Home Blog Page 4298

Dhunohet një vajzë e mitur në një motel në Kllokot

0

Dhunohet një vajzë e mitur në një motel në Kllokot

Policia e Kosovës ka arrestuar pas mesnatës një person nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar një vajzë të mitur në një motel. I dyshuari dyshohet se e ka dhunuar të miturën në një motel në komunën e Kllokotit.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24-orësh.

“Kllokot, 27.07.2021 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur) në një motel. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Mërgimtarët dalin në pikëkalimin kufitar Morinë për t’i pritur viktimat e aksidentit në Kroaci

0

Në pikë kalimin kufitar në Morinë janë mbledhur disa mërgimtarë për t’i pritur trupat e pajetë të 10 personave, të cilët humbën jetën në aksidentin e së dielës në Kroaci.

Megjithëse nuk dihet saktë ora se kur pritet të arrijnë trupat e pajetë, ardhjen e tyre në orët e mëngjesit të së mërkurës e ka paralajmëruar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

E për t’i nderuar viktimat e aksidentit të së dielës në Kroaci, disa mërgimtarë që ndodhen aktualisht në Kosovë kishin dalë për t’i pritur në pikëkalimin kufitar Morinë.

Një mërgimtar në një deklaratë për Kanal10 tha se jeton në Gjermani që 22 vjet dhe ka dalë për t’i nderuar viktimat dhe shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Nga mëngjesi kam ardhur për t’i pritur trupat dhe nderuar… Vet e marr këtë rrugë, çdo verë, dy tri herë në vit e di çka është dhimbja e vendlindja”, tha ai.

Ai tha se në Kosovë ka raste kur vjen me veturë, autobus e aeroplan.

“Kësaj radhe kam ardhur me makinë, me familje”, tha ai.

Rritet numri i rasteve me Covid-19, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

0

Në kohën kur në vend është shënuar rritje e të të infektuarve me coronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

IKSHPK bën të ditur se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19 dhe kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 195.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,613, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në vend, aktualisht po vazhdon vaksinimi në masë dhe qytetarët mund të zgjedhin cilën vaksinë të marrin, Pfizer apo AstraZeneca.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK:

Ndërron jetë piktori i shquar, Zef Toçi

0

Ka vdekur piktori i njohur shqiptar, Zef Toçi. Lajmin për vdekjen e artistit të shquar e kanë dhënë familjarë të tij, nëpërmjet një njoftimi të martën vonë.

Ai ishte 80 vjeçar. Zef Toçi u bë emër si një prej figurave më unike të artit në Kosovë, pjesëtar i gjeneratës që fuqizuan artin akademik në këto anë.

Ishin maestrot Muslim Mulliqi e Gjelosh Gjokaj të parët që identifikuan talentin e tij të jashtëzakonshëm në Shkollën e Lartë Pedagogjike kur ai ishte nxënës i gjeneratës së parë.

Zef Toçi u diplomua për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972 në klasën e prof. Georgina Iserbut. Po atë vit u shpall Student i Vitit dhe u dekorua me medalje nga Mbretëria Belge. Emri i tij u shënua në këtë Akademi. Vazhdoi studimet postdiplomike në Akademinë e Arteve në Beograd ku diplomoi më 1981 në klasën e prof. Zoran Petroviqit.

Qysh herët krijimtaria e tij u pa jashtë vendit. Pas dy ekspozitave në Prizren, më 1966 dhe më 1967, në vitin 1968 ekspozoi në Galerinë e Arteve në Bruksel. Po atë vit, hapi ekspozitë në Qendrën e Kulturës në Prizren, më 1969 në Beograd, më 1971 në Qendrën e Kulturës në Mol të Sllovenisë, në Opati të Kroacisë më 1972, kur ekspozoi sërish në Bruksel, më pas asokohe në Teatrin Popullor Krahinor (1974), në Beograd më 1976 sikurse edhe në Prizren e Prishtinë.

Më 1999 hapi ekspozitë në Prizren e tek më 2010 u hap ekspozita e tij personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. U ekspozuan 40 vepra, një përzgjedhje prej opusit të tij të gjerë prej mbi një mijë, e të cilat, jo pak, gjenden në galeri e koleksione jashtë vendit.

“Unë e di se piktura është përkushtim dhe jam i kënaqur me atë që kam bërë”, do të thoshte Toçi në një intervistë vite më parë.

Maestro Toçi dallohej për stilin surrealist të shprehjes së tij artistike. Jetoi e punoi në Prizren ku kishte atelieun e tij të veçantë në “Shadërvan”.

Varrimi i Zef Toçit do të bëhet sot në orën 13:00, në Varrezat e Prizrenit.

Moti sot shumë i nxehtë dhe me vapë

0

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Sot dt 27 korrik temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin me sa vijon: Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C.

Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

0

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për tu kthyer në atdhe.

Medium kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.
Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor.
Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë sot se 15 persona po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësorë në spital, ndërsa 26 janë liruar dhe do të kthehen në Kosovë.

1 person është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

 

 

41 gradë, Prizreni regjistron temperaturën më të lartë për vitin aktual?

0

Prizreni është parashikuar që të arrijë temperaturën prej 41 gradë celsius këtë të martë.

Në tërë vendin është duke mbretëruar mot i nxehtë, i cili do të zgjasë gjatë tërë javës së fundit të korrikut, Klankosova.tv.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

“Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IHMK apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00)”, është thënë në kumtesën e IKKSPK.

Kosova në top 10-shën e “Tokyo 2020”

0

Janë bërë katër ditë që prej kur kanë nisur Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në renditje e përgjithshme të deritanishme Kosova gjendet e ranguar lartë.

Falë dy medaljeve të arta të fituara nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, vendi ynë është në vendin e 10-të.

Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë për aksidentin në Kroaci: Në mesin e viktimave është edhe një gjerman

0

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, tha se në mesin e viktimave është edhe një gjerman.

Tutje ai theksoi se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.

“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe sigurinë e trishtuar se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman”, u shpreh ai.

Ndërkaq, më herët ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, tashmë janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Vitia përmes një postimi në Facebook ka thënë se po përgatitet edhe kthimi i tyre sonte për në Kosovë.

Më tej u shpreh se të shtrirë në spital janë edhe 15 qytetarë, nga të cilët dy janë në kujdes intensiv dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Vitia.

Sa i përket viktimave, bëhet e ditur se do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, sonte pas orës 22:00.

 

Deklaroheshin si të papunë për të përfituar ndihma nga Zvicra, dënohet çifti kosovar

0

Një çift me shtetësi kosovare ka marrë rreth 2,400 franga në muaj përfitime të papunësisë dhe ndihmë sociale, edhe pse të dy punonin pjesërisht. Komuna i ka zbuluar – dhe tani, Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar çiftin për mashtrim masiv, shkruan zentralplus.ch.

Familja me katër fëmijë qe vënë në shënjestër të autoriteteve, që në vitin 2017. Pastaj kishte dalë në dritë fakti që prindërit kishin shfrytëzuar zyrën e mirëqenies sociale dhe fondin e papunësisë për dy vite të tëra, transmeton albinfo.ch.

Paraqiteshin sikur të dy të ishin të papunë dhe nuk kishin të ardhura. Por në fakt, ata punonin në mënyrë sporadike. Ai, si punëtor i përgjithshëm, ajo fillimisht si shitëse në një dyqan rrobash. Më vonë ajo kishte punuar edhe si pastruese.

Ndonjëherë burrit i paguheshin pagat me para në dorë. Por, shumicën e kohës, paratë shkonin në një llogari bankare që ai dhe gruaja e tij e mbanin të fshehtë nga autoritetet. Ata “kanë mashtruar komunën dhe në këtë mënyrë kanë bërë që të ardhurat e padeklaruara të mos merreshin parasysh kur llogaritej e drejta për ndihmë sociale”, thuhet në një vendim të lëshuar nga Gjykata Penale në Lucern.

Gjithsej rreth 27,000 franga u janë paguar gabimisht

Burri gjithashtu merrte përfitime ditore të sigurimit të papunësisë në total prej rreth 67,000 frangash. Ai po ashtu nuk kishte të drejtë të merrte këto para. Mesatarisht, familja, gjatë dy viteve apo më shumë, ka rritur të ardhurat e saj me 2,400 franga në muaj përmes gënjeshtrave.

Nga këndvështrimi i zyrës së prokurorit publik, nuk mund të ketë asnjë “arsye të respektueshme” për mashtrim të mirëqenies sociale. Familja kosovare nuk ishte në “vështirësi serioze”. Ata kanë gënjyer autoritetet “thjesht për të pasur më shumë para në dispozicion në muaj”, thuhet në aktakuzë.

Por, tani çiftit i ka ardhur “fatura” për atë që kanë bërë. Ata tashmë kanë ndërmarrë hapin e parë: paratë e marra gabimisht si ndihma sociale tashmë i kanë kthyer. Borxhet e sigurimit të papunësisë po i shlyejnë çdo muaj.

Marrëveshje me prokurorin

Ripagimet – dhe pranimi i veprës nga ana e tyre, kanë bërë që çifti të fitojë trajtim më të mirë. Zyra e prokurorit publik ka ofruar në këtë rast procedurën e ashtuquajtur të shkurtuar. Kësjhtu, prokurori dhe mbrojtja kanë rënë dakord për një dënim që është i përshtatshëm për të dy palët, transmeton albinfo.ch. Dhe në një rast të tillë, gjykata ka vetëm mundësinë të miratojë “marrëveshjen” ose jo.

Në rastin aktual, propozimi ishte si më poshtë. Gruaja dënohet me një gjobë me kusht prej 150 tarifave ditore nga 30 franga. Ajo duhet të paguajë 4,500 franga nëse vepra ripërsëritet brenda dy vjetësh. Por, një gjobë prej 1,000 frangash ajo duhet ta shlyjë menjëherë. Burri, nga ana tjetër, dënohet me 12 muaj burgim me kusht.

Mes palëve ekziston një pajtim se këtu kemi të bëjmë me një “rast vështirësie” – prandaj duhet të hiqet dorë nga vendimi për dëbim të çiftit nga Zvicra.

I akuzuari, tashmë 42-vjeçar kishte ardhur në Zvicër në moshën 14 vjeçare. Gruaja e tij tani 41 vjeçare ka jetuar këtu për 20 vjet, përcjell albinfo.ch Çifti ka katër fëmijë, njëri prej të cilëve është vetëm 12 vjeç dhe vazhdon ende shkollën. Prandaj, nga këndvështrimi i gjykatës, nuk mund të pritet që familja të largohet nga Zvicra. Sidomos pasi që perspektivat e riintegrimit në Kosovë janë “të vogla”, siç thotë gjykimi. Gjykata në fund ka miratuar “marrëveshjen”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort