Home Blog Page 4320

SHBA-ja e ndihmon FSK-në me paisje moderne

0

Komanda Ushtarake e SHBA-së në Evropë ka dhuruar sisteme të zbulimit për FSK-në në vlerë prej 190 mijë dollarë.

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se pajisjet moderne do të shërbejnë për të mbrojtur kosovarët.

“Duke e fuqizuar FSK-në për t’i mbrojtur më mirë të gjithë kosovarët, javën e kaluar, duke iu falënderuar Komandës Ushtarake të ShBA-së në Evropë, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhuroi donacion prej mbi 190.000 dollarësh të sistemeve të zbulimit me rreze X dhe pajisje të tjera, përderisa i ka trajnuar pjesëtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së për përdorim të duhur të këtyre sistemeve”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

 

Filloi angazhimet njësiti i biçiklistëve të stacionit policor “Veri” në Prizren

0

Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, njofton se , sot, pas një trajnimi profesional, njësiti i biçiklistëve nga stacioni policor në Prizren-Veri , ka filluar punën në terren, duke kryer aktivitete patrulluese në rrugë dhe lagje të Prizrenit.

Njësiti i biçiklistëve është njesi e specializuar për të kryer detyra të trafikut, duke kontrolluar automjetet pjesëmarrëse në komunikacion dhe merret me kundërvajtjet si: parkingjet ilegale, ndalimin e drejtuesve të automjeteve pa patent shofer dhe kundërvajtjet tjera në komunikacion.

Ky njësit është shume profesional dhe shume i dobishëm për organizatën policore, pasi është efikas dhe ekonomik, duke ju përgjigjur thirrjeve të qytetarëve në kohë të shpejtë dhe reale.

Duke pas parasysh ngarkesën në komunikacion rrugor dhe rrugët e ngushta, ky njësit e ka mundësinë e reagimit më të shpejtë dhe profesional, ka njoftuar zëdhënësi i DRP-së, Shaban Osmanollaj.

 

 

​Punëtorët e ATK-së sot për 3 orë në grevë

0

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka filluar grevën 3 orëshe (09:00 – 12:00), duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në maj të këtij viti, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Pas përfundimit të grevës pritet të ketë konferencë për media.

Kërkesat e punëtorëve të ATK-së mbeten të njëjta, e që janë krijimi i kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme e të tjera.

Sot pritet vendimi: Zgjatet orari i gastronomisë, dasmat mbahen deri në orën 01:00

0

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate.

Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave.

Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.

Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

IKSHPK nxjerr rezultat tjetër, analiza mikrobiologjike rikonfirmon se uji në Deçan nuk është i infektuar

0

Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.

Ajo tutje ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

Mehaj: Specialistët e FSK-së i kanë bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit në Deçan

0

Ministri i FSK-së, Armend Mehaj, ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me njësitë e specializuara të forcave në terren.Ai ka thënë se Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme është duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.Tutje ai ka treguar se po bëhet vlerësimi i përgjithshëm i i situatës në qytetin e Decanit.

“Të dashur bashkëqytetarë të mi deçanas, Qytetarë të dashur të vendit tim, Jam në komunikim të vazhdueshëm me njësitë e specializuara të FSK-së në terren. Gjatë ditës menjëherë është ngritur gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale. Dhe përveç monitorimit të situatës, menjëherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit”, ka shkruar ai.Ai thotë se këto aksione do të vazhdojnë 24 orë në ditë deri në momentin kur të kthehet gjendja normale.“Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit. Njësitet tona vazhdojnë operacionet dhe në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojmë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara. Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e gjendjes normale. Ky është Misioni ynë! Kjo është Detyra jonë!”, shtoi ai.

Flet babai i të vrarit në Viti: Që dy vite e kam pritë me ardhë, erdh me shku në arkivol

0

Babai i të vrarit në Viti, Arbnor Rama, Isa Rama ka rrëfyer se si ka ndodhur plagosja me armë zjarri ku mbeti i vdekur djali i tij që para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë.Sipas babait, Isa Rama, djali i tij kishte ardhur para katër dite në Kosovë, dhe se kishte punuar me vëllain e dorasit, me të cilin kishin pasur një zënkë të vogël, por jo për të përfunduar me fatalitet

“Detajet tani po i mësojmë, por diçka konkrete nuk kemi pasur, jemi familje e qetë nuk kemi pasur qasi ngjarje, kanë punu jashtë bashkë më vëllain e tij, kanë pasur njëfarë zënkë të vogël dhe kur kanë ardhur këtu, unë nuk kam pasë njohuri për kaq incident të rëndë me fatalitet, por qe qysh na përcjell gëzimi, dhe na shndërrohet ne tragjedi. I kam prit që dy vite me ardhe, e me erdh për me shku në arkivol”, tha babai i Viktimës në Kanal10.

Tutje Isa tregon se kishe biseduar me Arbnorin, por se ky ishte një problem i vogël, i thjeshtë
“Problem i vogël i thjeshtë kurrgjë diçka i theksueshëm jo , problem aty për aty, kemi bisedu, i kam thanë është shumë problem i vogël as mos e diskuto këtë punë se sja vlenë, unë du me ardhë në pushim, merre nusen edhe du pushim të qetë, edhe ka ardhë, që katër ditë, dje i ka ardhë gruaja, sot në arkivol.Isa tregon se nuk e ka ditur që Arbnori, do të takohet me dorasin

“Nuk e kam ditë që Arbnori, do të takohet me dorasin, sepse ka qenë problem i vogël, dhe se nuk ka bisedu për këtë, e jo me dalë me u gjuajt me dy tri kerre sikur në Teksas, dhe dhashtë zoti rasti i fundit koft”, tha Rama.Në fund Rama tha se pret nga institucionet të kryejnë punën e vetë.

108 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus tetë persona ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, raporton Gazeta Blic.Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.
Në total numri i rasteve aktive është 108.

Sot temperatura përvëluese në Kosovë

0
created by dji camera

Edhe sot mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë.Temeperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celcius, raporton IHMK.
Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (12 – 16 korrik 2021)
Do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë. Të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish, Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius.Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi.

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë.

Detaje të reja nga vizita: Veselit iu desht leje e veçantë nga Specialja për të shkuar tek varri i babait

0

Të shtunën e javës që lamë pas, ish-kryekuvendari dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli qëndroi në Kosovë me leje të veçantë nga Specialja. Vizita e tij në Kosovë erdhi pasi që babai i Veselit, Fazliu ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Kadri Veselit nuk iu dha leje nga Specialja për të qenë prezent në ceremoninë e varrimit të babait të tij që vdiq në moshën 94-vjeçare. Shkaku i procedurave, kërkesa e Veselit për të ardhur në Kosovë u ekzekutua vetëm të shtunën, tri ditë pasi që babai i tij ndërroi jetë, shkruan lajmi.net.

Në bazë të kërkesës të cilën e ka parë lajmi.net, të cilën avokati Emmerson ia ka parashtruar regjistrit, shihet se Veseli ka kërkuar që në Kosovë të qëndrojë për shtatë ditë, mirëpo se kjo pikë nuk është miratuar nga gjyqtari paraprak.

“Në dritën e të gjitha të lartpërmendurve, nga Gjyqtari i Procedurës paraprake kërkohet me respekt që të urdhërojë Zyrën e Regjistrimit që të lehtësojë një vizitë shtatë (7) ditore të paraburgimit në Kosovë në mënyrë që të lejoni që Z. Veseli të vajtojë babanë e tij dhe të ndajë pikëllimin e familjes së tij nën të njëjtat terma dhe kushte të përcaktuara në paragrafin 18”, thuhet në konkluzionin final të kërkesës së parë të bërë nga Emmerson më 7 korrik, ditën që ndërroi jetë babai i Veselit.

Më 9 korrik, Emmerson ka kërkuar një modifikim të lejes për qëndrimin e Veselit në Kosovë.

Në konsultim me Veselin, është kërkuar që këtij të fundit t’i lejohet një vizitë tek varri i babait, e njëkohësisht t’i zgjerohet edhe rrethi i personave që ka të drejtë t’i takojë, konkretisht xhaxhai dhe halla.

“Mbrojtja për z. Kadri Veseli me anë të kësaj shkrese i drejtohet gjyqtarit të procedurës paraprake me një kërkesë modeste për të ndryshuar kushtet që rregullojnë vizitën kujdestare të z. Veseli në Kosovë për arsye të dhembshurisë për të përfshirë një vizitë tek varri dhe për të zgjeruar rrethin e njerëzve me të cilët Z. Veseli mund të takohet. Anëtarët shtesë të familjes janë ata të lidhur ngushtë me babanë e ndjerë të Z. Veseli (sidomos xhaxhai dhe tezja e Z. Veseli që janë vëllezër e motra të të ndjerit) dhe anëtarët e familjes që jetojnë në ambientet ku po kryhen ritualet e zisë”, thuhet në kërkesën për modifikimin e lejes.

Tutje, në kërkesë, Veseli është pajtuar që vizita të realizohet nën përcjelljen e zyrtarëve mbikëqyrës të kujdestarisë, pra Njësitë Speciale të EULEX-it dhe të ZPS-së.

Në kërkesë, mbrojtja e Veselit ka shënuar edhe lokacionin e varrezave.

Gjithashtu, në kërkesë bëhet e ditur se gjyqtarit të Procedurës Paraprake i janë dhënë kopjet e pasaportave të personave për të cilët është kërkuar leje e veçantë të takohen me Veselin.

E ky i fundit është parë për herë të fundit pikërisht në ditën që erdhi, të shtunën.

Mediat kanë qëndruar gjatë gjithë kohës tek shtëpia e Veselit ku po mbahej e pamja, teksa ish-kryekuvendari ishte në përcjellje të rreptë të Njësive Speciale të EULEX-it.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort