Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, ngriti në qiellin e Londrës, trofeun e Evropianit, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve italianë kudo nëpër botë.Në moshën 34 vjeç e 71 ditë, mbrojtësi legjendar, bëri realitet një nga ëndrrat më të mëdha në karrierën e tij, teksa së bashku me shokët e skuadrës dhe në krye arkitektin Mancini, rikthyen në majën e futbollit Europian, Italinë, që prej vitesh kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm.
Ishte një ndehsje jashtëzakonisht e luftuar, por që në fund italianët triumfuan në penallti.
Emocione e krenari, momenti kur Italia e ngreh në qiellin e Londrës trofeun e Evropianit
Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë.Të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike.Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi.Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër.
Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë.
Italia kampione e Evropës
Italia është kampione e re e Evropës në futboll.
Italia ka fituar me penallti. Rezultati ka qenë 3-2 në favor të italianëve.
Saka nuk është treguar i saktë në penalltinë e fundit.
Brenda kohës së rregullt nuk ka pasur fitues. Italia dhe Anglia kanë luajtur baraz.
Anglia e ka gjetur golin menjëherë qysh në fillim të ndeshjes, kur Luke Shaw në minutën e dytë me një gjuajtje të bukur ka realizuar golin. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Ka qenë minuta e 67-të kur Italia e ka gjetur golin e barazimit. Leonardo Bonucci e ka barazuar rezultatin e ndeshjes në 1 – 1, pas një rrëmuje para portës angleze.
Pas nëntëdhjetë minutave ndeshja ka shkuar në vazhdime. As aty nuk ka pasur gola.
Humb jetën një 23 vjeçar në një vetaksident në Prizren, vëllai i tij në gjendje të rëndë
Një 23-vjeçar me inicialet A.R., ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:55, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Bashkë me të në veturë ka qenë edhe vëllai tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve që ka pësuar në këtë aksident.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia në Prizrenit.
“Një vetaksident trafiku rreth orës 19:55 ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Si pasojë e vetaksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit”, thanë nga Policia e Prizrenit për Sinjali.
Aksion i madh në shtëpinë e një 23-vjeçari në Prizren
Policia e Kosovës nuk ka të ndalur me aksione të cilat po zhvillohen në çdo cep të vendit. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren sonte rreth orës 19:30 u zhvillua një aksion i madh në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.A. 23-vjeçar janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmitë e poshtëshënuara:
1.Një (1) Telefon celular,
2. Shtatëmbëdhjetë (17) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar Speed me peshë prej 5.30 gram,
3.Një (1) kuti qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë (në formë të kristaltë – gurë) 10 copë me peshë prej 39.86 gram,
4.Njëmbëdhjetë (11) tableta te dyshuara për narkotikë të llojit Ekstazi me peshë 3.78 gram,
5.Një (1) tegull qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 23.51,
6. Një (1) tegull qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Speed me peshë 381.25 gram,
7.Një (1) kuti letre me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 2.46 gram,
8.Një (1) kuti plastike me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë me peshë 29 Gram,
9.Dy (2) Pako të cigareve me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 2.94 Gram,
10. Gjashtë (6) qese plastike të zbrazëta,
11.Një (1) peshore elektronike me mbishkrimin “Konstant” ngjyrë e zezë dhe një peshore elektronike me mbishkrimin “QC Passed” ngjyrë e gjelbër.
I dyshuari i lartëcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit të intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orë në stacionin policor në Prizren./Indeksonline/
Mërgimtari nga Zhuri, sjell nga Zvicëra donacion disa karroca për personat me nevoja të veçanta
Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, në faqen zyrtare të tij, ka njoftuar se mërgimtari zhurian, Ruzhdi Kabashi, i cili jeton dhe vepron ne Zvicër ka dhuruar një donacion prej disa karrocave për personat me nevoja të veçanta si dhe paisje të tjera ndihmëse.
Ky është postimi i plotë:
Njoftim
Qytetar të nderuar të Zhurit dhe më gjerë!
Ju njoftojm se në adresë të BL Zhur kanë arritur disa paisje për njerëzit në nevojë si: karroca ulëse, karroca ndihmëse për ecje, si dhe mbajtëse për ecje.
Ky donacion vjen nga një bashkëatdhetar Zhurian me qëndrim në Zvicër z. Ruzhdi Kabashi të cilin e falenderojmë në emrin tim, në emër të z. Samidin Badalli si dhe në emër të BL Zhur dhe i lutemi Allahut që ta shpërblej me mirësit e tij!
Një falenderim i veqantë shkon edhe për kompanin “Fanaj Transport” për transportin Human që i solli këto gjësende nga Zvicra deri në Zhur.
Të gjithë ata që kanë nevoj për ndonjërën nga këto paisje të lajmrohen në këto numra të telefonit:
Behar Begaj +383 44 151 758 dhe Samidin Badalli +383 44 237 609.
“Dridhet” Londra, tifozët anglezë vërshojnë sheshet e qytetit para finales Angli – Itali
Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri tek finalja e madhe e Kampionatit Evropian Euro 2020 ku do të ballafaqohen Anglia dhe Italia.
Ndeshja finale e Euro 2020 do të startojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”.
Truma të mëdha tifozësh tashmë janë mbledhur nëpër sheshet kryesore të Londrës dhe janë duke krijuar atmosferë të zjarrtë në përkrahje të “Tre Luanëve”.
Asociacioni i Komunave Serbe, pasi të shuhen strukturat paralele
Qeveria e Kosovës nuk ua ka shuar përfundimisht shpresat serbëve për ta pasur Asociacionin e tyre në Kosovë.
Por ka një kusht që duhet përmbushur, të cilin delegacioni kosovar e ka ngritur në takimet e fundit në Bruksel.
Në zyrën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi kanë thënë se çështjen e Asociacionit do ta marrin seriozisht kur Serbia t’i ketë shpërbërë strukturat paralele në Kosovë.
Qeveria gjen shkelje ligjore në disa hidrocentrale
Për më shumë se pesë vjet, Agron Rushiti nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rajonin e tij.
Ai ka marrë pjesë në dhjetëra protesta kundër futjes në gypa të lumit Lepenc, i cili kalon edhe pranë shtëpisë së tij.
Rushiti thotë se është momenti i fundit që Qeveria të marrë masa ndëshkuese ndaj kompanive që kanë ndërtuar hidrocentralet, duke dëmtuar natyrën.
“Unë po të tregoj se nuk ka asgjë, as burgu, as paratë që mund ta paguajnë dëmin, sepse lisi nuk kthehet në gjendjen e mëparshme. Këta kanë shkatërruar gjithçka. Natyra di të rigjenerohet nëse ka ndërprerje të këtyre aktiviteteve. Unë jam i sigurt që kjo natyrë do të rigjenerohet dhe do të vijë në gjendjen e mëparshme”, thotë Rushiti.
Rushiti thotë se kompanitë që kanë ndërtuar hidrocentralet, nuk mund ta riparojnë natyrën, porse për këtë, sipas tij, duhet angazhim më i madh qytetar dhe institucional.
Rushiti thotë se hidrocentralet jo vetëm që e kanë dëmtuar natyrën përreth shtëpive të tyre në fshatin Biti e Poshtme, porse edhe ua kanë vështirësuar jetën.
Qeveria me raport për shkeljet e hidrocentraleve
Një komision ministror ka gjetur shkelje të shumta në procedurat e dhënies së lejeve, si dhe operimin e hidrocentraleve në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Linda Çavdarbasha, të enjten, më 8 korrik, duke folur në konferencën “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Synimet që duhet t’i përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm”.
Çavdarbasha ka thënë se menjëherë pas ardhjes në pushtet, Qeveria së cilës i takon ajo, është marrë me çështjen e hidrocentraleve, duke takuar banorë, operatorë të ndryshëm, si dhe organizata joqeveritare.
Shkeljet e evidentuara, sipas zëvendësministres, janë përmbledhur në një raport që i është dorëzuar kabinetit të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Është mjaft raport voluminoz dhe i përfshin të gjitha hidrocentralet e Kosovës. Kështu që kemi parë shumë shkelje. Shkeljet janë nga aspekti administrativ. Ka shkelje në akte ujore, në akte mjedisore, shkelje në pjesën e inspektoratit, i cili nuk ka pasur vizita të mjaftueshme në terren. Kemi parë shkelje në transparencë dhe shumë e shumë shkelje të tjera, për të cilat duhet të merret një vendim”, ka deklaruar Çavdarbasha.
Radio Evropa e Lirë ka provuar që të marrë më shumë detaje nga raporti, se për cilat hidrocentrale janë gjetur shkelje, por zëvendësministrja Çavdarbasha, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se ende janë në shqyrtim të raportit dhe se nuk mund të deklarohen për media.
Aktivistët thonë se dënimet janë të pashmangshme
Ardian Nrecaj, aktivist mjedisor, thotë se varësisht nga gjetjet e raportit të komisionit ministror për hidrocentralet, duhet të shqiptohen masa ndaj hidrocentraleve.
Ai thotë se qeveritë e kaluara kanë dështuar që të kujdesen për natyrën, duke lejuar ndërtimin e hidrocentraleve pa respektuar kriteret ligjore.
“Shkeljet ligjore kanë qenë veçse të qarta, por shpresoj se komisioni ministror i ka evidentuar një nga një ato shkelje. Diçka duhet të bëhet, sepse gjendja është shumë e keqe”, thotë Nrecaj.
Sipas tij, dhënia e lejeve për ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve është përcjellë me shkelje të shumta ligjore.
Ai thotë se askush nga institucionet nuk i ka dëgjuar banorët lokalë, përpara se të jepeshin lejet për hidrocentralet.
“Duhet të merren parasysh edhe kërkesat e banorëve lokalë. Nuk mund t’ia japim ne ujin një kompanie e t’i neglizhojmë kërkesat e banorëve, të cilët jetojnë prej ujit”, thotë Nrecaj.
Avokati i Popullit konstatoi shkelje të shumta
Në fillim të këtij viti, zyra e Avokatit të Popullit në Kosovë publikoi një raport, në të cilin konstatoi shkelje të shumta në procedurat e ndërtimit të hidrocentraleve.
Në raportin e Avokatit të Popullit për hidrocentralet thuhet se proceset për ndërtimin e hidrocentraleve janë përcjellë me mangësi të vazhdueshme, si në aspektin procedural, ashtu edhe të qasjes në informacione, pjesëmarrjes së publikut dhe qasjes në drejtësi.
Sipas këtij institucioni, proceset për ndërtimin e hidrocentraleve nuk kanë përfshirë në masën e duhur publikun dhe shqetësimet e banorëve lokalë, si dhe të shoqërisë civile.
Avokati i Popullit i kishte rekomanduar Qeverisë që t’i balancojë interesat publike me ato ekonomike, duke vlerësuar me kujdes të veçantë interesin në mes të rëndësisë së prodhimit të energjisë, në raport me ndikimin që mund të ketë në natyrë.
Avokati i Popullit kishte ftuar institucionet e drejtësisë, që t’i trajtojnë me prioritet rastet që lidhen me dëmet e shkaktuara ndaj natyrës.
Ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë është përcjellë vazhdimisht me kritika. Sidomos, banorët e Deçanit dhe të Shtërpcës kanë protestuar dhjetëra herë kundër dëmtimit të natyrës.
Përkundër investimeve në hidrocentrale, rreth 95 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet me thëngjill, ndërsa vetëm 2.7 për qind nga hidrocentralet. Pjesa tjetër prodhohet nga era, si dhe nga panelet solare.
Ministri Mehaj nga Srebrenica: Bota nuk duhet të heshtë për këto krime
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ishte i pranishëm në Memorialin e Gjenocidit në Srebrenicë me rastin e 26 vjetorit të masakrës atje, si përfaqësues shtetëror i Kosovës, bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës.
Mehaj ka thënë më këtë rast se krimet e luftës nuk vjetërohen dhe se bota nuk duhet të hesht për këto krime.
Sipas tij, vetëm duke ndjekur penalisht të gjithë autorët serbë të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, mund të parandalohen gjakderdhjet në të ardhmen.
“Ende është dhe duhet të jetë e fuqishme ndërgjegjja njerëzore, sepse gjëma e nënave të viktimave nuk pushon kurrë, e shpirtrat e viktimave nuk qetësohen pa fitoren e drejtësisë dhe të vërtetës. Vetëm duke ndjekur penalisht të gjithë autorët serb të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit mund të parandalohen gjakderdhjet në të ardhmen. Sepse, siç thotë ish- zonja e parë e SHBA-së, Eleanor Roosevelt, “Nuk është e mjaftueshme për të folur për paqen. Duhet besuar në të. Dhe nuk është e mjaftueshme për të besuar në të. Duhet punuar për të.” Dhe duhet punuar për paqen, sepse ua kemi borxh gjeneratave të ardhshme. Ia kemi borxh ndërgjegjes sonë që thirret pa pushim nga viktimat e pafajshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.