Home Blog Page 4321

Ramush Haradinaj nis në Pejë sezonin e korrjeve dhe shirjeve

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e sezonit e korrjeve dhe shirjeve në fshatin Sverkë e Thatë në komunën e Pejës.

Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se këtë të martë ka vizituar edhe dy ferma, transmeton Klankosova.tv.

‘’Fillimisht qëndrova në shtëpinë e Janoshëve në Rasujë, shtëpi që ishte strehë e luftëtarëve të lirisë. Kjo familje ka në pronësi fermën e pulave, për të cilën më informoi hollësisht bashkëluftëtari im Selim Berisha.Ndërsa në Nabërgjan, vizitova fermën e gjedheve në pronësi të Arif Gashit, ku takova edhe antarë të Shoqatës të Fermerëve. Dëgjova nga dora e parë për problemet dhe kërkesat e tyre’’, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai shtoi se në këtë kohë kur ekonomia e vendit është goditur rëndë dhe të gjithë bujqit e fermerët në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit, ai do të jetë gjithmonë mbështetës dhe avokat i të drejtave të tyre.

Austria ndan edhe një milion vaksina, Kosova ndër shtetet përfituese

0

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi i tij do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave antiCOVID, të prodhuara nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor ku përfshihen (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore).

Kjo gjë u vë në pah gjatë një vizite të tij në New-York, ku poashtu Kurz vizitoi edhe selinë e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për pasojat negative të pandemisë COVID-19.

“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, tha kancelari Kurz.

Ai me këtë rast premtoi se vendi i tij do të jetë partner i atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe pret që pandemia të kalohet dhe të kthehet në jetën normale.

Kurz theksoi se masat epidemiologjike do të shtrëngohen në Austri vetëm nëse është e nevojshme teksa beson se do të jetë më e pranueshme që qytetarët të sillen me përgjegjësi.

Ndryshe, duhet përkujtuar që Asutria pati ndarë edhe më herët 600 mijë doza të vaksinave antiCOVID për shtetet ballkanike.

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin lokal për vonesat në dezinsektim të ambientit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka kritikuar pushtetin lokal për vonesat në realizimin e projektit për dezinsektimin e ambientit.

Siç thuhet në reagimin e LDK-së, qytetarët e Prizrenit janë në hallë nga mushkonjat, mizat e insektet e rrezikshme që shpërndajnë infeksione dhe bartin bakterie të ndryshme.

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren:

Komunikatë

Qytetarët e komunës së Prizrenit këtyre ditëve me temperatura ekstreme të larta, jane në hallë me mushkonjat, mizat dhe insektet tjera të rrezikshme që shpërndajnë infeksione dhe bartin bakterie të ndryshme.

Pushteti komunal është treguar komplet i paaftë për tu kujdesur për shëndetin dhe mirëqenjen e qytetarëve prizrenas.

Qysh se kjo qeveri komunale është në pushtet, asnjëherë nuk po arrinë me kohë me e realizu aksionin për DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim), në mënyrë që të parandalohet shfaqja enorme e insekteve, sidomos ditëve e javëve me temperatura të larta kur qytetarët kanë shumë nevojë per ti mbajtur hapur dritaret e shtëpive e banesave të tyre.

Në vend që të angazhohen e punojnë në kët drejtim, zyrtarët komunal dhe vet kryetari Haskuka, gjejnë kohë të sulmojnë shoqërinë civile, opozitën e këdo që dënjon të ankohet apo të kritikon, me të drejtë, neglizhencën, pasivitetin, mosinteresimin dhe dështimin total të tyre për të përmbushur përgjegjësitë e obligimet që u takojnë.

Të dashur qytetar të Prizrenit, shpejtë po afrohet dita kur ju do ta keni mundësinë ti ndëshkoni me votën tuaj këta pushtetar të dështuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, solidarizohet dhe ndan shqetësimin me gjithë ata qytetar që këtyre ditëve po ankohen, me të drejtë, për mohimin e mundësisë për tu ajrosur e freskuar, qoftë në shtëpitë e tyre duke i hapur dritaret, apo nëpër hapësirat publike të gjelbëruara, për shkak se po ua pamundësojnë numri i madh i mushkonjave dhe insekteve të llojllojshme, si rezultat i mos reagimit adekuat komunal.

Prizren,

13.07.2021

Nga sot mund të caktojnë termin për vaksinim të gjithë mbi 18-vjeç

0

Nga sot, në Kosovë mund të caktojnë termine për vaksinim të gjithë qytetarët mbi moshën 18-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar informacionet shtesë të platformës online përmes së cilës mund të caktohet termini.

Po ashtu, është aktivizuar linja telefonike pa pagesë 080030900, ku mund të kërkohet ndihmë, të aplikohet për vaksinim apo për arsyet si më poshtë:

1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2. Për informata rreth vaksinës

3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

PSD nuk garon në zgjedhjet lokale!

0

Partia Socialdemokrate nuk do të garojë në zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie.

Të paktën kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta brenda kësaj partie.

Mosgarimi i tyre ka të bëjë kryekëput me faktin se degët aktuale të partisë në fjalë ende janë në proces e sipër të strukturimit.

“Jo, PSD-ja nuk do të garojë në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte. Kjo për shkak se ende duhet punuar në organizim të degëve”, tha ndër të tjera ky burim për GazetaBlic.

Partia Socialdemokrate nuk garoi as në zgjedhjet kombëtare të 14 Shkurtit.

Kujtojmë se pas ndarjes nga VV-ja, PSD-ja qeverisi me dy komuna, Prishtinën e Dardanën, ani pse pas zgjedhjeve të vitit 2019, Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe nga të gjitha strukturat e partisë.

Gjithsesi, brenda ditëve mund ta kemi edhe konfirmimin zyrtar nga socialdemokratët kosovarë.

Simmons, ambasadorit gjerman: Pse po frikësohet EULEX nga hetimi nëse deklaratat e mija janë të rrejshme

0

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons i është përgjigjur sërish ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde për një deklaratë të këtij të fundit, i cili raportimin e Simmons e konsideroi dezinformatë dhe shprehi habi se pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë hapësirë të njëjti.

Simmons me anë të një postimi të ri në Twitter i është drejtuar Rohdes, duke e pyetur se nëse deklaratat e tij janë false, atëherë pse EULEX-i duhet t’i frikësohet një hetimi nga Kuvendi i Kosovës.

“Nëse deklaratat e mija janë të rreme, pse duhet të ketë frikë EULEX nga një hetim i Kuvendit të Kosovës?”, i është drejtuar Simmons ambasadorit Rohde.

Ky i ka mbështetur reagimin e EULEX-it duke e quajtur si përgënjeshtrim bindës për pretendimet e pabazuara të Simmons

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.

Ndaj kësaj deklarate ndërkaq kishte reaguar më herët Simmons duke thënë se i posedon provat dhe dokumentet mbi pretendimet e tij.

Shoferët e kamionëve bllokojnë komunikacionin në autostradën në hyrje të Prizrenit, duke bërë “muhabet”

0

Dy shoferë të kamionit, sot gjatë ditës në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në sektorin Prizren- jug, kanë zvogëluar shpejtësinë e kamionëve për të biseduar me njëri tjetrin.

Siç shihet në videon e dërguar në redaksinë e TV Prizrenit nga një qytetar, këta dy shoferë kanë bllokuar edhe komunikacionin e autostradës.

Sipas targave të kamionëve, shihet se këta kamionë janë nga Serbia./tvprizreni.net/

A kanë pranuar kërkesë për mbrojtje të Thaçit në Slloveni? – flasin nga Ministria e Drejtësisë

0

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë si i akuzuar për krime të luftës ka kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja nga arresti shtëpiak.

Kështu shkruan në një artikull të datës 10 korrik të gazetës sllovene “Necenzurirano”.

Në këtë artikull theksohet se gazeta posedon informacion se Thaçi si vend të tretë e ka përzgjedhur Slloveninë për t`u mbrojtur.

Klankosova.tv ka pyetur në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës për të parë nëse ka pranuar ndonjë kërkesë nga mbrojtja.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë sa i përket mbrojtjes në një shtet të tretë të ish-presidentit Thaçi.

“Sa i përket pyetjeve tuaja lidhur me pretendimet e mediumit slloven “Necenzurirano”, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë kërkesë për sa i përket mbrojtjes në një shtet të tretë të ish Presidentit Thaçi”.

E lidhur me këtë rast Klankosova.tv ka pyetur edhe në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë për të parë nëse qëndrojnë këto raportime të gazetës sllovene “Necenzurirano”.

Në një përgjigje të MPJ-së sllovene thuhet se nuk e komentojnë këtë rast.

“Ministria e Jashtme e Sllovenisë nuk i komenton këto pyetje”.

Lidhur me rastin jemi në pritje të një përgjigjeje edhe nga Zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe nga Gjykata Speciale.

Por, akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga këto dy institucione.

Tenisti prizrenas, Arbin Koro, pas dy fitoreve kualifikohet në çerekfinale të turneut të tenisit në Podgoricë

0

Gjatë kësaj jave, në Podgoricë të Malit të Zi është duke u mbajtur turneu i tenisit ” Rio Verde Open 2021″ në Podgoricë të Malit të Zi.

Pjesë e këtij turneu është edhe tenisti i talentuar prizrenas, Arbin Koro, i cili është kualifikuar për në çerekfinale pas fitoreve të arritur në dy xhirot e para ndaj rivalëve, Mikhail Silvestrov me rezultat 6-3 6-0 dhe Stefan Gjokoviq 5-7 7-6(0) 6-1, ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Tenisit të Kosovës.

Ndryshe, kohë më parë, tenisti i ri prizrenas, Arbin Koro, ka treguar performancë të mirë edhe në një turne të këtillë për grupmoshat U-16 në Maqedoninë e Veriut.

Muriqi: Do ta shihni këtë sezon Muriqin e vërtetë

0

Në sezonin debutues, Muriqi ka bërë 34 paraqitje me Lazion, ka realizuar vetëm një gol. Ai ka dhuruar edhe një asist. Sulmuesi i Kosovës premton më shumë në të ardhmen

Vedat Muriqi tregon “dhëmbët” ende pa nisur sezoni.

Sulmuesi shqiptar i Lazios, i cili nuk la gjurmë në sezonin e tij të parë në Serie A, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga skuadra e kryeqytetit italian.

Ai ka premtuar se në sezonin e dytë, do të zbresë si një tjetër lojtar, do të tregojë fytyrën e vërtetë.

Në intervistën për “Lazio Style Channel”, Muriqi foli edhe për trajnerin e ri, Maurizio Sarri si dhe shqiptarët që ka në ekip, Hysaj dhe Strakosha, me të cilët ka luajtur në të kaluarën.

“Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat. Kisha dy sezone rresht që nuk zhvilloja fazë përgatitore, vitin e kaluar u infektova edhe me Koronavirus. Po punojmë mirë, gjithmonë do të ndihem më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”, u shpreh ai.

“Trajneri flet me të gjithë, ne nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të jetë e nevojshme, por në çdo rast do të jem i lumtur që mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë.”

“Kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshen kur ishim të gjithë te U-21 e Shqipërisë. Hysaj është një lojtar i shkëlqyeshëm, e njeh futbollin e Sarrit, është një anësor i shkëlqyeshëm”.

“Skema? Do të vendoset nga trajneri, do të na duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e re, por ne kemi një nga trajnerët më të mirë në botë”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort