Home Blog Page 4400

Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

0

14 persona kanë humbur jetën së fundi si pasojë e përballjes me COVID-19.

Në njoftimin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se gjatë kësaj kohe janë konfirmuar edhe 259 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, shkruan Reporteri.net

Tani për tani në kuadër të gjithë vendin janë gjithsej 17 mijë raste aktive.

Afro 1 mijë afganë të strehuar në Kosovë

0

Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Jeta Tela, shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Bëhet e ditur se 810 refugjatë janë vendosur në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj, kurse 161 në kampin Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.
Shtetasit afganë do të qëndrojnë në Kosovë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet tjetër anëtar të NATO-s.

Ata kanë ikur nga Afganistani pasi ky vend ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë, më 15 gusht.

Shumica e tyre kanë punuar në cilësi të ndryshme për ushtrinë amerikane dhe forcat e tjera aleate të NATO-s dhe tani kërcënohen nga talibanët.

Forcat ndërkombëtare, që kanë operuar në Afganistan në 20 vjetët e fundit, janë tërhequr nga ky vend në fund të gushtit.

Kosova pritet të strehojë gjithsej rreth 2,000 shtetas afganë.

Mbahet Samiti i parë Hekurudhor për Ballkanin Perëndimor në Beograd

0

Samiti i parë Hekurudhor ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Përveç Serbisë, në takim ishin prezent edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova në këtë Samit u përfaqësua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas kryeministres serbe Ana Brnabiq, nga ky takim janë planifikuar 6 miliardë euro investim hekurudhor në Serbi.

Ky Samit është organizuar nga Komuniteti i Transportit, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor mbledhë anëtarë të Komunitetit të Transportit, institucioneve financiare ndërkombëtare, industrisë së transportit dhe universiteteve. Qëllimi i tij është të avancojë agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të sigurojë që ajo të vazhdojë të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt, efikas, ndërveprues, të digjitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

14 raste të vdekjes si dhe 259 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
13 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.000.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Gashi: Zgjedhjet duhet të mbahen, mund të anulohet fushata

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është deklaruar lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Gashi tha se çështja e arkivave është çështje delikate ku don vëmendje të veçantë dhe trajtim profesional dhe s’ka të bëjë me vetëm çështjen e UÇK-së, por është më gjithëpërfshirëse dhe kërkon angazhim të ekspertëve dhe duhet të angazhohen ekspertë që merren me tranzicion.

“Për këtë që të mos prodhohet më shumë problem se zgjidhje. Mendoj dhe propozoj që të angazhohen ekspertë që merren me drejtësinë tranzicionale”, tha ai.

Kurse sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve, Gashi tha se LDK tashmë ka filluar një mbledhje të kryesisë në të cilën do të marrë një qëndrim zyrtar.

“Por besoj dhe mendoj se LDK do të marrë pjesë në takim me presidenten dhe do të kërkojë që zgjedhjet të mbahen pasi komunat nuk kanë më legjitimitet për të marrë vendim.Nuk vlen funksionimi si në Podujevë pasi aty kishte zv/kryetarë funksional, ndërsa tash s’ka. Zgjedhjet duhet të mbahen, mund të ndalet fushata e të vendosen kritere të ashpra por jo të shtyhen zgjedhjet e të dëmtohet demokracia”, shtoi ai.

Tek pas raportimit në media, ministria jep informacione pse ka shkuar në Beograd Liburn Aliu

0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor.

Vizitën e Aliut në këtë samit e ka bërë të ditur për KosovaPress zëvendësministri i kësaj ministrie Hysen Durmishi.

“Në Beograd po mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor, e që merr pjesë edhe Kosova. Kosova përfaqësohet nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, tregoi Durmishi.

Ndërsa i pyetur lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkë me ministrat e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Durmishi tha se për nuk ekziston një marrëveshje dhe se atje vetëm po diskutohet për hekurudhat.

Inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe

0

Është bërë inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Inaugurimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishin nisur këtë projekt para disa viteve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në përurimin e Spitalit të Fëmijëve ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe që mundësuan ndërtimin e këtij spitali me kapacitet prej 100 shtretërish.

Sipas saj, nga tash fëmijët do të kenë një adresë të trajtimit me kapacitete më moderne, duke shtuar se ky spital simbolizon edhe miqësinë me këtë shtet.

Ajo ka thënë se ky është vetëm fillimi, ngase shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fushat tjera ekonomike.

“Ne u jemi mirënjohës e falënderues, por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin pediatrik”.

“Në atë vit ju vendosët që tu jepni krah Kosovës, duke ndikuar që shumë familje e të vegjlit tanë të mund të mjekohen e shërohen në modelet me të larta”.

“Në një kapacitet prej 100 shtretërve Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve tanë. Ky është fryti i një pune disa vjeçare që do të mbetet simbol i miqësisë sonë që uroj të lulëzoj çdo herë e më shumë”.

ndërtimi i të cilit do të kushtojë 20 milionë euro. Ky spital për fëmijë do të bëhet i mundur falë një ndihme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërtimi i spitalit nga Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i ishte premtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Rënie drastike e shitjeve të makinave të reja në Gjermani

0

Nëse shitjet në tregun më të madh të makinave në Evropë bien ndjeshëm, dijeni se diçka po ndodh. Problemet me shpërndarjen e çipave po prekin gjithnjë e më shumë prodhuesit. Shitjet mesatare ranë në nivelet e 1992 në gusht, transmeton FrontOnline.

Në muajin e tetë të vitit 2021, 193,307 makina u shitën në tregun gjerman. Kjo është një rënie drastike në krahasim me periudhën e mëparshme dhe gjithashtu gushti më i keq që nga viti 1992. Sipas përfaqësuesve të shoqatës së importuesve VDIK, rezultatet aktuale në sektorin e blerësve privatë ranë me 16 përqind.

Qështja është se blerësit duan të blejnë makina të reja, por kjo nuk është e mundur. Mangësitë në shpërndarjen e gjysmëpërçuesve kanë rezultuar në ndërprerje të fabrikës. Si rezultat, shitësit me pakicë nuk janë në gjendje të përmbushin shumë porosi. Sidoqoftë, duhet të theksohet se jo të gjithë.

Ka marka që deri më tani i kanë rezistuar me sukses krizës. Një shembull nga tregu gjerman është Suzuki, i cili regjistroi një rritje prej 37% në gusht. Tesla gjithashtu po bën mirë me 34 përqind rritje, ndërsa Mazda është 19 përqind në të zezë.

Jeep pësoi më shumë, me një ulje prej 59 për qind, Dacia – 57 për qind dhe Mercedes – 50 për qind Volkswagen, pavarësisht rënies prej 17%, mbetën marka më e njohur në tregun vendas.

Fatkeqësisht, nuk ka shenja se situata do të përmirësohet ndjeshëm së shpejti. Shumë prodhues mund ta përfundojnë këtë vit me rezultate jashtëzakonisht të dobëta. Viktimat më të mëdha, megjithatë, janë klientët të cilët duhet të zgjedhin nga një ofertë shumë e kufizuar./FrontOnline/

Eurodeputeti austriak Mandl, emërohet shef i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

0

Deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl është emëruar Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mandl në një deklaratë për emërimin e tij në krye të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë, është shprehur i bindur se ky mision do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor.

“Jam i kënaqur që BE-ja më ka besuar përgjegjësinë e udhëheqjes së Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë. Jam i bindur se misioni do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të bisedoj në teren me autoritet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë elektoral”, ka thënë Mandl.

Merkel viziton të martën Tiranën, kjo është agjenda

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton të martën Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit zbardh agjendën e kancelares.

Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

Agjenda e plotë:

10:20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10:30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11:00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11:50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11:55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12:00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14:35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort