Home Blog Page 4398

Mozzik rrokulliset me motoçikletë në Brezovicë, kjo është gjendja e tij

0

Mozzik po qëndron në Brezovicë me miqtë e tij për disa ditë pushimi.

Ai vazhdimisht publikon në rrjete sociale foto dhe video nga vendet ku ndodhet.

Reperi dhe miku i tij publikuan një video në një motor teksa po endeshin në natyrën e bukur të Brezovicës.

Mirëpo gjatë rrugës ka ndodhur një incident. Motori të cilin po ngiste reperi dhe miku i tij është rrokullisur.

Asnjëri nga ta nuk ka marrë lëndime.

Lajçak nesër në Kosovë, kjo është agjenda

0

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vij nesër në Kosovë, raporton Gazeta Blic.Këtë e kanë konfirmuar nga zyra e BE në Kosovë ku edhe përmes një njoftimi kanëz bardhur agjendën nga data 15 dhe 17 shtator.

“Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj. PSBE planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në njoftim.

Ndërron jetë ish-kryetari i BIK-ut, Rexhep Boja

0

Rexhep Boja, ish – kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, sapo ka ndërruar jetë.
Mësohet se Boja ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër të para disa ditësh.Boja ishte emëruar nga ish presidentja Atifete Jahjaga si ambasador i Kosovës në Arabi Saudite.

Njoftimin për vdekjen e tij e bënë familjarët e ngushtë.
Më poshtë edhe postimi i plotë.

Dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet nga policia

0

Me datën 13.09.2021 rreth orës 22:35, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe nuk i ka lejuar të hyjnë brenda në shtëpi.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin. I dyshuari ishte në gjendje të dehur, përderisa në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij janë gjetur (65) fishekë të kalibrit 7.62mm.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe: një armë të zjarrit (kallashnikov AK-47), dhe
një karikator me (17) fishek të kalibrit 7.62 mm.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.

Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast. thuhet në njoftim

Mbërrijnë në Kosovë mbi 53 mijë doza të vaksinës Pfizer

0

Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë arritur mbrëmë në Kosovë, nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani.

Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1073406.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264, ndërkohë me të dyja dozat është 373 mijë e 071.

Edhe 6 muaj të vështirë: Parashikimi i ekspertëve se kur do të përfundojë pandemia

0
Medical worker treats a patient with Covid-19 in the intensive care unit at the hospital "Reseau hospitalier neuchatelois (RHNe)" Pourtales site during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Neuchatel, Switzerland, Thursday, November 5, 2020. Switzerland as many countries in Europe impose more coronavirus restrictions as cases of Covid-19 patients spike in a second wave of pandemic. (KEYSTONE/Laurent Gillieron).Du personnel medical s'occupe de soigner un patient atteind du Covid-19 aux soins intensifs a l'hopital Pourtales du Reseau Hospitalier Neuchatelois (RHNe) lors de la 2eme vague de la pandemie de Coronavirus (Covid-19) ce jeudi 5 novembre 2020 a Neuchatel.(KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm të pandemisë do të jenë tepër të vështirë, sipas disa shkencëtarëve

Monday, 13 September 2021 – 23:55albinfo.ch(KEYSTONE/Laurent Gillieron)
Përhapjet e virusit do të mbyllin shkollat, banorët e vaksinuar të azileve do të përballen me frikën e infeksionit dhe punonjësit do të përballen sërish me frikën e rikthimit në zyrë, teksa spitalet mbingarkohen, edhe një herë.

“Po vëmë re rritje të vazhdueshme të përhapjes së virusit në të gjithë botën,” tha Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimet mbi Sëmundjet Infektive në Universitetin e Minesotës në Minneapolis, dhe një këshilltar i presidentit Joe Biden.

Me miliarda njerëz në të gjithë botën nuk janë vaksinuar ende ndërsa ekonomitë po rihapen. Edhe pse normat e imunizimit po rriten, gjithmonë do të ketë njerëz që janë të rrezikuar nga virusi: foshnje të porsalindura, njerëz që nuk duan të vaksinohen, dhe ata që janë vaksinuar por që vuajnë nga sëmundje të tjera, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë të vështirë. Një rrezik kryesor është nëse zhvillohet një variant rezistent ndaj vaksinave.

COVID-19 në krahasim me pandemitë e tjera

Është e mundur që virusi SARS-COV-2 të mos ndjekë rrugën e pandemive të së kaluarës. Në fund të fundit, ai është një patogjen i ndryshëm, i ri dhe potencialisht më i transmetueshëm. Tashmë është më shumë se dy herë më vdekjeprurës se çdo shpërthim tjetër virusi që nga gripi spanjoll i vitit 1918.

Historia na ka treguar se është i gabuar besimi se viruset automatikisht bëhen më të butë me kalimin e kohës. Edhe pse mutacionet e reja nuk janë gjithmonë më të rënda se paraardhësit e tyre, pandemitë në fakt mund të bëhen më vdekjeprurëse me kalimin e kohës, pasi virusi përshtatet me mjedisin e ri.

Disa studiues thonë se SARS-CoV-2 mund të bëhet plotësisht rezistent ndaj gjeneratës së parë të vaksinave.

“Ky është një skenar që ne shpresojmë se nuk do të ndodhë,” tha Simonsen. “Nuk mund të fillojmë sërish nga e para”.

Si do të përfundojë COVID-19?

Ajo çka duket qartë është se pandemia nuk do të përfundojë në gjashtë muaj. Elementi kryesor duhet të jetë vaksinimi, thonë ata.

Më shumë se 5.66 miliardë doza vaksine janë administruar në të gjithë botën, sipas gjurmuesit të vaksinave Bloomberg. Por suksesi i vaksinimit në disa rajone, si Bashkimi Europian, Amerika e Veriut dhe Kina, maskon dështimin në të tjerët. Shumica e vendeve në Afrikë kanë vaksinuar vetëm më pak se 5% të popullsisë së tyre me dy doza. India ka administruar mjaftueshëm doza për të mbuluar vetëm rreth 26% të popullsisë.

Kombe si Danimarka dhe Singapori, të cilat kanë arritur t’i mbajnë rastet relativisht të ulëta, tashmë po lëvizin drejt një të ardhmeje me më pak kufizime sigurie. Të tjerë, si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, po përjetojnë sërish numra rekord infeksionesh. Ndërkohë, Kina, Hong Kongu dhe Zelanda e Re janë zotuar se do të vazhdojnë të punojnë me vigjilencë për të eliminuar virusin në vend.

“Procesi përfundimtar nuk do të jetë uniform,” tha Charters. Pandemia “është një fenomen biologjik, por është gjithashtu një fenomen politik dhe shoqëror”.

Shumica prej nesh do të duhet të përgatiten për të jetuar disa muaj të vështirë me pandeminë.

Kurti pritet të takohet me Merkelin në ora 15:00

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.Takimi që pritet të nis në ora 15:00 teksa Merkel në prag të largimit të saj nga politika po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Gjakovë: Vajza sulmon nënën me thikë

0

Në Gjakovë nëna ka raportuar se është sulmuar me thikë nga vajza e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet që viktima ka pasur lëndime të lehta trupore por nuk pranoi të marrë trajtim mjekësor.

E dyshuara, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajcak: Dialogu duhet t’i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare Kosovës

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se mandati i tij në procesin që po e udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare.Në panelin online mbi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai shton se zgjidhja e arritur me forcë nuk është e qëndrushme.Miroslav Lajcak ka përsëritur se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Procesi thotë ai, është në duart e dy palëve – ai shpjegon se si e kupton mandatin e tij.

“Mandati në procesin që po udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare, konsolidim dhe kontroll në të gjithë territorin e saj dhe përparim të rëndësishëm në integrimin evropian. Në të njëjtën kohë, procesi duhet të krijojë vende pune, të zhvillojë ekonominë si dhe të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve në sundimin e ligjit.”, tha Lajçak.
Ai tha se Bashkimi Evropian nuk e detyron askënd të bëjë asgjë dhe se zgjidhja e arritur me forcë nuk është e qëndrueshme.“Nuk është marrëveshje e Bashkimit Evropian apo e Washingtonit. Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Ata duhet të qëndrojnë prapa marrëveshjes, t’ua shpjegojnë atë qytetarëve të tyre, ta mbrojnë dhe zbatojnë atë. Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, por ne duhet të jemi të saktë se për çfarë lloj procesi po flasim”, shtoi Lajcak.

Në këtë panel kanë folur edhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon dhe gjithashtu zëvendësi i Matthew Palmer, Gabriel Escobar.

Kërkohet që skema për shtesa të përfshijë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare

0

Nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF njoftojnë se përmes një shkrese me rekomandime kanë ofruar kontributin drejt Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për përmirësimin e skemës për shtesat për fëmijë, duke paraqitur, siç vlerësojnë, mangësitë aktuale si dhe propozimet për adresimin e tyre.

Ndër rekomandimet përmendet edhe mundësimi i aplikimit edhe në formë fizike nga prindërit, të rishikohet skema e shtesave për fëmijë deri në moshën 18-vjeçare dhe të konsiderohet rritja e shumave mujore.Rekomandimet kryesore:

Shtesat për fëmijë aktualisht po mundësohen përmes aplikimit në formë elektronike – ekosova. Në mungesë të informatave, shkathtësive apo edhe pajisjeve elektronike, shumë prindër mund të privohen nga kjo e drejtë për të aplikuar për shtesa për fëmijë. KOMF ka rekomanduar që krahas aplikimit në formë elektronike, të mundësohet aplikimi edhe në formë fizike nga prindërit/kujdestarët ligjor.

KOMF ka propozuar që skema për shtesat e fëmijëve të rishikohet duke përfshirë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare. Legjislacioni në Kosovë por edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës përcakton moshën e fëmijës deri në moshën 18 vjeçare. Përfshirja e fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare është e nevojshme sidomos duke pas parasysh faktin që aktualisht nuk ka ndonjë skemë të aplikueshme për mbështetjen e fëmijëve të moshës 16 – 18 vjeçare apo fuqizimin e të rinjve.

KOMF potencon që shuma aktuale e shtesave për fëmijë është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e fëmijëve. Megjithatë, KOMF vlerëson nismën e ndërmarrë për realizimin e shtesave për fëmijë, e cila do t’i hap rrugë krijimit të një skeme të qëndrueshme në vitet në vijim. KOMF rekomandon që në kuadër të planifikimit buxhetor vitin e ardhshëm, shtesat për fëmijë të prioritizohen për të konsideruar rritjen e shumave mujore, për të mbështetur nevojat e fëmijëve.

Në kuadër të vendimit për caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e pjesshëm të masës 3.5, në paragrafin 4, përcaktohet që aplikimi për të përfituar nga shtesat e fëmijëve mund të bëhet nga nëna e fëmijës, ndërsa në mungesë të nënës mund të bëhet nga babai dhe kujdestari ligjor.

Megjithatë për momentin, platforma online ekosova, lejon aplikimin për shtesa të fëmijëve vetëm nënën, përderisa nuk lejon aplikimin nga babai apo kujdestari ligjor. KOMF kërkon që platforma online të rishikohet për të mundësuar aplikimin edhe nga babai si dhe kujdestari ligjor. Mundësimi i aplikimit për shtesa të fëmijëve nga kujdestari ligjor është sidomos i domosdoshëm për fëmijët pa kujdes prindëror për të cilët në mungesë të prindërve, kujdestari ligjor ushtron të drejtat dhe përgjegjësitë e plota për fëmijën.

Skema për shtesa për fëmijët është mundësuar në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Për të siguruar qëndrueshmërinë e shtesave për fëmijë përtej kësaj pakoje, KOMF rekomandon që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të planifikojë hartimin e Ligjit për Shtesat për Fëmijë. Në këtë proces paraprakisht duhet të analizohet me kujdes dhe të vendoset modeli më i përshtatshëm i shtesave për fëmijë për kontekstin e Kosovës. Praktikat dhe modelet nga shtetet e e rajonit dhe Europës janë të ndryshme lidhur me shtesat për fëmijë. Dy modelet kryesore të shtesave për fëmijë janë si vijon:

Shtesat universale për fëmijë, që nënkupton transfere të pakushtëzuara për të gjitha familjet me fëmijë pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave të tyre, statusin ekonomik apo statusin e punësimit. Model tjetër i shtesave për fëmijë është përcaktimi apo përshkallëzimi i shumës së shtesave bazuar në të ardhurat vjetore të familjes, statusit ekonomik dhe statusit të punësimit, numrit të fëmijëve në familje, moshës dhe nevojave të fëmijëve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort