Home Blog Page 4395

Franca nga sot do t’i pezullojë mjekët e infermierët e pavaksinuar

0

Qeveria franceze përballet me mosmarrëveshje me dhjetëra mijëra punëtorë shëndetësorë rreth një rregulle të re për kërkesën për vaksinim ose pezullim pa pagesë.Duke nisura nga e mërkura, stafi i spitaleve, vozitësit e autoambulancave, punëtorët e shtëpive të kujdesit, mjekët privatë, zjarrfikësit dhe personat që kujdesen për të moshurit – grupe me gjithsej 2.7 milionë njerëz – duhet ta dëshmojnë vaksinimin me të paktën një dozë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e lëshoi këtë urdhër dy muaj më parë, por dhjetëra mijëra pjesëtarë të këtyre sektorëve ende nuk janë vaksinuar, shkruan The Guardian.

Njëra nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik në Francë, CGT, ka paralajmëruar se vendi do të përballet me katastrofë shëndetësore, nëse qeveria pezullon numër të madh të punëtorëve shëndetësorë.Punëtorët shëndetësorë që janë kundër vaksinimit janë bërë bashkë me kundërshtarët e pasaportës së Covid-it, e cila kërkohet për hyrje në restorante dhe muze, duke mbajtur protesta të përjavshme në mbarë vendin gjatë dy muajve të kaluar.Të martën, qindra persona morën pjesë në një protestë të organizuar nga sindikata para Ministrisë së Shëndetësisë në Paris.

I gjendet armë në veturë, prangoset 38-vjeçari nga Prizreni

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 14 shtator 2021, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit ne një qante krahu, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë të modelit:

“ZORAKI M906-B, me numër 0310, kalibër 9mm P.A.K dhe një karikator.
.

Në lidhje me këtë rast i dyshimit F.L i lindur në vitin 1983.eshte shoqëruar ne stacioni policor Prizren VERI, ku i njëjti është intervistuar se bashku me dy dëshmitar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti te hetohet ne procedurë të rregullt hetimore.

Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun ngaDrejtoria Rajonale e Policisë në Prizren/tvprizreni.net/

Tërmet rreth orës 04: 20 të mëngjesit me epiqendër në perëndim të Prizrenit

0

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC tërmeti ka pasur epiqendrën 12 km në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 km.

Ndërkohë lëkundja e dytë janë ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 km në Perëndim të Prizrenit.

Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit. /Tch/

36-vjeçari nga Peja i dha fund jetës për shkak të presionit nga fajdexhitë

0

Baton Berisha, 36-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës së tij, sot në fshatin Sferrkë e Thatë të Pejës.

Ai ishte larguar dje nga shtëpia dhe familjarët e tij e raportuan të zhdukur në polici. Sot, rreth orës 13:00, ata e gjetën 36-vjeçarin pa shenja jete në një fushë të këtij fshati, me një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Një burim i afërt me viktimën i ka thënë Sinjalit se arsyeja se pse Batoni ka kryer vetëvrasje është për shkak të presionit që e ka pasur nga fajdexhitë.

Ai thotë se Batoni kishte marrë fillimisht 8 mijë euro borxh nga disa fajdexhi të Deçanit dhe tani borxhi ndaj tyre kishte arritur në 100 mijë euro.

Për këtë, ky sinjalizues thotë se fajdexhitë kanë shkuar te shtëpia e Batonit dhe e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke tentuar që t’i largojnë nga shtëpia dhe t’ua marrin atë në këmbim të borxhit.

Ditën kur fajdexhitë i shkuan 36-vjeçarit në shtëpi, ai thotë se ua kanë prezantuar familjarëve një listë të borxheve, që kanë arritur shumën e 100 mijë eurove.

Kërcënimet ndaj Batonit ishin aq serioze, saqë i afërmi i tij thotë se ai ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në truallin e një dhëndri të tij në fshatin Sferkë e Thatë dhe aty dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Batoni ishte me prejardhje nga Kamenica e Lugut të Baranit dhe jetonte në Pejë. Ka punuar si agjent i shitjes në ELKOS. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve./FRONTONLINE./

Nxënësja e ngacmon ish-profesorin nga Suhareka, avokati: Është e fiksuar pas tij

0

Dje në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit nga një nxënëse për ish-profesorin e saj – rast i cili është duke u trajtuar që nga viti 2018.

Avokati i palës së dëmtuar, që në këtë rast është profesori, Ruzhdi Gashi, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të.

“Objekt i çështjes është ngacmim nga ana e një femre për një profesor të nderuar dhe të respektuar. I dëmtuari që e përfaqësoj unë është ngacmuar nga një femër, ish-nxënëse e tij para 5-6 vjetësh. I ka dhënë mësim dy ose tre muaj dhe ajo shkon te vendi i punës, në rrugë, në shtëpi ose kudo që është diku. I çon mesazhe në Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale. E shqetëson me pretendimin që “unë të dua” dhe asgjë tjetër”.

“E kam pyetur profesorin nëse ka pasë ngacmim, joshje ose lidhje me të të mëhershmë që e ka nxitur femrën. Ai deklaron se nuk ka pasë absolutisht asgjë më herët, por asaj i është fiksuar dhe i shkon pas dhe e shqetëson. Për ta vërtetuar këtë që e thotë pala e dëmtuar edhe vetë e akuzuara nuk deklaron asgjë tjetër pos asaj që thotë ‘Unë e dua’. Edhe në deklaratat që ka dhënë në polici, prokurori dhe gjykatë nuk thotë se ka pasë ngacmim ose joshje”.

Gashi në Klan Kosova, ka thënë se vajza është dënuar një herë, por e njëjta e ka përsëritur veprën penale.

“Ajo në gjykatë e pranoj fajin, por nuk heq dorë nga veprimet e saj që shqetësojnë vazhdimisht. Nga biseda që pata me profesorin del se vitin e fundit i ka më të rralla shqetësimet. Ndoshta edhe me vendimin e gjykatës do ta kuptojë që dashuria nuk bëhet me zor. Mendoj që ka një fiksim për arsye të shumta që unë nuk jam profesionalisht i lëmisë për t’i shpjeguar”.

Avokati i palës së dëmtuar në këtë proces gjyqësor ka thënë se pala e akuzuar i është nënshtruar edhe një ekzamiminimi mjekësor i cili ka rezultuar të jetë në rregull.

Para vendosjes së reciprocitetit në targa me Serbinë, a po tërhiqet Qeveria e Kosovës?

0

Marrëveshja e përkohshme për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundon këtë të mërkurë (nesër).

Qeveria ka paralajmëruar se do të marr vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë, por një ditë para skadimit të kësaj marrëveshje ekzekutivi ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

Për përfundimin e kësaj marrëveshje, foli zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, me t’u kthyer nga takimi në Bruksel.

“Në takimin ku është diskutuar për targat ne kemi deklaruar se afati përfundon më 15 shtator dhe nuk shohim arsye për vazhdim. Përdorimi i targave ka filluar në prill në vitin 2011 dhe palët pastaj kanë devijuar dhe kanë tentuar ta bëjnë marrëveshje të përhershme. Nevoja që kjo të trajtohet në Bruksel është artificiale”, tha ai.

Pyetjeve të FrontOnline se a do të merr sot Qeveria “Kurti” vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa, nuk i janë përgjigjur kabineti i Kurti e as zëvendëskryeministri Bislimi.

Ish-ministri i Brendshëm tregon arsyet e mos vendosjes së reciprocitetit

Por zbatimin e reciprocitetit për targa, nuk po e sheh problematike, ish-ministrit i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Mbi 15 mijë raste aktive me virusin korona në Kosovë

0

Rënia e rasteve ditore me COVID-19, ka bërë që në Kosovë të bie edhe numri i rasteve aktive.Aktualisht, në Kosovë janë edhe 15 mijë e 835 raste aktive.Në total, janë dhënë 1 milion e 66 vaksina, teksa me të dy dozat janë imunizuar gjithësej 369 mijë qytyetarë.

Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve.

Shqipëria goditet nga 3 tërmete të njëpasnjëshme!

0

Bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave në Shqipëri, në orët e mëngjesit të sotëm kanë ndodhur tri tërmete të njëpasnjëshme.
Dridhjet me të forta raportohet se janë ndjerë 28km në veri të Shkodrës, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjdes ka qenë me magnitudën 4. Lëkundjet janë raportuar në intervale të ndryshme kohore.

Më poshtë ju sjellim dëshmi:

Lajçaku sot për vizitë në Kosovë

0

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të arrijë sot për vizitë treditore në Kosovë.Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.
Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, thuhet në njoftim.

Parashikimi i motit për sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort