Përmes një njoftimi publik, bëhet e ditur se Këshili i Bashkësisë Islame në Prizren përmes sektorit humanitar, degës së Shoqatës “Bereqeti” është duke e zbatuar projektin humanitar për vendosjen e dyerve dhe dritareve nga PVC Plastika për 10 shtëpi të familjeve në nevojë të cilat janë ndërtuar nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.
KBI në Prizren i është mirënjohës bamirësve për bashkëpunimin me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” dega në Prizren. Njëherit inkurajojmë njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkangjiten këti aksioni humanitar, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka deklaruar se qytetarët që furnizohen nga kjo kompani nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi gjendja e ujit është si duhet. Kjo pasi në këtë komunë qytetarët janë shqetësuar për gjendjen e ujit, pas situatës së krijuar në Deçan, e ku 1.500 banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit.
Në komunikatë KRU “Gjakova” shkruan se këtë njoftim po e bëjnë pas dyshimeve për kontaminim të ujit të pijes në Komunën e Deçanit.
“Pas dyshimeve për kontaminim të Ujit të Pijes në komunën e Deçanit, ku burimi i ujit që furnizon këtë pjesë është nën menaxhimin e ujësjellësit – KRU”Hidrodrini” dhe nuk ka të bëjë aspak me zonën furnizuese të KRU”GJAKOVA”, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tek banorët e komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim
Çmimet në Malin e Zi kanë mbetur të pandryshuara në shumë vende këtë sezonë, por kjo është arsyeja pse Ulqini përjetoi një lulëzim të veçantë pas verës së kaluar, e cila ishte një verë e pazakontë për shkak të pandemisë.
Ulqini tani është i mbushur me turistë deri në 75 përqind të kapaciteteve, dhe është interesante që ushqimet e shpejta po paguhen goxha shtrenjtë.
Kjo ka irrituar edhe turistët, derisa njëri prej tyre ka publikuar edhe faturën që ka paguar për një porcion qebapë.
Ai thotë se pagoi 10 euro për një porcion qebapë, që do të thotë 1 euro për qebap.
Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikat për media ka njoftuar se me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin në Komunën e Mamushës, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria ne komunikacion”
Realizimi i këtij plani është kryer nga njësitë e specializuara të komunikacionit rrugor, njësitë e reagimit të shpejtë dhe zyrtarë nga Stacioni policorë në Mamushë.
Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtjeve pa rrip të sigurisë, ngarkesë jo të siguruar, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita) si dhe për keqpërdorim të targave të automjetit policia ka shqiptuar 20 tiketa trafiku dhe ka sekuestruar një automjet pa dokumente të rregullta doganore.
Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, kontrollimi i motoçikletave etj., do të vazhdojnë edhe ne zona tjera si ne rrugën Prizren-Prevalle në fshatin Reqanë dhe në rajonin e Hasit. Gjatë ditës së sotme policia është duke e monitoruar rrjedhën e trafikut edhe përmes Dronit, thuhet në njoftim/
Pas kritikave të forta në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti rreth situatës në Deçan, ka ardhur reagimi i Kurtit.Kryeministri Kurti ka thënë se edhe pse është në vizitë zyrtare jashtë vendit është në kontakt me institucionet relevante për sa i përket gjendjes së shkaktuar.“Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë” shkruan Kurti në Facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,
Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.
Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.
Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.
Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.
Gjatë viti 2021, çmimet në Kosovë kanë pësuar ngritje, duke e rënduar edhe më tej gjendjen e konsumatorëve dhe të ekonomive familjare.
Çmimi te produktet bazë ushqimore si vaji, sheqeri, prodhimet e qumështit dhe mishrat, në Kosovë thuhet se kanë pasur më shumë rritje.
Qytetarët e Kosovës po ankohen se çmimet në treg kanë shënuar ngritje në muajt e fundit.
“Ushqimet i kanë rritë shumë i kanë rritë të gjitha vajin, sheqerin gjitha i kanë rritë ka që 6,7 muaj janë rritë shumë, e çka me bo pensionerët me 90 euro 100 euro punëtori me 170 euro qysh me mbet gjallë ai ka fëmijë, ka që nuk punojnë shumë çmimet e shtrenjta çka me bo tash, standardet në Gjermani kam qenë që 1 vit vaj, njëjtë sikur këtu atje 1 euro këtu 1,70, atje sa është pensioni krahasimet janë shumë të mëdha në krahasim me neve po nuk i intereson askujt për popull”, tha ky qytetar për Front Online.
Një qytetari tjetër thotë se duhet të merren masa nga Qeveria për ngritjen e këtyre çmimeve.
Ai thotë se çmimet e produkteve të konsumit janë në kundërshtim me standardin dhe pagat që marrin.
“Është e vërtet dhe është për keqardhje se duhet me menaxhu ose komuna ose shteti përpara ka qenë kur janë hyp çmimet u duft me hyp edhe pensionit edhe rrogat nuk është e drejt se ata po i rritin sipas dëshirës së vet dhe duhet me funksionu ligji qoftë si komunë ose shteti çmimet janë shumë të shtrenjta edhe standardi i Kosovës me rroga të Kosovës, e kom fjalën rrogat nuk rriten pensioni jo, është e padrejtë shumë është e padrejtë dhe duhet me marrë masa Qeveria në këtë punë shumë”, thotë ky qytetar për Front Online.
E dikush tjetër thotë se nuk ka as inspeksion për këtë punë dhe se qeveritarët dëshirojnë pasuri vetëm për vete.
Ai ankohet se nuk ka kush t;i inspektojnë këto parregullsi në treg.
“Këtu Qeveria nuk ka as inspeksion për me i kontrollu çmimet s’ka asnjë veç me vjedhë dhe me rrejt me shitë troje shqiptare me bo pasuri për vete Inspeksioni i Komunës së Prishtinës që janë tu shku në atë drejtim”, tha ai për Front Online.
Rritjen e çmimeve qytetarët po e krahasojnë me çmimet në vendet e zhvilluara si Gjermani e Amerika, ku standardi është larg Kosovës.
Ai thotë se ka rritje enorme të çmimeve.
“Jo janë rritë po janë rritje enorme, por nuk ka kush i mbikëqyr nëse i mbikëqyr dikush , jo katastrofë është kjo është për standardin gjerman ose Amerikë kudo që është më 200-300 euro sa janë rrogat e pensionet 90-100 e diçka kjo nuk është në rregull, por duhet ata që e kanë për mbikëqyrje këto sene me konsumatorin me i arsyetu ato rroga që i marrin dhe me kry punën e vet”, thotë një tjetër qytetarë i mllefosur.
Ngritjen e çmimeve e ka konfirmuar edhe Udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Ai në një prononcim për Front Online tha se rritja e çmimeve ka ndodhë qysh në pranverë.
Lidhur me ngritjen e çmimeve, Kaçaniku tha se nuk po merren institucionet e vendit, ndërsa faturën po e paguajnë konsumatorët.
“Po natyrisht se rritje të çmimeve ka dhe këto rritje kanë filluar me stinën e pranverës si pasojë e rritjes së çmimeve primare, por edhe të ndikuara edhe në papunësi dhe në mungesën e kujdesit shtetëror, pra mbi 30 % të qytetarëve dhe të familjeve konsumatorët që jetojnë në varfëri që dmth se ata tani më janë të falimentuar janë edhe ata 60 mijë punëtor që kanë mbetur pa punë për shkak të ndikimit të pandemisë dhe moskujdesit të shtetit ”, tha ai për Front Online.
Ndërsa një shitës në “Tregun e Gjelbër” në Prishtinë për Front Online, thonë se ngritjen e çmimeve e kanë bërë marketet, dhe jo tregtarët.
“Nuk kanë pse të ankohen qytetarët çmimet janë kanë gjithmonë kështu, na kurrgjë s’kemi rritë çmime këtu, spinaqi u rritë pak por çdo vit është kështu në këtë kohë shkon deri në 4 euro sepse është mungesë e spinaqit se kurrgjë tjetër nuk kemi rritë na, përkundrazi 50 cent i kemi ma lirë këto nuk e dinë ku e marrin qytetaret ata që e marrin shumë shtrenjtë s’po e këqyrin ato senet nëpër markete , që janë shku dyfishë më shtrenjtë, zejtini prej 80 është bë 1,80”.
Sipas këtij të fundit për standardin e Kosovës çmimet janë të shtrenjta
“Për standardin e Kosovës çdo send është shtrenjtë edhe 50 cent është shtrenjtë, 150 euro 200 euro rroga janë tu nejt njerëzia gjynah i Zotit me 170 euro pensioni ka punu 40 vjet i ka 190 çka janë 190 euro një barnë me shku me marrë në barnatore e ki mas pakti e ki çka duhet për pensionistë 40-50 euro e me çka me jetu. Ata që shkojnë në ndërtimtari të mëdha po mbyten njerëzit çdo ditë për 200,250, prej që erdh kjo qeveria e tash kjo i ka ngritë çmimet e shitoreve të dyfishta garant të dyfishta janë bërë “, shtoi ai.
Ndërkaq ditë më parë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), kishte kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit.
Me anë të një komunikate për media, AAK me 1 qershor kishte konfirmuar se ka rritje theksuar të çmimit të vajit nga muaji janar i këtij viti.
Gjatë vitit 2020 në Kosovë por edhe 2021, i cili tashmë njihet si viti i pandemisë së Coronavirusit, çmimet e produkteve bazë u rriten.
Nga muaji mars i këtij viti në Kosovë madje çmimet janë ngritur shumë më shumë.