Home Blog Page 4315

Vazhdon fluksi i arritjes së bashkatdhetarëve në Kosovë, në pikat kufitare pa pritje të gjata

0

Përkundër fluksit të madh të bashkatdhetarëve, që po vijnë për pushime nga vendet perëndimore, në pikat kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjata.

Mëngjesin e sotëm nuk janë regjistruar pritje më të gjata se 15 minuta për të hyrë në Kosovë, në vendkalimet kryesore kufitare me Serbinë, në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.

Ndërsa, pritje deri në 15 minuta janë regjistruar edhe në vendkalimin në Vërmicë, për të hyrë në Shqipëri, kryesisht të qytetarëve të Kosovës që kanë mësyrë bregdetin shqiptar për pushime, raporton Telegrafi.

Pritje deri në 15 minuta janë regjistruar edhe në vendkalimin Hani i Elezit, për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Një numër i madh i mërgimtarëve po vijnë për pushime në Kosovë përmes linjës ajrore, prandaj edhe është shtuar fluksi i aterrimeve në Aeroportin e Prishtinës.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

 

Ekspertët e komunikacionit: Pagesa shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturës e tepërt për qytetarët

0

Qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zhurmë, pritje e vonesa shkaktohen pothuajse çdo ditë në rrugët e Prishtinës.

Krejt kjo nga ngarkesa e madhe e veturave.

Disa herë, është kritikuar ndotja që ato shkaktojnë dhe gjendja jo e mirë teknike.

Pikërisht, për identifikim më të lehtë të automjeteve që kanë të kryer kontrollin teknik, shoferët duhet të paguajnë shtesë 5 euro.

Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastruktës, qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvëndësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi thotë se kjo do të t’i ndihmojë Kosovës të aplikojë për karton të gjelbërt.

E kjo nuk është arsyeja e vetme.

Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë.

Ekspertët e komunikacionit thonë për t7 se kjo pagesë po bëhet e tepërt për qytetarët, pasi që çmimi për regjistrimin e veturës u ngrit edhe vitin e kaluar.

Por ky vendim, sipas Ahmetit ka edhe anën pozitive.

E se kjo mund të jetë një barrë për qytetarët e thonë edhe ekonomistët.

Jakup Bellaqa thotë se për qytetarët do të ishte me ekonomike përdorimi i transportit urban.

Qytetarët që nga 1 shtatori do të jenë të obliguar të paguajnë shtesën prej 5 euro, gjatë regjistrimit të automjeteve.

AAK zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Dragashit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Dragashit, raporton TV Prizreni.Në një shkrim në Facebook, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidat i tyre për këtë komunë është Agron Gashi.

Ky është postimi plotë:
“Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash. Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit.
Kjo komunë malore, me numrin më të madh të bimëve mjekësore dhe aromatike, me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit.”

Drejtori i QKMF-së Deçan jep lajmin e mirë: Situata me helmimin drejt përmirësimit, ka rënie të numrit të pacientëve

0

Drejtori i Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve të helmuar në komunën e Deçanit.Berisha ka thënë se gjendja e pacientëve të cilët janë drejtuar për shërbim në QKMF ka qenë stabile.

Ai ka dhënë lajmin e mirë se situata po shkon drej përmirësimit pasi numri i pacientëve që kërkojnë trajtim nga helmimi po bie.

“Gjatë 24 orëshit të fundit gjendja e të gjithë pacientëve të cilët janë drejtuar në Qendrën tonë ka qenë stabile. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbimin adekuat dhe fatbardhësisht numri është në rënie e siper.

Për informata më të thukta do të kemi një koferencë në ora 16:00 që do të mbahet nga kryetari Ramosaj dhe Shtabi Emergjent” tha shkurt Berisha për “Gazeta Blic”.Që nga shfaqja e rasteve të para të helmimit dhe deri tani, është raportuar për mbi 1500 persona të helmuar.
Shkaku i helmimit ende nuk dihet, ndërsa nga MSH-ja është thënë se mostrat e të helmuarve do të dërgohen për analizë jashtë vendit.

“Një numër i mostrave të cilat pritet të dërgohen jashtë shtetit sepse kjo lloj analize nuk bëhet në Kosovë”, ka thënë dje në mbledhjen e Qeverisë Ministri Vita.Ndërkohë për shkak të situatës së krijuar komuna e Deçanit dy ditë më parë ka shpallur edhe gjendjen emergjente.

Lumir Abdixhiku ia konfirmon kandidaturën Anton Qunit për kryetar të Prizrenit

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Këtë Abdixhiku e ka konfirmuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, derisa ka thënë se Quni do t’ia ofrojë Prizrenit atë që e meriton, shkruan Gazeta Express.

“Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit”, ka shkruar ai.

Kryesia e LDK’së në Prizren, unanimisht pati dalë me propozimin që ish-ministri i Mbrojtjes të kandidojë për kryetar të komunës së Prizrenit.

 

 

Zgjedhjet komunale do mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Antoni është i fortë, si guri. Luftëtar një herë, luftëtar gjithëherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet.

Antonin e njoh nga ditët e para në LDK. Një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i dalluar, një patriot i vërtetë – bashkëudhëtimi me të gjithmonë ka qenë nder. Sonte, isha me të në Prizren. Takuam struktura e qytetarë, veprimtarë e profesionistë në qytetin e njerëzve të mirë e punëtorë, të ndershëm e dallueshëm, në qytetin e diversitetit, kulturës e përparimit, në qytetin e Lidhjes.

Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit.

Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.

Lidhja jonë i ka dyert e hapura për secilin që ndjekë vizionin tonë. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi.

Anton, na priftë e mbara

“Është shpërthim epidemik”, Tolaj flet për situatën në Deçan

0

Një numër i madh i banorëve të komunës së Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Këtë situatë të krijuar tash e 5 ditë infektologu, Ilir Tolaj po e cilëson si shpërthim epidemik.

“Është shpërthim epidemik, i një gjendje të provokuar nga një agjent i jashtëm, me gjasë edhe në bazë të simptomatologjisë edhe në bazë të të dhënave epidemike prezente dhe që janë në dispozicion ky agjent gjasat janë më të mëdha që të jetë infeksioz,”- tha Tolaj.

Ai në ATV tha se nuk mendon që shkaktari i këtij helmimi të jetë kimik.

“Përhapja e këtyre infeksioneve në një regjion të caktuar, në fakt shumica apo pjesa më e madhe të këtyre të sëmurëve janë nga regjioni që furnizohen nja një vijë e ujit dhe ata që kanë marrë pjesë praktikisht ose që rastësisht kanë ndodhë që janë të fshatrave tjera por që ka ndodhë në periudha të caktuara të kohës në atë regjion. Prandaj, kjo e bënë jashtëzakonisht të besueshme që uji mund të jetë një prej burimeve të infeksionit. Shkaktarët edhe ata të cilët mund të përhapen me ujë janë të shumtë dhe mund të jenë edhe baktere edhe parazit, por nuk e mendoj që është kimik,”-shtoi tutje Tolaj.tolaj

BE synon krijimin e Euros digjitale

0

Ky projekt pilot, i synuar të zgjasë dy vjet, u mirëprit menjëherë nga Parisi dhe Berlini, që megjithatë kushtëzuan krijimin e një varianti digjital të euros me një “vendim politik” të 19 vendeve anëtare të zonës së euros

Wednesday, 14 July 2021 – 22:40albinfo.ch
Banka Qendrore Europiane njoftoi sot fillimin e projektit për ndërfutjen e euros digjitale, e krijuar si një përgjigje ndaj rritjes së materializimit të pagesave dhe përhapjes së kriptovalutave.

“Një euro digjitale mund të ketë pasoja të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset në zonën e euros, si edhe për stabilitetin financiar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria franceze dhe gjermane e Financave.

Ata bënë thirrje për “përfshirje të ngushtë të shteteve anëtare” në punën që do të kryhet.

Për dy vjet, BQE do të punojë për të përcaktuar funksionet dhe modalitetet teknike të këtij mjeti virtual të ardhshëm pagese.

Qëllimi është të ofrohet një “formë më e sigurt e monedhës”, ajo e një banke qendrore, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të bordit të guvernatorëve në Frankfurt, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.

Vendimi për nisjen e një euroje digjitale do të vijë vetëm pas kësaj faze eksploruese

A keni ide kreative për Facebook dhe Instagram? Mund të shpërbleheni

0

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerbergu tha se do të shpërblejnë ata që krijojnë përmbajtje të mahnitshme në Facebook dhe Instagram.
Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerbergu ka njoftuar se janë duke krijuar programe në vlerë prej mbi 1 miliard dollarësh në mënyrë që të shpërblejnë ata që krijojnë përmbajtje të mahnitshme në Facebook dhe Instagram.

Zuckerbergu e bëri lajmin të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, duke bërë të ditur se shpërblimi do të jepet për përmbajtjet shumë të mira që krijohen në këto dy platforma gjatë vitit 2022.

“Ne duam të krijojmë platformat më të mira për miliona krijues, kështu që jemi duke krijuar programe të reja për të investuar mbi 1 miliard dollar për përmbajtjet e mahnitshme që krijohen në Facebook dhe Instagram gjatë vitit 2022. Investimi në krijues nuk është risi për ne, por jam i entuziazmuar që po e zgjerojmë këtë me kohë. Detaje të tjera, së shpejti”, ka shkruar Zuckerbergu.

 

I nxehti afrikan po largohet, ja kur do të fillojnë ditët e freskëta

0

I nxehti afrikan ka sjellë temperatura të larta në Kosovë ndërkohë që edhe të enjten pritet të jetë shumë nxehtë, shkruan Prishtina Weather.

Mbetet shumë nxehtë edhe të enjten. Të premten pasdite rrebeshe e bubullima. Fundjava me mot jostabil, me rrebeshe e bubullima kohëpaskohe. Temperaturat në rënie.

14.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell mbetet edhe ditën e enjte, me mundësi që vonë pasdite përreth viseve malore të ketë rrebeshe shiu. Ndërsa ditën e premte mbetet mot i nxehtë, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

E ky mot jostabil që fillon të premten, do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës, ku po pritet të mbajë një mot mjaft aktiv, me vranësira e diell, e kohëpaskohe do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima, madje edhe orëve të natës. E rrebeshet ka gjasa të jenë mjaft intenzive, që lokalisht mund të sjellin reshjet të mëdha, me mundësi edhe për breshër.

Mot jostabil pritet edhe në fillim të javës së ardhshme me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare. Nga dita e shtunë dhe në fundjavë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, e në fundjavë zbret në vlera të larta, megjithatë që nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

15.07 – Mbetet shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.

16.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe rrebeshe me bubullima, vende-vende me reshje më intenzive.

17.07 – Diell e vranësira. Që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Rrebeshet mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.

18.07 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga orët e mëngjesit priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet ka gjasa të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

19.07 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 17C deri 19C, e maksimalet pësojnë rënie, nga 35C të enjten, në 27C deri 29C ditëve të fundjavës.

Prokuroria Themelore në Pejë nis hetimet për helmimin në Deçan

0

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet në lidhje me rastet e helmimeve në Deçan, me ç’rast ka lëshuar edhe një urdhër për intervistim të disa personave.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se Kryeprokurori i kësaj prokurorie ka caktuar dy prokurorë për këtë çështje.

“Si urdhëresë e parë ka qenë të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes si dhe sigurimi i videokamerave nga kamerat e sigurisë në atë rajon dhe pista të tjera të hetimit dhe gjithashtu të bëhet intevistimi i zyrtarëve të kompanisë ‘Hidrodrini’, zyrtarëve të mjekësisë familjare në Deçan dhe personave të tjerë që kanë qenë pjesë e hetimit”, ka thënë Nikqi, shkruan Klankosova.tv

Ai nuk dha ndonjë shifër se sa persona do të intervistohen nga kjo prokurori, pasi sipas tij janë të dhëna konfidenciale, por që tha se intervistimi ka filluar.

Nikqi tha se dy prokurorë dhe institucionet përkatëse në koordinim me policinë janë duke punuar në terren dhe në vazhdimësi ka veprime hetimore që priten të nxirren në vendin e ngjarjes.

Për fotografinë e publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme në të cilën pretendohet se shihen dy të dyshuar që kanë gisht në helmimin e ujit, Nikqi tha se nuk e ka autorizimin të flasë në lidhje me këtë çështje.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort