Home Blog Page 4325

Vala e të nxehtit vret 500 njerëz e 1 miliardë gjallesa detare në brigjet e Kanadasë

0

Ekspertët vendas thanë së fundmi se një miliardë midhje, peshq, yje deti e gjallesa të tjera bregdetare janë pjekur për vdekje gjatë valës së fundit të të nxehtit në Kanada.Studiuesit në brigjet kanadeze të Paqësorit thanë se katastrofa e botës detare ka ndodhur gjatë javës së të nxehtit rekord, duke argumentuar se ekosistemet nuk janë të afta t’i mbijetojnë temperaturave të tilla dhe janë të dobëta ndaj ndryshimit të kushteve klimatike.

Vala vrasëse e njohur si “kupola e nxehtësisë” që preku rajonin kanadez të British Columbia, për pesë ditë ka vrarë të paktën 500 njerëz në Kanada me temperatura ekstreme prej 40 gradë C, teksa zjarre të mëdha vazhdojnë të digjen në pyjet e provincës.

Ekspertët thonë se nxehtësia ka shkaktuar pasoja të tmerrshme në botën e gjallë detare duke lënë skena “post-apokaliptike”. Biologu detar Christopher Harley i Universitetit të British Columbia thotë se kushtet përvëluese kanë pjekur të gjalla midhjet e llojeve të ndryshme apo yjet e detit që ishin të ekspozuar.“Kur hidhje hapat toka kërciste nën këmbë nga guaskat e midhjeve. Ato ishin aq shumë sa që nuk mund të shmangje kafshët e ngordhura kur ecje mbi tokë,” tha ai për The Guardian.

Ai shton se midhjet mund të durojnë temperatura të tilla vetëm për disa orë, por më shumë mbijetesa është e pamundur për to.Në rajonin fqinjë Alberta, një numër gjigand peshqish të ngordhur kishin dalë në breg, me shumë gjasa prej valës së të nxehtit. Ekspertët shtojnë se efekti domino i humbjes së një mase të tillë të botës detare ndjehet në ekosisteme të tjera dhe sidomos shpendët emigratorë që ushqehen me to para emigrimit në rajonin Arktik.

Arrestohet në “shtëpinë e barit” 19-vjeçari shqiptar në Angli: Erdha për një jetë më të mirë

0

Një 19 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me “shtëpi bari” në Bradford të Britanisë së Madhe. Mediat britanike raportojnë se i arrestuari është 19-vjeç dhe kishte mbjellë drogë në 6 dhoma në një vilë 4 katërshe. Konkretisht shqiptarit iu gjetën 213 bimë kanabisi.

Zelaj fillimisht nuk ua hapi derën efektivëve të policisë, por ato u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës dhe më pas bënë arrestimin e tij.

Shqiptari nuk kishte dënim të mëparshëm në Britaninë e Madhe ndërsa para gjykatësit ka thënë se kishte vetëm rolin e ujitësit. 19-vjeçari tha para gjykatës se ai kishte mbërritur në Angli nga Franca për një jetë më të mirë dhe me shpresën për t’i dërguar para familjes së tij të varfër në Shqipëri./abcnews

Avullimi i 2.1 milionë eurove nga buxheti i shtetit, paralajmërohet ngritje e aktakuzës brenda këtij muaji

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson se brenda këtij muaji së paku duhet të ngrihet aktakuzë nga prokuroria për këtë rast.Murati në T7, ka thënë se procesi është ende në prokurori, derisa, nuk mund të jep shumë detaje, sepse kjo ka qenë kërkesa e prokurorisë, që ai të mos prononcohet për këtë rast.

Tutje, ai ka thënë se është stërzgjatur procesi, e shpreson që brenda këtij muaji të paktën të bëhet ngritja e aktakuzës.

”Procesi aty është në prokurori, jam interesu patjetër, nuk muj me dhanë shumë detaje, marrë parasysh se ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos prononcohem lidhur me detajet, por po shpresoj që ish dashtë shumë shpejt, se nëse nuk bëhet edhe këtë muaj, jemi tu fol për një stërzgjatje të procesit, s’paku me ngrit aktakuzë, jemi tu fol për një çështje për të cilën s’ka pas dilema kohore çka ka ndodhë, e qysh ka shku puna, nuk ish dashtë me marrë kaq gjatë.

Po besoj që shumë shpejt duhet me vepru, në vazhdimësi po e përcjellë procesin çka po ndodh”, ka thënë ministri.“Po pres prej diskutimeve që i kemi pas me pas një llogari kalimtare, mjetet që janë të bllokuar me kalu në një llogari në Bankën Qendrore, e mjetet t’i kemi aty”, deklaroi Murati.
Labinot Gruda dhe Kadri Shala janë duke qëndruar në paraburgim, si të dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kurti nga Athina i drejtohet ekipit olimpik: E gjithë Kosova me zemër do të jetë me ju në Tokio

0

Kurti i tha ekipit të Kosovës se përgjegjësia që mbajnë me vete në Tokio është shumë e madhe, sepse do të përballen me shtete qindra herë më të mëdha se Kosova
Në pamundësi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të flamurit shtetëror nga presidentja Vjosa Osmani, te ekipi olimpik që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, kryeministri Albin Kurti, iu drejtua sportistëve nëpërmjet një video-mesazhi.

Kurti i tha ekipit të Kosovës se përgjegjësia që mbajnë me vete në Tokio është shumë e madhe, sepse do të përballen me shtete qindra herë më të mëdha se Kosova dhe traditë shumë më të gjatë në sport, raporton infokus, transmeton Albinfo.ch.

“Në mitologjinë greke, mali Olimp konsiderohej shtëpia e perëndive, e krijuar nga vetë perënditë olimpike. Sipas legjendës, Titanët, që ishin perënditë e vjetra, luftuan me perënditë e reja – me Olimpianët. Në atë luftë, që u zhvillua për të fituar kontrollin e botës, fituan të rinjtë – Olimpianët”, tha Kurti në video-mesazhin e dërguar nga Athina e Greqisë, ku po qëndron në vizitë zyrtare.

Ai u tha sportistëve se rezultatet e deritanishme na bëjnë të gjithëve krenarë dhe përkundër që do të jetë vetëm pjesëmarrja jonë e dytë në një Olimpiadë, na e keni mundësuar që të besojmë edhe më shumë në performancat tuaja.

Duke i falënderuar për kontributin dhe duke i uruar suksese secilit, kryeministri Kurti i tha ekipit reprezentues se ndonëse fizikisht nuk do të mund të jetë së bashku me ta në Tokio, ai dhe e gjithë Kosova do të jenë me zemër afër tyre.

Rriten çmimet e ushqimit në Kosovë

0

Ngritje më e madhe në çmime është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore
Në Kosovë së fundmi është duke u vërejtur rritje e çmimeve të produkteve të konsumit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 2.4 për qind në muajin qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së ishte i pandryshuar në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021.

Ngritje më e madhe në çmime është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Ngritje e çmimeve është regjistruar edhe buka dhe drithërat, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal, më pas te duhani dhe produkte tjera.

Sipas ASK-së, rënie e çmimeve vërehet te pajisjet telefonike dhe të ato të telefaksit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës analizon çmimet në 14 komuna të Kosovës.

Nga nesër paralajmërohet zgjatja e orarit të gastronomisë, dasmat mbahen deri në orën 01:00

0

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate, raporton Gazeta Express.

Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave.

Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.

Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

Njoftimi i plotë:

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve

Punëtorët e ATK-së sot në grevë

0

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marr për bazë kërkesat e tyre, nesër do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatmipaguesit. Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.Ky është njoftimi i tyre i plotë:

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:1. Krijimi i kushteve të punës;2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së.

Moti i nxehtë sot në Prizren, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

0

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.“Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Nga IHMK njoftojnë se në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave.

“Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi”, njofton IHMK.Tutje në njoftim, nga IHMK thonë se “Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë”.

Gazetari kroat për Ramush Haradinajn: Sikur ta kishim ne një lider si ai

0

Gazetari i njohur kroat Velimir Bujanec, Bujanec, ka vlerësuar punën dhe mundin e ish kryeministrit Haradinaj i cili është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës (AAK).

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, tha se Haradinaj ju ka qëndruar gjithmonë besnik bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nuk i harroi asnjëherë pa marr parasysh çfarë pozite mbante ai.

“Ky është burrë shteti i vërtetë, sikur ta kishim një si ai: Ramush Haradinaj publikoi një pamje nga fushëbeteja, në kujtim të bashkëluftëtarit të ndjerë Shaban Lajqi. Komandanti shqiptar dhe kryeministri i Kosovës në dy mandate, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Instagram, ka ndarë një fotografi mbresëlënëse nga fushëbeteja në kujtim të luftëtarit të guximshëm Shaban Lajqi – Mixha, i cili shkoi nga kjo botë pesëmbëdhjetë vite më parë, për shkak të sëmundjes së rëndë të shkaktuar nga pasojat e luftës. Ajo që është veçanërisht e bukur dhe e ndershme në postimin e Haradinajt është fakti se një njeri i cili është i lartë në politikë sot, kurrë nuk i ka harruar bashkëluftëtarët e tij, dhe më e rëndësishmja – në asnjë moment nuk ka menduar t’i tradhtojë ata, e për këtë shkak ai shpesh ra në konflikt të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që i kushtoi atij edhe me humbjen e postit të kryeministrit, në të cilin jam i bindur që do të kthehet”, ka shkruar ai.

Ai tha se po të udhëhiqet Kroacia, nga një lidier siç është Ramush Haradinaj, i cili nuk u gjunjëzua nga askush, e sidomos jo para atyre që bënë agresion kundër shtetit, vendi do të kishte më pak probleme.

“Ne Ramush Haradinajn duhet të marrin shembull shumë politikanë kroat, e Atdheu ynë do të kishte më pak probleme nëse do të udhëhiqej nga njerëz si ai, luftëtar e atdhedashës që nuk përulen para askujt e veçanërisht jo para atyre që bën agresion ndaj shtetit për të cilin dhanë gjakun e tyre”, thuhet në shkrimin e Bujanec.

Limaj pas dëshmisë së Simmons rreth EULEX: A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

0

Fatmir Limaj, ish i akuzuar nga EULEX-i, po e vlerëson alarmante dëshminë e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në bazë të deklarimeve të tilla, mund të ketë shumë të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në burgje.

Limaj në Info Magazine u shpreh se këto janë dëme të pariparueshme, njofton Klan Kosova.

”Duhet të jetë alarmante për vendin”.

”Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë?”.

”Për çfarë shteti të së drejtës po flasim nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve”.

”Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasë”.

”Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet ne me na i riparu të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve”.

”Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”.

Sipas tij tashmë është në trend që të kundërshtohet e të sulmohet çdo gjë që ishte atdhetare e njerëzore, njofton Klan Kosova.

”Është e qartë, kjo është bo modë të luftohet çdo gjë që ka qenë kombëtare, atdhetare e njerëzore. Është bërë tashmë modë të luftohet kjo strukturë me njerëzit që s’kanë kursyer asgjë për shërbim të vendit”.

”Shpresoj që Kosova të mos dëmtohet nga e gjithë kjo fushatë”.

”Kjo nuk është çështje e eliminimit të një individi apo personaliteti. Unë frikohem që kjo në fund ka mi kushtu Kosovës. Po ligështohet e po dëmtohet fryma çlirimtare e ndërtuese e këtij vendi”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort