesëtarit të KFOR-it ia vjedhin qenin në Prizren

0

Dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë raportuar në Policinë e Prizrenit se u është vjedhur një qen, pronë private e personelit të KFOR, duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij .

Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni.

“Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarruna lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Rahovec, ua zë rrugën me veturë e më pas i sulmon fizikisht

0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë i cili me veturën e tij ia kishte zënë rrugën një motoçiklisti dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në rrugën “Selajdin Mullabazi” në Rahovec.

Tutje Policia sqaron se si pasojë e sulmit pasagjeri i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Mbi 2 mijë gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-Covid

0

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të rikthehen masat antiCOVID, është shtuar edhe numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit COVID-19.

Kësisoj në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 65 gjoba për të gjithë qytetarët.

Poashtu edhe për bizneset që nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria.

Duhet përkujtuar që si pasojë e ngritjes së numrit të të infektuarve dhe të viktimave nga koronavriusit,

Qeveria ktheu masat antiCOVID në mesin e tyre edhe orën policore e cila nis nga ora 22:00, deri në ora 05:00.

A duhet të testohen nxënësit para fillimit të vitit të ri shkollor?

0

Nëse institucionet shëndetësore në vend rekomandojnë që të bëhet testimi i nxënësve ndaj Covid-19 para fillimi të vitit të ri shkollor, komuniteti i arsimit nuk do ta kundërshtoj këtë kërkesë.

Pasi që shumë vende në botë do të testojnë fëmijët para fillimit të ri shkollor, kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, thotë se kjo çështje iu mbetet shkollave që të angazhohen në këtë drejtim.

“Është një detyrë shumë e vështirë kjo po që ju mbetet shkollave, drejtorive arsimore dhe prindërve të angazhohen për nxënësit, ngase ne nuk e kemi të drejtën që të merremi me nxënësit ngase ajo e jona është që ne të vaksinohemi dhe duke këshilluar edhe nxënësit që edhe ata t’i mbrojmë sa më shumë që viti shkollor të ketë rrjedhë të mbarë”.“…jo do të jetë një problem shtesë pasi që e rrezikon dukshëm edhe rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor”, tha ai për EO.

Ai thotë se kërkesën për testimin e nxënësve para fillimit të vitit të ri shkollor, iu takon drejtorive komunale të arsimit, pasi që thotë se nëse kërkesa vjen nga SBAShK, ai potencon se do të kritikohen.

“Po i mbetet drejtorive arsimore ta bëjnë këtë kërkesë ngase ne angazhohemi ne këtë çështje njerëzit mund të thonë që SBAShK po i del punë edhe me nxënësit, do të ishte mirë që ta kemi një pasqyrë reale të situatës që të testohen pasi nëse shteti edhe institucionet e shohin të udhës që të fillojë edhe vaksinimi i moshave të reja me qëllimin e vetëm që edhe ata ta kenë një mbrojtje, duke qenë të gjithë të mbrojtur”.“Punëtorët e arsimit janë të gatshëm për vitin e ri shkollor, nga takimet që i kemi pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci te ata kanë ardhur raporte se janë duke u përgatitur dhe pjesën më të madhe e kanë bërë, uroj që raportet e DKA-ve që kanë arritur në MAShT-i të jenë të sakta”.Ndërsa, drejtori i institutit “Edguard”, Rinor Qehaja, thotë se një rekomandim i tillë nga institucionet shëndetësore duhet të mirëpritet nga komuniteti i shkollës.

“Unë vlerësojë që testimi i nxënësve por edhe vaksinimi i tyre nuk është hiç larg mendsh. Kemi praktika të tilla të vaksinimit, tashmë të filluar nga vendet perëndimore, dhe si rekomandim nga institucionet shëndetësore nga këto vende, dhe si tillë edhe për vendin tonë kur vije si rekomandim nga institucionet përgjegjëse atëherë duhet të mirëpritet nga komuniteti i shkollës si diçka që kontribuon tutje në sigurinë e shëndetin e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë”.Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pavarësisht se institucionet arsimore janë të përgatitura për nisje të vitit të ri shkollor me prezencë fizike më 13 shtator, mirëpo pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, asaj i është rekomanduar që të respektohen masat aktuale edhe për një periudhë të caktuar.

Moti sot i ndryshueshëm

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Arrestohet nje person i cili i vodhi qenin KFOR-it në Prizren

0

Më 10.09.2021, rreth orës 14:35 dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë ardhur në Stacioni Policor Prizren dhe kanë raportuar se u është vjedhur një qen ngjyrë kafe pronë private e personelit të KFOR (jo qen zyrtar i KFOR), duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij .

Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni.

Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarruna lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, duke shtuar se Lajçak në Kosovë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme.

Ai ka theksuar se Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort