Home Blog Page 4311

Haliti thotë se Kurti ka udhëtuar në Francë për festivalin e Kanës

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti, ka të drejtë të shkojë në pushime, mirëpo duhet t’iu tregohet drejtë qytetarëve, e jo të thuhet se është në seminare.

Haliti në seancën e sotme të Kuvendit, bëri të ditur se kreu qeveritar tashmë gjendet në Nice të Francës për festivalin e filmit të Kanës.

“Unë mendoj që kryeministri ka të drejtë me pushu, ka të drejtë me pushu edhe presidenti dhe ne deputetët. Por kryeministri është i obliguar që zyrtarisht ta merr pushimin ta deklarojë pushimin dhe ta dinë qytetarët e Kosovës që kryeministri është në pushim. Seminari, apo konferenca që ka qenë në Athinë ka qenë vetëm 1 ditë, ndërsa ne po flasim për kryeministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje më 15-07 në Nice të Francës dhe është vendosur në Kanë në Hotel. Dmth ka mbërri në Nice në orën 19:35, s’ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë. Pse nuk ka shkuar ministri i Kulturës, por kryeministri, ai duhet ta sqarojë”, tha ai./KP

70 aeroplanë aterojnë brenda 24 orëve në Sllatinë

0

Nga ora 09:00 e ditës së sotme, deri nesër (e shtunë) në të njëjtën kohë, në pistën e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” në Sllatinë, pritet të aterojnë rreth 70 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës, shkruan IndeksOnline.

Fluturime do të ketë më së shumti nga Zvicra e Gjermania, por edhe nga Anglia, Suedia, Belgjika, Turqia e vende tjera.

Javët e fundit është rritur dukshëm numri i udhëtarëve në ANP “Adem Jashari” të cilët po e shfrytëzojnë këtë portë kufitare për të kaluar pushimet në Kosovë./IndeksOnline/

Presidentja Osmani pas takimit Biden-Merkel: Do t’i kundërshtojmë ata që synojnë destabilizimin e rajonit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar ajo.

Aliu: Ndërtimet në “Luginën e Diellit” në veri janë ilegale, çështje politike

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimet Hapësinor Liburn Aliu ka thënë se të gjitha ndërtimet e kryera në lagjen “Lugina e Diellit” në veri të Mitrovicës, janë ilegale dhe të jashtëligjshme.

Ai pasi është pyetur nga deputeti Gani Krasniqi se cilat janë informatat dhe si do të veprojë qeveria lidhur me këto ndërtime, ka dhënë detaje për historikun e këtyre ndërtimeve duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim nga autoritet e Zveçanit me nivelin qendror.

“Ne jemi të informuar për zhvillimet në veri të vendit në lagjen “Lugina e Diellit” ku po ndërtohen 300 njësi banesore. Ky projekt është i vitit 2016 dhe nga ajo çka kam parë në kuadër të ministrisë në vitin 2016 është dërguar inspektorati dhe është kërkuar një raport dhe dalje në terren në lidhje me këtë. Asokohe në drejtorin e urbanizmit në Zveçan nuk ka pas asnjë person I cili ka pranuar të jap përgjigje ndaj inspektoratit është injoruar komplet vizita e inspektoratit është kërkuar që të dorëzohet dokumentacioni në bazë të të cilit është dhënë leja ka pasur injorim të plotë nga ana e drejtorisë” ka thënë Aliu

Ndërsa për veprimet e mëtejme të qeverisë sa i përket veriut, ka thënë se kjo mbetet çështje politike të cilat duhet ta vendos kuvendi dhe qeveria si ta trajtojë.

“Zhvillimi në këtë lagje konsiderohet si ndërtim pa leje, por nuk ekziston çfarë do leje ose plani hapësinor për ndërtimin. Në tërësi është një veprim I jashtëligjshëm në kundërshtim me cilido ligj dhe I financuar nga Serbia. Ne me të gjitha departamentet tona që kanë të bëjnë me aktivitetet në veri jemi duke grumbulluar informacion duke analizuar historikun e komunikimeve që janë bërë me veri do të bëjë një raportim edhe para jush edhe para qeverisë cilat do të jenë veprimet politike për vendosjen e rendit mbetet çështje politike që do të diskutohen këto, në veri ka veprimi ilegale të jashtëligjshëm janë të financuar edhe nga Serbisë. Krimi janë prezentë në veri këtë mund ta konstatojmë të dërgojmë inspektorat por se cila do të jetë rruga mbetet çështje politike e Kosovës” është shprehur Aliu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri akuzon Qeverinë për ngelizhim të situatës në Deçan, kërkon heqjen e taksës prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve

0

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për reagimin e shtetit në situatën në Deçan.

“Ajo që mund të them është se në historinë e një qeverisje një shteti nuk ka ndodhur që të ketë një helmim masovik me 1314 njerëz dhe shteti e Qeveria të reagoi pas tri ditësh, dhe ai reagim vjen pas një presioni publik”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se në çoftë se kemi një kësi injorimi nga Qeveria dhe kryeministri në një temë kaq sensitive, çka do të ndodh në raste të tjera.

“Kryeministri nuk bënë analiza as nuk jep injeksione, por kryeministri e ka për detyrë që të kujdeset për qytetarët”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për çështjen e “Tiketës Ngjitëse” prej 5 eurove për regjistrimin e automjeteve.
Tahiri tha se ku është vendim i kundërligjshëm.

“Çështja e taksës prej 5 eurove është vendim i kundërligjshëm, është nënshkruar në kundërshtim me rregulloren e punës së qeverisë. Kërkojmë nga ju të largoni këtë taksë menjëherë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Bie nga kati i gjashtë, vdes i riu nga Gjakova

0

Një 16-vjeçar ka vdekur pasi që ka rënë në vrimën e ashensorit të një objekti që ishte në ndërtim e sipër në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se 16-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Gjurkaj tregon se si ndodhi e gjitha.

“Datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë, viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për te konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor, ku fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë. Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, tha ai. /Reporteri.net

Greqi: Shqiptari vret shqiptarin për 100 euro

0

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e pesë personave të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e së hënës në Mykonos.

I riu që ishte prej muajit shkurt në këtë ishull punonte në ndërtim, por në shtëpinë ku qëndronte me qira bashkë me një tjetër shqiptar nuk kishte paguar 100 euro.

Ky ka qenë shkaku që ka ndezur debatin mes tyre, që ka sjellë më pas edhe largimin e 27-vjeçarit nga banesa.

Disa ditë më parë, mbrëmjen e së hënës shqiptarët e kishin lënë për t’u takuar dhe sqaruar, por situata agravoi duke përfunduar me një të vdekur dhe pesë të arrestuar.

Përveç shumës prej 100 euro dy të rinjtë janë zënë edhe për një telefon. Në momentin e arrestimit të autorit, autoritetet greke sekuestruan edhe thikën me të cilën 29-vjeçari vrau bashkëkombësin e tij dhe sende të tjera.

Babai shqiptar ribashkohet me vajzat e tij të cilat i humbi nga vërshimet në Gjermani

0

Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani.

Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter.

Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeçare dhe të Altunës 17 vjeçare.

A kishin qenë në gjendje të dilnin të sigurta në kohë?

Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!” tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo!

“Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.

Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

Babai shqiptar tha: “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”.

IKSHPK: Uji në kaptazhën e Drenocit të mos përdoret për pije, kemi gjetur bakterien E.Coli

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ekipet kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të helmimeve në Komunën e Deçanit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP-ja ka bërë me dije se uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.

“Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli”, thuhet në komunikatë.

IKSHPK ka dalë edhe me disa rekomandime për situatën e krijuar.

Komunikata e plotë:

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli.

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

1. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli.

Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.

2. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).

Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00.

3. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.

Rekomandime:

1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.

2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.

4. Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.

5. Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.

6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.

7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.

8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.

9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.

10. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.

11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.

12. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.

13. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.

14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.

Mësohen temat që do të diskutohen në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit

0

Më 19 korrik do të zhvillohet takimi i radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

E, ky është takimi i dytë i cili pritet të zhvillohet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, shkruan FrontOnline.

Front Online për këtë takim dhe temat se cilat pritet të diskutohen ka kërkuar përgjigje edhe në Qeverinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për FrontOnline, ka bërë të ditura të gjitha temat që pritet të diskutohen në takim.

Siaps tij temë kryesore do të jenë të zhdukurit në luftën e fundit në Kosovë.

“Temë e këtij takimi do të jenë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit. Ajo për neve mbetet temë me prioritet dhe urgjencë”, ka thënë Kryeziu, për FrontOnline.

Ai po ashtu ka treguar se në takimin e Brukselit pritet të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit Kurti nga takimi i mëparshëm.

“Presim që në këtë takim të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit e Kurti nga takimi i mëparshëm. Po ashtu do të diskutohet në lidhje me agjendën e ardhshme të kapitullit të ri të dialogut për çka do të shohim nëse do të arrihet një pajtushmëri”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu.

Katër propozimet e Kurtit për Vuçiqin nga takimi i kaluar kanë qenë:

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avanojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 po dialogojnë për të arritur tek një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët që parasheh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort