Home Blog Page 4396

Gazeta zvicerane: Mbi 500 shqiptarë në Zvicër vdiqën nga Covid-19

0

Shifrat e te vdekurve dhe te infektuarve nga COVID-19 ne Zvicer janë alarmane.Që kur nisën viktimat e para në ket vend, sot ky numer ka arritur në 10’951 të vdekur dhe 808’000 te infektuar.

Pandemi vdekjeprurese e shekullit (COVID-19) sikur ne gjithë planetin edhe në Zvicer nuk po zgjedhe viktimat, as per nga kombi, ngjyra apo feja.

Cyrihu, qyteti ku me se shumti (mbi 200) vdcen nga koronavitusiMë tej 20min.ch, duke ju referuar gaztees zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, ka shrkuar se koronavirusi në Zvicër deri më tani i ka kushtuar jetën mbi 500 shqiptarëve në Zvicër dhe i referohet shifrave ejëavetitalet transport.Rreth një e treta e të gjithë shqiptarëve në Zvicër ishin vaksinuar.

Gazeta ne fjalë ka kerkuar të ruhet miqësia e mirë midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ndalimi i Festivalit Alba ose ndalimi i hyrjes për njerëzit e pavaksinuar nuk duhet të jetë një arsye për të minuar marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane, ka shkruar gazeta 20Min dhe Canton27.ch.

Sipas gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ne Zvicer mbi 500 shqiptarë kane vdekur nga koronavirusi me 18.750 tjere jane te infektuar.

Sipas burime te redaksise së gazetës zviceran ne shqip Le Caton27.ch viktimat dhe te prekurit nga kjo pandemi jane kryessiht ne rajoni i kantonit të Zurichut (rreth 200 viktima), pastaj nga kantoni i Gjenevant kantonii 120 kjo (mbi 100) i Tichinos me rreth 40 raste), rajone keto qe kufizohen me Italinë, Francen dhe Gjermaninë vende keto qe ishin me te goditurat ne Evropë nga COVID-19.

“Pikellim” eshte kompania e njohur shqiptare ne perendim e cila bene Transportin e Kufomës nga Zvicra, Gjermani dhe vendet tjera evropiane drejt vendlindjes (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Lhexvhainën e PresidentsFatmir Elezi nga “Pikellimi”, koimpani kjo e njohur në perendim për transportin e kufomave ne vendilndje.

Elezi duke ngushëlluar familjet e viktimave, ka deklaruar sot për gazetenzviceran ne shqip The Canton27.ch se “Kompania jone vepron me te madhe edhe ne Zvicër.

Rrjeti ynë është në dispozicion 24 orë çdo ditë nga të gjitha qytetet e Zvicrës. Mundem te them se rreth 50-60 kufoma ne muaj dergonim për Kosovë apo Maqedoni dhe viset tjera shqiptare kur pushtoi me te madhe pandemia e COVID-19 planetin dhe Evropën.

Nga ky numer 10-12 kufoma jane viktimë nga koronavirusit. Ndersa sivjet kjo situate fatmiresisht eshtge lehtesuar se sa ne vitin e kaluar, ne muajt e pare të panedisë .. ”Ngjajshem na ka then edhe Astrit Salihu nga kompania transportuese“ Atdheu ”.

Komuniteti shqiptar ne Zvicër mobilizohet për vaksionim! Deri tash janë vaksionuar rreth 30% apo mbi 60 mije shqiptarëSikur në vendet tjera evropiane edhe Zvicra me 8,545,000 banore ka shënuar shifra tragjike qe koronavirusi ju mori jetën e mijëra qyetatareve të ketij vendi (Te vdekur: 10,472 dhe të infektuar: 625,000)Nga numri i përgjithshëm i popullisise ne Zvicër 3.2% jane albanofon (shqiptare) kryesisht nga Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Presheves, Shqiperia e Mali i Zi.

Që nga 2 shtator 2021, OFSP vlerëson se 5.1 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe për këtë arsye kanë të paktën imunitet të pjesshëm kundër Covid-19. Kjo përfaqëson 59% të popullsisë was sold. Kurse nga 21 korriku, 8,747,637 doza vaksine janë administruar në Zvicër dhe 3,985,251 persona janë imunizuar plotësisht qe don ter tjhote 48.9% e popullsisë është plotësisht e vaksionua.Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne mesin e ketyre te vaksionuarave jane edhe mbi 60 mije shqiptare apo 30%, kryesisht nga Kosova dhe viset tjera te ballkanit.

Partitë nuk respektojnë masat as gjatë parafushatës

0

Pasi mbeti data e njëjtë e zgjedhjeve lokale, ndryshim nuk do të ketë as për ditët e fushatës, pasi mbetet në fuqi njëmuajshi i caktuar me ligjin për zgjedhje. Njohës të zgjedhjeve thonë se megjithatë subjektet mund ta reduktojnë fushatën e tyre. Por pavarësisht premtimeve se do t’i shkurtojnë ditët e fushatës dhe do t’i respektojnë masat anti-Covid, një gjë e tillë nuk po respektohet.

Nuk do të preket as njëmujori i rezervuar për partitë që të bëjnë fushatë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Një ditë pasi u vendos të mos shtyhet procesi zgjedhor, pas një rekomandimi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, KQZ-ja ka konfirmuar se zyrtarisht fushata nis të enjten. Por kryetari i këtij institucioni ka bërë thirrje për respektim të masave.

“Periudha e fushatës nuk mund të ndryshohet, pavarësisht rrethanave të krijuara. Andaj, duke pasur parasysh këtë fakt, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre që gjatë kësaj periudhe në mënyrë strikte t’u përmbahen ligjeve dhe rregullave të KQZ-së”, ka thënë Kreshnik Radoniqi.

“Gjithashtu ajo që është më e rëndësishme, duke pasur parasysh se vendi jonë gjendet në një situatë të rëndë për shkak të pandemisë si pasojë e infektimeve dhe vdekjeve të shumta nga COVID-19, duke u bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe kandidatëve që t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe kufizimet e vendosura nga qeveria. Shëndeti i qytetarëve tanë është i rëndësisë parësore, për të gjithë ne si institucione edhe ju si subjekte politike kemi për detyrë respektimin e këtyre masave me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tanë”.

KQZ-ja po ashtu ka miratuar një qarkore, e cila do t’u përcillet subjekteve lidhur me qasjen e komisionerëve e vëzhguesve në vendvotime. Ata duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë dëshmi se kanë qenë të infektuar.

“Një qarkore e tillë është diskutuar dhe draftuar. Është rekomanduar që t’u dërgohet nga ju si udhëheqës i këtij institucioni të gjitha subjekteve politike, që ata t’u përmbahen kërkesave dhe masave që janë caktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Arianit Elshani (PDK).

Ndërkaq anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e ka përsëritur kërkesën që të gjithë zyrtarët t’i mbajnë maskat.

“Nëse është dikush pa maskë, shkruajeni fletëparaqitjen, sepse e di që maskat munden me i mbajtë edhe në bërryl. Por maska është për me u vendosë në gojë”, ka theksuar Kurteshi.

Sipas shefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, janë duke u respektuar të gjitha masat dhe askush nuk mund të ketë qasje në institucion pa njërën prej dëshmive që kërkohen, qoftë edhe prej palëve të jashtme.

Njohës të proceseve zgjedhore lokale thonë se fushata e partive nuk duhet të jetë sikurse herëve të kaluara.

kësaj here duhet të koncentrohet kryesisht në idetë dhe projektet e tyre që kryesisht kanë të bëjnë me fushat e ndryshme e që bien në fushën e qeverisjes lokale. Në zgjedhjet e 14 shkurtit është vërtetuar që grumbullimi i madh i njerëzve në hapësira të caktuara paraqet rrezik dhe potencial për hapjen e virusit. Rrjedhimisht nga kjo është arsyeshme që partitë politike në këtë rast të reflektojnë dhe të tregojnë seriozitet karshi kësaj situate dhe të mos bëhen mekanizma të rrezikimit të shëndetit publik”, ka thënë Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP.

Pa nisur zyrtarisht fushata, partitë janë duke mbajtur tubime elektorale edhe në kundërshtim me masat anti -COVID. Për shkeljen e tyre, Policia e Kosovës e ka gjobitur Partinë Demokratike me 2.000 euro. Sipas Policisë së Kosovës, në tubimin e mbajtur në Rrezallë të Skenderajt, organizatori nuk ka krijuar kushte për mbajtje të distancës, ndërsa pjesëmarrësit ishin pa maska.

Partia Demokratike është në mesin e subjekteve që e ka mbështetur shkurtimin e fushatës.

“Deri tani sipas të dhënave nga terreni, Skenderaj po del të jetë më problematik, për shkak se kandidati nga PDK-ja, por edhe kryetari aktual që synojnë pozitën e të parit të Komunës, përkatësisht edhe një mandat për kryetar të Komunës, të dy këta kandidatë po ftojnë dhe po grumbullojnë numër të konsiderueshëm njerëzish në hapësira të caktuara e që kjo përveç se bie ndesh me vendimet anti-Covid, në të njëjtën kohë bie ndesh me zotimet që ka dhënë subjekti i tyre politik që do ta reduktojnë dhe modifikojnë fushatën kësaj here”, ka thënë Bekim Salihu (GAP).

Fillimisht kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, kërkoi shkurtimin e fushatës zgjedhore në vetëm 10 ditë. Ndërkaq pas mbledhjes së Kryesisë u vendos që LDK-ja të shfrytëzojë vetëm pesë ditë fushate.

Nëpërmjet një komunikate për media, bëhet e ditur se fushata mund të mos mbahet fare, varësisht nga gjendja pandemike.

“Kryesia e LDK-së, duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedent, vendosi që në mënyrë krejtësisht vullnetare, fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare. Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë digjitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikëri rregullativën në vend mbi tubimet publike”, thuhet në njoftim.

Propozimi u mbështet edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kërkuar shkurtimin në pesë ditë.

Opozita kundërshtoi rekomandimin e IKSHKP-së për shtyrjen e procesit zgjedhor, për shkak të rrezikut nga rritja e numrit të rasteve me fatalitet. Pas konsultave me partitë, në mungesë të konsensusit presidentja njoftoi se data e zgjedhjeve lokale mbetet 17 tetori.

Pro shtyrjes së zgjedhjeve ishte partia që aktualisht udhëheq me Qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje.

Ronaldo shkruan historinë në Champions League në ndeshjen debutuese me United

0

Ronaldo është bërë njëri prej futbollistëve me më së shumti paraqitje në histori të Ligës së Kampionëve, 177 – duke barazuar Iker Casillasin.

36-vjeçari Cristiano Ronaldo e ka nisur nga fillimi sfidën me Manchester United kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar gola dhe anglezët po fitojnë 1-0.

Për CR7 është paraqitja e 177 në Champions League, dhe ka arritur një rekord historik.

Ai e barazoi Iker Casillasin si lojtarët e vetëm me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, derisa do të tentojë ta thyejë atë në sfidën e radhës në fund të shtatorit.

Pasi debutoi me dy gola dy gola në Premierligë në epokën e dytë me Djajtë e Kuq, sonte do të tentojë që arritjen historike në Ligën e Kampionëve ta bëjë me gol.

Ai regjistron tashmë 55 paraqitje, ka shënuar 16 gola me fanellën e Djajve të Kuq – derisa është golashënuesi më i mirë në histori me 135 gola.

Gjermania së shpejti njeh patentë shoferët e lëshuar nga Kosova

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani ku po qëndron me ftesë të presidentit Frank-Walter Steinmeier është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Në takim me homologun Steinmeier, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme dhe është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve. Më tej, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Gjermania ka mbështetur Kosovën në të gjitha aspiratat e saj integruese ndërkombëtare dhe evropiane: procesin e integrimit në BE, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave. Ne kemi nevojë për një zë të fortë mbi kërkesën tonë për liberalizimin e vizave, dhe nuk ka asnjë zë më të mirë se Gjermania. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me presidentin Steinmeier. Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Republika e Kosovës synon ta avancojë bashkëpunimin rajonal – në përputhje me planin e veprimit të krijuar në Sofje (2020) për krijimin e një tregu të përbashkët të katër lirive themelore (lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit)”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE -së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se rezultati përfundimtar i tij duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues dhe kufijve aktual të Kosovës.

Në takim me presidentin Steinmeier, Presidentja Osmani ka përmendur lidhjen e veçantë të Kosovës me Gjermaninë, shkaku i mbi 400 mijë kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman. Më tej, znj.Osmani i ka thënë homologut Steinmeier se Kosova është e interesuar për rritjen e investimeve direkte nga Gjermania.

Presidentja Osmani ka theksuar, gjithashtu se Kosova është e interesuar edhe për nënshkrimin e disa marrëveshje me Gjermaninë, si ajo për transportin e mallrave dhe automjeteve, për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe bashkëpunimin në çështjet e sigurisë. Ajo ka bërë të ditur se së shpejti pritet finalizimi i Memorandumit dypalësh për njohjen e patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova.

AGK dënon sjelljen e Ramës: U përkujdes që të mos lejojë gazetarët kosovarë t’i bëjnë pyetje Merkelit

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e mbajtur sot pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nuk iu dha mundësi gazetarëve nga Kosova që t’i bëjnë pyetje.

Për këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar duke thënë se këtë sjellje të kryeministrit shqiptar e vlerëson të papranueshme

“Në këtë konferencë pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, zoti Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Më tej, në këtë reagim thuhet se një ndarje e tillë, për nga prejardhja e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.

Kujtojmë se për këtë veprim të Ramës ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetareve.

“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.

Vjosa Osmani i kërkon presidentit gjerman ndihmë për njohje të reja

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani ku po qëndron me ftesë të presidentit Frank-Walter Steinmeier është pritur me nderimet më të larta shtetërore.

Në takim me homologun Steinmeier, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme dhe është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve. Më tej, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Gjermania ka mbështetur Kosovën në të gjitha aspiratat e saj integruese ndërkombëtare dhe evropiane: procesin e integrimit në BE, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave. Ne kemi nevojë për një zë të fortë mbi kërkesën tonë për liberalizimin e vizave, dhe nuk ka asnjë zë më të mirë se Gjermania. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me presidentin Steinmeier. Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Republika e Kosovës synon ta avancojë bashkëpunimin rajonal – në përputhje me planin e veprimit të krijuar në Sofje (2020) për krijimin e një tregu të përbashkët të katër lirive themelore (lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit)”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE -së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se rezultati përfundimtar i tij duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues dhe kufijve aktual të Kosovës.

Seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimi mbahet më 29 tetor

0

Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së të akuzuarve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30.

Kjo u bë e ditur nga vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.

Ndërkohë, në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohuri të saktë mbi çështjen e tyre.

Fushata zgjedhore fillon me 16 shtator

0

Nesër (e mërkurë) do të fillojë periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që deri më 15 tetor të votojnë përmes postës.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se fushata zgjedhore do të fillojë me 16 shtator dhe se nuk do të ketë shkurtim apo edhe shtyrje të fushatës.

Në këtë mbledhje KQZ-ja ka miratuar numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet lokale.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.

Ani pse numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë, KQZ ka shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Federata Europiane e Gazetarëve: Turp për Ramën që i injoroi pyetjet e gazetarëve të Kosovës

0

Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk i lejoi gazetarët nga Kosova që t’i parashtrojnë pyetje kancelares gjermane Angela Merkel.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj federate Ricardo Gutierrez, tha se Edi Rama qëllimisht janë shpërfillur gazetarët kosovarë.

Sipas tij kjo ndarje është një turp.

https://twitter.com/Molenews1/status/1437795360597057547?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437795360597057547%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Ffederata-europiane-e-gazetareve-turp-per-ramen-qe-i-injoroi-pyetjet-e-gazetareve-te-kosoves%2F

Osmani pritet nga presidenti gjerman: Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin.

Me këtë rast, Osmani është pritur nga presidenti gjerman, Steinmeier në një ceremoni mikpritëse.

“Faleminderit President Steinmeier për mikpritjen e ngrohtë. Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme”, shkroi Osmani.

Ndryshe presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier e njeh mirë Kosovën dhe historinë e saj, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Gjatë vizitës së saj në shtetin gjerman, Vjosa Osmani pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas si dhe përfaqësues të tjerë nga diaspora, ekonomia dhe shkenca.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort